Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Të jesh mysliman në Las Vegas  EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Të jesh mysliman në Las Vegas  EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Të jesh mysliman në Las Vegas  EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Të jesh mysliman në Las Vegas  EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Të jesh mysliman në Las Vegas  EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Të jesh mysliman në Las Vegas  EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Të jesh mysliman në Las Vegas  EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Të jesh mysliman në Las Vegas  EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Të jesh mysliman në Las Vegas  EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Të jesh mysliman në Las Vegas  EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Të jesh mysliman në Las Vegas  EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Të jesh mysliman në Las Vegas  EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Të jesh mysliman në Las Vegas  EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Të jesh mysliman në Las Vegas  EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Të jesh mysliman në Las Vegas  EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Të jesh mysliman në Las Vegas  Vote_lcapTë jesh mysliman në Las Vegas  Voting_barTë jesh mysliman në Las Vegas  Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Të jesh mysliman në Las Vegas  Vote_lcapTë jesh mysliman në Las Vegas  Voting_barTë jesh mysliman në Las Vegas  Vote_rcap 
Albani (761)
Të jesh mysliman në Las Vegas  Vote_lcapTë jesh mysliman në Las Vegas  Voting_barTë jesh mysliman në Las Vegas  Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Të jesh mysliman në Las Vegas  Vote_lcapTë jesh mysliman në Las Vegas  Voting_barTë jesh mysliman në Las Vegas  Vote_rcap 
emine (509)
Të jesh mysliman në Las Vegas  Vote_lcapTë jesh mysliman në Las Vegas  Voting_barTë jesh mysliman në Las Vegas  Vote_rcap 
Era (387)
Të jesh mysliman në Las Vegas  Vote_lcapTë jesh mysliman në Las Vegas  Voting_barTë jesh mysliman në Las Vegas  Vote_rcap 
Redi (338)
Të jesh mysliman në Las Vegas  Vote_lcapTë jesh mysliman në Las Vegas  Voting_barTë jesh mysliman në Las Vegas  Vote_rcap 
Visiana (198)
Të jesh mysliman në Las Vegas  Vote_lcapTë jesh mysliman në Las Vegas  Voting_barTë jesh mysliman në Las Vegas  Vote_rcap 
iDa (175)
Të jesh mysliman në Las Vegas  Vote_lcapTë jesh mysliman në Las Vegas  Voting_barTë jesh mysliman në Las Vegas  Vote_rcap 
Esila (153)
Të jesh mysliman në Las Vegas  Vote_lcapTë jesh mysliman në Las Vegas  Voting_barTë jesh mysliman në Las Vegas  Vote_rcap 

Kush është në linjë
43 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 43 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Të jesh mysliman në Las Vegas  Vote_lcap3%Të jesh mysliman në Las Vegas  Vote_rcap 3% [ 1 ]
Të jesh mysliman në Las Vegas  Vote_lcap14%Të jesh mysliman në Las Vegas  Vote_rcap 14% [ 5 ]
Të jesh mysliman në Las Vegas  Vote_lcap11%Të jesh mysliman në Las Vegas  Vote_rcap 11% [ 4 ]
Të jesh mysliman në Las Vegas  Vote_lcap58%Të jesh mysliman në Las Vegas  Vote_rcap 58% [ 21 ]
Të jesh mysliman në Las Vegas  Vote_lcap0%Të jesh mysliman në Las Vegas  Vote_rcap 0% [ 0 ]
Të jesh mysliman në Las Vegas  Vote_lcap14%Të jesh mysliman në Las Vegas  Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Të jesh mysliman në Las Vegas

Shko poshtë

Të jesh mysliman në Las Vegas  Empty Të jesh mysliman në Las Vegas

Mesazh nga Forum Kulturor Wed Mar 20, 2013 9:26 pm

Të jesh mysliman në Las Vegas  Las-vegas-370x276
Jonathan Margolis

Vetëm një kalim i shkurtër me avion në kryeqytetin e padiskutueshëm të botës së bixhozit, imoralitetit, dehjes dhe egoizmit, na çon në një vend ku gjendet një komunitet i fortë prej 10 000 myslimanësh. Xhonatan Morgolis na prin poshtë për në xhami.

Edhe për një indiferent apo me çiltërsi armiqësore ndaj fese, falja e xhumasë në xhami përbën një tingëllim të tërheqës dhe të bukur, me cilësi bindëse për devocion dhe spiritualitet të rrallë si në asnjë besim tjetër dhe tejet e vështirë për tu gjetur në këtë ambient thellësisht ndikues. Në xhaminë Teuhid, të cilën unë po e vizitoj në një mëngjes të freskët dimri, ka një arsye të mirë, ndoshta për xhematin e më shumë se 200 personave, për të përjetuar një ndjenjë shtesë në besimin e tyre, duke e ndjerë se besimi i tyre është sistemi më i drejtë i besimit në këtë botë me të meta.

Por teksa në një drejtim nga xhamia shtrihet ajo çka dikush do ta imagjinonte si të ishte vendi më i keq në botë edhe për ndonjë vend gjysëm strikt mysliman, diçka që në të vërtetë nuk është ndryshe nga ferri, ndërkohë që në çdo vend të botës islame në drejtimin e kundërt dhe në ndryshim nga këtu, pamja e maleve dhe e shkrepave shkëmborë të ndriçuara nga drita e diellit të shkretëtirës do të shihte vendosjen e xhamisë Teuhid.

Mesxhid Teuhid (xhamia) është 10 minuta me makinë nga bulevardi i Las Vegasit, apo rripi i famshëm, i kryeqytetit të padiskutueshëm të bixhozit, imoralitetit, prostitucionit, mungesës së modestisë, shthurjes, pirjes, egoizmit, kotësisë, salltaneteve dhe për të mos folur pastaj për emrin e Zotit kur fati i vizitorëve shkon keq në sallonet e bixhozit.

Megjithatë, një lëvizje e lehtë përmes Yelloë Faces të kthen në mënyrë të mrekullueshme në katër xhamitë. Xhamia e Teuhidit më e reja, e ngritur vetëm dy vjet më parë, është e vetmja që ofron një ftesë për të zbuluar jetën e fshehur të myslimanëve në Las Vegas, në një komunitet prej 10000 besimtarësh derisa edhe vizitorët myslimanë janë habitur kur kanë gjetur ekzistencën e tyre.

Kjo tregon me pak fjalë, se Shtetet e Bashkuara në tërësi, nuk janë shteti më i lehtë për të qenë një mysliman edhe pse shifrat e censusit tregojnë pjesërisht se ka më shumë njerëz që praktikojnë Islamin, rreth 2.6 milion, më shumë se popullata e dukshme hebraike prej 2.3 milionësh. Popullsia myslimane e Amerikës është rritur nga 1.5 milion në 2.6 milion, qysh prej 11 shtatorit dhe mendohet se rritja ka ardhur si nga emigracioni po ashtu edhe nga konvertimi.

Pavarësisht dashurisë së tyre për fenë, ashtu siç flitet gjerësisht, amerikanët janë ende të shqetësuar rreth Islamit ashtu sikurse Islami është i shqetësuar për amerikanët. Në Las Vegas, dikush mund të imagjinojë se vendasit, që jo gjithmonë njihen për bujari, mund të jenë armiqësorë, sidomos kur Islami kundërshton çdo gjë që Las Vegasi bën për jetesën.

Themeluesi i Xhamsë së Teuhidit dhe lideri i saj është një 45 vjeçar simpatik dhe karizmatik me origjinë nga Afganistani, Ahmedullah Rokai Jusufzai, apo Roki ashtu sikurse njihet nga shumica e jomyslimanëve.

Me një kufje në veshin e tij dhe me një Mercedez me “Allahu Ekber”- Zoti është më i madhi, në targën e tij, Jusufzai mund të fitojë çdo çmim si emigrant model.

Jusufzai, i cili luftoi sovjetikët kur ishte një adoleshent, punon si një përkthyes gjyqësor, ndihmon në trajnimin e njësive të marinës që shkojnë në Afganistan. Ai është një trajner vullnetar futbolli dhe i ka rritur fëmijët e tij që të jenë të zellshëm, patriotë dhe të orientuar drejt suksesit ashtu si të rinjtë amerikanë.

Megjithatë, Yusufzai ka kaluar një periudhë të vështirë me prindërit e tij qysh nga ardhja e tij në SHBA, 30 vjet më parë, ku debatet kanë qenë të ashpra dhe ku askush nuk e përkrah të menduarit, thjesht për shkak të vendosjes në Las Vegas. Ai u përndoq nga puna e tij si inxhinier në një kompani telekomunikacioni brënda javës së 11 shtatorit, thjeshtësia e tij ishte e tillë saqë i quante thirrjet e ish – kolegëve të tij si “kalorës devesh” apo “zezak rëre” si tallje të padëmshme.

Edhe pse një i arsimuar në kolegj, ai ishte i përgatitur dhe përpiqej të bënte punën e një shoferi taksie, por u ndesh përpara kërkesës së kompanisë për të mashtruar turistët “gjatë transportit të tyre” – duke i çuar ato në mënyrë të panevojshme në rrugë më të gjata – veprim ky më i tepërt se çmund të pranonte morali i tij. Gjithashtu ai refuzoi të merrte sende të humbura nga organizimet provokuese të përbashkëta dhe shtëpitë publike.

Më vonë, ai pa një kolaps modest dhe recension të biznesit për qiranë e pronave, kur kishte të gjitha apartamentet e tij në rizotërim. Sot, si një anëtar i suksesshëm dhe i respektuar i një komuniteti më të gjerë, ai ende pranon se telefonat e tij janë përgjuar në mënyrë periodike. FBI-ja e viziton rregullisht atë, për të kontrolluar se çpo ndodh poshtë në xhami, dhe nëse ai mendon se ndonjëri nga xhemati, që variojnë nga doktorët deri te shoferët e taksive, nga somalezë në pakistaneze dhe nga suni deri në shiitë, mund të jetë një terrorist që kërkon të hedhë në erë njësinë e vogël të barit më të afërt.

“Unë gjithmonë u them djemve të FBI-së nëse do të kishte ndonjë të atillë, vetë unë do tu telefonoja. Megjithatë, ata vazhdojnë të vijnë. Ne po përpiqemi që të kemi një imazh më të mirë të Islamit. Ne nuk po shkojmë për të mikpritur apo për të mbështetur dikë që edhe mund të mendojë këtë” – thotë Jusufzai.

Këto janë ndoshta peripecitë e çdo myslimani të një profili të lartë në Shtetet e Bashkuara. Pastaj është edhe mospajtimi i jetesës në këto vite të vështira në Las Vegas. Morëm kohën kur Jusufzai përfundoi tërheqjen e një rimorkjo sa poshtë dhe lartë rrugës, duke reklamuar një klub argëtues të rriturish. “Unë po e tërhiqja këtë me targën e liçensuar që lexon Allahu Ekber dhe duke lexuar Kuran, ende jam duke e transportuar këtë gjë dhe duke ju lutur Zotit për të më falur mua dhe për të kuptuar se unë po përpiqem të vë ushqim të lejuar në tavolinën time, duke mos lejuar të qënit i pandershëm për të bërë “para kollaj” ashtu siç quhet në Vegas. Ende nuk ndihem rehat. Unë po bëja para hallall, por do më duhet ta dorëzoj rimorkion. Thjesht nuk ishte e drejtë.”

Për myslimanët, apo për dikë që vjen nga vendet e varfra, joshja e Las Vegasit priret të rritet në një kombinim të shumtë dhe shpesh të papëlqyeshëm, të punësimit, taksave të ulta dhe kostos së ulët të jetesës. “Një punë në hotel mund të mundësojë pagimin e një shtëpie 2000 metra katrorë dhe dy makina”, thotë Jusufzai. “ Fitimet prej 60 000 $ të një shoferi taksie apo një shpërndarës “bllek-xhek” mund të mjaftojnë për shtëpinë, makinat dhe shkollimin”.

Megjithatë shumë myslimanë rrezikojnë. Ato vijnë, pranon ai, me shpresën e të fituarit shumë në kazino, pasi studiojnë nga afër se si punojnë ato. Ai kurrë nuk ka dëgjuar ndonjë rast funksional nga jashtë – por ka dëgjuar njerëz që kanë humbur të gjitha paratë e tyre që kanë fituar në kazino në të njëjtën tavolinë të lojës – dhe që madje kanë ndërmarrë edhe vetëvrasje si pasojë e kësaj.

“Ky qytet më tërhoqi në mënyrë të natyrshme si me grep, jo për shkak të bixhozit, por sepse në çdo moment të ditës apo të natës ti mund të shkosh dhe mund të kafshosh diçka për të ngrenë, pasi ka diçka të hapur. Kjo është ajo çka e kam praktikuar edhe në Afganistan, – duke u çuar në 2 të mëngjesit duke thënë: “Le të shkojmë të marrim ndonjë çaj, apo ndonjë qebap”.

Ai përshkruan ditët nismëtare të 1980-tës, kur nuk kishte myslimanë të mjaftueshëm për të mbushur një xhami, dhe për të marrë mish hallall, “ne do duhej të shkonim jashtë qytetit, të shkonim në fermë për të blerë kafshën dhe ta therrnim vetë atë”.

Edhe sot, Xhamia e Teuhidit nuk ka një imam. “Ne kemi dy vëllezër që e kanë mësuar vetë. Ato nuk janë imamë të diplomuar që kanë shkuar në ndonjë medrese apo shkollë Kurani, por – thotë Juzurfai – “njëri është një pastiçier në kazino, duke bërë pastra dhe që punon gjithashtu në një fabrikë petullash të mbështjella. Tjetri është një postier dhe një shofer taksie”.

“Ne jemi të kritikuar nga myslimanët e tjerë. Ato do të thonë: Ju po jetoni në Qytetin e Mëkatit? Ju duhet të keni ndonjë problem me bixhozin. Ju mund të bëni këtë dhe atë. Por ne u themi, jo. Kjo është çka ndodh në bulevard, por në një rreze prej 2 milje nga ajo nuk ka kazino. Është thjesht periferia, ku familjet e zakonshme përpiqen të jetojnë në mënyrë modeste, për të jetuar mirë. Shumica e myslimanëve qëndrojnë shumë larg nga brezi i ngushtë. Shtëpia ime është rreth 15 milje larg dhe është një botë e ndryshme. Unë i shof dritat jashtë në distancë.

“Myslimanët më pyesin mua se si ndihem rreth pasjes së banakierëve dhe punonjësve të kazinosë në xhematin tonë” – shton ai. “Unë u them se të gjithë ne shkojmë në varrin tonë. Unë nuk mund ta gjykoj atë person dhe t’i them që ti je një banakier. Unë mund tu sygjeroj që një myslimani të mirë i nevojitet që të bëjë gjëra që nuk do të dëmtojnë ndonjë. Unë do t’u them se ajo çka ato po bëjnë është e gabuar, por nuk mund të ndalojë asnjë për të bërë ndonjë gjë”.

Po në lidhje me fëmijët? A nuk shqetësohet Jusufzani për anëtarët e rinj të xhematit të tij, nga krijimi i një jetese të fshehtë kur dendësia e lartë dhe cilësia e tundimit në botë është si ndërmarrja e një udhëtimi të shkurtër? Vajza e tij e vetme, Medina, duket deri tani imune dhe larg sharmit të bulevardit të Las Vegasit. Teksa po ngasim makinën poshtë bulevardit në drejtim të shtëpisë pasi kemi marrë fotot e familjes së Jusufzait në vendet më të shenjuara të Las Vegasit, ajo dridhet dhe shprehet. “Këtu ndodhin gjëra të këqija.” E pyes se çfarë lloj gjërash? Ajo tund kokën dhe thotë “As nuk dua të mendoj rreth tyre”. Dhe kështu tema mbyllet.

Por ashtu sikurse pranon edhe babai i saj, “Është e lehtë për të humbur në këtë qytet më shumë sesa kudo tjetër në botë. Ju shkoni në rripin e ngushtë, ju mund të merrni një mjet identifikimi të rremë dhe mund të bëni çdo gjë që dëshironi. Pirja është bërë një gjë madhore për adoleshentët. Prindërit janë më së shumti në mohim. Ato nuk besojnë kurrë që diçka ka ndodhur. Por roli i prindrit në këtë qytet është gjithashtu jashtëzakonisht i vështirë dhe sfidues. Unë nuk besoj te dënimi apo tek të qënit i dehur dhe reagimit si i huaj ndaj emocioneve të veta, por unë dua të shpjegoj se sa e vështirë është për një mysliman, në këtë kryeqytet të mëkatit në botë.

“Disa femra të brezave të parë dhe të dytë në veçanti e kanë humbur veten e tyre, nga të qënit në një komunitet të gjerë që i ekspozon ato me kaq shumë negativitet ndaj anës materiale të botës. Ata mendojnë se shitja e trupit të tyre në forma të ndryshme është mënyra më e mirë për të bërë para të shpejta.”

“Ka vajza që punojnë në klube argëtimi dhe vallëzimi për të rritur për shkak se ato duan të bëjnë para. Dhe ka vajza që janë kamariere koktejli. Ata i kanë shkëputur vetet e tyre larg komunitetit, xhamive dhe familjes dhe përdorin emra amerikanë. Disa familje e dinë atë që po bëjnë vajzat e tyre. Ato thonë, se për shkak se kjo është Amerika, ne nuk mundemi t’i disiplinojmë apo ndëshkojmë fëmijët tanë sepse ato mund të thërrasin policët dhe kjo ka ndodhur. Pjesa më e trishtuar e punës sime është prezenca në një gjyq familjar dhe të shohësh një familje myslimane atje. Lotët më rrjedhin çurg edhe pse është dhunë familjare apo raste kur një vajzë e re bën budallallëqe që ajo nuk duhet t’i kishte bërë”.

“Një tjetër skenar,” vijon Jusufzai. “Ka të bëjë me një vajzë të bukur në të 20-tat e saj, e cila ofroi veten të punonte vullnetarisht në xhami. Ajo filloi të qante dhe thoshte, “Nuk di të falem. Prindërit nuk më mësuan kurrë. Ata ishin të rreptë për rregullat dhe ligjet e kulturës, por jo rreth Islamit. Ato ishin shumë të zënë për të bërë para”.

Ai më fton mua në shërbimin e të premtes, ku takova disa nga myslimanët e fshehur të Las Vegasit edhe pse fatkeqësisht asnjë nga gratë, pikëpamjet e të cilëve apo afërsitë e “tërheqjeve të tyre” ndaj rripit të bulevardit ndoshta edhe mund të përfaqësojnë disa nga format e çlirimit, përparimit shoqëror, të cilat mund të jenë edhe interesante. Muhamed Çakiri, nga Maroku, punon si një asistent menaxher në një nga kazinotë më të mëdha, “pikërisht në qendër të të gjitha gjërave”, ashtu sikurse shprehet ai. “Myslimanët e tjerë mendojnë se është një çmenduri që ne jemi këtu, por ne përpiqemi shumë për të gjetur kohën për të ardhur te Zoti dhe për tu larguar nga të gjitha çështjet e këqija. Ne nuk kemi ndonjë problem për të jetuar në Las Vegas. Për mua, larmishmëria e vendit dhe fakti që njerëz nga të gjithë anët vijnë këtu, e bëjnë më të lehtë dhe jo të vështirë të jesh mysliman. Këtu ka një mëkat shumë të madh që ndodh. Por të jësh i aftë për të qëndruar larg dhe për t’u falur në mënyrë paqësore këtu, është fantastike.”

Çakiri pranon se ai ka luajtur bixhoz, por vetëm kur e ka vizituar për herë të parë Las Vegasin. “Pasi e ke marrë këtë rrugë, dhe teksa fillon futjen e parave në makinë duke paguar nga çeku yt, ti ke nevojë që ta lesh këtë qytet”, më tha ai. Një tjetër punonjës kazinoje, Muhamed Munur është nga Afganistani dhe kishte veshur një bluze me “Jam krenar që jam mysliman”. “LasVegasi nuk është ndonjë problem”, më tha mua. “Këto janë Shtetet e Bashkuara dhe ne kemi lirinë e besimit fetar. Ata nuk e mohojnë atë kurrsesi”.

Rashid Mauavia, një pastrues kuzhine nga Maroku, mund të mbath veshjet e tij tradicionale në rripin e ngushtë të bulevardit sa herë që është në humor të mirë. “Ju me të vërtetë që ndiheni i padiskriminuar si në qytetet e tjera. Shumëllojshmëria të ndihmon”.

“Mendimi i njerëzve ishte se është çmenduri lëvizja në Las Vegas”, më tha mua. “Kur fillova punën, disa njerëz kishin ide dhe steriotipe rreth myslimanëve, se ne ishim terroristë ose që ne jemi të gjithë të pasur. Por teksa ato të njohin, ti fiton respektin. E di, unë mendoj se shumë prej nesh e duan këtë qytet”.

Perktheu: Ervin Hakorja
/fri.org.mk/
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi