Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_lcapSHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Voting_barSHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_lcapSHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Voting_barSHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_rcap 
Albani (761)
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_lcapSHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Voting_barSHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_rcap 
Muslimanja (601)
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_lcapSHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Voting_barSHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_rcap 
emine (509)
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_lcapSHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Voting_barSHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_rcap 
Era (387)
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_lcapSHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Voting_barSHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_rcap 
Redi (338)
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_lcapSHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Voting_barSHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_rcap 
Visiana (198)
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_lcapSHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Voting_barSHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_rcap 
iDa (175)
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_lcapSHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Voting_barSHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_rcap 
Esila (153)
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_lcapSHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Voting_barSHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_rcap 

Kush është në linjë
46 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 46 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_lcap3%SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_rcap 3% [ 1 ]
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_lcap14%SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_rcap 14% [ 5 ]
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_lcap11%SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_rcap 11% [ 4 ]
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_lcap58%SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_rcap 58% [ 21 ]
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_lcap0%SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_rcap 0% [ 0 ]
SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_lcap14%SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË

Shko poshtë

SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË Empty SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË

Mesazh nga Forum Kulturor Mon Mar 11, 2013 8:13 pm

Një histori e shkurtër për Mehmet Akif Ersoy


Agron Islami
Mehmet Akif Ersoy (Pejani) njihet si ligjërues fetar, ligjërues fakulteti, këshillues politik, filozof, e njëherësh edhe poeti më i famshëm i letërsisë turke. Ai edhe sot kujtohet me epitetin me të madh, ngase ishte dhe mbeti poeti më i dashur për çdo qytetar të Turqisë, duke qenë edhe autor i himnit kombëtar turk.

Nëse nisemi nga faktet historike, shohim se shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër të Ballkanit, që gjatë gjithë historisë është përfshirë nga luftëra, në periudha e sisteme të ndryshme duke iu imponuar që të shpërngulen nga atdheu i tyre i shtrenjtë. Shumë atdhetarë shqiptarë njihen për kontributin e dhënë nëpër vendet, ku janë shpërngulur, duke mos harruar asnjëherë prejardhjen e tyre shqiptare. Janë të shumtë ata që sot historia botërore i njeh për kontributet e tyre nëpër fusha të ndryshme, e njeri ndër këta padyshim ishte dhe mbetet MEHMET AKIF ERSOY, që është i njohur për kontributin e tij në fusha të ndryshme. Mehmeti njihet si ligjërues fetar, ligjërues fakulteti, këshillues politik, filozof, e njëherësh edhe poeti më i famshëm i letërsisë turke deri në ditët e sotme. Ai edhe sot kujtohet me epitetin me të madh, ngase ishte dhe mbeti poeti më i dashur për çdo qytetar të Turqisë, duke qenë edhe autor i himnit kombëtar turk.

Ky personalitet i famshëm, që bëri emër në historinë e Turqisë, ishte njeri nga shumë shqiptarët, të parët e të cilive shkuan drejt Turqisë për qëllime nga më të ndryshmet. Mehmeti në një poezi të titulluar “Vefasiz Kosova“, me një ndjenjë dhimbjeje të thellë në shpirtin e tij shkruan për Kosovën:

Kudo që jam me përfytyrohet një
fushë me gjak
A jam në ëndërr apo je ti… Kosovë
A nuk mburreshe me pëllëmbët e
tokës sate… (06 mars 1913).

Përkundër famës që bëri në Turqi, si duket poeti e ndjente veten shumë krenar me prejardhjen e tij, dhe në fund të kësaj poezie potencon edhe prejardhjen e tij duke thënë:

Dëgjojeni këtë prej meje, që vertetë, jam shqiptar…
Gjë tjetër s’mund të them…Ja, atdheu im është rrënuar!

Biografia

Mehmet Akif Ersoyi u lind në dhjetor të vitit 1873 në lagjen Sari-Güzel në rrethinën e Stambollit. Babai i tij ishte Tahir Efendi Pejani (me prejardhje nga Shushica e Pejës). Që në moshë shumë të re me babain e tij, e morën rrugën e arratisë drejt Stambollit, atje vazhdoi shkollimin në medresenë e (Fatihut), dhe pas kryerjes se medresesë, personeli i shkollës shpreh dëshirën që Tahir Efendiu të ushtrojë detyrën e profesorit po në ketë medrese, ku punoi deri në vdekje. Ndërsa nëna e Akifit ishte Emine Sherif, me prejardhje nga Buharaja. Akifi qysh si fëmijë pajiset me dituri fetare islame nga prindërit dhe në moshën 4 vjeçare gjegjësisht me 1878, fillon mësimin për here të parë në mektebin (parashkollore) “Emin Buhari”. Pas dy vite shkollimi, më 1879 kalon në shkollën fillore (Ruzhdiye), për të vazhduar në shkollimin e lartë fillore (idadiye). Krahas mësimeve që merrte në shkollë, prof. Tahiri djalit të tij i mbante mësim shtesë në shtëpi si; Tefsir (komentim Kur’ani), Fikh (bazat e sheriatit), gjuhë arabe, ndërsa nga gjyshi i tij mësonte persishten e vjetër dhe nga e gjithë kjo shihet qartë se Akifi, qysh në moshë të re pati rastin të njihej me dituri të lëmive të ndryshme. Pas 3 vite shkollimi fillor, me 1882 kalon në shkollimin e mesme në Fatih. Gjatë kësaj periudhe, Akifi kishte një angazhim shumë të theksuar për moshën që kishte. Nga babai vazhdonte mësimin e gjuhës arabe, në xhaminë e Fatihut prezantonte në kursin e gjuhës persiane që organizohej nga gjyshi i tij, dhe gjatë kësaj kohe, në kurs u lexoheshin libra të njohur si; “Gülistan”, “Mesnevi”… Njëkohësisht në shkollë ishte ndër nxënësit më të dalluar në të gjitha lëmitë, e në veçanti në lëndën e gjuhës dhe letërsisë turke dhe franceze. Qysh si nxënës i shkollës së mesme te ai vërehet një interesim për poezinë. Në ketë kohë, fillon edhe përpjekjet e para për shkrimin e poezive me shokun e tij, Ibnulemin Mahmud Kemal. Më 1885, atëherë kur e kreu shkollën e mesme, babai ia dha të drejtën që zgjedh profesionin e vetë, profesion ky, që do ta përcjell gjatë gjithë jetës. Akifi tani studimin e tij, do ta vazhdojë në shkenca politike. Gjatë kësaj periudhe shkollimi, që zgjati deri në vitin 1889, Akifi pati rastin që të dëgjoj ligjërata nga profesorët më të njohur në Turqi. Një ndikim të madh pati nga poeti i njohur turk Muallim Naci.

Veprimtaria poetike

Akifi pas vetes la shtatë vepra me poezi, që janë të përmbledhura në një libër të vetëm të quajtur “Safahat”, e cila përmbledhje është ndarë në shtatë vëllime sipas veprave në fjalë. Libri i parë mban titullin “Safahat”. Në vazhdim ka shkruar librat: “Në ulësen e Sulejmanisë”, “Zërat e se vërtetës”, “Në ulësen e Fatihut”, “Kujtimet”, etj.

Veprat e Akifit, ishin të shkruara në shkrimin osman, por pas vdekjes së tij, i tërë safahati u transkriptua në shkronja latine nga ana e M.E.Düzdağ. Të gjitha librat e tij, janë të botuara në Stamboll me përjashtim të librit të shtatë dhe të fundit, i cili u botua në Kajro të Egjiptit. Fjala “SAFAHAT”, në vete përmban një kuptim shumë të gjerë, që në gjuhën shqipe ka kuptimin; “fletët-periudhat”. Nga vet emërtimi i veprës letrare së tij, shihet se në veprimtarinë e tij, poeti përshkruan (pothuajse) një epokë historike, jo vetëm të Turqisë, por të tërë botës islame. Gjuha e përdorur në poezi, është gjuhë e Islamit që shtrihet në themelin e kulturës së poetit. Për rrjedhojë në peshoren e fjalorit të përdorur në këto poezi, hasen në një masë të madhe përveç turqishtes, veçanërisht njësi leksikore me burim arab. Bashkë me përdorimin edhe të fjalëve dhe ndërtimeve analitike persishte, poeti është përpjekur, që këto tri gjuhë t’i përdorë në mënyrë harmonike e të pëlqyeshme për veshin e lexues-dëgjuesit, që më shumë siguri mund të themi se është treguar i suksesshëm në përpjekjen e tij. Pothuajse në shtatë librat e lartpërmendur, poeti nuk kalon pa i artikuluar dhimbjet e tij, që ka për luftërat që po zhvilloheshin në Ballkan nga forcat e mëdha, të cilat synonin ndarjen e shteteve, e në veçanti për tokën e të parëve nga ai vinte. Në një nga poezitë më të famshme të tij thotë:

Tre million njerëz po vuajnë nga tri koka pa tru.

Shqipëria po digjet… Kësaj here (djegiet) janë shumë të mëdha
Babë, nëna jote më e dashur, mëmëdheu më i vërtetë,
A të bëhet viktimë e tre horllukëve hajdutë?!
Kudo që të ndodhem, para syve po më del një fushë e përgjakur… A je ti, apo përfytirimi yt? Kosovë e papërkrahur!
Cili është shkaku me mijëra here i pushtimit tënd!
Cili është qëllimi i kalimit të rrugës shkatërruese
e “rrufesë” mbi varrin tënd?

O rrënjët e palidhura të pavarësisë, ku janë?
Të gjitha shpresat, mendoj perjetë u shuan.
Ku je “bashkim” i shkelqyer, fantazi e lartë e krijuar?
Ty, madje me vite të hutoi ajo ëndërr e mallkuar.
Truallin mos e ke mbytur përnjeherë
Horizonti i mëngjesit të përgjakur?
Malazezi hajdut, Serbi gomar, Bullgari gjarpër,
Pastaj Greku qen, atdheun rreth e përqark e kanë rrethuar.
Shumica prej jushë, u mor vesh, rrugën e gabuar s’po e shihni… Hajnin, që tani ju shërben si këshilltarë, dëbojeni
Dëgjojeni këtë prej meje, që vertetë, jam shqiptar…
Gjë tjetër s’mund të them…Ja, atdheu im është rrënuar!
Ngrihu baba, ngrihu nga varri!
Dhe shih për qejfin e tre vetave kokëkrisur
se si vritet një popull tre milionësh!
Eja shpejt, sepse të gjallët nuk po vijnë
të shpëtojnë atdheun tonë…
Shqipëria po digjet ne flakë…
Baba! Nëna jote më e dashur, që është atedheu yt,
vendlindja jote po flijohet
për ambiciet e tre vetave kokëtrashë
Tokë e lëvruar nga gjyshërit tanë
dhe aratë e mbjella po i merr lumi…
Sa keq, që tashmë po ngulitet në tokë kryqi i të huajit…
dhe të vallëzojë ne te këmba e squat (ushtarit serb)… ?
Oh! Kudo më del përpara Kosova![1]

Ky shkrim është botuar në revistën “Paqja”, nr. 10, 2007.
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi