Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_lcapIBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Voting_barIBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_lcapIBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Voting_barIBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_rcap 
Albani (761)
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_lcapIBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Voting_barIBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_rcap 
Muslimanja (601)
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_lcapIBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Voting_barIBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_rcap 
emine (509)
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_lcapIBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Voting_barIBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_rcap 
Era (387)
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_lcapIBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Voting_barIBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_rcap 
Redi (338)
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_lcapIBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Voting_barIBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_rcap 
Visiana (198)
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_lcapIBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Voting_barIBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_rcap 
iDa (175)
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_lcapIBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Voting_barIBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_rcap 
Esila (153)
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_lcapIBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Voting_barIBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_rcap 

Kush është në linjë
53 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 53 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_lcap3%IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_rcap 3% [ 1 ]
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_lcap14%IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_rcap 14% [ 5 ]
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_lcap11%IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_rcap 11% [ 4 ]
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_lcap58%IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_rcap 58% [ 21 ]
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_lcap0%IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_rcap 0% [ 0 ]
IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_lcap14%IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE

Shko poshtë

IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE Empty IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE

Mesazh nga Besimtarja Vogel Sat Feb 23, 2013 7:57 pm

IBN ARABIU TRASHËGUES I PROFETËVE 533836_4569233544276_166227960_n
Njoftohen të gjithë lexuesit e interesuar se, në panairin ndërkombëtar të librit që do të mbahet në Tiranë në datat 14-18 Nëntor, Biblioteka Zemra e Traditës do të paraqesë botimin e saj më të fundit, librin e autorit të mirënjohur William C. Chittick, Ibn Arabiu trashëgues i profetëve, me parathënie, shtojcë e mbi 150 shënime të botimit shqip, si dhe fjalën e autorit për këtë ngjarje në letrat shqipe, të botuar më 13.11.2012.

Mbase asnjë mistik në historinë e njerëzimit nuk i ka shkuar aq thellë dijes së brendshme që sendërton qenien tonë, sa Ibn ʽArabīu. Ai lindi më 1165 në Andaluzi, qendrën e një lulëzimi dhe ndërveprimi të pazakontë mes mendimit çifut, kristian, e islam, përmes të cilit veprat madhore filosofike e shkencore të lashtësisë kaluan në Evropën veriore. I pranuar si Mjeshtri Shpirtëror par excellence, për mëse tetë shekuj ai ka vazhduar të jetë burim madhor frymëzimi dhe pikë e sigurt referimi për traditën intelektuale islame nga Maroku deri në Kinë, duke ndikuar gjithashtu aspekte domethënëse të filosofisë e letërsisë në Perëndim. Por, si “pema e bekuar” e ajetit të dritës, ai “nuk është as i lindjes as i perëndimit” sepse u përket të dyve, duke trashëguar dijen e të gjithë profetëve nga Adami tek Muḥammedi dhe treguar rëndësinë akohore të realizimit të natyrës së qëmotshme njerëzore për çdo person.

Në nëntë krerë mjaft të ngjeshur, studiuesi i shquar William C. Chittick ofron hyrje fort të kthjellët në tejvështrimet metafizike, kozmologjike, shpirtërore, epistemologjike dhe eskatologjike të mësimeve të Ibn ʽArabīut, të cilat shpalosin harmoninë e shpalljes, arsyes, dhe çvelimit shpirtëror tek mendimi i tij dhe u rrinë përfund vetëperceptimit të tij si ‘vulë e miqësisë muḥammedane’ dhe titullit Shejhu më i Madh, me të cilin ai njihet në trashëgiminë shpirtërore dhe intelektuale të Islamit.

* * *

“Nga këndvështrimi i ndërmjetësisë që vë në pah Ibn ʽArabīu, kontributi madhështor i tij ndaj diturisë islame ishte lirimi dhe zhvidhosja e të gjitha pikave të fiksuara të referimit, pas të cilave kapen njerëzit, në bindjet dhe opinionet e tyre. Veç kjo mjafton për të shpjeguar armiqësinë që ai ka trazuar [ndër teologë e juristë], sidomos në kohët moderne, kur absolutet ideologjike kanë luajtur role qendrore në diskursin politik anekënd botës muslimane. Porse prapë, fakti që ai është veneruar nga një mori dijetarësh të mëdhenj dhe njerëzit e thjeshtë, duhet të mjaftojë për të na treguar se qasja e tij rrënjëzohet doemos në një tejvështrim themelor islam. Ai tejvështrim është thjesht teuḥīdi: Nuk ka zot përveçse Zoti.” (nga Kreu VII)
/orientalizmi.wordpress.com/
Besimtarja Vogel
Besimtarja Vogel

Numri i postimeve : 50
Piket : 130
Respekti : 100
Date e hyrjes : 28/02/2011
Vend ndodhja : Lipjan-Kosove

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi