Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Oksidentalë dhe Turkoshakë EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Oksidentalë dhe Turkoshakë EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Oksidentalë dhe Turkoshakë EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Oksidentalë dhe Turkoshakë EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Oksidentalë dhe Turkoshakë EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Oksidentalë dhe Turkoshakë EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Oksidentalë dhe Turkoshakë EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Oksidentalë dhe Turkoshakë EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Oksidentalë dhe Turkoshakë EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Oksidentalë dhe Turkoshakë EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Oksidentalë dhe Turkoshakë EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Oksidentalë dhe Turkoshakë EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Oksidentalë dhe Turkoshakë EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Oksidentalë dhe Turkoshakë EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Oksidentalë dhe Turkoshakë EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Oksidentalë dhe Turkoshakë Vote_lcapOksidentalë dhe Turkoshakë Voting_barOksidentalë dhe Turkoshakë Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Oksidentalë dhe Turkoshakë Vote_lcapOksidentalë dhe Turkoshakë Voting_barOksidentalë dhe Turkoshakë Vote_rcap 
Albani (761)
Oksidentalë dhe Turkoshakë Vote_lcapOksidentalë dhe Turkoshakë Voting_barOksidentalë dhe Turkoshakë Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Oksidentalë dhe Turkoshakë Vote_lcapOksidentalë dhe Turkoshakë Voting_barOksidentalë dhe Turkoshakë Vote_rcap 
emine (509)
Oksidentalë dhe Turkoshakë Vote_lcapOksidentalë dhe Turkoshakë Voting_barOksidentalë dhe Turkoshakë Vote_rcap 
Era (387)
Oksidentalë dhe Turkoshakë Vote_lcapOksidentalë dhe Turkoshakë Voting_barOksidentalë dhe Turkoshakë Vote_rcap 
Redi (338)
Oksidentalë dhe Turkoshakë Vote_lcapOksidentalë dhe Turkoshakë Voting_barOksidentalë dhe Turkoshakë Vote_rcap 
Visiana (198)
Oksidentalë dhe Turkoshakë Vote_lcapOksidentalë dhe Turkoshakë Voting_barOksidentalë dhe Turkoshakë Vote_rcap 
iDa (175)
Oksidentalë dhe Turkoshakë Vote_lcapOksidentalë dhe Turkoshakë Voting_barOksidentalë dhe Turkoshakë Vote_rcap 
Esila (153)
Oksidentalë dhe Turkoshakë Vote_lcapOksidentalë dhe Turkoshakë Voting_barOksidentalë dhe Turkoshakë Vote_rcap 

Kush është në linjë
53 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 53 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Oksidentalë dhe Turkoshakë Vote_lcap3%Oksidentalë dhe Turkoshakë Vote_rcap 3% [ 1 ]
Oksidentalë dhe Turkoshakë Vote_lcap14%Oksidentalë dhe Turkoshakë Vote_rcap 14% [ 5 ]
Oksidentalë dhe Turkoshakë Vote_lcap11%Oksidentalë dhe Turkoshakë Vote_rcap 11% [ 4 ]
Oksidentalë dhe Turkoshakë Vote_lcap58%Oksidentalë dhe Turkoshakë Vote_rcap 58% [ 21 ]
Oksidentalë dhe Turkoshakë Vote_lcap0%Oksidentalë dhe Turkoshakë Vote_rcap 0% [ 0 ]
Oksidentalë dhe Turkoshakë Vote_lcap14%Oksidentalë dhe Turkoshakë Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Oksidentalë dhe Turkoshakë

Shko poshtë

Oksidentalë dhe Turkoshakë Empty Oksidentalë dhe Turkoshakë

Mesazh nga Forum Kulturor Mon Feb 11, 2013 4:53 pm

Oksidentalë dhe Turkoshakë Index2
Revista Java ka një artikull të Prof. Gazmend Shpuzës me titull 1908-1912, Mes Osmanëve dhe Ballkanasve, ku autori adreson edhe lidhjet mes fesë së shqiptarëve dhe qasjet e tyre ndaj Perandorisë Osmane në prag të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Gjer më sot, tablloja historike ka këmbëngulur në paraqitjen e bejlerëve dhe pashallarëve myslimanë si ‘të shitur,’ tek osmanët. Këta paraqiten rëndomë si ‘turkoshakët.’ Por a ishte qasja ndaj perandorisë osmane e shqiptarëve, në pragun e pavarësisë, e kushtëzuar vetëm nga feja apo edhe nga konsiderata pragmatiste? Prof. Shpuza shkruan:

Siç na dëshmon M. Kruja, në mbledhjen e mbajtur në qelën e dom N. Kaçorrit, në prag të udhëtimit të delgatëve të Kuvendit të Pavarësisë për në Vlorë, “Salih Gjuka… Nji Shqiptar mysliman po deshironte, jo vetëm me e shkëputun vêndin e vet prej zotnimit të sulltanit kalif, por edhe me e shtimë nën hijen e perëndorit “fort katholik” t’Austro-Hungarisë. E kush âsht i pari qi e kundërshton? Prifti katholik Nikoll Kaçorri, i cilli do t’ishte gati me pranuem për nji Shqipni “autonome” mâ parë projën e perëndorisë othomane, “qi – kështu arsyeton Kaçorri – pa dyshim s’do të kishte mâ nji jetë të gjatë e me dekën e saj Shqipnija do t’a kishte të sigurtë pamvarësinë e plotë”. Ky debat dëshmonte se te intelektualët shqiptarë të kohës, qofshin dhe klerikë, mbizotërontemendimi se “ndienja e ideja e kombsisë qëndronte përmbi ato të fesë.”

Edith Durham dëshmon se pikëpamjet e Nikollë Kaçorrit në ato momente përputheshin me ato të Preng Doçit: “Më mirë të mbahemi të lidhur me Turqinë derisa Shqipëria të forcohet dhe të organizohet më mirë e të qëndrojë në këmbë me këmbët ë e saj se sa të ndodhemi përballë një armiku më të egër siç është Serbi që do t’i binte vendit përsipër”.

Diku më parë në artikull, Prof. Shpuza sjell në vëmendje edhe një detaj pak të njohur në publikun e gjerë nga historia rreth aktivitetit të Fan. S. Nolit:

Kështu, për të gjithë shqiptarët u bë e qartë, që edhe rreshtimi përkrah aleatëve ballkanas do të ishte vetëvrasje për ta. Më e çuditshmja, në se mund të shprehemi kështu, lidhur me vështirësitë me të cilat ndesheshin shqiptarët për t’u orientuar në atë situate, ndodhi në Perëndimin e Largët, në Boston të Amerikës. Fan S.Noli, një nga personalitetet më oksidentalë, megjithëse prelat i kishës ortodokse, të Rilindjes sonë Kombëtare, personi që ishte shquar deri atëherë me thirrjet e tij për bashkim dhe luftë kundër sunduesit shumëshekullor, mban një qëndrim që për shumëkënd ishte, pak së pakut, i pashpjegueshëm. Sapo filloi Lufta e Parë Ballkanike ai mban meshë në kishën e tij, në Boston. Karakterin e krishterë të saj, edhe pse lindor, nuk ma merr mendja se do ta marr kush mundimin prej nesh për ta vënë në dyshim. Në këtë ceremoni solemne fetare peshkop Fan Noli i uron jetë të gjatë sulltan Mehmet Reshatit të pestë, që ishte njëkohësisht dhe kalif i të gjithë myslimanëve të botës. Ai lutej për fitoren e armëve të ushtrisë osmane: “Zot i drejtë, fali mundje (fuqi) të shkëlqyer Perandorisë dhe ushtrisë sonë, që lëfton në kufiret kundër armiqve dhe jetë të gjatë dhe të lumtur perandorit tonë, – lutet i përndritshmi At Fan Stilian Noli, për sulltanin khalif, Mehmet Reshatin V – që të mundim ta shohëm Shqipërinë ashtu si dëshirojmë!”

Prof. Shpuza adreson edhe qasjet e sotme ndaj historisë duke vënë në dukje se:

Nisur nga paragjykime të mbështetura tashmë në klishe kinse euroatllantike, trajtohet dhe raporti i shqiptarëve me Luftërat Ballkanike dhe me Stambollin në prag dhe gjatë luftës ballkanike. Ende ndjehet e fortë pikëpamja se paska qenë psikologjia dhe fryma orientale, siç quhet sot, otomaniste, e drejtuesve të klasës politike shqiptare, otomanizmi i tyre, që e paska lënë Shqipërinë jashtë Luftërave Ballkanike të viteve 1912-1913 (?) Sot bëhen thirrje që edhe rishkrimi i historisë të orientohet kundër neotomanizmit. Harrohet se Lufta e Dytë Ballkanike nuk u drejtua kundër pushtuesit shumëshekullor osman, por u zhvillua ndërmjet vetë ish aleatëve ballkanikë. Shqipëria nuk u angazhua në të edhe pse “aleati i saj i natyrshëm”, në luftërat për mbrojtjen e Janinës dhe të Shkodrës, Turqia mori pjesë në të dhe arriti të rimarrë Edrenenë. Kjo gjë nuk ndodhi jo, sepse mungonin qëndrimet otomaniste dhe, për më tepër, nuk mungonte dhe interesi shumë i madh i shqiptarëve për një angazhim të tillë. Ndjenjat “otomaniste” të shqiptarëve nuk arritën të marrin hov fill pas Shpalljes së Pavarësisë për shkak të dështimit të aleancës të sigluar turko-bullgare. Në të parashikohej që Shqipëria me angazhimin e saj jo të shpallur në këtë marrëveshje, të merrte një pjesë jot ë vogël të tokave të aneksuara nga fqinjët edhe me bekimin e Konferencës së Londrës.

Po pse atëherë pati klerikë katolikë e ortodoksë që u pozicionuan në krahun e Perandorisë Osmane e në opozitë të asaj Austro-Hungareze?

Nuk ka dyshim se qëndrimi i dy klerikëve katolikë kushtëzohej në shkallë të madhe nga qëndrimet që vijonte të ndiqte Vjena deri në muajin nëntor për zgjidhjen e çështjes shqiptare në kuadër të Perandorisë Osmane. Lidhur me temën që po shqyrtojmë vlen të kujtojmë që në kushtet e mbizotërimit të kandidaturës së princit protestant V. Vid për fronin e Shqipërisë klerikët katolikë në Shqipëri parapëlqenin kandidaturën e princit mysliman, konkretisht, të Fuadit të Egjiptit. Gjithë kjo për arsye sektariste të kuptueshme. Po edhe “beu kristian” Faik Konica, pak kohë pasi u kishte bërë thirrje delegatëve të Kuvendit të Vlorës që të mos gabonin të kërkonin princ mysliman, mbështeti kandidatin më të fuqishëm mysliman brenda vendit për fronin e Shqipërisë Esad pashë Toptanin. Ai hartoi dhe programin e tij për ta sjellë atë në pushtet duke rrëzuar Ismail Qemalin. Siç shihet, “dumbabistët” më të pare dhe më të fuqishëm rezulton se kanë qenë, pa dallim feje dhe krahine, Esad pasha me “komisar” Faik beun, e përkrah tyre dhe priftërinjtë katolikë, me Preng Bib Dodë pashën e bajraktarë të tjerë pa përjashtuar mitropolitët ortodoksë me krerët e “vorioepirotëve”. Pra, nuk kanë qenë vetëm çifligarë, përveç Esad pashës, edhe Dervish bej Biçaku, Kadri bej Peqini e të tjerë, dhe klerikë myslimanë si myftiu Musa Qazimi në Shqipërinë e Mesme që u ngritën kundër princit të Shqipërisë Vilhelm Vid, ithtarë të një princi mysliman. Për këtë “gjynah” të rëndë antikombëtar fajësohen, pa të drejtë, katundarët e kësaj zone dhe komandanti i forcave antiesadiste, Haxhi Qamili.
/e-zani.com/
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi