Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_lcapMorali dhe universalizmi i Profetit a.s. Voting_barMorali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_lcapMorali dhe universalizmi i Profetit a.s. Voting_barMorali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_rcap 
Albani (761)
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_lcapMorali dhe universalizmi i Profetit a.s. Voting_barMorali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_lcapMorali dhe universalizmi i Profetit a.s. Voting_barMorali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_rcap 
emine (509)
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_lcapMorali dhe universalizmi i Profetit a.s. Voting_barMorali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_rcap 
Era (387)
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_lcapMorali dhe universalizmi i Profetit a.s. Voting_barMorali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_rcap 
Redi (338)
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_lcapMorali dhe universalizmi i Profetit a.s. Voting_barMorali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_rcap 
Visiana (198)
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_lcapMorali dhe universalizmi i Profetit a.s. Voting_barMorali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_rcap 
iDa (175)
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_lcapMorali dhe universalizmi i Profetit a.s. Voting_barMorali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_rcap 
Esila (153)
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_lcapMorali dhe universalizmi i Profetit a.s. Voting_barMorali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_rcap 

Kush është në linjë
56 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 56 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_lcap3%Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_rcap 3% [ 1 ]
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_lcap14%Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_rcap 14% [ 5 ]
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_lcap11%Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_rcap 11% [ 4 ]
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_lcap58%Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_rcap 58% [ 21 ]
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_lcap0%Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_rcap 0% [ 0 ]
Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_lcap14%Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Morali dhe universalizmi i Profetit a.s.

Shko poshtë

Morali dhe universalizmi i Profetit a.s. Empty Morali dhe universalizmi i Profetit a.s.

Mesazh nga Forum Kulturor Wed Jan 23, 2013 6:59 pm

nga Bujar Spahiu

Besimi se ekziston një fuqi e lartë e cila kontrollon universin e me këtë edhe ne, njeriut i jep një intuitë që ta shikojë këtë botë nga një prizëm krejtësisht tjetër. Shkatërrimi apo vdekja e çdo gjëje në natyrë, e bashkë me të edhe ringjallja e asaj që shkatërrohet, i jep njeriut një mësim se edhe ai është pjesë e natyrës dhe si i tillë do të pësojë ndryshimin fizik. Kuptimi dhe mendimi i thellë i kësaj e ndryshon njeriun, e bën atë më të dobishëm në atë që është e përhershme. Me kalimtaren e fiton të amshueshmen. E jeta e Muhamedit (a.s.) është shembulli më i mirë për realizimin e saj.

Ai zotëri jo vetëm që është nderuar, respektuar dhe është ndjekur rruga e tij profetike nga myslimanët në përgjithësi, por, siç dihet realisht, ai nderohet dhe vlerësohet edhe nga ithtarë të besimeve të ndryshme, të cilët i japin merita për të gjitha çështjet dhe respektohet me nderim nga dijetarë dhe shkencëtarë të mëdhenj, nga politikanë dhe filozofë të shquar, nga akademikë dhe letrarë të njohur të botës. Njëri ndër themeluesit ideologjik të Revolucionit Francez, filozofi Lafajet më 1789 para se të shpalleshin të famshmet “Të drejtat e njeriut”, i kishte studiuar të gjitha sistemet juridike dhe, duke parë lartësinë e drejtësisë islame, kishte thënë:

“O Muhamed! Atë që ti ke prurë dhe aplikuar në botë, nuk e ka bërë askush tjetër. Ti e ke sjellë drejtësinë në një vend të paarritshëm!…”

Edukata morale dhe etike si dhe influenca shpirtërore e Muhamedit (a.s.) ishte aq e thellë dhe e fuqishme, saqë njerëzit të cilët ishin gjysmë të egër, injorantë e larg civilizimit, arritën të jenë të butë, të mëshirshëm dhe të krijojnë një shoqëri të mrekullueshme e që sot historia e njerëzimit e shikon me lakmi dhe nuk njeh një gjeneratë të tillë diku tjetër.

Ai është një njeri i dërguar për ta rishikuar konfiguracionin e tokës dhe për t’i hapur njerëzimit horizonte të reja duke u pajisur, për këtë qëllim, me një shpirt dhe kapacitete të posaçme, kështu që vlerësimi i tij i kapërcen kriteret tona. Duke u nisur nga kjo, kushdo që të përpiqet për të treguar për të, nuk do të mundet ashtu siç duhet. Ajo që kalon nga zemra në gjuhë është vetëm si një pikë në gjithësinë e pafund, sepse zemrat dhe gjuhët janë të paafta për ta përshkruar Muhamedin. Ai është njeriu i dimensioneve krejt të veçanta. Ajo çfarë neve na takon të bëjmë, është zelli për ta akorduar veten tonë në vijën dhe frekuencën e tij.

Jeta e Profetit Muhamed është e jashtëzakonshme, vlerat më të larta të etikës e moralit janë të mbledhura tek ai. Rrethi i tij i edukimit përfshinte të gjitha shtresat e njerëzimit. Të gjithë popujt, gjuhët, ngjyrat, shtresat shoqërore, sociale dhe kulturore tuboheshin rreth tij. Nuk ka asnjë shënim në të cilin thuhet se dikush e ka pasur të ndaluar të gjendej në rrethin e tij. Rrethi i tij nuk i përkiste vetëm një populli, por i përngjiste një gostie ku njeriu vlerësohej vetëm si njeri pa kurrfarë dallimi tjetër.

Kush dëshiron ta përsosë moralin e tij, le të marrë shembull prej natyrës dhe sjelljeve të shkëlqyera të Muhamedit (a.s.), i cili që prej 14 shekujsh e pasuroi njerëzimin me cilësitë më të larta të moralit. Ky njeri ofron rregulla të moralit të cilat shumë i mungojnë njeriut bashkëkohor, i cili, duke ndjekur dhe duke imituar lloje të ndryshme të etikës, është zhveshur nga normat humane. “Mos vritni gra, fëmijë dhe pleq.. Mos dëmtoni pemët dhe të mbjellat..” ishin fjalët e tij kur bënte luftë mbrojtjeje ndaj armiqve. Në një thënie të tij thotë: “Butësia dhe mirësjellja e cila nuk duket shumë e rëndësishme në këtë botë, nesër në Ditën e Gjykimit do të ketë rëndësi shumë të madhe”.

Siç shihet dërgimi i Muhamedit (a.s.) është mëshirë nga Zoti i madhëruar që njerëzit t’i zgjidhin problemet e tyre në mënyrë të drejtë dhe humane, sepse Ai që na krijoi më së miri i di nevojat e krijesave, prandaj përmes Kuranit dhe traditës profetike ofron udhëzime afatgjatë dhe të përsosura.

Pejgamberi (a.s.) me moralin e tij të lartë që ia kishte dhuruar Allahu, i vlerësonte të gjithë njerëzit pa marrë parasysh se cilës feje i përkisnin. Ja një shembull pse njerëzit duhen të krenohen me këtë Profet. Një ditë tek po qëndronte me një shok të tij pranë rrugës, aty kalon një xhenaze hebreu dhe ai menjëherë ngrihet në këmbë në shenjë respekti. Shoku i tij i thotë: “O i dërguari i Allahut! Ai ishte një hebre”, ndërsa Resulullahu (a.s.) pa u zemëruar fare iu përgjigj: “Pse, a nuk është njeri me shpirt edhe ai?!” Pra, mbi të gjitha, është njeri dhe kësaj thënieje nuk mund t’i shtojmë asgjë tjetër. Nëse ne jemi umeti dhe ndjekësit e zotërisë së kësaj thënieje, nuk kemi se si të mendojmë ndryshe nga ai. Nga kjo thënie dhe sjellje e mirë e Profetit (a.s.), kuptojmë se njeriun ngase është njeri duhet ta duam dhe ta respektojmë, sepse kjo tregon respektin ndaj Krijuesit. Përndryshe nuk do të ishte dashuri dhe respekt i sinqertë.

Parim kryesor në kulturën tonë është: të duash krijesat për hir të Krijuesit. Sepse Allahu e krijoi gjithësinë me dashuri. Dashuria është shkaku dhe thelbi i ekzistencës si dhe është lidhja më e fortë për bashkimin dhe marrëdhënien e krijesave njëra me tjetrën. Çdo gjë që ekziston në këtë gjithësi është një art i Allahut Fuqiplotë. Nga ky këndvështrim, nëse ne nuk i duam njerëzit që janë një art i Allahut, atëherë kemi zemëruar Allahun, ata që i do Ai dhe ata që e duan Atë. Shembull për këtë është se nëse ne futemi në pallatin mbretëror dhe nuk i përfillim fare zbukurimet dhe dekoracionet e tij, atëherë do të ofendohet edhe arti edhe arkitekti i tij. E njëjta gjë është edhe me bukuritë mahnitëse të këtij universi që është një art i Allahut të madhëruar. Nga kjo pikëpamje, jo vetëm njerëzit, kafshët dhe krijesat me shpirt, por, edhe ato pa shpirt duhet t’i duam. Përbuzja dhe nënvlerësimi i tyre do të thotë nënvlerësim i Krijuesit të tyre.

Mënyra e sjelljes me njerëzit mbështetet në parimin: t’i duam krijesat për hir të Krijuesit. Nëpërmjet kësaj, ne si myslimanë që jemi, nëse atyre që ballafaqohemi u flasim për shpatën, mburojën, vrasjen dhe prerjen, krijojmë ndërmjet atyre dhe nesh një greminë. Dhe nëse ka ndodhur një gjë e tillë, kjo do të thotë se jemi larguar nga caqet (kufijtë) e fesë.

Një besimtar, duke filluar nga të afërmit dhe më gjerë, duhet të përhapë dritën e dashurisë, miqësisë dhe të dialogut. Çdo mysliman përballë krijesave të tjera, duhet ta mbushë zemrën e tij me ndjenjën e mëshirës për hir të Krijuesit. Nëse do e përmbledhim shkurtimisht, qëllimi kryesor i besimtarit nuk është të heshtë ata që nuk besojnë si ai, por t’u fitojë zemrat atyre.

Allahu e dërgoi Musain tek Faraoni dhe i tha: “Thuaji fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet”. Nga ky ajet kuptohet që megjithëse Faraoni e kishte luftuar Musain dhe popullin e tij, ai duhet t’i fliste me një gjuhë të ëmbël dhe me fjalë të buta dhe prekëse. Sepse qëllimi nuk është të hakmerresh, por t’i ftosh njerëzit drejt së vërtetës dhe shpëtimit. Në këtë ajet, pikë kryesore është: “Kaulun Lejinun” pra, fjala e butë. Atëherë personit që është përballë teje cilido qoftë ai, nëse dëshiron t’i shpjegosh diçka, është kusht që t’i flasësh butë dhe të tregohesh tolerant ndaj tij. Përsëri Allahu në Kuran thotë: “Të keqen ktheje me të mirë, sepse atëherë ai me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt”.

Misioni i Profetit (a.s.) ishte të kumtonte fenë Islame dhe ai gjatë gjithë jetës së tij pa marrë parasysh asgjë ua kumtoi të gjithëve fenë e vërtetë. Siç shkruhet në librat që tregojnë jetën e të dërguarit të Allahut, se ai, njeriu i paqes, edhe Ebu Xhehlit, armikut më të madh të Islamit, ia kishte shpjeguar dhe kumtuar Islamin më shumë se njëqind herë pa u mërzitur fare. “Një radhë Pejgamberi (a.s.) doli përpara nesh dhe na e shpjegoi edhe një herë fenë Islame duke na thënë: “Thoni nuk ka Zot tjetër përveç Allahut që të shpëtoni”. Aty gjendej edhe Ebu Xhehli ku kësaj thirrjeje iu përgjigj duke e tallur dhe përqeshur: “O Muhamed! Nëse të gjitha këto i bën që kur të dalim përpara Allahut, të dëshmojmë se ti e kumtove fenë, atëherë edhe një herë mua mos me fto më, sepse unë do të dëshmoj se Resulullahu e kreu me sukses misionin e tij duke e shpjeguar dhe sqaruar mirë fenë Islame”.

Ebu Xhehli përherë kështu e ofendonte dhe tallej me të, mirëpo Profeti (a.s.) sa herë që e takonte i tregonte për Islamin dhe asnjëherë nuk ia kthente me të keq. Tani që Pejgamberi i mëshirës duke qenë kaq i ndjeshëm në çështjen e respektit ndaj njerëzve, si ka mundësi që në ditët e sotme ka prej tyre që – duke u bazuar në fe, vazhdojnë me forcë dhe me dhunë? Ndoshta këta nuk e kanë kuptuar të dërguarin e kësaj feje, Hz. Muhamedin (a.s.)!

Poshtë këtij titulli shkurtimisht mund të themi që në Islam, bazë kryesore është falja dhe toleranca, sepse Resulullahu (a.s.) thotë: “Bëhu tolerant që të tolerohesh”. Përfundimisht mund të themi se as në Islam, as tek Pejgamberi (a.s.) nuk ekziston urrejtja dhe mëria. Dashuria, toleranca dhe durimi janë armë që mundin çdo armik dhe çelësa që hapin çdo derë. Nuk ka dyshim se tek ata që gjenden këto cilësi, nëse sot jo, nesër patjetër që do t’i hapin të gjitha dyert e kësaj bote.

Ikrime b. Ebi Xhehli, që ishte një ndër armiqtë e Islamit, në kohën e çlirimit të Mekës pati ikur nga frika. Pastaj me ndërmjetësim të zonjës së asaj krahine Ummu Hakim, ishte sjellë përpara Resullullahut (a.s.). Përpara se të vinte tek Profeti (a.s.) i kishin thënë se nëse kërkon falje ai do të të falë ty.

I dërguari i Allahut përpara se të vinte Ikrime, i paralajmëron shokët e tij duke u thënë: “Po vjen Ikrime, mos e fyeni atë duke përdorur fjalë të pahijshme për babanë e tij”. Sa futet Ikrime, i dërguari i Allahut ngrihet dhe e përqafon duke i shprehur mirëseardhjen. Ikrime nuk e imagjinonte kurrë një gjë të tillë dhe më vonë do të shprehej: “Nuk e kam harruar kurrë atë sjellje aq të mirë të Pejgamberit (a.s.)”.

Një shembull tjetër është Abdullah Ibn Ubej b. Selul. Ai jetonte në Medine me Ehli Kitabin (hebrenjtë dhe të krishterët) dhe mundohej sa më shumë që t’i ngatërronte myslimanët njëri me tjetrin, por nga dyfytyrësia thoshte që jam mysliman. Profeti (a.s.) edhe me atë ishte i durueshëm edhe pse e dinte shumë mirë se ai ishte hipokrit. Abdullahu gjatë gjithë jetës së tij kishte armiqësi dhe e urrente të dërguarin e Zotit. Kur kishte vdekur, djali i tij i kishte kërkuar Resulullahut që të jepte këmishën e vet si qefin për babain, dhe ai ia kishte dhënë. Deri në atë kohë nuk kishte ardhur shpallja për mosfaljen e namazit të xhenazes së tij dhe, për këtë shkak Profeti ia kishte falur xhenazen. Nga ky këndvështrim nuk mund të gjesh mesazh të ngjashëm me këtë të Pejgamberit që ia paraqiti njerëzimit. Pikërisht për këtë shkak është quajtur “usvetu hasene”, me moral të lartë dhe shembull për mbarë njerëzimin” dhe s’ka mundësi që një mysliman të mendojë ndryshe nga ai.
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi