Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_lcapNxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Voting_barNxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_lcapNxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Voting_barNxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_rcap 
Albani (761)
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_lcapNxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Voting_barNxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_lcapNxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Voting_barNxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_rcap 
emine (509)
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_lcapNxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Voting_barNxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_rcap 
Era (387)
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_lcapNxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Voting_barNxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_rcap 
Redi (338)
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_lcapNxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Voting_barNxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_rcap 
Visiana (198)
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_lcapNxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Voting_barNxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_rcap 
iDa (175)
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_lcapNxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Voting_barNxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_rcap 
Esila (153)
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_lcapNxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Voting_barNxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_rcap 

Kush është në linjë
55 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 55 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_lcap3%Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_rcap 3% [ 1 ]
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_lcap14%Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_rcap 14% [ 5 ]
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_lcap11%Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_rcap 11% [ 4 ]
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_lcap58%Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_rcap 58% [ 21 ]
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_lcap0%Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_rcap 0% [ 0 ]
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_lcap14%Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

Shko poshtë

Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht Empty Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

Mesazh nga iDa Mon Jan 21, 2013 11:08 am

Ceremonial madhështor në Opera për 510 nxënësit e medreseve të Shqipërisë që kanë mësuar Kur'anin arabisht. Certifikohen dhjetë të dalluarit. I përshëndet vetë ministri i Kulturës, Bumçi
Janë 510 nxënës të medreseve të Tiranës, Kavajës, Korçës, Cërrikut e Beratit, që mësojnë të lexojnë Kur’anin në gjuhën arabe. Në fund të një semestri, pasi kanë arritur ta lexojnë rrjedhshëm, dhjetë më të mirët certifikohen në një aktivitet kushtuar leximit të librit të shenjtë të myslimanëve. Komiteti Mysliman Shqiptar ua bëri këtë nder të rinjve në skenën kryesore të Tiranës, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, një hap më tej xhamisë së Et’hem Beut, pas faljes së të premtes.

“Kur’ani Famëlartë, udhërrëfyes për njerëzimin” ishte tema që mblodhi në sallë prindër, fëmijë, drejtues medresesh, myftinj, mësues nga i gjithë vendi, klerikë të lartë si Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, drejtori i fondacionit arsimor e kulturor “SEMA”, Asim Budak. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi ishte aty, sepse çështjet fetare janë nën përgjegjësinë institucionale të dikasterit që drejton ai. Ceremonia u hap me himnin kombëtar shqiptar, himn të cilin e këndoi një kor vajzash, që herë pas here drejtonin dorën për lart, andej nga shikon Allahu famëlartë, udhërrëfyes për njerëzimin. Hafizi Enes Hyka, i cili është një nga djemtë që e njeh përmendësh Kur’anin, u ngjit në skenën e TOB-it për të përcjellë një pasazh nga libri. Pas Enesit, pasditja vijoi me poezi dhe këngë fetare.

Drejtori i fondacionit “SEMA”, Asim Budak përshëndeti në gjuhën shqipe pjesëmarrësit dhe përgëzoi djemtë dhe vajzat e medreseve në Shqipëri për përpjekjen e tyre. Fondacioni i drejtuar nga Budak është themeluar dhe e ka filluar aktivitetin kulturor dhe arsimor që në korrik të vitit 1994. Ky fondacion në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman drejton dhe financon zhvillimin arsimor e kulturor të medreseve në Shqipëri. U shfaq një video-klip, i cili njëlloj si edhe ilahi-të e kënduara nga nxënësit, tregoi rëndësinë e leximit të Kur’anit. “Ne si qenie njerëzore nuk jemi të vetëmjaftueshëm, prandaj Zoti ka zgjedhur të komunikojë me ne nëpërmjet librave. Ai mund të kishte zgjedhur shumë mënyra, por zgjodhi fjalën për të arritur tek ne dhe zemra jonë. Për çdo libër ka një herë të parë, ndërsa me Kur’anin dhe librat e tjerë qiellorë, Biblën dhe Torën nuk ndodh kështu. Leximi i tyre mbetet gjithnjë herë e parë”, tha në fjalën përshëndetëse Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi. Bumçi uroi nxënësit e medreseve për përkushtimin dhe pasionin e tyre në mësimin e Kur’anit: “Ju shpreh urimet më të përzemërta juve dhe mësuesve tuaj për këtë fillim të mbarë, që shërben si një pikënisje premtuese në rrugën tuaj drejt suksesit.”

Përkushtimin e “medreseve tona” përshëndeti edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça. Përkushtimin për të mësuar në një kohë të shkurtër leximin rrjedhshëm në gjuhën arabe të librit të shenjtë. “Zoti i ka atribuar njeriut cilësinë e mëkëmbësit të Tij në tokë. Për ta nderuar edhe më shumë Ai ka zbritur Kur’anin, si manual orientues e ndihmës për ndërtimin e jetës mbi vlerat e moralit dhe virtytit”, tha Selim Muça. Një grup djemsh që vinin nga Turqia luajtën muzikë dhe kënduan ilahi të zgjedhura, në turqisht dhe arabisht më pas. Nxënësit Elona Kaçuli dhe Theodhor Tomorri kënduan pasazhe Kur’ani për t’ia lënë vendin ceremonisë së certifikimit të dhjetë nxënësve më të mirë. Atë moment shikoje prindër të cilët ngr ngriheshin për t’i bërë foto të dalluarve dhe fëmijë të cilët duartrokisnin sa dëgjonin se drejtori i medresesë së tyre ngrihej për të dorëzuar tre certifikata. Gjatë katër muajve, nën drejtimin e mësuesve, shumë prej të cilëve ishin të pranishëm, nxënësit mësuan të lexojnë pa gabime librin përmbyllës të revelatës hyjnore. Por emrat e këtyre nxënësve nuk u thërritën dhe as u lakuan ndonjëherë më vete gjatë ceremonisë. Sepse më të rëndësishëm se këta fëmijë është akti i tyre, përkushtimi i tyre në emër të fesë dhe Allahut.

Ishin një dorë 16-vjeçarësh, katër vajza dhe gjashtë djem, nga Tirana dhe nga qytetet e Kavajës, Cërrikut, Beratit, që kishin mbërritur atë mesdrekë në kryeqytet. Ata qëndronin aty: vajzat të veshura me funde të gjatë të zinj, me bluza të bardha dhe shami koke me ngjyra të ndryshme, në atë kokën që shumë pak e ngrinin lart; djemtë veshur me këmishë bojëqielli dhe pantallona të zeza, zgjasnin duart për të marrë certifikatën që ndoshta kishin kohë që e prisnin. Certifikatat dhe stimujt për nxënësit më të rinj të Kur’anit, i shpërndanë nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra dhe myftinj të rretheve të tjera e drejtorë të medreseve. Në momentin e certifikimit ministri nuk dukej. Nxënësi i medresesë së Korçës, Xhoni Telku mbylli programin me këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”, një himn tjetër i shqiptarëve, të cilët pak ka që kanë dalë nga ethet e festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë

2. Shkolla fetare

Medresetë dhe shkollat jopublike fetare islame të ciklit të ulët dhe të mesëm funksionojnë me miratim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në këto medrese programi shkollor është i njëjtë me programet që zhvillohet në shkollat publike në territorin e Shqipërisë, duke filluar që nga edukimi fizik a muzikor e deri te matematika. Dallimi mes këtyre dy shkollave është disiplina që ofrohet dhe shtimi i disa lëndëve fetare në medrese, si Historia e fesë islame, Historia e besimeve të tjera fetare, Leximi i Kur’anit apo Metodat e interpretimit të tij. Programi i lëndëve shkencore dhe sociale i tetë medreseve që ekzistojnë në Shqipëri, miratohet nga Ministria e Arsimit e Republikës së Shqipërisë. Programet mësimore për lëndët fetare që zhvillohen në shkollat fetare islame të të gjitha cikleve parauniversitare dhe për kurset që zhvillohen pranë xhamive miratohen nga kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

3. Ta mësosh librin e shenjtë në gjashtë muaj

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra thotë se është rriur ndjeshëm numri i nxënësve që mësojnë në tetë medresetë e vendit. "90% e nxënësve që arsimohen në medrese, fitojnë të drejtën për arsim të lartë, dhe jo vetëm në Shqipëri”, na thotë myftiu.

Sa i vështirë është mësimi i Kur’anit?

Për të mësuar nevojiten nga tre deri në gjashtë muaj. Jo të gjithë fëmijët janë njëlloj. Kurani ka 6666 fjali, t’i lexosh nuk është shumë e vështirë, por t’i komentosh, t’i interpretosh apo t’i mësosh përmendësh, është më e vështirë.

Sot 510 nxënës mësuan të lexojnë në arabisht librin e shenjtë të myslimanëve? Si është ky numër në raport me vjet dhe si pretendoni ju që të jetë në vazhdim?

Vjet nuk kemi organizuar asnjë aktivitet të këtij lloji, që me siguri do ta organizojmë edhe vitin që vjen. Vjet nuk ka pasur kaq shumë medrese dhe si rezultat ka pasur më pak nxënës dhe më pak lexues të Kur’anit në origjinal. Me shtimin e nxënësve e pamë të arsyeshme të shtojmë edhe medrese. Besoj se vitin tjetër do të ketë edhe më shumë nxënës, edhe më shumë interes për të mësuar të lexuarit në arabisht.

Kurani ekziston në gjuhën shqipe, sipas jush, pse është e rëndësishme që nxënësit ta mësojnë arabisht?

Të kesh një Kur’an në shqip është një domosdoshmëri për këdo shqiptar. Ky libër është përkthyer në shumë gjuhë të botës, por kjo nuk ndikon në heqjen dorë nga mësimi i leximit të tij në arabisht. Leximi në origjinal, gjithsesi është një ndjesi e veçantë dhe jo vetëm për Kur’anin, por për këdo vepër tjetër që ka bërë njeriu.

Janë rreth 600 faqe Kur’an. Përveç Ernesit që tashmë është një figurë e njohur, a ka të tjerë të rinj në Shqipëri që e dinë në përmendësh Kur’anin?

Po, ka disa, nuk është vetëm Hafiz Ernesi. Ka disa kohë që djem dhe vajza, nxënës të medreseve kërkojnë t’i dinë përmendësh vargjet e Kur’anit. Madje ka edhe nga ata që shprehin dëshirën që ta këndojnë Kur’anin në shtatë mënyra të ndryshme, por kjo është për profesionistët.

Sa zbatim gjen Kur’ani në jetën e besimtarëve shqiptarë?

Njerëzit duhet të njihen, të njohin Kur’anin, të njohin njëri-tjetrin. Libri i Kur’anit nuk detyron askënd dhe nuk obligon askënd tjetër që të bëhet mysliman dhe të ndjekë rregullat. Gjithçka varet sipas botës shpirtërore të gjithsekujt. Askush nuk mund të ndërhyjë në botën shpirtërore të dikujt tjetër. Këtë të drejtë nuk ta jep Kur’ani. Kështu që, Kur’ani gjen zbatim aq sa shpirti njerëzor dëshiron që ai të gjejë zbatim.

/Shekulli Print/Luela Myftari/Foto: Franc Zhurda/
iDa
iDa

Numri i postimeve : 175
Piket : 567
Respekti : 100
Date e hyrjes : 10/06/2011
Mosha : 33
Vend ndodhja : Durres

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi