Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
STAMBOLLI-3 EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
STAMBOLLI-3 EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
STAMBOLLI-3 EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
STAMBOLLI-3 EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
STAMBOLLI-3 EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
STAMBOLLI-3 EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
STAMBOLLI-3 EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
STAMBOLLI-3 EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
STAMBOLLI-3 EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
STAMBOLLI-3 EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
STAMBOLLI-3 EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
STAMBOLLI-3 EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
STAMBOLLI-3 EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
STAMBOLLI-3 EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
STAMBOLLI-3 EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
STAMBOLLI-3 Vote_lcapSTAMBOLLI-3 Voting_barSTAMBOLLI-3 Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
STAMBOLLI-3 Vote_lcapSTAMBOLLI-3 Voting_barSTAMBOLLI-3 Vote_rcap 
Albani (761)
STAMBOLLI-3 Vote_lcapSTAMBOLLI-3 Voting_barSTAMBOLLI-3 Vote_rcap 
Muslimanja (601)
STAMBOLLI-3 Vote_lcapSTAMBOLLI-3 Voting_barSTAMBOLLI-3 Vote_rcap 
emine (509)
STAMBOLLI-3 Vote_lcapSTAMBOLLI-3 Voting_barSTAMBOLLI-3 Vote_rcap 
Era (387)
STAMBOLLI-3 Vote_lcapSTAMBOLLI-3 Voting_barSTAMBOLLI-3 Vote_rcap 
Redi (338)
STAMBOLLI-3 Vote_lcapSTAMBOLLI-3 Voting_barSTAMBOLLI-3 Vote_rcap 
Visiana (198)
STAMBOLLI-3 Vote_lcapSTAMBOLLI-3 Voting_barSTAMBOLLI-3 Vote_rcap 
iDa (175)
STAMBOLLI-3 Vote_lcapSTAMBOLLI-3 Voting_barSTAMBOLLI-3 Vote_rcap 
Esila (153)
STAMBOLLI-3 Vote_lcapSTAMBOLLI-3 Voting_barSTAMBOLLI-3 Vote_rcap 

Kush është në linjë
44 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 44 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

STAMBOLLI-3 Vote_lcap3%STAMBOLLI-3 Vote_rcap 3% [ 1 ]
STAMBOLLI-3 Vote_lcap14%STAMBOLLI-3 Vote_rcap 14% [ 5 ]
STAMBOLLI-3 Vote_lcap11%STAMBOLLI-3 Vote_rcap 11% [ 4 ]
STAMBOLLI-3 Vote_lcap58%STAMBOLLI-3 Vote_rcap 58% [ 21 ]
STAMBOLLI-3 Vote_lcap0%STAMBOLLI-3 Vote_rcap 0% [ 0 ]
STAMBOLLI-3 Vote_lcap14%STAMBOLLI-3 Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


STAMBOLLI-3

Shko poshtë

STAMBOLLI-3 Empty STAMBOLLI-3

Mesazh nga Muslimanja Fri Jan 18, 2013 7:40 pm

STAMBOLLI-3 Istanb10
Stambolli u kishte rezistuar rrethimeve të mëparshme, por muret mbrojtëse të tij nuk po mundeshin ti përballonin goditjet e artilerisë së rëndë osmane në prillin e 1453.Këtë javë do të shohim se si ushtria osmane arriti të kaplonte tokat e Stambollit. Sulltani Mehmeti i Dytë Ngadhënjimtari, ishte i vendosur për ta bërë Stambollin tokë osmane, ndaj në fillim të vitit 1453 ai kreu të gjitha parapërgatitjet e nevojshme. Ushtria rumeliane u mblodh në Edrene. Fillimisht një forcë ushtarake e formuar nga artileri i rëndë (gjyle) dhe 10.000 kalorës nën komandën e Karaxhabejit, mori udhën. Këta kalorës do të siguronin, si mbrojtjen e topave dhe gjyleve, po ashtu ndërkohë do të ngadhënjenin edhe kalatë e mbetura, në brigjet e Detit të Zi dhe të Marmarasë.

Edhe një flotë, nën drejtimin e Mehmet Beut nga Akçaji, u ngarkua me detyrën e mbështetjes nga deti të kësaj lëvizjeje. Në muajin shkurt të vitit 1453, 3 anije bizantine sulmuan qytetet turke në bregdetin e Marmarasë, nga ku morën edhe shumë robër. Grupi i pararojës nën komandën e Karaxhabejit, pasi kishte marrë Silivrinë, Vizenë, Midjenë, Bigadosin ve Yeshilkëjin, erdhi përpara mureve të Stambollit. Mehmet Beu nga Akçaji, pas marrjes së kështjellave e ndau flotën në dy pjesë.

Njëra pjesë e kësaj flote u vu në lëvizje në detin e Marmarasë kundër piratëve të Bizantit. Kurse pjesa tjetër doli në Detin e Zi. Me këtë lëvizje në Detin e Zi u bashkua edhe komandanti i flotës osmane, Baltaollu Mehmet Beu, duke e kthyer portin që sot mban emrin e tij, në një bazë detare të lëvizjes. Reparti i Artilerisë së Rëndë në 1 shkurt 1453 u nis nga Edreneja. Topat e mëdhenj tërhiqeshin me 50 çifte qe.

Me qëllim ndihme pranë çdo topi ndodheshin rreth 200 persona. Për rregullimin e rrugëve nga do të kalohej, përpara ishin dërguar 200 ustallarë rrugësh dhe 50 ndreqës karrosh. Topat mundën të silleshin përpara mureve mbrojtës të Stambollit, vetëm pas një udhëtimi prej 64 ditësh.

Një pjesë e madhe e ushtrisë së Rumelisë, në javën e fundit të muajit mars të vitit 1453, lëvizi nga Edreneja. Për 10 ditë ushtria arriti përpara Stambollit duke ndjekur rrugën e Kërklarelisë, Vizesë, Sarajit, Silivrisë. Edhe ushtria e Anadollit, nën komandën e Bejlerbeut Ihsak dhe Mahmut Pashës, duke kaluar ngushticën e Gelibolusë, ndoqi rrugën Keshan, Malkara, Tekirda. Dy ushtritë u bashkuan përpara Stambollit. Në 5 prill 4 km larg nga muret mbrojtëse të Stambollit u ngrit fushimi. Në 6 prill, ditën e premte, ushtria osmane u afrua deri 700-800 metra distancë nga muret mbrojtëse.

Pozicionimi i ushtrisë osmane që kishte rrethuar muret mbrojtëse të Stambollit, ishte i tillë: Në krahun e djathtë, që nga Porta Jalldëzllë e deri në Topkapi, ishte ushtria e Anadollit. Më pas në këtë zonë, që përfshinte edhe Jedikulenë, Tekeliollunë dhe Portën Mevlevihane, morën pjesë edhe forcat e Karamanollusë, Tekeliollusë dhe Ajdën Beut. Vendi i sulmit të forcave qendrore ishte zona e Topkapisë dhe e Edirnekapisë. Sulltani Mehmeti i Dytë në këtë sektor vendosi të gjithë ushtarët e rregullt me pagesë të Sarajit në shërbim të sulltanit (Kapı kulu), të cilët ishin në shërbim të Sadrazam (kryeministër) Halil Pashait dhe të tij. Forcat ndihmëse, që hynë në këtë zonë, ishin repartet e Saruhanollusë dhe të Menteshollusë.

Në të majtë të qendrës ndodhej ushtria e Rumelisë. Kjo ushtri nën komandën e Bejlerbeut Karaxha Beu, kontrollonte zonën nga Edrenekapëja e deri në Bririn e Artë. Edhe forcat ndihmëse, që erdhën nga krahu i majtë, ishin repartet e Hamitollusë dhe të Isfendijarollusë. Përveç kësaj, për të qenë të përgatitur ndaj një sulmi të mundshëm nga Rumelia, në prapavijat e ushtrisë rrethuese u la një forcë rezervë. Kontrollin e zonës së Bririt të Artë dhe të portit e siguronin repartet nën drejtimin e Zaanos Mehmet Pashës. Përveç të tjerave këtyre reparteve ju ishte ngarkuar edhe detyra e ndërtimit të një ure, ndërmjet Haskëjit dhe bregut përballë.

Çadra e kuqe e Sulltan Mehmet Ngadhënjimtarit, e zbukuruar me fije të arta, ishte vendosur në majë të një kodre, nga ku ai mund të kundronte të gjithë zonën nga Topkapia deri në Sarajin (Pallatin) e Tekfurit. Kjo majë kodre, mbi të cilën tani ndodhet Spitali i Maltepesë, ishte në një largësi prej 1200 metrash nga muret mbrojtëse të qytetit. Repartet e ushtarëve në shërbim të sulltanit, ishin vendosur rreth Çadrës së zbukuruar të Padishahut të madh, në një formë, që respektonte traditat e asaj kohe. Në qendër ishte e vendosur këmbësoria e jeniçerëve, nga e djathta spahitë (kalorës), kavaleria e jeniçerëve të djathtë dhe repartet e të huajve dhe jetimëve, jetimëve (garipler) të djathtë, në të majtë përdoruesit e armëve, kavaleria e jeniçerëve të majtë dhe repartet e të huajve dhe jetimëve (garipler). Përpara vijës së forcave qendrore kishin zënë vend gjylehedhësit(topçinjtë).

Ushtria osmane, e cila kishte rrethuar muret e Stambollit, kishte gërryer hendeqe (llogore) të thella gjatë gjithë anës, për t’u mbrojtur nga bastisjet e papritura. Topat e mëdhenj, që do të siguronin prishjen e mureve mbrojtës të Stambollit, fillimisht u vendosëm përballë Ajvansarait, Edirnekapësë dhe Topkapësë. U përgatitën pozicionet për artilerinë, dhe vendet e shkrepjes për katapultat. U përcaktuan edhe vendet që do të zhvillohej lufta e llagëmeve.

Ndërkohë që ushtria osmane përfundonte parapërgatitjet e sulmit jashtë mureve mbrojtëse, edhe brenda tyre në një mënyrë të ethshme merreshin masat e nevojshme për mbrojtje. Perandori Konstandini i XI-të, pa që muret mbrojtëse u rrethuan nga të katër anët dhe të gjithë mbrojtjen e organizoi sipas kësaj. Duke qenë se muret mbrojtëse të Bririt të Artë dhe të Marmarasë ruheshin nga ushtria e Venedikut, nuk vendosi shumë trupa në këto zona. Përveç kësaj, edhe hyrja e Bririt të Artë dhe hapësira ndërmjet kepit Eugenius, pranë derës së Kështjellës së Pallatit të Verës në Sarajburnu dhe Kështjellës së Shën Kroiksit, në kepin e Gallata Mumhanesë, u mbyll me zinxhirë të tendosur. Mbrojtjen e këtyre zinxhirëve, gjithashtu, e bënin anijet e Bizantit dhe të Venedikut. Forcat e Bizantit ishin të pajisura me harqe dhe shigjeta e harqe, heshta, katapulta, shigjeta tatare, predha rumeliane dhe një tip pushke të rëndë me rreze të shkurtër, që shkrepte 5-10 plumba njëherësh, të quajtur espigale. Venedikasit kaluan në mbrojtje së bashku me forcat e Bizantit dhe përdornin pushkë dhe gjyle më të rënda se sa espigaleja me 10 tyta.

Nga 6 prilli e deri në 11 prill ushtria osmane përfundoi parapërgatitjet e rrethimit. Në 11 prill përfundoi edhe vendosja e topçinjve nëpër pozicionet e tyre. Ndërkohë megjithëse topat e lehtë kishin filluar të qëllonin që në 7 prill, ky veprim ishte më shumë për të përfunduar parapërgatitjet, pa pësuar ndonjë sulm të mundshëm. Në 9 prill, Bizanti aleat me 10 anije të mëdha të komanduara nga Admiral Antonios kaloi në mbrojtje pas vijës së zinxhirëve të çeliktë të shtrënguar në Bririn e Artë.

Edhe anijet e tjera gjithashtu mbaheshin rezervë. Këtu me qëllim për të treguar aleancën Bizantine-Venedikase, 1000 nga ushtarët e Venedikut, bënë një manifestim duke shëtitur nëpër të gjitha muret mbrojtëse. Përpara se të fillonte bllokada, Sulltani Mehmeti i Dytë dërgoi në Stamboll Vezirin Mahmut Pasha, së bashku me ambasadorët. Ai kërkoi nga Perandori dorëzimin e Stambollit. Perandori e refuzoi këtë kërkesë. Pas kësaj në 12 prill filluan hedhjet e gjyleve kundrejt mureve mbrojtëse të Stambollit. Edhe flota erdhi në 12 prill përpara Stambollit dhe u ankorua në vendin e njohur me emrin Diplokeneion. Kalimi i kësaj flote të formuar gjithsej nga 400 anije të mëdha ose të vogla, shkaktoi një shqetësim dhe panik të madh ndërmjet bizantinëve. Gjylet e mëdha brenda ditës hidheshin e shumta 7 ose 8 herë, kurse gjylet e vogla i godisnin vazhdimisht muret mbrojtëse. Qëllimi i zjarrit të topave ishte çarja, ose kërcja e trupit të murit. Për të arritur këtë gjë përdorej një metodë e tillë:

Me zjarrin e një gjyleje në një madhësi mesatare muri mbrojtës goditej në formën e një trekëndëshi, pasi këtu dëmtohej mjaftueshëm, atëherë arrihej që copa të rrëzohej e tëra ashtu siç ishte, me anë të gjyleve të mëdha. Stambolli, i kishte rezistuar rrethimeve të mëparshme, por muret mbrojtëse të tij nuk po mundeshin ti përballonin goditjet e topave. Kur goditej me topat e rëndë, vendi mbushej me një zhurmë të madhe dhe me re të dendura tymi. Rezistenca e popullit të Stambollit ishte thyer përballë goditjeve të shpeshta të gjyleve. Ishte vënë re se muret mbrojtëse nuk do të mund të rezistonin edhe për shumë kohë. Megjithëkëtë çdo natë mundoheshin të rindreqnin të çarat dhe plasaritjet e krijuara në muret mbrojtëse të dëmtuara. Herë herë me metodat e përdorura arrinin të ishin të suksesshëm në meremetimin e mureve mbrojtëse. Por për Stambollin kishte ardhur fundi. Asnjë metodë e përdorur nuk do të mund të ndalonte që Stambolli të shndërrohej në një qytet osman./trt/
Muslimanja
Muslimanja
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 601
Piket : 1929
Respekti : 9
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 45
Vend ndodhja : Tirane

http://islami-puke.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi