Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_lcapNGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Voting_barNGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_lcapNGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Voting_barNGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_rcap 
Albani (761)
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_lcapNGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Voting_barNGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_rcap 
Muslimanja (601)
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_lcapNGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Voting_barNGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_rcap 
emine (509)
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_lcapNGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Voting_barNGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_rcap 
Era (387)
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_lcapNGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Voting_barNGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_rcap 
Redi (338)
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_lcapNGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Voting_barNGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_rcap 
Visiana (198)
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_lcapNGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Voting_barNGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_rcap 
iDa (175)
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_lcapNGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Voting_barNGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_rcap 
Esila (153)
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_lcapNGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Voting_barNGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_rcap 

Kush është në linjë
43 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 43 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_lcap3%NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_rcap 3% [ 1 ]
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_lcap14%NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_rcap 14% [ 5 ]
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_lcap11%NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_rcap 11% [ 4 ]
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_lcap58%NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_rcap 58% [ 21 ]
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_lcap0%NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_rcap 0% [ 0 ]
NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_lcap14%NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012

Shko poshtë

NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012 Empty NGJARJET MË TË ÇUDITSHME NË BOTË GJATË VITIT 2012

Mesazh nga Muslimanja Tue Jan 01, 2013 8:21 pm

TURQI - VETËM SHTATË MINUTA NË DITË NË ... TUALET!!!

Shtatë minuta është koha maksimale që çdo punonjës mund të shpenzojë në tualet çdo ditë, nëse ky limit tejkalohet atëherë duhet të paguajnë.

Ky ishte njoftimi më i fundit i bërë nga drejtuesit e një fabrike tekstilesh në Stamboll, që sanksiononte pagimin e një 'takse' për çdo punonjës që shpenzonte në tualet më tepër se 7 minutat e përcaktuar në ditë, njoftonte e përditshmja ''Birgun''.

Aksesi në tualet kontrollohet nga punëdhënësit përmes një karte të veçantë magnetike.

Kur koha prej shtatë minutash tejkalohet, çdo hyrje në zonën e tualeteve kushton një lirë turke, rreth gjysmë euro.

Çdo muaj kompania, që ndodhet në lagjen Gaziosmanpasa në Stamboll, arkëton rreth 30-40 lira për secilin punonjës.

''Po përpiqemi të mos i përdorim tualetet'', deklaroi një punonjës për ''Birgun''.

''Ndoshta do të kemi probleme më vonë për sa i takon shëndetit, por këto para na duhen'', theksoi ai duke qeshur.

TURQI - I TREMBENI APOKALIPSIT? ... DESTINACIONI SIRINXHE!

Fshati i qetë Sirinxhe, në perëndim të Turqisë, do të shërbejë si strehë, pasi nuk do të goditet nga apokalipsi i shumëpërfolur i 21 dhjetorit.

Ky fshat me 600 banorë, përshkohet nga frymë pozitive, sepse atje Virgjëresha Mari u ngjit në Parajsë, gjë që krijoi një bum të vërtetë turistik për Sirinxhe.

"Është hera e parë që kjo ndodh në sezonin e dimrit. Ka njerëz të cilët mendojnë se energjia e fshatit Sirinxhe është shumë e fuqishme. Ata besojnë se do të shkojnë në një destinacion tjetër kozmik", deklaroi Ilkan Gulgun, një banor.

Sirinxhe është i famshëm gjithashtu për verën vendase.

Një prodhues, Erkan Onoglu ka ndërmend të prodhojë "Verën e Apokalipsit" për 21 dhjetorin, fundi i botës sipas një interpretimi nga kalendari Maya.

ANKARA - KAFEJA TURKE SI PJESË E TRASHËGIMISË KULTURORE TË 'UNESCO'-s!

Turqia ka aplikuar për pranimin e kafesë së saj të famshme në regjistrin e ''UNESCO''-s për Trashëgiminë e Paprekshme Kulturore, njoftuan media lokale.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, Anadolli, ministria turke e Kulturës po përgatit një peticion zyrtar për organizatën me qendër në Paris, që kjo e fundit ta pranojë kafenë turke, një përbërje e trashë e zezë e përgatitur pa flitrim të materialit pluhur dhe që shijohet më mirë me sheqer, si "një demonstrim të gjallë" të trashëgimisë kulturore të vendit.

Peticioni përfshin po ashtu një kërkesë për një njohje dhe pranim të posaçëm për ''Mesir Macunu'', një preparat mjekësor i përgatitur nga bimët dhe erzat, tepër popullor në qytetin turk të Manisas.

ITALI - KRYEVEPËR ARTI PËR PRESIDENTIN OBAMA!

Një artist italian i cili ka si element bazë dheun për punën e tij, Dario Gambarin ka realizuar një vepër arti të posaçme dhe tepër specifike dedikuar presidentit amerikan, Barack Obama, në një terren fushor që është pronë e familjes së tij, në afërsi të qytetit verior italian, Verona.

Gambarin, i cili ka realizuar një portret kolosal të presidentit amerikan në vitin 2009, e ka pasur edhe një herë kandidatin demokrat si subjekt për frymëzimin e tij artistik.

Artisti u shpreh se të gjitha punimet e tij i realizonte përmes përdorimit të një mjeti bujqësor traktor dhe se këto vepra arti mund të shikoheshin vetëm duke fluturuar në qiell, mbi to dhe se nuk bënte përgatitje apo matje fillestare për asnjërën prej tyre.

ITALI - PROTESTË MBI KUPOLËN E KATEDRALES SË SHËN PJETRIT!!!

Ka fjetur mbi kupolën e Shën Pjetrit një sipërmarrës nga Trieste, i cili dje në Romë u ngjit mbi Kupolën e Madhe për herë të dytë pas dy muajsh.

Marcello Di Finizio, i cili nga ora 17:00 e ditës së djeshme po zhvillon protestën e tij mbi tempullin e krishtërimit, pasi arriti që të hipte përmes njërës nga dritareve deri në majë të një prej Kupolave të Mëdha, ku vendosi edhe një banderolë gjigante ku shkruhej: ''Ndihmë!!! Ndal Montit, ndal Evropës, ndal multinacionalizmave. Po na zhdukni të gjithëve. Zhvillimi??? Kjo është një masakër sociale''.

ITALI - POLICIA NË NDJEKJE TË NJË PITONI!!!

Një valë e dukshme paniku përfshiu sot një rajon të Romës, më saktë lagjen Torpignatara, ku dy gjarpërinj të llojit piton, u panë të zvarriteshin nëpër rrugët kryesore të zonës mëngjesin e sotëm, njoftuan pak më parë burime policore italiane.

''Njëri prej dy pitonëve u gjet dhe u kap ndërsa tjetri nuk është gjetur ende'', njoftuan burimet policore.

Burimet po ashtu shtuan se ishte e mundur që pitonët të ishin braktisur tek hyrja e një dyqani kafshësh ekzotike, në orët e para të mëngjesit të sotëm, para se dyqani të hapej dhe veçuan se forcat e policisë ''ishin vënë në ndjekje të pitonit tjetër''.

FRANCË - ARRATIA E NJË KANGURI!!!

Një kangur në arrati në Charente, distrikt në lindje të Francës.

''Një ekzemplar kanguri i llojit ualaby, specie me një masë trupore më të vogël se marsupiali australian, u largua nga një fermë private për rritjen e kangurëve dhe u zbulua tek vërdallisej pranë një arteriejeje kryesore të infrastrukturës rrugore të rajonit'', njoftonte e përsitshmja lokale ''Charente Libre'', në faqen e saj të internetit.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e zjarrfikësve, duke qenë se banorët u trembeshin incidenteve që kanguri mund të shkaktonte, por pavarësisht disa përpjekjeve të tyre ata nuk arritën ta kapnin.

''Nuk diskutohet që është jashtëzakonisht i lëvizshëm'', tha me ironi një prej zjarrfikësve të angazhuar në ''gjueti''.

Sipas disa dëshmitarëve, kanguri ishte larguar, duke hyrë ''me kapërcime në ajër në një fushe të mbjellë me luledielli''.

Fermat për rritjen e kangurëve ualabi po marrin shumë popullaritet në Francë, falë thjeshtësisë së përkujdesit mjekësor për të cilin ka nevojë kjo lloj specie dhe hapësirës jo të madhe për të cilën ka nevojë.

GJERMANI - TETOR ME DËBORË NË SAKSONI, NDODH VETËM 1 HERË NË 40 VJET!

Edhe në Gjermaninë e ftohtë duket se një eksperiencë e tillë ndodhkërka vetëm një ose dy herë në jetë: të bjerë dëborë gjatë muajit tetor.

Fundjavën e kaluar, gjermanët mesa duket u gjendën përballë femomenin ''Dimër'', me të ftohtin mpirës, me rënie drastike të temperaturave, ku në Lindje të vendit ishte rekord prej 20 gradësh, por edhe me mundësinë, që krejt papritur të nxirrnin nga 'Keller'-i, (kantina në gjuhën gjermane, shën. i përkth.) skitë dhe slitat e borës.

Nga një temperaturë vjeshtore prej 20 gradësh, termometri ka zbritur drastikisht në zero, me reshje të dendura debore, kryesisht në Saksoni.

''Rënia e temperaturave përbën një rekord më vete. Diçka e tillë ndodh vetëm një herë në 40 vjet'', deklaroi meteorologu Christoph Hartmann, për Dpa.

Në rajonin e maleve Erzgebierge, në kufi mes Saksonisë dhe Bohemisë, është regjistruar një nivel reshjesh dëbore deri në 36 centimetra, rekord federal.

Ndërkohë temperatura më e ulët e regjistruar, përgjatë natës së të shtunës, arrinte në -16,9 gradë.

Edhe në Berlin temperaturat kanë pësuar oshilacione të forta nga 5 deri në -3 gradë Celcius, ndërkohë që priten përmirësime.

GREQI - PA KUPON TATIMOR MUND TË IKËSH NGA RESTORANTI, BARI APO DYQANI EDHE PA PAGUAR!

Ministria greke e Zhvillimit do paraqesë shumë shpejt një normativë në bazë të së cilës klientët e restoranteve, bareve apo të dyqaneve mund të largohen edhe pa paguar për atë çka kanë konsumuar apo blerë nëse më parë nuk marrin një kupon të rregullt tatimor, njoftoi sot e përditshmja greke ''Kathimerini'', e cila shtonte se ''kjo masë e paprecedent është në kuadër të eliminimit të evazionit fiskal dhe mund të vihet në zbatim duke nisur që nga java e ardhshme''.

Në rregullat e reja të tregut që Greqia duhet të verë në zbatim, të cilat janë pjesë e Memorandumit të nënshkruar nga Athina me kreditorët ndërkombëtarë, përfshihet edhe normativa që i jep konsumatorit të drejtën të mos paguajë çka ka konsumuar apo blerë nëse shitësi apo ofruesi i shërbimit apo mallit në fjalë nuk i jep më parë një faturë të rregull tatimore, një kupon që tregon qartë çmimin dhe sasinë e konsumuar apo blerë të një produkti të caktuar.

Për më tepër, gjithmonë në bazë të normativës së sipërpërmendur, bareve dhe restoranteve do t'u duhet ta paraqesin shumë qartë në menunë e tyre këtë të drejtë të konsumatorëve.

RUSI - NJË VILË NË FORMË ANIJEJE KOZMIKE PËR NAOMI CAMPBELL

Një vilë e gjitha me ngjyrë të bardhë dhe me formën e një anijeje kozmike, me dy kulla prej 22 metrash lartësi secila, do të ndërtohet në mes të pishave dhe panoramës së Rubliovkas, zona rezidenciale e elitës ruse në periferi në Moskës, kjo është dhurata e ardhshme e dasmës që oligarku rus Vladislav Doronin do t'i bëjë partneres së tij, top modeles Naomi Campbell, sipas tabloidit ''Komsomolskaja Pravda''.

Projekti, aktualisht në fazën e realizimit, mban firmën e arkitektetes së famshëm me origjinë irakiane Zaha Hadid, që ka realizuar edhe projektin e muzeut Maxxi në Romë.

Vila, me vetrata të mëdha xhami dhe veshje të brendshme prej druri, do të jetë e pajiur me pishinë, palestër, banjo turke dhe ruse, ndryshe e quajtur Hamam.

Kostoja nuk është ende e qartë por banesa më e shtrenjtë në zonën Rubliovka kushton rreth 74 milionë dollarë.

AUSTRI - NJË ENGJËLL I RIKTHEN GJYSHES ... 390.000 EURO!

Ndodh në Vjenë, ku një drejtues autobusi linje të zakonshme shndërrohet në ''engjëllin mbrojtës'' të një gjysheje duke i rikthyer asaj 390 mijë euro.

Në stacionin e fundit të linjës Wolfgang R. kishte vënë re një çantë plot me kartmonedha që ishte braktisur në ndenjësen pas vendit të drejtuesit të autobusit dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Falë një shenje dhe fature bankare të gjetur në brendësi të çantës u lokalizua pronarja e saj, që rezultoi të ishte një grua e moshuar, e cila u tregoi forcave policore se e kishte harruar çantën me të gjitha kursimet e jetës së saj në autobus.

BRITANI - ALO, SI ËSHTË KATE? JAM... MBRETËRESHA!

Një femër që prezantohet si vetë Mbretëresha Elisabeta II, gjatë një telefonate në spitalin ''King Edward VII'' në Londër, ku që prej të hënës ndodhet Kate Middleton, ka arritur të informohet me hollësi mbi gjendjen shëndetësore të Dukeshës së Kembrixhit.

Ky episod ka shkaktuar një alarm të pazakontë dhe ishte shtysë për verifikime të rrufeshme të shërbimeve të sigurisë, të cilët po përpiqeshin të kuptonin se si stafi i spitalit privat arriti të binte viktimë e një kurthi të tillë, të organizuar nga një radio australiane.

''King Edward VII'' është spitali ku marrin ndihmën mjekësore e gjithë familja mbretërore, ndaj rredhimisht, standartet e sigurisë dhe garantimi i privacisë janë jashtëzakonisht të larta.

Megjithëse e konfirmuan të gjithë ngjarjen, zyrtarët e lartë të insitucionit të shëndetësisë kanë garantuar se kujdesi dhe vëmendja do të jetë në një nivel të jashtëzakonshëm që sot e tutje, pavarësisht kësaj nuk është bërë asnjë koment nga pallati mbretëror apo nga zëdhënësit e William dhe Kate.

ZELANDË E RE - MIQTË TANË ME KATËR PUTRA I PËRSHËNDESIM NË TIMON!

Në Zelandën e Re, edhe miku më i mirë i njeriut që ka katër putra mund të drejtojë një automjet, falë një programi të posaçëm.

Mark Vette, përgjatë dy muajve, u mësoi tre qenve si të drejtonin një automjet duke treguar qartë se sa talent kishin kafshët e braktisura.

Ideja erdhi nga një agjenci publiciteti, "DraftFCB" të cilës marka e automjeteve "Mini" i kërkoi një fushatë për të luftuar paragjykimet ndaj qenve të braktisur.

Porter, Monty dhe Ginny mësuan të ulen mbi sediljen e drejtuesit.

Qentë filluan trajnimin e tyre në një automjet lodër, në mënyrë që të mësoheshin me komandat bazë, para se të hipnin mbi një veturë të vërtetë.

Mark Vette theksoi se fillimisht ishte e pabesueshme, por "nxënësit" përballuan sfidat.

KINË - MBI 100 MILIONË KOPJE BIBLASH TË BOTUARA NGA E NJËJTA SHOQËRI!

Kina është bërë vendi i parë në Botë për sa u takon biblave të boturara, njoftoi sot agjencia kineze e lajmeve Hsinhua, që theksoi po ashtu stampimin e kopjes së 100 miliontë të një bible në Nanchino, qytet lindor kinez, ku ndodhen zyrat qendrore të të vetmes tipografi të autorizuar në vend për shtypjen e Bibilave.

Kompania ''Amity PrintingCo.Ltd'' ka njoftuar, përmes presidentit të saj Qiu Zhonghui, se kishte realizuar edhe shptyjen tipografike të ekzemplarit të 100 miliontë të një blible, në muajin korrik.

Kjo shoqëri është një ''joint venture'' mes një fondacioni kinez dhe ''United Bible Societies'' dhe boton kopje biblash që prej vitit 1998, me në thelb një mostaksim sipas një politike specifike të qeverisë kineze.

HONGKONG - PAGUANI VETËM NËSE NUK PËRMBUSHET PROFECIA!

Si menu 'Fundi i Botës' paraqitet nga një restorant në Hongkong.

Rrjeti ''Flagship Aqua Restaurant Group'' ka vendosur të organizojë për mbrëmjen e 21 dhjetorit, që sipas profecisë së fiseve Maja, pritet të përputhet me fundin e Botës, një darkë me gjashtë pjata me një kosto prej 2.112,12 dollarë të Hongkongut për persona, rreth 211 euro, shifër që rikujton datën e parashikuar nga Majat.

Pronari i rrjetit të restoranteve u ka bërë të ditur të gjithë mysafirëve të mundshëm se atyre do t'u duhet të paguajnë faturën vetëm nëse fundi i botës nuk do të jetë pikërisht atë mbërmje.

Nëse profecia e Majave do të rezultojë e vërtetë atëherë çdo ushqim do të jetë një dhuratë nga restoranti.

Pjesa më e mirë e mbrëmjes pritet të jetë ëmbëlsira, një mus prej çokollate i zbukuruar me ar 24 karatësh.

Ndërkohë ende nuk dihet se sa persona 'do të binë në grep' për të prenotuar darkën e kushtueshme që sigurisht do t'u duhet ta paguajnë, duke qenë se mbeten ende të shumtë edhe në Kinë ata të cilët mendojnë se pas profecisë së Majave mund të ketë diçka të vërtetë dhe rrjedhimisht mund të vërtetohet ndonjë ngjarje e jashtëzakonshme që mund të tronditë mbarë planetin tonë.

Ideja që 21 dhjetori 2012 presupozohet të jetë fundi i botës e ka prejardhjen nga një interpretim i kalendarit të Majave, ku thuhet se pikërisht në këtë ditë do të ndodhë një ngjarje e jashtëzakonshme që do të krijojë një shkëputje të plotë me të shkuarën.

Por skeptikët, mbi të gjitha ekspertët dhe shkencëtarët e kanë shpjeguar në një mënyrë tjetër atë që nga Majat presupozohet të jetë fundit i botës, ndërkohë që ata thonë se është vetëm mbyllja e një epoke dhe fillimi i një tjetre.

/trt/
Muslimanja
Muslimanja
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 601
Piket : 1929
Respekti : 9
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 45
Vend ndodhja : Tirane

http://islami-puke.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi