Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_lcapKrijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Voting_barKrijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_lcapKrijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Voting_barKrijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_rcap 
Albani (761)
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_lcapKrijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Voting_barKrijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_lcapKrijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Voting_barKrijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_rcap 
emine (509)
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_lcapKrijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Voting_barKrijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_rcap 
Era (387)
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_lcapKrijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Voting_barKrijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_rcap 
Redi (338)
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_lcapKrijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Voting_barKrijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_rcap 
Visiana (198)
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_lcapKrijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Voting_barKrijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_rcap 
iDa (175)
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_lcapKrijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Voting_barKrijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_rcap 
Esila (153)
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_lcapKrijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Voting_barKrijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_rcap 

Kush është në linjë
44 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 44 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_lcap3%Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_rcap 3% [ 1 ]
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_lcap14%Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_rcap 14% [ 5 ]
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_lcap11%Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_rcap 11% [ 4 ]
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_lcap58%Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_rcap 58% [ 21 ]
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_lcap0%Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_rcap 0% [ 0 ]
Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_lcap14%Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut

Shko poshtë

Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut Empty Krijimtaria teologjike e Hafiz Ibrahim Dalliut

Mesazh nga iDa Fri Dec 28, 2012 9:55 am

Nga: Xhemal Balla



Në këto radhë do mundohem të sjell figurën e ndritur të klerikut të mirënjohur tiranas, mësuesit tim Hafiz Ibrahim Dalliu, që dha një kontribut të çmuar në drejtim të fesë islame dhe të lirisë e pavarësisë së vendit.

Kultura shqiptare në thelb ruajti fizionominë e vet kombëtare në periudhën e gjatë të sundimit osman, pavarësisht përhapjes së Islamit. Identiteti kulturor prezantohet tek shqiptarët si faktor qendror në mënyrën e jetesës sipas përkatësisë fetare, por në sfondin e kulturës shqiptarët mbetën të bashkuar, në bazë të tolerancës ndërfetare.

Pas vitit 1912 vendi kaloi shumë luftëra, kryengritje e peripeci të tjera për të ruajtur pavarësinë. Krijimi i këshillit të ylemave (dijetarëve) në kongresin mysliman të vitit 1929 hartoi e projektoi një organizim të ri islam, që mbronte interesat e gjithë shqiptarëve myslimanë, krijoi shtypin e pavarur, revistën “Zani i Naltë”, e më vonë kulturën islame nëpërmjet të cilave jepeshin orientime se si të zbatoheshin ligjet e islamit. Të gjitha këto bëheshin në gjuhën shqipe. Roli i H. Dalliut në këtë drejtim është jashtëzakonisht i madh për mendimet e tij të avancuara në interpretimin bashkëkohës të ligjeve fetare.

Ka marrë përsipër detyra fetare nga më të thjeshtat për kulturën që kishte. Herë ka marrë detyrën e imamit të xhamisë, herë si vaiz (predikues) e deri si mësues i lëndëve fetare në Medresenë e Tiranës, por edhe drejtor i kursit për imam xhamiash. Krahas këtyre detyrave ka bërë një punë të shkëlqyer në përkthimin e literaturës fetare në gjuhën shqipe si dhe me veprat origjinale të tij. H. Dalliu i botoi në gjuhën shqipe jo vetëm se ato kuptohen më mirë në gjuhën amtare, po edhe sepse gjuha është një ndër elementet kryesore të ekzistencës së kombit. Ajo shërbeu si përçuese e aspiratave shpirtërore të besimtarëve përpara Zotit lidhur ngushtë me ato për liri e pavarësi. Prandaj ai mbetet në historinë e popullit shqiptar, në mendimin e kulturës dhe gjuhës shqipe, në transmetimin e saktë të ligjeve të fesë islame, mbështetur në traditën e zakonet e popullit shqiptar si shembull frymëzimi për brezat që vijnë në kryerjen e detyrës fisnike e me përgjegjësi si klerik, mësues e përkrahës në shërbim të njerëzve pa dallim.

H. Dalliu u përpoq që të mbajë gjallë jo vetëm frymën hyjnore të besimtarëve myslimanë, por edhe shpirtin shqiptar, kulturën shqiptare me gjuhën shqipe. Ai ka përdor alfabetin arab të shqipëruar, me gjithë vështirësitë që mbarte, sepse të dy gjuhët nuk bëjnë pjesë në një familje gjuhësore. Hafizi është përpjekur që edhe Kurani të lexohet me shkronja të alfabetit shqip. Edhe këto ndihmuan sadopak në ruajtjen, kultivimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe. Ai shkruajti edhe Mevludin në gjuhën shqipe që të gjithë besimtarët në ceremoninë fetare ta kuptonin përmbajtjen kur bëhet fjalë për ekzistencën e Një Zoti të vetëm, lavde për profetin Muhamed, paqja e shpëtimi qoftë mbi të si dhe lutjet që drejtohen për falje e mëshirë ndaj Krijuesit. Në përgjithësi janë ruajtur zakonet e jetës familjare, harmonia e tyre tradicionale si një thesar i çmuar i një trashëgimie të madhe kulturore, me veçori origjinale të padiskutueshme. Në këtë drejtim Hafizi ishte bashkëkohor se nuk lejonte imitim nga të huajt nën petkun fetar.

Të qënit e shqiptarëve me shumicë myslimane tregon dy gjëra me shumë rëndësi për historinë shqiptare. E para është se, në mesin e shqiptarëve nuk ka pasur dhunë fetare me rastin e islamizimit të tyre. E dyta është se kjo tolerancë fetare te shqiptarët i ka shumë borxh besimit islam sepse askund në histori përveç trillimeve të ndryshme, te shqiptarët nuk haset ndonjë dhunë ndaj besimeve të tjera e bërë nga myslimanët[1].

H. Dalliu në burimet islame nga Kurani, Suneti dhe ligjet islame thekson tolerancën, mirëkuptimin me të tjerë, pa dallim feje, me të cilët kishte krijuar respekt të ndërsjelltë. Ai përdor hadithin e Profetit a.s. ku thuhet se myslimani nuk mund të vrasë, të bëjë amoralitet, të prishë apo të bëjë ndonjë vepër të shëmtuar, pasi nëse bën një vepër të tillë ai më nuk është mysliman.

Te ky teolog intelektual të binte në sy lufta kundër konservatorizmit, lidhur me idetë e vërteta të transmetimit të ligjeve fetare në përshtatje me realitetin. Shohim të gërshetuar mirë punët e teologut të vërtetë me atë të publicistit patriot. Me durim të madh dhe merakun për një punë të pastër, duke mos kursyer nga mjetet financiare të tij, të gjitha botimet i shpërndau falas. Për të nuk kishte kuptim jeta pa pjesëmarrjen e përditshme në mesin e popullsisë. I vendosur dhe trim në predikimet e tij ai asnjëherë nuk mbeti brenda kuadrit fetar. Hafizi nxiste edukatën, formonte te tiranasit atë përgatitje e interes të domosdoshëm për të dalë nga analfabetizmi e injoranca në besim.

Vetëm me një kulturë të pasur islame në gjuhën shqipe, Hafizi ishte i mendimit se mund t’i bëhej ballë agresionit kulturor të të huajve, të cilët përpiqeshin të asimilonin popullin shqiptar sipas besimeve.



H. Dalliu me gjithë vështirësitë që u përball në punën e tij, në moshën më të bukur të jetës, përjetoi torturat e burgut, por nuk u ndal në punën e tij të krijimtarisë dhe të përkthimit të veprave fetare. Vepra madhore e tij, përkthimi dhe komenti i Kuranit është një nga vlerësimet më të mëdha brenda e jashtë vendit, në të cilën e shohim Hafizin si një teolog me kulturë të gjerë, që mban një qëndrim korrekt dhe plot respekt për fjalën e Zotit- Kuranin. Aktiviteti i tij në fushën e fesë si studiues, përkthyes dhe me krijimet origjinale e bënë hafizin që të zërë një vend të nderuar ne rrethin e klerikëve. Ai shquhej për zotërimin e gjuhëve orientale si dhe të zotërimit të mirë të gjuhës amtare, të cilën e vuri në shërbim të kulturës moderne të kohës, duke përkthyer saktë vepra fetare, nga të cilat myslimanët shqiptarë u orientuan drejt, duke shmangur shtesa e risi që vinin nga të huajt.

Megjithëse i veshur me petkun e klerikut, dëshironte të ishte mësues për tiranasit, nëpunës i gjuhës dhe alfabetit shqip në shkollë e jashtë saj. Puna e tij në parim nuk dilte jashtë kuadrit të shoqërisë dhe momenteve historike që po kalonte ajo. H. Ibrahim Dalliu shquhesh për mprehtësi natyrore, me etje për të dhënë dije e kulturë fetare në gjuhën shqipe, guximtar e këmbëngulës, praktik që kërkonte gjithmonë të rrethohej nga njerëz që e pëlqejnë, e dëgjojnë dhe e çmojnë.

Viti 1930 e gjeti Hafizin me një pjellori botimesh, kryesisht libra të përkthyer në shqip dhe vepra origjinale të tij: “Ajka e kuptimeve të Kurani Qerimit”, “Ç’është islamizmi”, “Morali”, “Besimet e myslimanëve”, “Ilmihali”, “Texhvidi”, “Dhantia e Ramazanit”, “Udha Muhamedane”, “Elmia dhe jeta e të madhit Muhamed”, “Libri i së falmes hadithi”, “Besimet e myslimanëve” etj.

Në përkthimet e tij spikat qartë gjuha e pasur, qartësia e mendimit, me një stil tërheqës që paraqesin një interes gjuhësor jo të vogël për lexuesit.

Ndër veprat origjinale madhore vlen të përmendim interpretimin e Kuranit. Me këtë vepër i tregoi teologëve bashkëkohës forcën e tij saqë u detyruan të miratojnë botimin në Këshillin e Naltë të Komunitetit Mysliman. Tek ai duken qartë njohuri fetare e shkencore dhe thellësia e mendimit. Ai i analizon nga ana etimologjike, fonetike, morfologjike si njohës i mirë i gjuhës shqipe dhe asaj arabe. Njohja e këtyre dy gjuhëve përbën bazën për përkthimin e një vepre në gjuhën arabe në atë shqipe.

H. Dalliu spikat në kohën e tij me këto botime të rëndësishme fetare. Ai ka meritën që i trajtoi dhe shkencërisht shumë probleme fetare e dha mendime të sakta e të vlefshme për besimtarët. Si mësues i lëndëve fetare në Medresenë e Tiranës u shqua nga mendimi i thellë e arsyetimi bindës i lëndës për nxënësit e tij. Në pyetje e diskutime për interpretimin origjinal të Kuranit, hafizi analizonte me pasion, i qetë e plot autoritet, por dhe shumë thjeshtë. Nxënësit kishin në duar dhe botimet fetare të hafizit në gjuhë shqipe, që luanin rol të rëndësishëm si tekste mësimore.

Nëpërmjet përkthimit të veprave fetare në gjuhën shqipe, hafizi përdori forcën e gjuhës amtare në funksion të çështjes së unitetit kombëtar. Në këtë mënyrë hafizi, unitetit të besimit tek Zoti, i jepte dhe një kuptim tjetër të rëndësishëm në unitetin për mbrojtjen e tokës tyre të shenjtë. Myslimani shqiptar për hafizin ishte në funksion të çështjes kombëtare.

Hafiz Dalliu mbetet një nga teologët më të shquar shqiptar të shekullit XX. Jeta dhe vepra e tij janë shembull për brezat e ardhshëm. Ai është simbol i qëndrimit dhe guximit, i atdhetarizmit të zjarrtë, klerikut modest, i pastërtisë morale, i edukatorit të palodhur që kurdoherë dhe mbi çdo gjë vuri besimin tek Zoti dhe dashurinë për Atdheun.




--------------------------------------------------------------------------------


[1]Revista Universi, nr.5, fq.99

/Drita Islame/
iDa
iDa

Numri i postimeve : 175
Piket : 567
Respekti : 100
Date e hyrjes : 10/06/2011
Mosha : 33
Vend ndodhja : Durres

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi