Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
TURQIA DHE BALLKANI EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
TURQIA DHE BALLKANI EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
TURQIA DHE BALLKANI EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
TURQIA DHE BALLKANI EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
TURQIA DHE BALLKANI EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
TURQIA DHE BALLKANI EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
TURQIA DHE BALLKANI EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
TURQIA DHE BALLKANI EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
TURQIA DHE BALLKANI EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
TURQIA DHE BALLKANI EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
TURQIA DHE BALLKANI EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
TURQIA DHE BALLKANI EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
TURQIA DHE BALLKANI EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
TURQIA DHE BALLKANI EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
TURQIA DHE BALLKANI EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
TURQIA DHE BALLKANI Vote_lcapTURQIA DHE BALLKANI Voting_barTURQIA DHE BALLKANI Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
TURQIA DHE BALLKANI Vote_lcapTURQIA DHE BALLKANI Voting_barTURQIA DHE BALLKANI Vote_rcap 
Albani (761)
TURQIA DHE BALLKANI Vote_lcapTURQIA DHE BALLKANI Voting_barTURQIA DHE BALLKANI Vote_rcap 
Muslimanja (601)
TURQIA DHE BALLKANI Vote_lcapTURQIA DHE BALLKANI Voting_barTURQIA DHE BALLKANI Vote_rcap 
emine (509)
TURQIA DHE BALLKANI Vote_lcapTURQIA DHE BALLKANI Voting_barTURQIA DHE BALLKANI Vote_rcap 
Era (387)
TURQIA DHE BALLKANI Vote_lcapTURQIA DHE BALLKANI Voting_barTURQIA DHE BALLKANI Vote_rcap 
Redi (338)
TURQIA DHE BALLKANI Vote_lcapTURQIA DHE BALLKANI Voting_barTURQIA DHE BALLKANI Vote_rcap 
Visiana (198)
TURQIA DHE BALLKANI Vote_lcapTURQIA DHE BALLKANI Voting_barTURQIA DHE BALLKANI Vote_rcap 
iDa (175)
TURQIA DHE BALLKANI Vote_lcapTURQIA DHE BALLKANI Voting_barTURQIA DHE BALLKANI Vote_rcap 
Esila (153)
TURQIA DHE BALLKANI Vote_lcapTURQIA DHE BALLKANI Voting_barTURQIA DHE BALLKANI Vote_rcap 

Kush është në linjë
51 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 51 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

TURQIA DHE BALLKANI Vote_lcap3%TURQIA DHE BALLKANI Vote_rcap 3% [ 1 ]
TURQIA DHE BALLKANI Vote_lcap14%TURQIA DHE BALLKANI Vote_rcap 14% [ 5 ]
TURQIA DHE BALLKANI Vote_lcap11%TURQIA DHE BALLKANI Vote_rcap 11% [ 4 ]
TURQIA DHE BALLKANI Vote_lcap58%TURQIA DHE BALLKANI Vote_rcap 58% [ 21 ]
TURQIA DHE BALLKANI Vote_lcap0%TURQIA DHE BALLKANI Vote_rcap 0% [ 0 ]
TURQIA DHE BALLKANI Vote_lcap14%TURQIA DHE BALLKANI Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


TURQIA DHE BALLKANI

Shko poshtë

TURQIA DHE BALLKANI Empty TURQIA DHE BALLKANI

Mesazh nga emine Fri Dec 28, 2012 9:49 am

Turqia duhet të vijojë zhvillimin e bashkëpunimit rajonal me vendet e Ballkanit brenda një game të gjerë me bazë institucionale, sektoriale dhe specifike në përshtatje me realitetin e sotëm në Ballkan.
Turqia, një vend ky që përpiqet me vendosmëri për arritjen e një klime paqeje të qëndrueshme si në anën e saj lindore ashtu edhe në atë perëndimore, është tepër e rëndësishme, madje kritike, që të vazhdojë të japë edhe në vijim mbështetjen e saj për politikat e politikanët pro reformave dhe paqes në Ballkan. Rruga më e sigurt për të garantuar progresin në Gadishullin Ballkanik kalon nga demokratizimi i rajonit dhe ngritja në nivele më të larta e zhvillimit ekonomik të tij.


Sipas Dr. Erhan Tyerbedarit, ballkanolog pranë Fondacionit Turk të Kërkimeve mbi Politikat Ekonomike (TEPAV), përveçse të ofrojë mbështetje politike për politikanët aspirues të reformave në Ballkan, Turqia duhet ta intensifikojë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik aktual me vendet ballkanike dhe t'i nxisë biznesmenët turq për të investuar më tepër në rajon. Megjithëse në 12 vitet e fundit Turqia ka shënuar sukses të konsiderueshëm në marrëdhëniet ekonomike me Ballkanin, suksesi në fjalë nuk është shtrirë në mënyrë të barabartë tek të gjitha vendet e rajonit. Përgjithsësisht në të kaluarën afaristët turq i kanë vlerësuar vendet e Ballkanit Përëndimor si tregje të vegjël dhe për këtë arsye nuk kanë shfaqur interes të mjaftueshëm pë to. Por nëse Ballkanit Perëndimor do t'i qasen me një këndvështrim të nivelit rajonal, atëherë biznesmenët turq do të shikojnë se investimi në këtë rajon do të jetë më joshës. E thënë ndryshe, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhen trajtuar veç e veç, apo një e nga një, por si një e tërë ose si një treg i vetëm me kapacitet 24,7 milionë banorë.


Në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë, ekziston përkrahje e gjerë për çështjen e integrimit të institucionet euroatlantike. Turqia, si një nga anëtaret më me peshë të NATO-s, duhet ta vazhdojë me ngulm mbështetjen e saj për aderimin e vendeve ballkanike në Aleancë. Nga ana tjetër, në kuadër të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal, Turqia duhet të renditet në krah të shteteve ballkanike edhe për sa i takon anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian.


Po ashtu nuk duhet hequr dorë në asnjë mënyrë nga synimi i mbrojtjes së historisë dhe kulturës turke në Ballkan. S'duhet harruar kurrsesi që turqit e Ballkanit dhe komunitetet e tjera farefisnore janë trashëgimia më e rëndësishme e Perandorisë Osmane në rajon. Janë pikërisht ata, që mbajnë në këmbë me gjithë gjallërinë e saj kulturën turke në Ballkan. Krahas kulturës, zhvillimi i bashkëpunimit gjithashtu në fushën e arsimit dhe shkencës mund të sjellë me vete një bashkëveprim politik mjaft pozitiv ndërmjet Turqisë dhe vendeve të Ballkanit.


Bosnjë-Hercegovina ka një pozitë të privilegjuar në Turqi. Lidhjet historike, kulturore dhe familjare, që ekzistojnë midis Turqisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, janë arsyeja themelore e interesit të veçantë të Turqisë për këtë vend të Ballkanit Perëndimor. Me anë të ndryshimit të Kushtetutës gjatë periudhës në vijim, ky vend ose do të kthehet në një shtet evropian modern shumë herë më i konsoliduar në vetvete, ose përçarja aktuale do të kërcënojë seriozisht integritetin territorial të vendit.


Mes qytetarëve boshnjakë nuk mund të themi se ka një konsensus lidhur me pamjen, që duhet të ketë vendi i tyre në të ardhmen. Turqia edhe këtej e tutje duhet të ofrojë të gjitha ndihmat dhe përkrahjen e saj të mundshme për eliminimin e problemeve politike në Bosnjë-Hercegovinë. Por këtë herë Ankaraja duhet të konstatojë një minimum, mbi të cilin mund të bien dakord që të tre elementët themelues të Bosnjë-Hercegovinës, dhe të ndërmarrë iniciativa përreth tij. Me fjalë të tjera: Në vend të ndryshimit rrënjësor të Kushtetutës, Ankaraja duhet ta vrasë mendjen për rregullime ligjore më të vogla, por shumë më të efektshme. Duke nxjerrë mësim nga e kaluara, ndoshta do të ishte më mirë sikur Turqia të mos përpiqej aq shumë për të gjetur një gjuhë të përbashkët njëkohësisht me të trija grupet etnike themeluese të Bosnjë-Hercegovinës, por në solidaritet me vendet perëndimore të zgjidhte fillimisht rrugën e investimit për eliminimin e problemeve ekzistuese ndërmjet boshnjakëve dhe kroatëve të Bosnjë-Hercegovinës. Sepse nga bërja më funksionale e entitetit të përbashkët të boshnjakëve dhe kroatëve mund të përfitojë e gjithë Bosnjë-Hercegovina. Por në këtë pikë shoqëria ndërkombëtare duhet të japë garanci se “pajtimi i ri”, që mund të arrihet mes boshnjakëve dhe kroatëve, në fazën e ardhshme do të zgjerohet në mënyrë që të përfshijë edhe serbët e Bosnjës. Falë ngritjes së një komisioni të pavarur mund të përcaktohen disa rregullime ligjore, që do të mundësojnë një Bosnjë-Hercegovinë më funksionale, rimëkëmbjen ekonomike dhe mbrojtjen e interesit kombëtar të të gjitha komuniteteve.


Ndërsa lidhur me zgjidhjen e krizës së kryemyftinisë në Serbi, Ankarasë do t'i duhet një bashkëpunim më i ngushtë me Beogradin. Për aq kohë sa nuk arrihet një konsensus i plotë midis Ankarasë, Beogradid dhe Sarajevës, zgjidhja e krizës në fjalë për kryemyftininë do të jetë tepër e vështirë. Sa i përket bashkëpunimit rajonal, edhe pse viteve të fundit Ballkani është përfshirë dashur-padashur në rrjetin e bashkëpunimit, nuk duhet harruar se ngjarjet e përjetuara në të shkuarën e largët dhe të afërt vazhdojnë të hedhin hije mbi marrëdhëniet reciproke të vendeve të rajonit. Veçanërisht shtetet derivate të ish-Jugosllavisë u afrohen me reagime të mëdha propozimeve për bashkëpunim, që të sjellin ndërmend një lloj integrimi rajonal. Duke vepruar me vetëdije të plotë për këtë realitet, me shumë dobi do të jetë sikur Turqia të vijojë zhvillimin e bashkëpunimit rajonal me vendet e Ballkanit brenda një game të gjerë me bazë institucionale, sektoriale dhe specifike.

/trt/
emine
emine

Numri i postimeve : 509
Piket : 1948
Respekti : 100
Date e hyrjes : 25/04/2011
Vend ndodhja : Turqi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi