Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_lcapRoli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Voting_barRoli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_lcapRoli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Voting_barRoli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_rcap 
Albani (761)
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_lcapRoli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Voting_barRoli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_lcapRoli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Voting_barRoli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_rcap 
emine (509)
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_lcapRoli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Voting_barRoli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_rcap 
Era (387)
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_lcapRoli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Voting_barRoli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_rcap 
Redi (338)
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_lcapRoli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Voting_barRoli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_rcap 
Visiana (198)
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_lcapRoli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Voting_barRoli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_rcap 
iDa (175)
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_lcapRoli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Voting_barRoli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_rcap 
Esila (153)
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_lcapRoli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Voting_barRoli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_rcap 

Kush është në linjë
50 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 50 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_lcap3%Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_rcap 3% [ 1 ]
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_lcap14%Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_rcap 14% [ 5 ]
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_lcap11%Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_rcap 11% [ 4 ]
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_lcap58%Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_rcap 58% [ 21 ]
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_lcap0%Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_rcap 0% [ 0 ]
Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_lcap14%Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti

Shko poshtë

Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti Empty Roli i Havasë në nxjerrjen e Ademit a.s nga xheneti

Mesazh nga emine Fri Dec 28, 2012 9:49 am

Pyetje:”A është e vërtetë se nëna jonë Havaja, është shkaku që babai ynë Ademi a.s u nxor nga xheneti? A është e vërtetë se ajo e joshi dhe e nxiti për të ngrënë nga pema e ndaluar, e për rrjedhojë nga privoi dhe ne pasardhësit e saj nga xheneti? A është e vërtetë se ajo është shkaku i vuajtjeve dhe halleve tona sot? Këtë pyetje e shtroj pasi dëgjoj shumë persona që ia adresojnë femrës të gjitha vuajtjet, se ajo qëndron pas çdo fatkeqësie. A ekziston ndonjë pasazh i shenjtë i cili e mbështet apo e hedh poshtë këtë pretendim? Presim një përgjigje të shtjelluar prej jush!”
Myfti: Shejh Jusuf Kardavi

Përgjigje:”Ti atribuosh femrës ose nënës tonë Hava, përgjegjësinë për vuajtjet e njerëzimit pasi ishte ajo që e joshi Ademin a.s për të ngrënë nga pema e ndaluar, nuk ka asnjë lidhje me islamin. Burimi i këtij mendimi është Teurati dhe është besimi i hebrenjve dhe të krishterëve, gjë të cilën e reklamojnë mendimtarët dhe poetët e tyre. Për fat të keq, u kanë vajtur pas dhe disa myslimanë duke i imituar verbërisht, pa u mbështetur në argumente.

Kushdo që lexon historinë e Ademit a.s në Kuran dhe i studion pasazhet e shpërndara që flasin për këtë ngjarje, kupton si më poshtë:

1 – Urdhëri hyjnor për të mos ngrënë nga pema e ndaluar u adresohej të dyve njëkohësisht, si Ademit a.s dhe Havasë.

“Ne thamë: “O Adem, jeto ti dhe gruaja jote në Xhenet dhe aty hani sa të doni e kur të doni, por mos iu afroni kësaj peme, se ndryshe do të bëheni të padrejtë”. (Bekare, 35)

2 – Ai që i joshi, i tundoi, i mashtroi dhe ua hodhi të dyve ishte shejtani i mallkuar. Thotë Zoti në Kuran:

“Shejtani i shtyu të gabojnë e i nxori nga lumturia ku ishin.” (Bekare, 36)

Në suren Araf, shohim që ofrohen detaje më të shumta rreth hileve dhe taktikave që përdori shejtani për ti joshur drejt pemës së ndaluar.

“Djalli u pëshpëriti, për t’ua zbuluar pjesët e turpshme të mbuluara të trupit të tyre dhe u tha: “Zoti juaj jua ka ndaluar pemën, vetëm që të mos bëheni engjëj ose të pavdekshëm.” Dhe iu betua atyre (duke thënë):“Vërtet, Unë jam për ju këshillues i sinqertë!” Dhe i mashtroi me dinakërinë e tij. Pasi e shijuan frutin, atyre iu zbuluan vendet e turpshme dhe nisën të mbulohen me gjethet e Xhenetit dhe Zoti i tyre i thirri: “A nuk jua kisha ndaluar atë pemë? A nuk ju pata thënë se djalli është vërtet armiku juaj i hapët?” Ata thanë: “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit”. (Araf, 20-23)

Kurse në suren Taha shohim që Ademi a.s trajtohet si përgjegjësi i parë lidhur me gjynahun dhe jo Havaja. Prandaj dhe kritika hyjnore i adresohej atij. Edhe pse e shoqja mori pjesë në këtë shkelje, pasazhet e Kuranit lënë të kuptohet që roli i saj nuk ishte në të njëjtin nivel me atë të Ademit a.s, sikur ajo ndoqi Ademin a.s në këtë akt.

“Ne bëmë besëlidhje edhe me Ademin më parë, por ai harroi, sepse nuk ishte i vendosur. Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, të gjithë u përulën, përveç Iblisit, i cili nuk pranoi. Pastaj thamë: “O Adem, me të vërtetë që ky është armiku yt dhe i gruas sate, prandaj mos e lini t’ju nxjerrë kurrsesi nga Xheneti, se pastaj do të vuani në mjerim! Këtu nuk do të mbetesh kurrë as i uritur e as i zhveshur, dhe nuk do të kesh as etje, as vapë.” Por djalli e cyti: “O Adem, a do të të tregoj pemën e përjetësisë dhe të një mbretërimi që nuk zhduket?” Kështu, ata të dy, (Ademi dhe Havaja), hëngrën nga ajo pemë e u ndërgjegjësuan për lakuriqësinë e tyre, prandaj nisën të mbulohen me gjethet e Xhenetit. Ademi nuk e zbatoi urdhrin e Zotit të vet, kështu që devijoi (nga rruga e drejtë). Pastaj, Zoti i tij e zgjodhi atë, ia pranoi pendimin, e udhëzoi.” (Taha, 115-120)

3 – Kurani deklaron se Ademi a.s u krijua nga Zoti për një mision të caktuar, që para se të krijohet dhe ky mision iu tregua dhe engjëjve, të cilët e morën sikur Zoti e kishte privilegjuar dhe favorizuar Ademin a.s mbi ta. Kjo ceket në suren Bekare dhe janë ajete të cilat tregojnë se çfarë ngjau para krijimit t Ademit a.s, para se të banojë në xhenet, para se të hajë nga pema e ndaluar etj...

“Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një mëkëmbës (që do të zbatojë ligjet e Zotit) në tokë”, ata thanë: “A do të vësh atje dikë që do të bëjë çrregullime e do të derdhë gjak në të, ndërkohë që Ne të madhërojmë, të lavdërojmë dhe të lartësojmë ashtu si të takon Ty?!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini”. Allahu ia mësoi Ademit emrat e çdo gjëje, pastaj ua paraqiti engjëjve dhe u tha: “Më tregoni emrat e tyre, nëse ajo që thoni është e vërtetë!” “Qofsh i lavdëruar! - thanë ata - Ne dimë vetëm atë që na ke mësuar Ti. Në të vërtetë, Ti je i Gjithëdituri, i Urti.” “O Adem, - tha Ai - ua trego atyre emrat e gjërave!” Kur ai ua tregoi emrat e tyre, Allahu tha: “A nuk ju kam thënë se vetëm Unë i di fshehtësitë e qiellit e të Tokës dhe vetëm Unë e di çfarë tregoni haptazi dhe çfarë fshihni?!” (Bekare, 30-33)

Në një hadith të saktë, thuhet se Ademi a.s dhe Musai a.s u takuan në botën e gajbit. Musai a.s u orvat t’ia adresojë atij vuajtjet njerëzimit, për shkak se hëngri nga pema e ndaluar, por Ademi a.s iu përgjigj se kjo ishte caktim i Zotit që para se të krijohej. Ai do të krijohej për të përmbushur misionin hyjnor të popullimit të tokës dhe ndërtimit të jetës sipas ligjeve hyjnore. Ai i tha Musait a.s se diçka të tillë e gjen dhe në Teurat.

Nga ky hadith, kuptojmë dy gjëra:

E para: Musai a.s fajësoi Ademin a.s dhe nuk fajësoi Havanë. Kjo tregon se pasazhet e Teuratit që ia faturojnë Havasë fajin e mëkatit të parë, janë manipuluar dhe shtuar përgjatë historisë.

E dyta: Zbritja e Ademit a.s dhe familjes së tij në tokë, ishte paracaktuar më parë, ishte shënuar në Ummul Kitab, që para se të krijohej Ademi a.s. Kjo krijesë e përgjegjshme dhe me vullnet të lirë, duhej të përmbushte misionin hyjnor në tokë.

4 – Xheneti ku jetonte Ademi a.s, ku ushqehej me ç’të donte dhe prej ku u hoq pas shkeljes së urdhrit hyjnor, nuk është domosdoshmërish xhenetit i amshuar, i përgatitur për të devotshmit në botën tjetër, atje ku ka gjëra që syri si ka parë, veshi si ka dëgjuar dhe nuk i ka vajtur në mendje njeriu. Dijetarët myslimanë kanë mospajtime lidhur me faktin nëse xheneti i Ademit a.s ishte xheneti i amshuar, apo ishte një parajsë tokësore. Kurani e përdor termin “xhenet” edhe për kopshte dhe ferma tokësore siç e gjejmë dhe në suren Kalem:”Ne i kemi vënë në provë ata (banorët e Mekës), ashtu siç i sprovuam të zotët e kopshtit (xhenetit) ...” (Kalem, 17)

“Dhe jepu atyre si shembull ndodhinë e dy njerëzve. Njërit prej tyre Ne i kishim dhënë dy kopshte (xhenete) vreshtash, që i kishim rrethuar me hurma e midis tyre kishim bërë fusha drithi.” (Kehf, 32)

Ibnul Kajjim i ka përmendur dy mendimet rreth kësaj çështjeje dhe argumentet e secilit në librin “Miftahu Dari Seade”.

Zoti e di më mirë!
emine
emine

Numri i postimeve : 509
Piket : 1948
Respekti : 100
Date e hyrjes : 25/04/2011
Vend ndodhja : Turqi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi