Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Prindërit mes fëmijës dhe internetit EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Prindërit mes fëmijës dhe internetit EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Prindërit mes fëmijës dhe internetit EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Prindërit mes fëmijës dhe internetit EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Prindërit mes fëmijës dhe internetit EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Prindërit mes fëmijës dhe internetit EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Prindërit mes fëmijës dhe internetit EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Prindërit mes fëmijës dhe internetit EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Prindërit mes fëmijës dhe internetit EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Prindërit mes fëmijës dhe internetit EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Prindërit mes fëmijës dhe internetit EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Prindërit mes fëmijës dhe internetit EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Prindërit mes fëmijës dhe internetit EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Prindërit mes fëmijës dhe internetit EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Prindërit mes fëmijës dhe internetit EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Prindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_lcapPrindërit mes fëmijës dhe internetit Voting_barPrindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Prindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_lcapPrindërit mes fëmijës dhe internetit Voting_barPrindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_rcap 
Albani (761)
Prindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_lcapPrindërit mes fëmijës dhe internetit Voting_barPrindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Prindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_lcapPrindërit mes fëmijës dhe internetit Voting_barPrindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_rcap 
emine (509)
Prindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_lcapPrindërit mes fëmijës dhe internetit Voting_barPrindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_rcap 
Era (387)
Prindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_lcapPrindërit mes fëmijës dhe internetit Voting_barPrindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_rcap 
Redi (338)
Prindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_lcapPrindërit mes fëmijës dhe internetit Voting_barPrindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_rcap 
Visiana (198)
Prindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_lcapPrindërit mes fëmijës dhe internetit Voting_barPrindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_rcap 
iDa (175)
Prindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_lcapPrindërit mes fëmijës dhe internetit Voting_barPrindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_rcap 
Esila (153)
Prindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_lcapPrindërit mes fëmijës dhe internetit Voting_barPrindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_rcap 

Kush është në linjë
49 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 49 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Prindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_lcap3%Prindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_rcap 3% [ 1 ]
Prindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_lcap14%Prindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_rcap 14% [ 5 ]
Prindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_lcap11%Prindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_rcap 11% [ 4 ]
Prindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_lcap58%Prindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_rcap 58% [ 21 ]
Prindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_lcap0%Prindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_rcap 0% [ 0 ]
Prindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_lcap14%Prindërit mes fëmijës dhe internetit Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Prindërit mes fëmijës dhe internetit

Shko poshtë

Prindërit mes fëmijës dhe internetit Empty Prindërit mes fëmijës dhe internetit

Mesazh nga emine Mon Dec 24, 2012 8:27 pm

Secili nga ata që gëzon statusin e prindit, padyshim që është përballur me kërkesa të çuditshme nga ana e fëmijëve të vet, kërkesa insistuese nga ana e tyre për të qenë të pranishëm on-line në botën e internetit. Teknologjia, ky tipar i ri i joni, kjo gjymtyrë e re e këtij homocyber-sapiens-i, ka modeluar perceptimin tonë për realitetin dhe në mënyrë të logjikshme ka përfshirë në këtë modulim edhe pasardhësit tanë. Sot në botë po ngrihen pikëpyetje të mëdha lidhur me sjelljen që duhet të ketë prindi në raport me kërkesat e fëmijëve për të qenë pjesë e audiencës virtuale, pikëpyetje të cilat aktivizohen nga vetë natyra shpesh kontradiktore me të cilën bota virtuale sot i ofrohet njeriut.

Në fakt, cila duhet të jetë mosha e përshtatshme në të cilën individi duhet t’i qaset botës së internetit? Kur duhet bërë, le të themi, emigrimi nga bota reale në atë virtuale? Sot rrjete sociale si Facebook kanë përcaktuar një kufi moshe deri në 13 vjeç për të pasur një llogari on-line, vende të tjera kanë moshën 14 vjeç e kështu me radhë. Ajo që është e rëndësishme është fakti se më shumë se sa mosha apo një kufi matematikor i saj, është përcaktimi i pragut të përgjegjshmërisë së individit në të kuptuarit të të dobishmes dhe të dëmshmes. Vetëm atëherë kur të arrihet dhe të kuptohet dëmi nga dobia e realitetit, atëherë individët mund të jenë më të lirshëm të përdorin internetin. Mosha poshtë këtij pragu është moshë e cila duhet monitoruar nga prindërit pasi në vetvete, fëmijët e para pubertetit, janë të prirur të shohin ngjarjet rreth tyre tashmë të komentuara nga prindërit apo të afërmit më të dashur. Fëmija nuk ka kapacitetin që të përballet me botën e imediates që interneti apo rrjetet sociale të ofrojnë. Shpeshtësia e ngjarjes dhe bombardimi i njëpasnjëshëm e trullosin fëmijën.

Prandaj edhe pro¬çesi i qasjes së fëmijëve me risitë teknologjike është një zgjatim i proçesit të përgjithshëm të edukimit. Ajo që vërehet si problematike, është ndjenja e dorëzimit të prindit përballë masivitetit të fenomenit. Sot, është e vështirë të përdoren praktika absolutiste të të ndaluarit të teknologjisë, por sot, është krejtësisht e mundshme të racionalizohet koha dhe cilësia e jetës on-line të fëmijëve. Gjithë çelësi qëndron tek institucioni i prindit dhe shkollës të cilat janë përcaktuesit më kryesore në proçesin edukues të fëmijës. Statistikat nga vendet perëndimore janë alarmante përsa i përket prezencës së fëmijëve në rrjetet sociale. Rreth 50% e fëmijëve në moshën deri 5 vjeç janë prezent on-line dhe rreth 40% e fëmijëve nën moshën 13 vjeç janë zotërues të një llogarie në Facebook. Po ashtu statistikat thonë se ky emigrim masiv i fëmijëve nga bota reale në botën virtuale ka prodhuar simptoma të rrezikshme për të ardhmen e tyre. Plogështi, vëmendje e shpërqëndruar, fokusim i dobët, depresion si dhe dëmtim i kujtesës afatgjatë, janë disa nga rezultatet e këtij emigrimi virtual të fëmijëve sot. Dëmit psiko-fizik të fëmijës i shtohet dëmi akoma më i madh i cili vjen si pasojë e cyber-kërcënimit, cyber-seksit e cyberofilive, cyber-krimit, cyber-manipulimit etj. E gjithë kjo pasi fëmija papritur ndodhet tashmë në një hiper mjedis social pa kufi e rregulla i cili e godet virtualisht atë në mënyrë të vazhdueshme.

Mirëpo struktura e sotme familjare ku prindërit janë të angazhuar gjithë ditën, e bën të vështirë menaxhimin e proçesit të edukimit. Këtu do të duhej të hynte në lojë shkolla si institucion dhe mësuesi po ashtu. Por e kundërta ndodh sot. Klasat e mbingarkuara me nxënës, mësues të cilët e konsiderojnë nxënësin vetëm si subjekt i punës që garanton rrogë dhe jo si individi i cili duhet formësuar, kanë bërë që fëmijët duke mos gjetur strehën e ngushëllimit tek prindërit e munguar dhe mësuesit e nxituar, të mund të zhyten në botën e bashkëmoshatarëve por tashmë në një digjitalizim të ndjenjave dhe marrëdhënieve. Tjetër mungesë thelbësore e cila ka çuar fëmijët drejt një vetëvrasjeje virtual, është mungesa e rretheve jashtë shkollore të sportit, letërsisë, arteve, shkencave ekzakte, religjioneve etj. të cilat do ta angazhonin fëmijën drejt zhvillimeve fiziko-morale dhe padyshim do të ngushtonin kohën e kotësisë dhe shkapërderdhjes. I gjithë ky proçes i strukturuar arsimor dhe postarsimor, do ta nxirrte fëmijën dhe individin në përgjithësi nga bota virtuale drejt asaj reale duke i dhënë një sens kuptimplotë përditshmërisë dhe produktivitetit.

E gjithë zgjidhja qëndron tek prindërit si bartës të të vetmit autoritet të qënësishëm edukimi të fëmijëve. Prindër të edukuar detyrimisht do të rrisin fëmijë të edukuar. Janë po prindërit e formuar të cilët kërkesave të pafundme të fëmijëve për të pasur këtë apo atë telefon, veshje, apo edhe llogari në Facebook për hir të faktit se të gjithë shokët e shoqet i kanë, do t’i përgjigjeshin me norma dhe rregulla jashtë materializmit të skajshëm dhe shpërqëndrimit të pandërprerë që shoqëria e sotme të ofron.
Redi Shehu
dritaislame
emine
emine

Numri i postimeve : 509
Piket : 1948
Respekti : 100
Date e hyrjes : 25/04/2011
Vend ndodhja : Turqi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi