Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Roli i muslimanëve në botën perëndimore EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Roli i muslimanëve në botën perëndimore EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Roli i muslimanëve në botën perëndimore EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Roli i muslimanëve në botën perëndimore EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Roli i muslimanëve në botën perëndimore EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Roli i muslimanëve në botën perëndimore EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Roli i muslimanëve në botën perëndimore EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Roli i muslimanëve në botën perëndimore EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Roli i muslimanëve në botën perëndimore EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Roli i muslimanëve në botën perëndimore EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Roli i muslimanëve në botën perëndimore EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Roli i muslimanëve në botën perëndimore EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Roli i muslimanëve në botën perëndimore EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Roli i muslimanëve në botën perëndimore EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Roli i muslimanëve në botën perëndimore EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Roli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_lcapRoli i muslimanëve në botën perëndimore Voting_barRoli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Roli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_lcapRoli i muslimanëve në botën perëndimore Voting_barRoli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_rcap 
Albani (761)
Roli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_lcapRoli i muslimanëve në botën perëndimore Voting_barRoli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Roli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_lcapRoli i muslimanëve në botën perëndimore Voting_barRoli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_rcap 
emine (509)
Roli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_lcapRoli i muslimanëve në botën perëndimore Voting_barRoli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_rcap 
Era (387)
Roli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_lcapRoli i muslimanëve në botën perëndimore Voting_barRoli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_rcap 
Redi (338)
Roli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_lcapRoli i muslimanëve në botën perëndimore Voting_barRoli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_rcap 
Visiana (198)
Roli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_lcapRoli i muslimanëve në botën perëndimore Voting_barRoli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_rcap 
iDa (175)
Roli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_lcapRoli i muslimanëve në botën perëndimore Voting_barRoli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_rcap 
Esila (153)
Roli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_lcapRoli i muslimanëve në botën perëndimore Voting_barRoli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_rcap 

Kush është në linjë
49 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 49 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Roli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_lcap3%Roli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_rcap 3% [ 1 ]
Roli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_lcap14%Roli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_rcap 14% [ 5 ]
Roli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_lcap11%Roli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_rcap 11% [ 4 ]
Roli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_lcap58%Roli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_rcap 58% [ 21 ]
Roli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_lcap0%Roli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_rcap 0% [ 0 ]
Roli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_lcap14%Roli i muslimanëve në botën perëndimore Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Roli i muslimanëve në botën perëndimore

Shko poshtë

Roli i muslimanëve në botën perëndimore Empty Roli i muslimanëve në botën perëndimore

Mesazh nga emine Thu Dec 20, 2012 1:54 pm

Mr. Xhemail Çupi

Muslimanët në botën perëndimore kanë dy role fundamentale: E para: Rol konstruktiv, duke qëndruar besnik dhe korrekt në rrugën e Allahut, duke reflektuar dashuri, sinqeritet dhe devotshmëri si në jetën private, në raport me familjen, gjithashtu edhe në shoqërinë që i rrethon dhe komunitetin e tyre musliman, në veçanti.

Ndoshta për fajin tonë, por ndoshta edhe prej preokupimit global ndaj materializmit dhe parasë, duke mos patur kohë të njohin filozofinë, studimet dhe argumentet Islame të bazuara në Librin e famshëm Kur’an dhe në praktikën Profetike, bota perëndimore sot i ka mbyllur sytë para të vërtetës Islame dhe kjo ka shkaktuar që të kenë një fobi karshi Islamit duke si pasojë është vendosur një barrikadë mes tyre dhe muslimanëve. Pa dashur, rolin e pasqyrës apo imazhit të Islamit e kanë marrë muslimanët që jetojnë në perëndim. Bota sot e sheh Islamin jo në libra por tek muslimanët, në sjelljen, kulturën, veshjen, reagimin e tyre, e kështu me rradhë. Allahu e paralajmëron këtë realitet në Kur’an duke na mësuar këtë lutje:

“Zoti ynë, mos na bën sprovë në duar të atyre që nuk besuan…” (Kaptina Mumtehine: 5)

Në perëndim, sa më mirë të sillemi në jetën sociale, në lagjet dhe punët tona dhe të rezistojmë para asimilimit fetar dhe kombëtar, aq më shumë do jemi një pasqyrë reflektuese pozitive për Islamin para të huajve.

E dyta: Rol destruktiv, duke qenë mohues ose labil apo dyshues në rrugën e Zotit, duke u turpëruar para botës për identitetin tone fetar dhe kombëtar dhe duke u asimiluar apo duke kopjuar jetën e perëndimorëve. Pasojat e kësaj ngecjeje janë fatale, saqë emigrantët apo mërgimtarët musliman për të aritur qëllimet e tyre nuk marrin parasysh mjetet por shkelin të gjitha normat, aktet dhe rregullat juridike të shtetin që jetojnë dhe punojnë, ato gënjejnë, falsifikojnë, vjedhin, përdhunojnë etj. dhe me këtë rast, fatkeqësisht, bëhen një imazh I keq për Islamin dhe popullin e tyre, me ç’rast, të huajt do binden në superioritetin e tyre si popull karshi muslimanëve në të gjitha aspektet dhe do kenë neveri në atë çka ata përfaqësojnë. Është për të ardhur keq, por sot në botën perëndimore muslimanët shquhen për papunësi, për burgosje, falsifikime dokumentash, punë në të zezë, martesa artificiale për dokumenta, divorce artificiale për përkrahje sociale, vjedhje, vrasje etj., dhe kjo nuk është një fotografi e mirë për Islamin, prandaj prishja e imazhit të Islamit konsiderohet një krim edhe më I rëndë se vet akti I tyre, sepse ajo ulën vlerat e Islamit në sytë e jomuslimanëve. Një dijetar I shquar, pasi u konvertua në Islam tha: Falemderimi I takon Zotit që ma mundësoi të pranoj Islamin para se të takoj muslimanët. Kur e pyetën dijetarin e shquar Dr. Kardavi për jetën në perëndim, ai u përgjigj: “mund të jetoni në perëndim nëse siguroheni se nipërit tuaj do qëndrojnë në Islam”. Në një vizitë në SHBA, kur citova fjalën e tij, mu afrua një I moshuar dhe më tha: mos the gjë “nëse siguroheni se nipërit tuaj do qëndrojnë në Islam”? Kur unë I pohova, ai nisi të qan dhe kur e pyeta për shkakun e qarjes, ai më tha se djali I tij është martuar me një jomuslimane dhe nuk çan kokën fare për fenë e tij.

Si duhet të jetë një familje e shëndoshë në perëndim?

Dijetari I shquar Dr. Nabulsi kur vizitoi për herë të parë SHBA-në, në një tubim fetar I pyeti të pranishmit : Si do të ndjeheshit sikur të kishit pushtet sa presidenti Obama, pasuri sa Bill Gejtsi dhe mençuri sa Ajshtajni nëse njëkohësisht informoheni se djali I juaj është I mvarur nga droga? Me siguri asnjëra nga ato sdo kishin vlerë sa lumturia familjare.

Rinia është shtylla e shoqërisë, por për të pasur një rini të shëndoshë ata të rinjë duhet të rriten në një ambient të shëndoshë familjar ku në njërën anë, secili prej prindërve e din rolin e tij në familje dhe në shoqëri, pasi ata nuk janë të njejtë në natyrë por natyra e secilit prej tyre ka obligime të ndryshme prej tjetrit, (p.sh. burri ka forcën dhe kujdeset për sigurinë e familjes, kurse gruaja ka ndjeshmërinë dhe kujdeset për edukimit e fëmijëve) por në anën tjetër kanë të drejta të barabarta të garantuara prej Zotit. Por sduhet të harojmë se ka situata jetësore ku rolet e tyre shkëmbehen duke bërë kompromise dhe duke qenë tepër të durueshëm me njëri-tjetrin. Në rastet kur nuk ka kompromis mes tyre atëherë vie në shprehje hidhërimi, zënka, xhelozia dhe në fund divorci. Allahu në Kur’an thotë:

Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë. (Kaptina Rrum: 21)

Nëse mund të analizoni fjalën e Allahut, Ai fillimisht përdor fjalën “dashuri” si boshti kryesor I martesës që duhet të zgjetën tërë jetën, por ka raste dhe situata kur me kalimin e viteve te dikushi ajo ndjenjë fillon të zbehet, prandaj Allahu menjëherë potencon si alternativë edhe “mëshirën”. Kjo mëshirë në të shumtën e rasteve është transparente por duhet të pranojmë se duke marrë parasysh natyrën, gruaja triumfon në raport me burrin. Në traditën tonë kemi ndëgjuar për gra të cilat janë kujdesur për burrat e tyre të sëmurë dhe invalidë me vite të tëra, por kemi ndëgjuar edhe për raste kur për shkak të komplikimeve gjatë lindjes së fëmijës, kur femra është bërë me pasoja mentale dhe fizike, burri pas disa kohëve e ka divorcuar atë.

Islami na mëson që pasi të lidhim kurorë dhe të kemi fëmijë, interesi personal të zavendësohet me interesin për të mirë të familjes apo fëmijëve. Por në rast divorci, çifti shkakton pasoja të mëdha te psika e fëmijëve saqë ato në të ardhmen mund të kenë një jetë të ngarkuar emocionale dhe si pasojë vjen rebelimi I tyre dhe mungesa e socializimit. Thotë Allahu në Kur’an:
Edhe ata që thonë: 'Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit'.. (Kaptina Furkan: 74)

Pra, gëzimi më I madh që mund të paramendohet është lumturia familjare.

Çdo I rij është ambicioz dhe kërkues në jetë, ai ka nevojë për shtëpi me harmoni familjare dhe prindër që I japin edukatë të mirë dhe shkollë adekuate, dhe e pregadisin atë për të ardhmen që të ketë mundësi punësimi, partner për tu martuar, e kështu me radhë, por nëse atij nuk I plotësohen këto nevoja elementare ai bëhet pre e dy ekstremiteteve:

1. Fanatizmit në fe: duke mos pasur njohuri elementare dhe parimore fetare, ai sillet ndryshe, vishet ndryshe, flet ndryshe, me shumë lehtësi i shpallën muslimanët pabesimtarë dhe dyftyrësha, në raste bëhet edhe I dhunshëm dhe në fund mund të vepron edhe akte violente dhe makabre.

2. Rrrugëve shejtanore: duke u shëndruar në “lakuriq nate” dhe duke frekuentuar diskoteka dhe kafeneja, duke përdorur alkoolin, drogë dhe bixhozin dhe më tej duke u shëndruar në person i dhunshëm. Të rijtë kështu rrezikohen kudo por rreziku në perëndim është më I madh. Ato nuk e damtojnë vetëm veten e tyre por janë gjithashtu edhe një imazh I keq për Islamin para syve të tyre. Me siguri keni ndigjuar historinë e një të riu që dëshiron të fejohet me një vajzë të lagjes dhe e pyet babain në lidhje me këtë, por ai ia kthen: mos I trego nënës tënde, por atë vajzë e ke motër gjaku. Kur djali zgjedh një tjetër, babai përsëri I thotë të njejtën gjë, por në rastin e dytë djali hidhërohet dhe I tregon nënës, kurse e ëma me gjakftohtësi I thotë: mos I trego atij, por ndigjo, mos u mërzit fare pasi ti mund ta marish cilëndo prej ato dyja pasi burri im nuk është babai yt.

Të nderuar mërgimtar, duhet të vetëdijësoheni se gjëja më e rëndësishme për ju mbetet edukimi I familjes dhe fëmijëve me edukatë Islame dhe traditë të mirëfilltë vendase. Për ta pasur më të lehtë këtë ju duhet të keni parasysh këto katër gjëra:

1. Të bashkëpunoni me komunitetit tuaj dhe të jetoni sa më pranë njëri-tjetrit. Nëse shtëpia juaj është në një lagje ku askush nuk e kupton fenë tuaj dhe traditën tuaj atëherë fqinjët ose do frikësohen prej jush ose do tju shohin me syrin e nënçmimit ose ju do tentoni të ngjasoni me to dhe kështu me kalimin e kohës fëmijët tuaj do asimilohen dhe do shkrijnë kulturën e tyre. Duke u vendosur në lagje ku ka më shumë familje të komunitetit tuaj ju do vazhdoni kontaktet me to, do lidhni miqësi me to dhe do ndihmoheni në mes veti, dhe nëse mendoni se një gjë e tillë nuk është e mundur atëherë merni shembullin e popullit hebrej që jetonë në SHBA apo popullin turk që jeton në Gjermani.

2. Organizohuni që të keni shkollat e juaj dhe të mësoni gjuhën tuaj, të ruani kulturën dhe identitetin tuaj, të praktikoni fenë tuaj.

3. Përpiquni të keni mediumet e juaja (Tv, Radio) që promovojnë vlera të mirfllta fetare dhe kombëtare me ç’rast shikuesit dhe ndigjuesit të jenë vazhdimisht në kontakt me fenë e tyre dhe me popullin e tyre. Nuk dua ta ekzagjeroj por një medium me vlera të mirëfillta është njejtë I rëndësishëm sa ndërtimi I një shkolle bile edhe një xhamie pasi ai është futur në shtëpinë e çdo muslimani, bile atë mund ta shohin edhe ato që janë labil apo dyshues në argumentet fetare.

4. Qëndroni sa më afër fëmijëve tuaj dhe mbi të gjitha mos I imitoni perëndimorët duke u lanë fëmijëve “hapësirat e tyre”, d.m.th. të mbyllen tërë ditën në dhomën e tyre, duke u futur në botën e tyre iluzionare dhe duke mos ditur se çka bëhet jashta dhome. Përkundrazi, afroni ato sa më afër vetes duke u treguar parimet fetare dhe traditat e vendit, mikpritjen, festat fetare dhe kombëtare dhe duke I këshilluar për të falur namazin. Namazi është çelësi I suksesit në familjen muslimane. Nuk mund të pretendon ndonjë njeri se ka atmosferë islame në shtëpinë e tij nëse në atë shtëpi nuk falet namazi. Allahu xh.sh. thotë:
Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet. (Kaptina Taha: 132)

Dëshiroj ta përmbyll këtë punim duke treguar një ngjarje që ka ndodhur në SHBA me një familje muslimanësh. Një fëmijë pasi kthehet prej shkolle I drejtohet babait dhe I thotë: babi, unë dua të shkoj në kishë! Babi ja kthen: jo shpirti i babit, ne jeni musliman, ne nuk shkojmë në kishë por në xhami! Po si ka ndodhur që ti asnjëherë nuk më ke çuar në xhami, reagon djali! Babai ditën e premte për hatër të djalit vendosën ta çon në xhami. Kur përfundon namazi, djali I drejtohet babait dhe I thotë: jo o ba, unë dua të shkoj në kishë se atje prifti te dera e kishës na buzëqeshë dhe na jep bombona! Nga ky shembull mësojnë dy çështje të rëndësishme. E para: mësonja fëmijëve tuaj Islamin para se ato tua mësojnë juve; dhe e dyta: xhamia kudo në botë, por në veçanti në përëndim, nuk duhet të jetë vetëm objekt për tu falur por institucion edukativ dhe shoqëror me hapësira për të plotësuar aktivitete të ndryshme si: terene sportive, kënde lojrash, objekte shkollore etj.

Dibër, 13.12.2012
emine
emine

Numri i postimeve : 509
Piket : 1948
Respekti : 100
Date e hyrjes : 25/04/2011
Vend ndodhja : Turqi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi