Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_lcapÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Voting_barÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_lcapÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Voting_barÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_rcap 
Albani (761)
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_lcapÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Voting_barÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_rcap 
Muslimanja (601)
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_lcapÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Voting_barÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_rcap 
emine (509)
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_lcapÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Voting_barÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_rcap 
Era (387)
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_lcapÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Voting_barÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_rcap 
Redi (338)
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_lcapÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Voting_barÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_rcap 
Visiana (198)
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_lcapÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Voting_barÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_rcap 
iDa (175)
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_lcapÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Voting_barÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_rcap 
Esila (153)
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_lcapÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Voting_barÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_rcap 

Kush është në linjë
48 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 48 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_lcap3%ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_rcap 3% [ 1 ]
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_lcap14%ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_rcap 14% [ 5 ]
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_lcap11%ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_rcap 11% [ 4 ]
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_lcap58%ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_rcap 58% [ 21 ]
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_lcap0%ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_rcap 0% [ 0 ]
ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_lcap14%ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT

Shko poshtë

ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT Empty ÇËSHTJA ÇAME, PDIU DORËZON REZOLUTËN NË PARLAMENT

Mesazh nga emine Mon Dec 10, 2012 6:31 pm

Dy deputetët e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri dorëzuan sot zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë, Rezolutën për Zgjidhjen e Çështjes Çame.
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nënvizoi se rezoluta, që u adresohet të gjithë deputetëve të parlamentit, është amaneti i mijëra shqiptarëve të Çamërisë.

“Kjo rezolutë është një rezolutë paqeje. Ne nuk po kërkojmë që t’i shpallim luftë Greqisë dhe të rivendikojmë territoret shqiptare çame tona, po kërkojmë që të hiqet ligji i luftës, një ligj absurd mes dy vendeve tona, të cilat po kërkojnë fqinjësi të mirë dhe janë anëtaret në NATO. Ligji afekton jo vetë pronat e shqiptarëve të Çamërisë, por edhe pronat e të gjithë shqiptarëve që kanë pasur në territorin grek”, tha Idrizi.

Sipas tij, “ky akt i sotëm është një akt drejtësie europian, pasi ne në rezolutën tonë i referohemi Konventës Europiane për të drejtat e njeriut, për të drejtëne patjetërsueshme të gëzimit të pronave, për të drejtën e patjetërsueshme që ne të kthehemi në trojet tona”.

Mbi të gjitha, theksoi Idrizi, “kjo rezolutë nuk është rezolutë thjesht e PDIU. Është rezolutë e dy parlamentarëve çamë në parlamentin shqiptar që i drejtohet në mënyrë direktë të 140 deputetëve shqiptarë të bindur se parlamenti shqiptar është i përbërë nga deputetë patriotë. Të bindur se parlamenti nuk është parlamenti i turpshëm i viti 2004 ku nën presionin direkt të Athinës zyrtare, parlamentarët shqiptarë, në mnëyrë të turpshme, braktisën parlamentin dhe anëtarët e shoqatës Çamëria u rrahën dhe u gjakosën në dyert e parlamentit shqiptar”.

Rezoluta përmban 13 pika, të cilat, siç nënvizon PDIU, mbështeten dhe marrin në konsideratë qëllimet dhe parimet e larta të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe legjislacionin shqiptar.

Në relacionin shpjegues, PDIU thekson se rezoluta kërkon që në përputhje me nenin 15 të Traktatit të miqësisë, bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe sigurisë mes dy vendeve tona, dhe nenit 1 të Protokollit shtesë të KEDNJ-së, të hiqen pengesat që nuk lejojnë gëzimin e lirë të së drejtës së pronës dhe të drejtave të tjera për qytetarët shqiptarë çamë, dikur shtetas grekë. Për këtë duhet bërë abrogimi shprehimisht i Ligjit të Luftës dhe jo Gjendjes së Luftës e cila nuk ekziston normalisht që me vendosjen e Marrëdhënieve diplomatike në 1971, e sanksionuar dhe më vonë me vendimin e Qeverisë Papandreu në 1987.

Rezoluta i kërkon qeverisë që nëpërmjet kontakteve diplomatike ta parashtrojë këtë kërkesë duke aktivizuar dhe instrumentet që dikur funksiononin, siç kanë qenë komisionet dypalëshe. Këto Komisione duhet të identifikojnë ato akte ligjore, apo administrative që bien në kundërshtim me Traktatin e miqësisë dhe Konventën Europiane.


13 pikat e Rezolutës



1. Rezoluta njeh, mbështet, dhe angazhohet për nevojën e restaurimit të të gjithë të drejtave të shqiptarëve çamë, dikur nënshtetas grekë, në përputhje me rrethanat e reja, sipas parimeve të legjislacionit ndërkombëtar mbi genocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mosdiskriminimin mbi bazë të kombësisë, e parimet e tjera të ndërlidhura me to si dhe frymën e Traktatit të miqësisë midis dy vendeve.



2. Kërkon rivendosjen e të drejtave themelore të shtetasve shqiptarë, ish shtetas grekë, që përfshin rikthimin e pronave, njohjen e të drejtës së riatdhesimit, njohjen e të drejtës së rimarrjes së shtetësisë, dhe të të drejtave të tjera të pakicave kombëtare.



3. Kërkon shfuqizimin shprehimisht të Ligjit grek të Luftës nr. 2636 dhe 2637/1940i shpallur me dekret mbretëror në vitin 1940 akoma në fuqi, në veçanti pjesën e ligjit që mban sekuestron konservative të pasurive shqiptare,



4.Kërkon shtrirjen e efekteve të ligjit grek 1540/1985 “për rregullimin e refugjatëve”, tek të gjithë shtetasit grekë të larguar si pasojë e konfliktit civil, pa diskriminim kombësinë e tyre, ligj që bie në kundërshtim me shumë akte ndërkombëtare, për mosdiskrimimin mbi bazë kombësie, race, feje, etj;



5.Kërkon nga qeveria e Republikës së Shqipërisë, që së bashku me Qeverinë e Republikës së Greqisë, të riaktivizojë Komisionet e Posaçme Dypalëshe, të sanksionuara në Traktatin e Miqësisë, të shqyrtojnë çështjen, të njohin përmasat e saj, të përpunojnë zgjidhjet e duhura në këtë drejtim;



6. Ngarkon Ministrinë e Punëve të Jashtme që të mbrojë të drejtat e shqiptarëve, të padëbuar nga trojet e tyre amtare dhe të kërkojë njohjen e statusit të minoritetit etnik për ata;



7. Kërkon ngritjen në Paramithi dhe Filat, të dy lapidarëve, që do të përkujtojnë gratë, pleqtë, e fëmijët, viktima të pafajshme të krimeve kryera nga njësitë paramilitare greke.



8. Kërkon mundësinë e ngritjes apo përkujdesjes për varrezat e çamëve, ish qytetarëve grekë, të vrarë gjatë gjenocidit grek;



9. Ngarkon Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës që të pasqyrojë, në mënyrë të përshtatshme dhe në proporcionalitet, historinë e kësaj pjese të popullsisë shqiptare në tekstet shkollore;



10. Ngarkon Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe sporteve që, në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe me ministrinë homologe të Republikës së Greqisë, të promovojë vlerat kulturore të tyre dhe objektet kulturore që gjenden jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë si dhe Ministrisë së Arsimit dhe të shkencës t’i kërkojë Ministrisë homologetë nxisë heqjen në tekstet greke të referimeve fyese dhe diskriminuese ndaj popullsisë çame;



11. Ngarkon Qeverinë shqiptare, që në përputhje me këtë Rezolutë, t’i shprehë palës greke në kontaktet diplomatike qëndrimin e Republikës së Shqipërisë në lidhje me këtë problem;



12. Ngarkon Ministrinë e Punëve të Jashtme që këtë Rezolutë t’ua bëjë të njohur qeverive dhe parlamenteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe institucioneve ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare.



13. I rezervon vetes të drejtën që në rast reagimi refuzues të palës greke, për ta konsideruar problemin në dritën e akteve ndërkombëtare mbi diskriminimin, lëvizjen e lirë, të drejtat themelore të njeriut në përgjithësi, ta paraqesë çështjen në instancat ndërkombëtare adeguate.

/trt/
emine
emine

Numri i postimeve : 509
Piket : 1948
Respekti : 100
Date e hyrjes : 25/04/2011
Vend ndodhja : Turqi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi