Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_lcapKanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Voting_barKanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_lcapKanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Voting_barKanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_rcap 
Albani (761)
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_lcapKanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Voting_barKanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_lcapKanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Voting_barKanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_rcap 
emine (509)
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_lcapKanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Voting_barKanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_rcap 
Era (387)
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_lcapKanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Voting_barKanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_rcap 
Redi (338)
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_lcapKanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Voting_barKanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_rcap 
Visiana (198)
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_lcapKanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Voting_barKanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_rcap 
iDa (175)
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_lcapKanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Voting_barKanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_rcap 
Esila (153)
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_lcapKanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Voting_barKanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_rcap 

Kush është në linjë
53 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 53 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_lcap3%Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_rcap 3% [ 1 ]
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_lcap14%Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_rcap 14% [ 5 ]
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_lcap11%Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_rcap 11% [ 4 ]
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_lcap58%Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_rcap 58% [ 21 ]
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_lcap0%Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_rcap 0% [ 0 ]
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_lcap14%Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën

Shko poshtë

Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën Empty Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën

Mesazh nga Monika Mon Oct 29, 2012 5:45 pm

NGA: OLA MITRE


TIRANE-Një lajm i mirë vjen për të gjitha gratë e diagnostikuara me kancer të avancuar të gjirit. Së fundmi, në vendin tonë kanë hyrë preparate të cilat rrisin jetëgjatësinë e pacientes në faza të avancuara.
Lajmin për “Gazeta Shqiptare” e jep specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Lumturi Mërkuri. “Me mjekimet e reja në dispozicion, tani ka shpresë edhe për gratë me kancer të avancuar të gjirit. Trajtimet e reja vonojnë progresin e sëmundjes shumë më mirë se preparatet e deritanishme, disa prej të cilave përdoren për trajtimin e grave pas dështimit të trajtimit me terapi të tjera. Këto preparate ripërcaktojnë ecurinë e zhvillimit të kancerit të avancuar të gjirit, duke ofruar një mundësi të re si për pacientët ashtu edhe për mjekët”, - shpjegon Mërkuri. Për marrjen e këtij medikamenti specialistja e ISHP-së sqaron se një grua, e cila vuan nga kanceri i gjirit duhet të drejtohet tek mjeku specialist për të përfituar nga arritjet e reja të shkencës. “Të marrësh sot diagnozën e kancerit të avancuar të gjirit mund të jetë shumë e vështirë dhe e frikshme, por këto gra nuk janë vetëm dhe për to ka gjithmonë shpresë nëpërmjet trajtimeve të reja”, - thotë specialistja.
Zbulimi i hershëm
Megjithatë, sipas Mërkurit zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit mbetet shumë i rëndësishëm. “Diagnoza e hershme mbetet një strategji e rëndësishme e zbulimit të hershëm, veçanërisht në vendet në zhvillim siç është edhe vendi ynë, ku sëmundja diagnostikohet në faza të vona”, - thotë Mërkuri. Strategjitë e rekomanduara për zbulimin e hershëm janë rritja e ndërgjegjësimit për kapjen e hershme të shenjave nëpërmjet vetekzaminimit të gjirit, ekzaminimit klinik të gjirit dhe mamografisë për të identifikuar individët me një anomali që sugjeron për kancer.
Rastet
Rritja e jetëgjatësisë, urbanizimi dhe adaptimi në rritje i një stili jetese perëndimor janë ndër përcaktuesit e rëndësishëm në rritjen e incidencës së kancerit të gjirit në vendet në zhvillim. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në Shqipëri kanceri i gjirit është kanceri që haset më shpesh dhe zë vendin e parë ndër shkaqet e vdekjeve tek femrat mbi 50 vjeç. Prej kancerit të gjirit vitet e fundit janë prekur rreth 450-500 gra çdo vit. “Për t’u shënuar mbetet fakti që rastet me kancer të gjirit, tek ne paraqiten në faza shumë të avancuara, ndërkohë që vihet re një tendencë e prekjes edhe të moshave më të reja”, - thotë Mërkuri.
Mamografia
Mamografia është një lloj radiografie e gjirit, e cila e kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme, atëherë kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë. Të gjitha femrat 40-50 vjeç e lart e në veçanti ato që kanë faktorë brisku, duhet të bëjnë një mamografi çdo 1-3 vjet. Ajo mund të bëhet në çdo kohë, por është mirë që femrat në moshën riprodhuese ta kryejnë mamografinë në fund të periodave, ose 3-4 ditë mbas tyre. Nuk duhet ndonjë përgatitje e veçantë përpara mamografisë.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Monika
Monika

Numri i postimeve : 59
Piket : 140
Respekti : 51
Date e hyrjes : 03/09/2011
Mosha : 34
Vend ndodhja : Sarande

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi