Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_lcapStatusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Voting_barStatusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_lcapStatusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Voting_barStatusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_rcap 
Albani (761)
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_lcapStatusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Voting_barStatusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_lcapStatusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Voting_barStatusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_rcap 
emine (509)
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_lcapStatusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Voting_barStatusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_rcap 
Era (387)
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_lcapStatusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Voting_barStatusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_rcap 
Redi (338)
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_lcapStatusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Voting_barStatusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_rcap 
Visiana (198)
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_lcapStatusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Voting_barStatusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_rcap 
iDa (175)
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_lcapStatusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Voting_barStatusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_rcap 
Esila (153)
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_lcapStatusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Voting_barStatusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_rcap 

Kush është në linjë
52 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 52 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_lcap3%Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_rcap 3% [ 1 ]
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_lcap14%Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_rcap 14% [ 5 ]
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_lcap11%Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_rcap 11% [ 4 ]
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_lcap58%Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_rcap 58% [ 21 ]
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_lcap0%Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_rcap 0% [ 0 ]
Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_lcap14%Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti

Shko poshtë

Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Empty Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti

Mesazh nga Era Wed Oct 10, 2012 9:34 pm

Statusi i vendit kandidat per Shqiperine, ja raporti  Images
“Komisioni i BE i rekomandon Këshillit Evropian t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, por vetëm pasi Tirana të ketë plotësuar disa reforma kyç”. Kjo është ajo që lexohet në dokumentin përfundimtar të raportit të zgjerimit, që përjashto ndonjë të papritur, pritet të aprovohet sot. “Komisioni i BE do t’i referojë Këshillit – vijon të ndër të tjera teksti -, sapo të arrihen progreset e nevojshme, në fushën e drejtësisë, administrimit publik dhe revizionit të rregullave të procedurave parlamentare”. Pra duket se organizmat evropianë duhet t’i japin kohë Tiranës zyrtare deri në dhjetor, për të plotësuar reformat e detyrueshme për të marrë statusin.
Rekomandimi i Fule
Ndërkohë, Komisioni Europian i ka rekomanduar Këshillit të Europës dhënien e statusit së kandidatit për Shqipërinë. Ndërsa ka prezantuar para komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian raport progresin, Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle ka theksuar se Shqipëria ka bërë progres domethënës në përmbushjen e disa prej reformave subsenciale por kërkohet ende punë për realizimin e të gjitha kritereve. “Shqipëria ka bërë progres domethënës por duhet të arrihen marrëveshje edhe më të mëdha politike. Është arritur sukeses për disa reforma substenciale. Duke pasur parasysh këto Komisioni Europian rekomandon se këshilli t`i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat me kusht që të ketë të tjera reforma, në sistemin gjyqësor por edhe në reformat parlamentare” ka theksuar Fyle. Sipas tij, Komisioni beson se një pjesë e mirë e prioriteteve është zbatuar nga Shqipëria por duhen ende përpjekje nga vendi ynë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga ana tjetër, eurodeputeti Nikolaos Chountis ka deklaruar se Shqipëria ka bërë progres në përmbushjen e disa reformave por ende nuk ka stabilitet përfundimtar. “Besoj se Shqipërisë i duhet dhënë statusi i BE-së për të gjitha arritjet që ka realizuar deri tani. Shqipëria ka bërë arritje por ende nuk ka stabilitet përfundimtar”, ka theksuar Chountis.

Po ç’thote më në imtësi raporti?
Marrëveshja politike e nëntorit 2011 ndërmjet qeverisë dhe opozitës shënoi fundin e një periudhe të gjatë ngërçi politik nisur që prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009. Kjo marrëveshje shërbeu për t`iu adresuar reformave parlamentare dhe zgjedhore dhe të krijojë një klimë politike për t`iu bashkuar përpjekjeve për reforma në vende të tjera. Si rezultat, dialogu politik dhe bashkëpunimi janë përmirësuar ndjeshëm duke lejuar progresin në reforma.
Zgjedhjet presidenciale u zhvilluan në një linjë me kushtetutën, por procesi politik që rrethoi zgjedhjet nuk ishte gjithëpërfshirës ashtu siç pritej. Pavarësisht një ngadalësim të reformave , marrëveshja politike nisi të përmbushej. Shqipëria ka bërë progres të mirë drejt përmbushjes së kritereve politike për anëtarësimin në BE, duke dorëzuar një numër reformash kundrejt 12 kritereve të opinionit të komisionit në 2010-ën. Shqipëria vazhdon të zbatojë marrëveshjen e stabilizim asocimit.
Marrëveshja vazhdon të luaj një rol konstruktiv në rajon. Shqipëria ka përmbushur 4 nga prioritetet kyçe, të cilat janë funksionimi i parlamentit , votimi i ligjeve të mbetura pezull, zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe seanca dëgjimore për procesin e votimit të institucioneve kryesore dhe modifikimi i legjislacionit për zgjedhjet. Shqipëria është në rrugën e saj për të plotësuar dy prioritetet kyçe përsa i përket administrimit publik dhe përmirësimit të trajtimit të të dënuarve. Koordinimi i mirë i procesit integrues nga qeveria dhe bashkëpunimi efektiv nga opozitën lejoi progresin në prioritetet kyçe që mbulojnë reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit; për shembull reformimi në sistemin e imunitetit të zyrtarëve dhe gjyqtarëve dhe miratimi i ligjit për gjykatën administrative.
Mbeten ende disa nga prioritet për tu përmbushur si lufta kundër krimit të organizuar, reforma për pronën po ashtu edhe politika anti-diskriminuese, përfshi këtu të drejtat e grave. Disa hapa të rëndësishëm që duhet të ndërmerren është rritja e masave për asetet kriminale, miratimi i strategjive për reformën për pronën dhe ndryshimet në kodit penal duke forcuar sanksionet për dhunën në familje. Shqipëria ka nevojë të ndërtojë mbi progresin e arritur dhe të marrë hapa konkrete për të përshpejtuar luftën kundër korrupsionit dhe reformat në drejtësi në mënyrë që të sigurojë pavarësinë e saj, efektshmëri dhe përgjegjësi.
Reforma në administratën publike dhe drejtësi kanë nevojë për përfundim dhe procedurat e rregullave parlamentare të rishikohen. Vëmendje e veçantë është e nevojshme në përmbushjen e angazhimeve në drejtim të të drejtave të njeriut duke përfshirë kushtet e jetesës së komunitetit rom. Vazhdimësia e dialogut politik në reforma mbetet nevojë në drejtimin e sigurimit të funksionimit dhe forcimit të mëtejshëm të institucioneve demokratike të vendit tonë. Zgjedhjet parlamentare në vitin 2013 do të jetë një test i rëndësishëm i ligjit të ri elektoral dhe i vazhdimësisë së angazhimit të partive në reforma. Duke qëndruar në reformat e momentit fokusi do të jetë në përmbushjen e legjislacionit dhe politikave në fushën e ligjit , do të jetë thelbësore.
Kështu sipas raport progresit të KE-së, reforma në fushën e drejtësisë, në atë të administratës publike si dhe të përmbyllja e reformës parlamentare do të jenë disa nga kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë deri në dhjetor. Në dhjetor do të jenë vendet anëtare të cilat do të vlerësojnë rekomandimin e Komisionit, dhe Shqipërisë do t`i duhet që ndërkohë të japë prova të forta, në mos për të marrë një vlerësim pozitiv, të paktën të mos shtyjë në kohë çështjen e statusit, qoftë edhe të kushtëzuar. Nëse vendimi për Shqipërinë do të merret në dhjetor apo në mbledhjet e ardhshme të këshillit të ministrave kjo varet shumë nga aftësia e Shqipërisë për të përfunduar reformat.
Era
Era
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 387
Piket : 5999
Respekti : 102
Date e hyrjes : 25/03/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Tirane

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi