Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_lcapNdikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Voting_barNdikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_lcapNdikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Voting_barNdikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_rcap 
Albani (761)
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_lcapNdikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Voting_barNdikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_lcapNdikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Voting_barNdikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_rcap 
emine (509)
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_lcapNdikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Voting_barNdikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_rcap 
Era (387)
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_lcapNdikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Voting_barNdikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_rcap 
Redi (338)
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_lcapNdikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Voting_barNdikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_rcap 
Visiana (198)
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_lcapNdikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Voting_barNdikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_rcap 
iDa (175)
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_lcapNdikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Voting_barNdikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_rcap 
Esila (153)
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_lcapNdikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Voting_barNdikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_rcap 

Kush është në linjë
53 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 53 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_lcap3%Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_rcap 3% [ 1 ]
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_lcap14%Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_rcap 14% [ 5 ]
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_lcap11%Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_rcap 11% [ 4 ]
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_lcap58%Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_rcap 58% [ 21 ]
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_lcap0%Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_rcap 0% [ 0 ]
Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_lcap14%Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2-

Shko poshtë

Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Empty Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2-

Mesazh nga Muslimanja Wed Oct 10, 2012 9:16 pm

Ndikimi i islamit në mjekësinë botërore -2- Al-Razi
Anestezia: Ibn Sina është i pari që futi idenë e përdorimit të anastezikëve nga goja. Ai njihte opiumin si anestezikun (mukhadirin) më të fuqishëm. Anestezikët më pak të fuqishëm ishin mandërgona, lulëkuqja, kuskuta (flokështriga), idhnakthi (beladoni), farat e marules dhe bora ose uji i akulluar. Arabët kanë shpikur sfungjerin gjumësjellës (soporifik) – pararendësi i anastezisë me modem. Ai ishte një sfungjer i njomur me aromatikë dhe narkotikë, që vihej në vrimat e hundës së pacientit. Përdorimi i anestezisë ishte njëri nga faktorët që kirurgjia në botën islame u ngrit deri në nivelin e një specialiteti të nderuar, kur në Europë, kirurgjia nënvleftësohej dhe ushtrohej nga berberë dhe sharlatanë. Më 1163 të erës sonë, Council of Tours deklaronte që kirurgjia të braktisej nga shkollat e mjekësisë dhe nga mjekët e ndershëm. Burtoni ka thënë: “Anestezikët janë përdorur në kirurgji për shekuj të tërë në të gjithë Lindjen përpara se në Perëndimin e qytetëruar të bëhej modë eteri dhe kloroformi”.
Kirurgjia: Al – Raziu konsiderohet si i pari që ka përdorur në kirurgji drenin dhe stomakun e kafshëve për qepje. Ebu al Kasim, Khalaf ibn Abbas al Zahraui (930 – 1013, era jonë), i njohur në Perëndim si Abulkasis, konsiderohet si kirurgu më me emër në mjekësinë islame. Në librin e tij, “Al – Tasrif”, ai përshkroi hemofilinë për të parën herë në historinë e mjekësisë. Libri përshkruan dhe ilustron rreth 200 instrumente kirurgjikale, shumë nga të cilat u shpikën nga vetë Zahraui. Zahraui theksonte në libër rëndësinë e studimit të anatomisë, si një domosdoshmëri themelore për kirurgjinë. Ai mbështeti rimbjelljen e dhëmbit të rënë dhe përdorimin e protezës dentare të gdhendur nga kocka e lopës, që konsiderohet më e mirë se proteza prej druri, të cilën e pati mbajtur presidenti i parë i Amerikës, Xhorxh Uashington shtatë shekuj më vonë. Zahraui është kirurgu i parë në histori që ka përdorur pambukun (në gjuhën angleze pambuk është cotton- fjalë me prejardhje arabe) në mjekimet kirurgjikale, për të ndaluar hemorragjinë, si mbushje në gështalla, si mbushje vaginale në frakturat e kockave të pelvisit dhe në kirurgjinë e dhëmbëve. Ai futi metodën e heqjes së gurëve në veshka, duke i copëtuar në fshikëzën e urinës. Ai qe i pari që u mësoi të tjerëve pozicionin lithotomik (lithotomi= hapje kirugjikale e fshikëzës së urinës për heqjen e gurëve që ndodhen në të) për operacionet vaginale. Ai përshkroi trakeotominë (operacion i hapjes së skërfyellit), dalloi strumën nga kanceri i gjëndrës tiroide dhe shpjegoi shpikjen e tij të djegies (kauterizimit)me hekur, të cilën e përdori për të ndaluar edhe gjakrrjedhjen. Përshkrimi i tij për lirimin e variçeve (venave varikoze) është thuajse edhe sot i tillë në kirurgjinë moderne. Në kirurgjinë ortopedike, ai futi atë që sot quhet metoda e Koçerit për uljen e zhvendosjes së kockës së supit dhe prerjen e kockës së kupës së gjurit (patellatomi), 1000 vjet përpara se Bruk ta rifuste atë më 1937. Përshkrimi i Ibn Sinës për trajtimin kirurgjikal të kancerit është i vlefshëm edhe sot pas 1000 vjetësh. Ai thotë se prerja duhet të jetë e gjerë dhe e guximshme; të gjitha venat që shkojnë tek tumori, duhet të përfshihen në prerje; në qoftë se kjo nuk është e mjaftueshme, atëherë zona e prekur duhet të digjet (kauterizohet).
Mjekët islamë praktikonin tri tipe kirurgjie: vaskulare (e enëve të gjakut), e përgjithshme dhe ortopedike. Ata e hapnin me lehtësi barkun (abdomenin) dhe drenonin zgavrën peritoneale (zgavrën e mesit), ashtu si edhe sot. Një kirurgu të panjohur të Shirazit i atribuohet operacioni i kolostomisë (krijim me operacion i një fistule të zorrës së trashë në sipërfaqen e trupit). Absceset e mëlçisë trajtoheshin me funksion (shpim) dhe me eksplorim.
Sot, në të gjithë botën, mjekët zbatojnë disa procedura kirurgjikale që i pati futur në kirurgji Zaharaui 1000 vjet më parë.
Trajtimi i sëmundjeve të syve: Mjekët islamë kanë treguar aftësi të shquara në trajtimin e sëmundjeve të syve dhe kanë qenë të parët në këtë fushë. Fjalë të tilla, si retinë dhe katarakt janë me prejardhje nga arabishtja. Ibn – al Hajthem (965 – 1039, era jonë), i njohur në Perëndim si Alhazen shkroi “Optical Thesaurus”, nga i cili morën teoritë për shkrimet e tyre të tillë dinjitarë, si Roxher Bejkën, Leonardo da Vinçi dhe Johanes Kepler. Në “Thesaurus-in” e tij ai tregoi se drita bie në retinë në të njëjtën mënyrë, siç bie në një sipërfaqe në një dhomë të errët nëpërmjet një hapjeje të vogël. Kështu, ai provoi se pamja vjen kur rrezet e dritës kalojnë nga objekti te syri dhe jo nga syri tek objekti, siç mendohej nga grekët. Ai paraqiti eksperimente për të provuar këndin e rënies dhe këndin e pasqyrimit dhe një propozim teorik për lentet zmadhuese (që u realizuan në Itali tre shekuj më vonë). Ai na mësoi, gjithashtu, se imazhi në retinë përcillet në tru nëpërmjet nervit optik.
Raziu qe i pari që njohu reagimin e bebes së syrit ndaj dritës, kurse Ibn Sina qe i pari që përshkroi numrin e saktë të muskujve të jashtëm të kokërdhokut të syrit, domethënë gjashtë. Kontributi më i madh i mjekësisë islame në oftalmologjinë praktike qe për kataraktin (perden e syrit). Arritja më e rëndësishme në heqjen e perdes së syrit erdhi nga Ammar bin Aliu i Mosulit, i cili e bënte këtë nëpërmjet një gjilpëre të zgavërt metalike përmes cipës së bardheme (sklerës) dhe nxirrte lentet me thithje. Europa e ka rizbuluar këtë në shekullin XIX.
Mjekimi i sëmundjeve pa ndërhyrje kirurgjikale: Për këtë mund të thuhen shumë e shumë. Por, për arsye vendi, do të përmendim vetëm disa çështje. Kontributi më i madh u dha nga Raziu, i cili bëri dallimin midis lisë dhe fruthit – dy sëmundje që deri atëherë konsideroheshin si një sëmundje. Në urologji, ai u përqendrua te problemet e urinimit, te sëmundjet veneriane (sëmundje që përhapen nga marrëdhëniet seksuale), infeksionet e veshkave, gurët në veshka dhe fshikëzën urinare. Ai përshkroi alergjinë nga lulet. Arabët zbuluan parazitin e zgjebes (nga Ibn Zuhr), bakterin e plasjes (antraksi), parazitin e ankilostomës dhe parazitin e Guinesë (nga Ibn Sina) dhe sëmundjen e gjumit (që shkaktohet nga pickimi i mizës cece) (nga Kalkashandi). Ata përshkruan abscesin e mesmurores (mediastinit). Ata kuptuan turbekulozin dhe pezmatimin e perikardit (pjesa membranore që rrethon zemrën). Al Hash’ath demonstroi fiziologjinë gastrike 1000 vjet përpara Biemontit. Ebu Shal al-Masihi shpjegoi se përthithja e ushqimit ndodh më shumë nëpërmjet zorrëve sesa nëpërmjet stomakut. Ibn Zuhr futi të ushqyerin artificial me tubin gastrik, ose me klizmën ushqyese. Duke futur tubin në stomak, mjekët arabë bënin lavazhin gastrik (të stomakut) në rast helmimi. Ibn al Nafis qe i pari që zbuloi qarkullimin mushkërior.
Në kryeveprën e tij, “Al – Kuanun”, Ibn Sina bëri studime të plota për fiziologjinë, patologjinë dhe
higjienën. Ai ka shkruar në mënyrë të veçantë për kancerin e gjirit, helmimet, sëmundjet e lëkurës, tërbimin, pagjumësinë, lindjen e fëmijës dhe përdorimin e pincave obstetrike, meningjitin, humbjen e kujtesës (amnezinë), ulçerat e stomakut, tuberkulozin, prerjen e venës, tumoret, sëmundjet e veshkave etj.
Farmakologjia: Metodat e përftimit dhe të përgatitjes së barnave arritën në një shkallë të lartë dhe teknikat e distilimit, kristalizimit, tretjes, kthimit të një substance nga e ngurtë në të avullt, reduktimit dhe kalcifikimit u bënë procese thelbësore të farmacisë dhe të kimisë. Me ndihmën e këtyre teknikave farmacistët futën barna të reja, të tilla si kamfori, sena, sandali, raveni, myshku, mirra, tamarindi (hurmë indiane), arra e hindit, sulfati i aluminit dhe i kaliumit, aloeja, karafili, arra e kokosit, akonita, mërkuri etj. Roli i rëndësishëm i myslimanëve në zhvillimin e farmacisë dhe të kimisë së sotme përkujtohet me numrin e madh të termave të sotëm farmaceutikë dhe kimikë që vijnë nga gjuha arabe: alkaline, alkool, aldehide, elikzir etj., për të mos përmendur shurupet etj. Ata shpikën ekstrakte aromatizuese nga uji i trëndafilit, uji i luleve të portokallit, lëkurat e portokallit dhe të limonit etj. dhe përbërës të tjerë të këndshëm.
Psikoterapia: Në fushën e çrregullimeve psikosomatike, edhe Raziu, edhe Ibn Sina arritën rezultate shumë të mëdha, duke i paraprirë Frojdit dhe Jungut me 1000 vjet. Kur Raziu u emërua kryemjek në spitalin e Bagdadit, e bëri atë spitalin e parë që kishte një pavijon vetëm për të sëmurë mendorë.
Arabët nuk i kishin teoritë demonologjike që kishin përfshirë botën e krishterë dhe për këtë arsye, ata ishin të aftë të bënin vrojtime të qarta klinike për të sëmurët mendorë.
exhep ud din Muhammed, bashkëkohës i Raziut, ka lënë shumë përshkrime të shkëlqyera për sëmundje të ndryshme mendore. Ai ka përshkruar depresionin, llojet e neurozave obsesive, impotencën seksuale, psikozën persekutuese, dua – kulb-in (një formë manie) etj.
Ibn Sina njihte psikologjinë fiziologjike për trajtimin e sëmundjeve që kanë të bëjnë me emocionet. Nga pikëpamja klinike, Ibn Sina krijoi sistemin e ndryshimeve shoqëruese (asociative) te rrahja e pulsit me ndjenjat e brendshme, çka është parë si paraprirëse e shprehjes “testi asociativ” i Jungut. Thuhet se ai ka mjekuar një të sëmurë rëndë, duke i ndier pulsin dhe duke i përmendur me zë të lartë emrat e provincave, rajoneve, qyteteve, rrugëve dhe njerëzve. Duke parë se si shpejtohej pulsi i pacientit kur përmendeshin emrat, Ibn Sina arriti në përfundimin se i sëmuri kishte rënë në dashuri me një vajzë, vendbanimin e së cilës ai kishte mundur ta lokalizonte me anë të ekzaminimit dixhital. I sëmuri mori këshillën e Ibn Sinës, u martua me vajzën dhe u shërua.
Nuk ka përse të habitemi për të mësuar se në Fes, Marok ishte ngritur një azil për të sëmurët mendorë që në fillim të shekullit VIII; azile për të sëmurë mendorë qenë ndërtuar nga arabët edhe në Bagdad (në vitin 705, era jonë), në Kajro (në vitin në vitin 800), në Damask dhe Halep (në vitin 1270). Përveç banjave për t’u larë, barnave, trajtimit mirëdashës dhe të përzemërt, përdoreshin edhe terapia muzikore dhe terapia profesionale. Këto terapi u zhvilluan shumë. Kore dhe banda muzikore silleshin çdo ditë për t’i dëfryer të sëmurët me këngë, shfaqje muzikore dhe shfaqje komike.

Përktheu nga gjuha angleze Bledar Shehu
*Botohet me shkurtime. (redaksia)
(Revista Drita Islame, Shtator 2012)
Muslimanja
Muslimanja
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 601
Piket : 1929
Respekti : 9
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 45
Vend ndodhja : Tirane

http://islami-puke.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi