Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_lcapTiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Voting_barTiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_lcapTiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Voting_barTiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_rcap 
Albani (761)
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_lcapTiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Voting_barTiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_lcapTiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Voting_barTiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_rcap 
emine (509)
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_lcapTiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Voting_barTiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_rcap 
Era (387)
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_lcapTiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Voting_barTiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_rcap 
Redi (338)
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_lcapTiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Voting_barTiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_rcap 
Visiana (198)
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_lcapTiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Voting_barTiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_rcap 
iDa (175)
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_lcapTiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Voting_barTiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_rcap 
Esila (153)
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_lcapTiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Voting_barTiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_rcap 

Kush është në linjë
46 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 46 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_lcap3%Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_rcap 3% [ 1 ]
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_lcap14%Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_rcap 14% [ 5 ]
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_lcap11%Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_rcap 11% [ 4 ]
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_lcap58%Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_rcap 58% [ 21 ]
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_lcap0%Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_rcap 0% [ 0 ]
Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_lcap14%Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

Shko poshtë

Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Empty Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

Mesazh nga emine Sun Aug 19, 2012 2:19 pm

Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Fiter-10
Besimtarët myslimanë në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë festuan sot ditën e Fitër Bajramit, festë e cila shënoi mbylljen e muajit të Ramazanit, që nisi më 20 korrik 2012. Që në orët e para të mëngjesit, mijëra besimtarë janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, në segmentin përpara ish Hotel Dajtit, për të ndjekur ceremoninë e kësaj dite të shënuar dhe për të marrë pjesë në faljen e namazit të bajramit.
Ceremonia filloi me një pjesë kuranore të përcjellë nga nxënësi i Medresesë së Tiranës, hafizi 16 vjeçar Enes Hyka. Në vijim ishte Kryetari Haxhi Selim Muça ai që uroi besimtarët për arritjen e kësaj dite të madhe, e cila, sipas tij, është kurorëzim i adhurimit dhe i përkushtimit në shërbim të Zotit.


“Bajrami është festa më e dobishme dhe më e bekuar për myslimanët. Kremtimi i kësaj feste i jep atyre një emocion të veçantë, një frymë të re, një zell të ri në punët e tyre fetare dhe të kësaj bote. Uroj besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët, ta jetojnë gëzuar këtë festë. Paçin mirësi e begati dhe Zoti ua pranoftë agjërimin dhe adhurimet që kanë kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Zoti e bekoftë kombin dhe atdheun tonë”, u shpreh Kreu i KM SH-së.


Në ceremoninë që i parapriu faljes së bajramit nënkryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, mbajti një ligjëratë të shkurtër kushtuar kësaj feste. Ai falënderoi Zotin për mirësitë e dhuruara gjatë Ramazanit dhe sidomos për lehtësirat e krijuara në plotësimin e agjërimit dhe çdo pune të vlerësuar e të dobishme në sytë e Zotit. Në fjalën e tij z. Spahiu vlerësoi gjithashtu sakrificën dhe përkushtimin e besimtarëve, të cilët, sipas tij, edhe pse të sprovuar nga moti i nxehtë i stinës, arritën ta kryejnë me sukses këtë detyrë të shenjtë.
“Në këtë ditë, besimtarët myslimanë, festojnë dhe gëzojnë arritjet e tyre në shërbim të Zotit dhe me frymë të thellë vëllazërore e falënderojnë Atë për ndihmën dhe mirësitë e Tij të panumërta”, tha nënkryetari Spahiu.


Pas faljes së namazit të bajramit, e cila u drejtua nga kryetari H. Selim Muça, besimtarët kanë dëgjuar hytben e bajramit të mbajtur nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra. Në fjalën e tij, z. Gurra e vuri theksin te rëndësia dhe vlerat që ka kjo ditë për myslimanët shqiptarë dhe të mbarë botës, pasi shënon finalizimin e një pune të madhe të kryer për hatër Zotit të gjithësisë.


“Falënderojmë Zotin që na krijoi mundësinë që të shprehim mirënjohjen, të shprehim të vërtetën, të shpalosim shpresën dhe të tregojmë se ne e duam Zotin dhe krijesat e Tij.
Vijmë pas një muaji agjërimi e përkushtimi, që është tregues i dashurisë që kemi për Zotin, ndaj shembullit të pejgamberit, ndaj dashamirësisë që kemi për njëri-tjetrin, për këtë popull dhe për këtë komb.
Ramazani është një moment i rëndësishëm, që na fton të kërkojmë Zotin duke respektuar robin, të kërkojmë Zotin duke respektuar tjetrin, të kërkojmë Zotin duke respektuar qytetin, të kërkojmë Zotin duke respektuar mjedisin, të kërkojmë Zotin duke respektuar ambientin, të kërkojmë Zotin duke respektuar ata që na drejtojnë, të kërkojmë Zotin se prej Atij vjen shpresa dhe shpëtimi.
Zoti premton xhenetin për ata të cilët respektuan agjërimin, sadakanë, të varfrin dhe jetimin, respektuan të voglin, të moshuarin si dhe vlerësuan çdo punë të mirë të kryer me sinqeritet e gradë të lartë devotshmërie.
Kjo sepse Zoti na ftoi dhe ne iu përgjigjëm ftesës për të agjëruar për hir të tij në mënyrë që të përfitojmë prej tij mirësi në këtë botë dhe në botën tjetër.
Përmes kësaj faljeje e përkushtimi sot, ne tregojmë se jemi të gatshëm të kontribuojmë për çdo pëllëmbë tokë, njësoj si kjo ditë, njësoj si ky flamur, njësoj si kjo tokë që e kemi amanet prej Zotit.
Këto zemra që rrahin sot me dashuri, kështu qofshin gjithmonë, në shërbim të Zotit, në shërbim të vendit, në shërbim të së mirës, në dobi të të gjithë njerëzve.
I lutem Zotit që të na e ketë pranuar Ramazanin, lutjet dhe të gjitha punët që kemi kryer në këtë muaj të madh.
O Zot, na e mundëso të jetojmë në paqe e harmoni e të kontribuojmë për këtë vend të bekuar prej Zotit. Nga mot gëzuar Bajramin!”, tha myftiu i Tiranës Ylli Gurra.
Pas ceremonisë së faljes së bajramit besimtarët kanë uruar njëri–tjetrin për këtë ditë shpërblimi, dhe më pas janë shpërndarë nëpër familjet e tyre apo dhe nëpër parqe për të festuar dhe drekuar.

/Drita Isalme/
19.08.2012
emine
emine

Numri i postimeve : 509
Piket : 1948
Respekti : 100
Date e hyrjes : 25/04/2011
Vend ndodhja : Turqi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi