identifikimi
Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1314) | ||||
Forum Kulturor (928) | ||||
Albani (761) | ||||
Muslimanja (601) | ||||
emine (509) | ||||
Era (387) | ||||
Redi (338) | ||||
Visiana (198) | ||||
iDa (175) | ||||
Esila (153) |
Kush është në linjë
41 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 41 vizitorë :: 1 BotAsnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Temat me shikuara
Domethënia e sadakasë së Fitrit
Faqja 1 e 1
Domethënia e sadakasë së Fitrit
Fitr do të thotë krijim, natyrë, mbyllje e agjërimit, etj. Sadakaja ose lëmosha e fitrit quhet shkurt edhe fitre. Sadakaja e fitrit është një adhurim pasuror (material) që e kanë për detyrë ta zbatojnë myslimanët që zotërojnë pasurinë e quajtur nisab (përveç nevojave të përditshme) si dhe personat që kanë nën kujdestari, të cilët arrijnë bajramin e ramazanit.
Sadakaja e fitrit quhet ndryshe edhe “zekat për kokë”. Ky emërtim niset nga fakti që sadakaja e fitrit është një përgjegjësi e mbështetur mbi personat, mbi numrin e personave të familjes të përbërë nga kryefamiljari ose kujdestari dhe personat që ka nën kujdestari.
Sadakaja e fitrit është një adhurim që ka zënë vendin e vet në fe si një falënderim ndaj dhuntisë së jetës dhe trupit të favorizuar nga Allahu për personin dhe personat që ai ka nën kujdestari. Prandaj mbajtja e agjërimit nuk është kusht që sadakaja e fitrit të jetë ose të bëhet vaxhib. Edhe ata që s’mbajnë agjërim ose që s’munden të mbajnë agjërim, e kanë vaxhib të japin sadaka fitri.
Sadakaja e fitrit bart edhe kuptimin e falënderimit ndaj Allahut të Lartë që i bëri muslimanët, të cilët mundën ta plotësojnë atë vit adhurimin e agjërimit, të aftë për ta kryer këtë adhurim. Në të njëjtën kohë, siç bëhet e ditur në hadithin profetik, për myslimanin që ka mbajtur agjërim, sadakaja e fitrit plotëson mangësitë e adhurimit të tronditur me sjellje që s’i kanë hije personit të agjëruar. Gjithashtu, sadakaja e fitrit siguron pjesëmarrjen e të varfërve në gëzimin e bajramit. Veçanërisht, është thënë se dhënia e sadakasë së fitrit është shkak për pranimin e agjërimit, për shpëtim, për lehtësimin e vuajtjeve të çastit të vdekjes dhe të varrit.
Sadakaja e fitrit zbatohet nga personat përgjegjës në një kuadër shumë më të gjerë se zekati. Kështu, çdo njeri që ka mundësi për të dhënë sadakanë e fitrit, shijon kënaqësinë e dhënies së diçkaje në rrugën e Allahut, sheh dhe kupton më nga afër gjendjen e njerëzve nevojtarë në shoqëri. Nga ana tjetër, edhe njerëzve të varfër u zgjatet dora e ndihmës duke ua ruajtur nderin dhe duke mos i lënë të detyruar të kërkojnë. Kështu, mes individëve që jetojnë në të njëjtën shoqëri, ngrihet dhe funksionon edhe një urë tjetër vëllazërie dhe miqësie!
Dhënia e sadakasë së fitrit duke marrë si masë sasinë që do të siguronte ushqimin njëditor normal të një personi është kriteri më i saktë. Duke vepruar kështu, marrja si masë jo e nevojës ushqimore njëditore sipas standardit të jetesës së një të varfëri, por sipas mesatares së konsumit ditor të lëndëve ushqimore të personit që e jep sadakanë e fitrit, është më në përshtatje me kuptimin dhe qëllimin e sadakasë së fitrit. Fakti që në Kuran, në lidhje me kefaretin e betimit, urdhërimi i formës “ushqyerja e dhjetë të varfërve me mesataren e ushqimit të dhënë familjes” (Maide, 5/89), e mbështet këtë qëndrim. Në mënyrë të veçantë, sasitë e përcaktuara në hadithe si masë të sadakasë së fitrit dhe të marra si masë në librat e fikhut (të drejtës islame), janë kufij minimalë.
Këshillat dhe porositë e Profetit në lidhje me këtë çështje, synojnë t’i shpëtojnë të varfrit nga lypja, të ushqehen ata e të marrin pjesë në gëzimin e bajramit. Personi që ka për të dhënë sadakanë e fitrit, duhet ta përcaktojë dhe ta japë atë në vlerë monetare të tillë që të mund të përmbushë të paktën nevojën ushqimore njëditore të një të varfëri, sipas gjendjes ekonomike dhe standardit jetësor të vetë personit.
Duke u nisur nga fakti që paraja vlen për plotësimin e çdo lloj nevoje, dhënia e sadakasë së fitrit në monedhë është më e mirë. Megjithëkëtë, sipas nevojës, mund të jepet edhe me lëndët ushqimore të përmendura. Personi që jep sadakanë e fitrit, mund t’ia japë atë si një të varfëri të vetëm, ashtu dhe duke ua shpërndarë disa të varfërve. Por, për sa i përket përballimit të nevojave të personit të varfër, dhënia një të varfëri është më e mirë.
emine- Numri i postimeve : 509
Piket : 1948
Respekti : 100
Date e hyrjes : 25/04/2011
Vend ndodhja : Turqi
Similar topics
» Domethënia E Duave të Namazit
» Sadakaja e Fitrit
» Vlerat e sadakasë
» "Nxitja në dhënien e sadakasë" - Ky është mësuesi.
» Ndikimi i sadakase.Njeriu qe dha naten sadaka
» Sadakaja e Fitrit
» Vlerat e sadakasë
» "Nxitja në dhënien e sadakasë" - Ky është mësuesi.
» Ndikimi i sadakase.Njeriu qe dha naten sadaka
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Fri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta
» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Fri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana
» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Fri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana
» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Fri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani
» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Fri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor
» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Fri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor
» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Thu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era
» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Thu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari
» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Thu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald
» Çifte - foto
Thu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta
» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Thu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila
» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Wed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor
» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Wed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor
» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Wed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor
» Oda e Lumes dikur
Wed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor