Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Me ramazan edhe ne Olimpiadë EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Me ramazan edhe ne Olimpiadë EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Me ramazan edhe ne Olimpiadë EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Me ramazan edhe ne Olimpiadë EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Me ramazan edhe ne Olimpiadë EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Me ramazan edhe ne Olimpiadë EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Me ramazan edhe ne Olimpiadë EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Me ramazan edhe ne Olimpiadë EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Me ramazan edhe ne Olimpiadë EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Me ramazan edhe ne Olimpiadë EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Me ramazan edhe ne Olimpiadë EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Me ramazan edhe ne Olimpiadë EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Me ramazan edhe ne Olimpiadë EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Me ramazan edhe ne Olimpiadë EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Me ramazan edhe ne Olimpiadë EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Me ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_lcapMe ramazan edhe ne Olimpiadë Voting_barMe ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Me ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_lcapMe ramazan edhe ne Olimpiadë Voting_barMe ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_rcap 
Albani (761)
Me ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_lcapMe ramazan edhe ne Olimpiadë Voting_barMe ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Me ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_lcapMe ramazan edhe ne Olimpiadë Voting_barMe ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_rcap 
emine (509)
Me ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_lcapMe ramazan edhe ne Olimpiadë Voting_barMe ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_rcap 
Era (387)
Me ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_lcapMe ramazan edhe ne Olimpiadë Voting_barMe ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_rcap 
Redi (338)
Me ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_lcapMe ramazan edhe ne Olimpiadë Voting_barMe ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_rcap 
Visiana (198)
Me ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_lcapMe ramazan edhe ne Olimpiadë Voting_barMe ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_rcap 
iDa (175)
Me ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_lcapMe ramazan edhe ne Olimpiadë Voting_barMe ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_rcap 
Esila (153)
Me ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_lcapMe ramazan edhe ne Olimpiadë Voting_barMe ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_rcap 

Kush është në linjë
44 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 44 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Me ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_lcap3%Me ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_rcap 3% [ 1 ]
Me ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_lcap14%Me ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_rcap 14% [ 5 ]
Me ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_lcap11%Me ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_rcap 11% [ 4 ]
Me ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_lcap58%Me ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_rcap 58% [ 21 ]
Me ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_lcap0%Me ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_rcap 0% [ 0 ]
Me ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_lcap14%Me ramazan edhe ne Olimpiadë Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Me ramazan edhe ne Olimpiadë

Shko poshtë

Me ramazan edhe ne Olimpiadë Empty Me ramazan edhe ne Olimpiadë

Mesazh nga Muslimanja Tue Jul 24, 2012 7:31 pm

Me ramazan edhe ne Olimpiadë 14397-ra_1343030773
Sportisti i lundrimit nga Egjipti, Ahmed Habash e ka treguar mënyrën se si do të veprojë ai dhe si duhet të veprojnë qindra pjesëmarrësit e fesë islame në Lojërat Olimpike të Londrës. Ai do ta mbajë në orën e tij kohën egjiptiane.

Muaji i shenjtë i Ramazanit është njëra prej periudhave më të rëndësishme në kalendarin islam. Muaji i agjërimit ka nisur të premten, kur myslimanët nga mbarë bota heqin dorë nga ushqimi dhe pija, nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Kjo do të shkaktonte problem të theksuar tek atletët dhe si Habash, ashtu edhe sportistët e tjerë egjiptianë, e kanë marrë lejen nga Këshilli më i lartë islamik egjiptian që të mos agjërojnë gjatë ditëve kur kanë gara. Ai do t’u bindet rregullave, por do të agjërojë në bazë të kohës egjiptiane.

“Unë nuk mund të ha gjatë ditës. Mund të ha vetëm pasi të perëndojë dielli. Mirëpo, unë e kam zgjedhur një mënyrë më të shpejtë, duke agjëruar në kohën egjiptiane, e cila i bën punët më të lehta”, theksoi Ahmed, i cili do të garojë në flotën RS-X.

Perëndimi i diellit në Kajro korrespondon me orën 18:00 në Weymouth të Britanisë së Madhe, ku është vendosur ky sportist, që do të thotë se Habash nuk duhet të presë shumë, pas një dite të vështirë në ujë.

“Gjatë garave, nuk do të agjëroj, por kjo nënkupton se kur të rikthehem në shtëpi, do t’i zëvendësojë pesë ditët që do ta prish agjërimin”, shtoi ai.

Zëdhënësi i ekipit algjerian, Mohammed Azzoug thotë se nuk ka ndonjë rregull rreth agjërimit për sportistët. “Është një gjë personale. Ne vetëm ua kemi dhënë informatat bazike dhe ata i marrin në fund vendimet. Nuk jam i sigurt se çka po mendon ky djalosh egjiptian. Imagjinojeni nëse ai do të ishte në Australi, do të ishte krejt ndryshe nga ajo që supozoni të bëni”, deklaroi Azzoung për agjencinë Reuters.

Ndërkaq, vrapuesi i garës për 1,500 metra, Mohamed Mohamed Hassan nga Somalia, nuk po ndihet rehat. “Është një muaj i bekuar. E kam pritur këtë muaj qe 11 muaj, është muaj të cilin jemi të nderuar që e presim. Si sportist, mund të të shkaktojë vështirësi, por jam i gatshëm të agjëroj dhe të ushtroj, duke i përballuar vështirësitë që do të shfaqen gjatë këtij muaji”, tha Hassan, para ceremonisë hapëse.

Shoku i tij i skuadrës, Zamzam Mohamed Farah, po ashtu i vendosur në Fshatin Olimpik, në jug të Londrës, e ka të njëjtin mendim. “Është një çështje fetare. Unë jam duke agjëruar dhe nuk mendoj se kjo do të ndikojë tek unë”, nënvizoi Farah.

Organizatorët e ‘Londrësa 2012’ thonë se kanë filluar furnizimet me ushqim për 3,500 sportistët që agjërojnë, që nga orët e para të mëngjesit, e deri në ora 21, çdo ditë. Furnizimi me ushqim për 24 orë për sportistët në Fshatin Olimpik do të thotë se ata do të jenë të aftë të hanë në orët e vona të mbrëmjes, duke filluar nga ushqimi i shpejtë, që përfshin ujin, pijet energjike dhe frutat.

Po ashtu, janë në dispozicion edhe hapësira multifetare, ku sportistët mund t’i bëjnë lutjet e tyre të përditshme. Madje, në këtë hapësirë jetojnë 250 mijë myslimanë, të cilët e kanë mirëpritur muajin e shenjtë të Ramazanit të premten.

Mijëra sportistë myslimanë dhe familjarë të tyre pritet t’i vizitojnë xhamitë gjatë javëve të ardhshme për lutje dhe për aktivitetet e Ramazanit. “Këtë vit presim një numër të madh të njerëzve që të trokasin në dyert tona. Sot është dita e parë dhe i tërë vendi është i mbushur”, ka thënë Salman Farsi, zëdhënës i xhamisë së Londrës Lindore.

Yahya Alkasmiyah, me prejardhje nga Banglladeshi, i cili punon për bamirësi, mendon se sportistët duhet të agjërojnë edhe gjatë aktiviteteve sportive që do t’i kenë. “Ky është një gjykim individual. Por, unë nuk mendoj se Olimpiada është një arsye aq bindëse që të vendosësh të mos agjërosh. Ka njerëz që po i kryejnë me sukses sfidat para Olimpiadës. Mendoj se Ramazani e ngre moralin e sportistëve dhe u jep atyre mbështetje”, tha ai.

Zëdhënësi i ekipit algjerian, Mohammed Azzoug thotë se në dhomat e sportistëve në Fshatin Olimpik nuk ka shenja se si të drejtohen kah Meka, kur të falen, por shton se ky nuk është një problem, sepse secili tash ka iPhone dhe mund ta gjejë shumë lehtë drejtimin e ‘Kiblës’.
Muslimanja
Muslimanja
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 601
Piket : 1929
Respekti : 9
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 45
Vend ndodhja : Tirane

http://islami-puke.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi