Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_lcapRamazani dhe myslimanët në Gjermani Voting_barRamazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_lcapRamazani dhe myslimanët në Gjermani Voting_barRamazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_rcap 
Albani (761)
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_lcapRamazani dhe myslimanët në Gjermani Voting_barRamazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_lcapRamazani dhe myslimanët në Gjermani Voting_barRamazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_rcap 
emine (509)
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_lcapRamazani dhe myslimanët në Gjermani Voting_barRamazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_rcap 
Era (387)
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_lcapRamazani dhe myslimanët në Gjermani Voting_barRamazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_rcap 
Redi (338)
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_lcapRamazani dhe myslimanët në Gjermani Voting_barRamazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_rcap 
Visiana (198)
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_lcapRamazani dhe myslimanët në Gjermani Voting_barRamazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_rcap 
iDa (175)
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_lcapRamazani dhe myslimanët në Gjermani Voting_barRamazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_rcap 
Esila (153)
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_lcapRamazani dhe myslimanët në Gjermani Voting_barRamazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_rcap 

Kush është në linjë
50 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 50 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_lcap3%Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_rcap 3% [ 1 ]
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_lcap14%Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_rcap 14% [ 5 ]
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_lcap11%Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_rcap 11% [ 4 ]
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_lcap58%Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_rcap 58% [ 21 ]
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_lcap0%Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_rcap 0% [ 0 ]
Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_lcap14%Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Ramazani dhe myslimanët në Gjermani

Shko poshtë

Ramazani dhe myslimanët në Gjermani Empty Ramazani dhe myslimanët në Gjermani

Mesazh nga Muslimanja Tue Jul 24, 2012 7:29 pm

Ramazani dhe myslimanët në Gjermani 016110593_40100
Muaji i agjërimit është një nga pesë shtyllat e fesë myslimane dhe një nga detyrimet absolute fetare. Për myslimanët gjermanë kjo do të thotë agjërim 18 orë duke hequr dorë nga ushqimi dhe pija.
Që me fillimin e zbardhjes së ditës deri në mbëmje nuk duhet ngrënë, 18 orë në ditë, gjatë gjithë muajit. Ky është realiteti i mbajtjes së Ramazanit për myslimanët që jetojnë në Gjermani, i cili filloi ditën e premte në mëngjes në orën 3.34. Muaji më i bukur i vitit, të cilin “Sultani“ e zgjodhi mes muajve të kalendarit hënor mysliman, por njëkohësisht edhe një periudhë kohe me sfida të mëdha.
Nën temperatura të larta të motit, luftë me etjen. Lodhja dhe dobësia e vështirësojnë ditën. Duhanxhinjtë nuk pijnë cigare ditën, deri sa në darkë agjerimi në vend që të prishet me hurma prishet me një cigare. Dhe detyrimet e përditshme, të cilat shumica e myslimanëve nuk mund të mos i realizojnë.
Sfida e agjërimit
Umm Aziz është 33 vjeçe dhe jeton prej 15 vjetësh në Gjermani. Vitet e para ajo e ka mbajtur Ramazanin edhe këtu. Por sa më shumë kohë bëhet këtu, aq më i vështirë i bëhet agjerimi. “Sivjet do jetë shumë e vështirë. Unë duhet të merrem me gjithçka, të kujdesem për fëmijët që të shkojnë në kohën e duhur në shkollë, të shkoj në punë, të bëj pazarin. Shpesh unë vij pasdite në punë, në restorant, ku duhet të përgatis gjellët për darkë, për prishjen e agjërimit. Klientët tanë janë kryesisht arabë, ata kanë agjëruar gjatë ditës dhe vijnë këtu në darkë të hanë. Unë shpresoj që të mund ta mbaj agjërimin deri në fund të muajit.”
Vitet e fundit nuk ka ndodhur kështu. Por sivjet Umm Aziz do ta mbajë Ramazanin, për shkak të fëmijëve. Nëse ajo nuk është në gjendje ta mbajë, atëherë do të ndihet keq, kur në fund të Ramazanit të gjithë myslimanët të festojnë festën e ëmbëlsirave dhe bashkë me të edhe triumfin mbi egon personale.
Haider Omar punon që prej një viti në gastronomi. Ai ka një restorant në Këln dhe këtë vit nuk do ta mbajë Ramazanin. “Mua më duhet t’i provoj gjellët, nuk mund t`ua lë këtë punë punonjësve të mi. Prandaj, nuk mund të mbaj Ramazan.”
Skara dhe furra japin temperatura të larta, të cilat mund të bëhen të papërballueshme në varësi të motit. Kështu që etja rritet. Kjo është një nga më të këqijat e heqjes dorë nga shijet tokësore: “Unë kam agjëruar për vite me radhë. Por unë pi duhan, që do të thotë se të heq dorë nga ushqimi dhe pija nuk është problem i madh për mua, por të mos pi cigare e kam shumë të vështirë. Kur thyhet agjerimi pi fillimisht një cigare. Pastaj ha dhe pi.”
Mungesa e masës së agjëruesve
Në vendet jomyslimane si Gjermania, mungon diçka shumë e rëndësishme, vala e besimtarëve që agjërojnë bashkarisht, gjë që ekziston në vendet myslimane dhe të ndihmon kundër motit të nxehtë në shkretëtirë, kundër joshjeve të përditshme. Kur të gjithë agjërojnë atëherë dyqanet janë të mbyllura dhe asnjë njeri nuk ha ose pi në rrugë, kjo e lehtëson shumë agjerimin. Prandaj në kohën e verës myslimanët gjermanë shkojnë ta kalojnë Ramazanin në vendet e origjinës. Kush ka mundësi, shkon atje.
Edhe nëse muaji i Ramazanit është një nga shtyllat kryesore të fesë islame, feja ofron mundësitë për të bërë përjashtime për njerëzit me situata të caktuara jete, thotë imami Erol Pürlü nga Lidhja e qendrave kulturore myslimane (VIKZ) në Këln: “Në fenë islame ekziston një parim, që atë çka njeriu nuk është në gjendje që ta bëjë, nuk ia kërkon as Zoti që ta bëjë. Në Kuran p.sh. udhëtarët dhe të sëmurët përjashtohen nga agjërimi. Po ashtu ekzistojnë rregulla përjashtim për nënat me fëmijët në gji, për gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë.”
Të sëmurët kronikë kanë mundësinë që duke u dhënë dhurata të varfërve ta shlyejnë mosmbajtjen e agjërimit. Besimtarët e përjashtuar nga agjërimi, p.sh. gratë që kanë menstruacione, mund t`i shpërndajnë ditët që nuk kanë agjëruar, gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit. Për fëmijët dhe të rinjtë ka rregulla speciale: “Për agjerimin është i rëndësishëm pjekuria fetare. Kjo mund të arrihet me 13, 14 apo 15 vjeç, varet nga rasti. Dijetarët myslimanë e kanë vendosur pjekurinë fetare bashkë me pubertetin. Megjithatë fëmijët mund të fillojnë që më parë me agjërimin.”
Sipas pikëpamjeve fetare, agjërimi është kryesisht një “aktivitet në shërbim të Zotit”, thotë Imam Pürlü. Në surën e dytë të Kuranit çdo myslimani i kërkohet të agjerojë në muajin e Ramazanit. Përveç kësaj ekzistojnë edhe aspekte të vetëkontrollit, të mëshirës për të uriturit në vendet e varfëra të botës si dhe arsye shëndetësore, si p.sh. pastrimi i trupit. Arratisjen nga e përditshmja një muaj të tërë, afrimin me Zotin apo Allahun, përqendrimin në gjëra të rëndësishme dhe dhënien e kuptimit pozitiv bashkëjetesës me njëri – tjetrin, janë po aq të rëndësishme sa thjesht heqja dorë nga ushqimi dhe pija, thonë besimtarët. Sa më intensivisht të arrihet kjo, aq më shumë kënaqësi jep festa përfundimtare.
(DW)
Muslimanja
Muslimanja
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 601
Piket : 1929
Respekti : 9
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 45
Vend ndodhja : Tirane

http://islami-puke.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi