Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
NË SYFYR KA BEREQET! EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
NË SYFYR KA BEREQET! EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
NË SYFYR KA BEREQET! EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
NË SYFYR KA BEREQET! EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
NË SYFYR KA BEREQET! EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
NË SYFYR KA BEREQET! EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
NË SYFYR KA BEREQET! EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
NË SYFYR KA BEREQET! EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
NË SYFYR KA BEREQET! EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
NË SYFYR KA BEREQET! EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
NË SYFYR KA BEREQET! EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
NË SYFYR KA BEREQET! EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
NË SYFYR KA BEREQET! EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
NË SYFYR KA BEREQET! EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
NË SYFYR KA BEREQET! EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
NË SYFYR KA BEREQET! Vote_lcapNË SYFYR KA BEREQET! Voting_barNË SYFYR KA BEREQET! Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
NË SYFYR KA BEREQET! Vote_lcapNË SYFYR KA BEREQET! Voting_barNË SYFYR KA BEREQET! Vote_rcap 
Albani (761)
NË SYFYR KA BEREQET! Vote_lcapNË SYFYR KA BEREQET! Voting_barNË SYFYR KA BEREQET! Vote_rcap 
Muslimanja (601)
NË SYFYR KA BEREQET! Vote_lcapNË SYFYR KA BEREQET! Voting_barNË SYFYR KA BEREQET! Vote_rcap 
emine (509)
NË SYFYR KA BEREQET! Vote_lcapNË SYFYR KA BEREQET! Voting_barNË SYFYR KA BEREQET! Vote_rcap 
Era (387)
NË SYFYR KA BEREQET! Vote_lcapNË SYFYR KA BEREQET! Voting_barNË SYFYR KA BEREQET! Vote_rcap 
Redi (338)
NË SYFYR KA BEREQET! Vote_lcapNË SYFYR KA BEREQET! Voting_barNË SYFYR KA BEREQET! Vote_rcap 
Visiana (198)
NË SYFYR KA BEREQET! Vote_lcapNË SYFYR KA BEREQET! Voting_barNË SYFYR KA BEREQET! Vote_rcap 
iDa (175)
NË SYFYR KA BEREQET! Vote_lcapNË SYFYR KA BEREQET! Voting_barNË SYFYR KA BEREQET! Vote_rcap 
Esila (153)
NË SYFYR KA BEREQET! Vote_lcapNË SYFYR KA BEREQET! Voting_barNË SYFYR KA BEREQET! Vote_rcap 

Kush është në linjë
50 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 50 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

NË SYFYR KA BEREQET! Vote_lcap3%NË SYFYR KA BEREQET! Vote_rcap 3% [ 1 ]
NË SYFYR KA BEREQET! Vote_lcap14%NË SYFYR KA BEREQET! Vote_rcap 14% [ 5 ]
NË SYFYR KA BEREQET! Vote_lcap11%NË SYFYR KA BEREQET! Vote_rcap 11% [ 4 ]
NË SYFYR KA BEREQET! Vote_lcap58%NË SYFYR KA BEREQET! Vote_rcap 58% [ 21 ]
NË SYFYR KA BEREQET! Vote_lcap0%NË SYFYR KA BEREQET! Vote_rcap 0% [ 0 ]
NË SYFYR KA BEREQET! Vote_lcap14%NË SYFYR KA BEREQET! Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


NË SYFYR KA BEREQET!

Shko poshtë

NË SYFYR KA BEREQET! Empty NË SYFYR KA BEREQET!

Mesazh nga emine Fri Jul 20, 2012 11:12 pm

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim!
Në një hadith, te pajtuar për saktësinë e tij, qëndron: “Bëni syfyr, ngase në syfyr ka bereqet”.
Në këtë hadith urdhërohemi ta hamë syfyrin, si përgatitje për agjërim, ndërsa urtësia e tij është zbritja e begatisë dhe bereqetit.

Bereqet, më konkretisht, do të thotë zbritja e të mirës hyjnore në diç dhe përqendrimi në të. Bereqet po ashtu do të thotë shtim i të mirës, shpërblimit dhe tërë atyre gjërave që ka nevojë njeriu për to në këtë dhe botën tjetër.
Bereqeti është vetëm prej Allahut dhe si i tillë nuk arrihet përveç se me respekt, nënshtrim dhe adhurim për Të.
Disa agjërues nuk i kushtojnë rëndësi ngrënies së syfyrit dhe as vonimit të tij deri në kohën e fundit, madje disa nuk e hanë fare, kështu që hanë para se të flenë. Këtë e bëjnë ose nga frika se nuk mund të zgjohen, ose nga dëshira për të fjetur më shumë, ose nga mosdija për vlerën e syfyrit.
Kjo është mangësi, që agjëruesi duhet ta eliminoje, ngase kjo, përveç që shkakton pengimin e vlerës dhe begatisë së syfyrit, është po kështu në kundërshtim me traditën e pastër të Muhammedit alejhi selam.
Është mirë që agjëruesi të hajë syfyrin në kohën e fundit të natës, pak para se të vjen koha e namazit të sabahut, ngase në këtë veprim ka te mira të shumta, si:
Së pari, përgjigje ndaj urdhrit të Allahut, i Cili në një hadith kudsij thotë: “Bëni syfyr, ngase në syfyr ka bereqet”. Vetëm kjo do t’i mjaftonte syfyrit si nder dhe virtyt. Allahu thotë: “Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur Allahut”. (Nisaë, 80) dhe: “E kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh”. (Ahzabë, 71).
Syfyri është moto e këtij Umeti, është prej gjërave që na dallojnë nga ithtarët e librit. Transmeton Imam Muslimi se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Ajo që dallon agjërimin tonë nga agjërimi i ithtarëve të librit është ngrënia e syfyrit…”.
Në këtë kontekst është edhe arritja e hajrit, siç thotë Pejgamberi alejhi selam: “Njerëzit vazhdojnë të dëfrehen me begati derisa ata ta kryejnë iftarin shpejt (si të hyjë koha e tij, e të mos presin fare)”. (Shënon Buhariu dhe Muslimi). Ndërsa, në versionin e Imam Ahmedit qëndron edhe kjo shtese: “…dhe ta vonojnë syfyrin (deri pak para se t’i dal koha)”.

Syfyri të forcon për adhurim dhe të jep më shumë forcë për punë, ngase njeriun e uritur shumë shpejt e kaplon dembelia.
Allahu mëshiron, ndërsa melekët kërkojnë falje për ata që hanë syfyrin. Ibën Umeri transmeton merfuan: “Allahu dhe melekët e Tij bëjnë salavat (mëshiron dhe kërkojnë falje) për ata, që hanë syfyrin”. (Transmeton Ibën Hibbani dhe Taberaniu në El-Evsat, ndërsa Shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen).
Syfyri të ndihmon kundër moralit të keq, i cili vjen si rezultat i urisë.

Koha e syfyrit është koha e bekuar, është kohë në të cilën zbret Allahu, ashtu siç i takon Madhërisë së Tij. Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Zbret Allahu i Madhëruar në çdo natë, në qiellin e kësaj toke, në kohën kur mbetet 1/3 e fundit e natës, dhe thotë: Kush më lut që t’i përgjigjem, kush më kërkon që t’i jap, kush më kërkon falje që t’ia fal”. (Shënon Buhariu)
Syfyri është prej kohëve më të mira të kërkimit falje. Allahu ka lëvduar ata që kërkojnë falje në këtë kohë e ka thënë: “Dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë”. (Ali Imran, 17)dhe: “Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet”. (Dharijatë, 18).

Pra, ngritja për syfyr është shkak i arritjes së këtij nderi dhe virtyteve të shumta të kërkimit falje tek Allahu për mëkatet.
Ngritja për syfyr është shans që të mos ik falja e namazit të sabahut me xhemat, për vlerën e të cilit askush prej nesh nuk dyshon.
Syfyri mund të shndërrohet në adhurim, ibadet, nëse njeriu me të e ka për qëllim forcimin e vetes për ibadet dhe pasim te Pejgamberit alejhi selam.
Kur njeriu han syfyr, atij i vjen më i lehtë agjërimi dhe nuk ndien vështirësi, kështu që kur të vjen Ramazani i ardhshëm, ai e pret me më lehtësi dhe me mallëngjim, derisa ai, që nuk han syfyr dhe ndien uri më shumë, sa mezi pret që të shkojë ky muaj i bekuar.
Allahu derdh mirësinë e Tij në veprën e atij që ngritet për syfyr dhe vërtet, ai e meriton të bekohet për punë të mira në atë ditë, ku gjen vullnet për kryerjen e farzeve, adhurimeve fakultative, kryerjen e lutjeve të caktuara kohore, respektivisht ato të mëngjesit dhe mbrëmjes, urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja, etj. Ndërsa ai, që nuk ha syfyrin, ndodh që agjërimi t’ia shtoje urine dhe ta pengoje kështu nga këto te mira.
Me një fjalë, të mirat e syfyrit janë të shumta, dhe vështirë se përkufizohen në shifër, ngase Allahu në fenë e Vet ka lënë sekrete e urtësi, të cilat nuk i arrijnë dot mendjet tona, andaj ia vlen që t’i përkujtojmë këto domethënie dhe botëkuptime të syfyrit si dhe t’ua përkujtojmë vëllezërve tanë, në mënyrë që të gjithë të jemi të gëzuar me shpërblimin e Allahut.

Ulvi Fejzullahu

/sinqeriteti.com/
emine
emine

Numri i postimeve : 509
Piket : 1948
Respekti : 100
Date e hyrjes : 25/04/2011
Vend ndodhja : Turqi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi