Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti Vote_lcapParalajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti Voting_barParalajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)

Albani (761)

Muslimanja (601)

emine (509)

Era (387)

Redi (338)

Visiana (198)

iDa (175)

Esila (153)

Kush është në linjë
46 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 46 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti Vote_lcap3%Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti Vote_rcap 3% [ 1 ]
Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti Vote_lcap14%Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti Vote_rcap 14% [ 5 ]
Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti Vote_lcap11%Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti Vote_rcap 11% [ 4 ]
Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti Vote_lcap58%Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti Vote_rcap 58% [ 21 ]
Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti Vote_lcap0%Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti Vote_rcap 0% [ 0 ]
Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti Vote_lcap14%Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36

Paralajmërimi i akademikut Qosja: Po ra gjuha, bie shteti

Shko poshtë

Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti Empty Paralajmërimi i akademikut Qosja: Po ra gjuha, bie shteti

Mesazh nga andi Sun Jul 01, 2012 12:32 pm

Paralajmërimi i akademikut  Qosja: Po ra gjuha, bie shteti 44385_9
TIRANE- Profesor Rexhep Qosja, është shprehur kategorikisht kundër ëdo ndërhyrjeje në gjuhën letrare Shqipe. Në një intervistë dhënë për gazetën javore "Java" të Prishtinës, pak kohë më parë, akademiku Qosja thotë se gjuha shqipe, nuk është çështje vetëm e gjuhëtarëve, por e mbarë popullit. "Nuk ka gjuhë letrare atje ku nuk ka shtet, më saktësisht, atje ku nuk ka vetëdije për shtetin, për të përbashkëtën institucionale"-shprehej Qosja.

"Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe dhe krijimi i Gjuhës Letrare shënon shkallën më të lartë në zhvilimin e qytetërimit tonë. Gjuha letrare është e arritura më e çmuar e procesit historik të zhvillimit të vetëdijës të popullit shqiptar, të kulturës, të letërsisë e të gjuhës së tij. Gjuha i bashkon, por gjuha edhe mund t'i ndajë njerëzit. Shteti është fryt i përpjekjeve bashkuese në historinë e një populi. Dhe, gjuha letrare standarde është fryt i përpjekjeve bashkuese në historinë e një populli. Nuk ka gjuhë letrare atje ku nuk ka shtet, më saktësisht, atje ku nuk ka vetëdije për shtetin, për të përbashkëtën institucionale"-shprehej akademiku.

I pyetur se sa janë të përgjegjshëm vetë gjuhëtarët në Kosovë, por edhe shtresa intelektuale në përgjithësi, në njësimin e Gjuhës Letrare Shqipe, si një gjuhë e vetme dhe e standardizuar, Rexhep Qosja shprehej se: "Numri më i madh i gjuhëtarëve dhe klasa intelektuale pothuajse në përgjithësi, me ndonjë përjashtim të rrallë, e përkrahin Gjuhën Letrare Kombëtare si gjuhë e vetme e standardizuar".

Ai thotë se në Kosovë dhe në Shqipërinë shtetërore sot mund të dëgjohen individë që e mohojnë gjuhën e përbashkët dhe predikojnë veçimin dialektor. "Numri i tyre sot është i vogël, po nesër ndoshta edhe mund të rritet një çikë ky numër. Ata janë të frymëzuar prej qarqesh politike në Prishtinë që përvjedhin idenë sipas së cilës Kosova karshi Shqipërisë duhet të zhvillohet si Austria karshi Gjermanisë dhe harrojnë se Gjermania dhe Austria, megjithatë, kanë një gjuhë letrare, Gjuhën Letrare Gjermane. "Ata janë të frymëzuar, ma merr mendja, njëkohësisht edhe prej qarqesh të huaja politike që tradicionalisht janë përpjekur t'i ngatërrojnë punët e shqiptarëve. Të gjitha, thotë Gëte, janë të vdekshme, vetëm marrëzirat janë të pavdekshme. Përpjekjet për rrënimin e gjuhës letrare mund të bëhen edhe ndonjë ditë, por janë të dështuara sepse janë prapakthime kundërhistorike që do të kishin pasoja shumë të mëdha".

Ndërsa, duke iu përgjigjur pyetjes se a duhet të vendosen ligje në disa sektorë në përdorimin e gjuhës, akademik Qosja shprehej: "përdorimi i gjuhës letrare është i rregulluar jo vetëm me marrëveshje, por edhe me ligje në vendet që kanë gjuhë të standardizuar, në adminstratë, arsim, shëndetësi, ushtri, në instuitucionet e shkencës e kulturës, në media, mund të përdoret vetëm gjuha e standardizuar. Kështu është edhe te ne, por në disa vende rregullimi i çështjeve të gjuhës letrare është çuar edhe më përpara. Në disa vende në ministritë e arsimit e të kulturës e në disa akademi të shkencave bëjnë kujdesin për kulturën e gjuhës në përgjithësi. Këto institucione caktojnë, fjala vjen, se cilat fjalë të huaja mund të përdoren në gjuhën standarde. Në Slloveni, për shembull, ekziston gjyqi i gjuhësisë që dënon shkeljet e normave të gjuhës letrare.
Sipas akademikut të shquar Rexhep Qosja të shkruash në gjuhën letrare, sipas mendimit tim, së pari do të thotë të shkruash si njeri me kërkesa më të larta shpirtërore, kurse të shkruash në dialekt do të thotë të shkruash me kërkesa sado kudo me të rrudhura shpirtërore".

Marre nga Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

andi

Numri i postimeve : 40
Piket : 110
Respekti : 50
Date e hyrjes : 03/09/2011
Mosha : 37
Vend ndodhja : Tirane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi