Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_lcapTragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Voting_barTragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_lcapTragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Voting_barTragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_rcap 
Albani (761)
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_lcapTragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Voting_barTragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_lcapTragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Voting_barTragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_rcap 
emine (509)
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_lcapTragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Voting_barTragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_rcap 
Era (387)
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_lcapTragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Voting_barTragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_rcap 
Redi (338)
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_lcapTragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Voting_barTragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_rcap 
Visiana (198)
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_lcapTragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Voting_barTragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_rcap 
iDa (175)
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_lcapTragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Voting_barTragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_rcap 
Esila (153)
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_lcapTragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Voting_barTragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_rcap 

Kush është në linjë
47 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 47 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_lcap3%Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_rcap 3% [ 1 ]
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_lcap14%Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_rcap 14% [ 5 ]
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_lcap11%Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_rcap 11% [ 4 ]
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_lcap58%Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_rcap 58% [ 21 ]
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_lcap0%Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_rcap 0% [ 0 ]
Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_lcap14%Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur

Shko poshtë

Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur Empty Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur

Mesazh nga Albani Mon May 21, 2012 7:23 pm

Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur 71577
HIMARE - Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme pranë qafës së Vishës, në Himarë, ku një autobus me 33 studentë të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", dega Letërsi, që dyshohet se ishin të gjitha vajza, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 80 metra të thellë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, autobusi me studentë po udhëtonte nga Elbasani drejt Sarandës. Mësohet se autobusi ishte me targa të Elbasanit (El 2274 B) dhe drejtohej nga shoferi 55-vjecar, Pëllumb Çela. Në vendngjarje u mobilizuan autoambulanca, zjarrfikës dhe forca të shumta të policisë e forcat RENEA, disa minuta pas aksidentit. 8 helikopterë, 2 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe 6 të Ministrisë së Brendshme transportuan nga Himara drejt spitalit Ushtarak në Tiranë, të plagosurit më rëndë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se 11 persona kanë humbur jetën dhe 22 studente janë plagosur. Ka qenë një autobus me turistë grekë ai që i ka dhënë ndihmën e parë, studenteve të përfshira në aksident.

Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Himarës, 12 trupa të pajetë ndodhen në morgun e qytetit, 25 studente të tjera u transportuan në spital me plagë të rënda.
Pamjet e para nga vendngjarje tregojnë autobusin e shkatërruar tërësisht dhe njerëz të shumtë rreth tij që përpiqen të japin ndihmën e parë.

Korespondenti i News 24 Andrea Kola raporton se autobusi me të cilin udhëtonin studentet është rrëzuar në aksin Sarandë-Himarë, mes fshatit Vuno e Himarës. Ai sqaron se studentet shkonin në Sarandë për pushime, ndërsa dëshmon se terreni ku ka rënë autobusi është i vështirë dhe rruga tepër e ngushtë.
Ndërsa Shefi i Zjarrfikësve, Dilaver Laci bëri të ditur për News 24 se, “terreni ku ka rënë autobusi është shumë i vështirë dhe distanca është e madhe”.

TOPI NË SPITALIN USHTARAK: SHTETI ËSHTË NË KËMBË
Ora: 07:05 - Presidenti Bamir Topi vizitoi në Spitalin Ushtarak katër vajzat që u transportuan me helikpoter nga Himara menjëherë pas aksidentit tragjik në qafën e Vishës.
Në një prononcim për mediat Presidenti theksoi se në këto momente të vështira shteti është në këmbë ddhe po bëhet e pamundura për tu ardhur në ndihmë të lënduarve. “Ngushëllime familjeve të viktimave. Kam besim se i gjithë shërbimi i kualifikuar i traumatologjisë do të bëjë maksimumin e vet.”- deklaroi presidenti Topi.

KRYQI I KUQ: QYTETARËT TË DHUROJNE GJAK
ORA-19:00- Përfaqësuesja e Kryqit të Kuq Shqiptar në një komunikim me News 24 i bën apel qytetarëve shqiptarë për të dhuruar gjak.
“Ndërgjegjësohuni me situatën, dhuroni gjak në bankat e gjakut pranë spitaleve dhe jashtë spitaleve”, thotë ajo.

LISTA
ORA 18:50-Lista me emrat e vajzave që udhëtonin në autobusin e aksidentuar:
Eriselda Gubere, Eriselda Coku, Erjana Geshtenja, Ermira Mana, Fabjola Shefi, Florie Peci, Gerta Kasmeto, Griselda Zeneli, Griselda Gilani, Isjana Karriqi, Ismarta Klosi, Joana Debinja, Luljana Kuqi, Juljana Tola, Kaltra Kokozhani, Laureta Cani, Lindita Kabashi, Lirie Hasa, Oliverta Dhembi, Oltjana Beqiri, Tisjana Hysa, Anisa Cobaj, Enkelejda Berberi, Adjola Musaku, Hanife Xhepexhiu, Anila Suli, Shegushe Haka, Oltjana Hyzo.

STUDENTJA: AUTOBUSI LËVIZTE ME SHPEJTËSI
ORA 18:43- Në një dëshmi për News 24, njëra prej studenteve që udhëtonte në autobusin e aksidentuar, e quajtur Ticiana Hysa, e cila ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën ka bërë edhe rrëfimin e parë, për të zbardhur shkakun e aksidentit.
Sipas saj autobusi udhëtonte me shpejtësi të madhe. Ajo shton se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia.

TOPALLI, VASILI E TAFAJ DREJT HIMARËS ME HELIKOPTER
ORA-18:37- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe ministri I Arsimit, Myqerem Tafaj janë nisur drejt Himarës me njërin prej helikopterëve që transportoi në Spitalin Ushtarak, studentët e plagosur rëndë.

GORO: FAMILJARËT DO KENË NDIHMËN E NEVOJSHME
ORA-18:40 - Në një lidhje telefonike për NEWS24, kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro konfirmoi se 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit tragjik, të ndodhur pasditen e sotme në qafën e Vishës.
Kryebashkiaku Goro shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe i siguroi ata se “do të kenë ndihmën e institucioneve lokale deri në momentin e fundit, për çdo nevojë që do të kenë.”
“Ishte një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur vitet e fundit në Himarë. Është bërë ç’është e mundur që tu jepej ndihmë sa më parë të lënduarve.”- u shpreh Goro.

PRESIDENTI TOPI: NGUSHËLLIME TË SINQERTA FAMILJARËVE
Ora: 18:25- Presidenti i Republikës, Bamir Topi nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot pasdite, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, që humbën jetën si pasojë e aksidentit rrugor pranë Urës së Vishës në Himarë.
“Më lejoni të shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe hidhërimin e thellë për të gjitha familjet e studentëve që humbën jetën sot në Himarë, duke ju siguruar se ndodhem pranë jush në këto çaste të rënda e të vështira! Ndihem shumë i trishtuar, ashtu sikurse edhe ju për këtë aksident fatkeq, i cili mori përmasa fatale dhe ju shkaktoi këtë tragjedi të madhe.”- theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.
“Duke ju siguruar që të gjitha strukturat e duhura të shtetit shqiptar janë ngritur në këmbë e janë mobilizuar duke punuar me një organizim të shkëlqyer për të administruar situatën dhe minimizuar përmasat e kësaj tragjedie të rëndë, më lejoni t’ju shpreh edhe njëherë solidaritetin njerëzor dhe institucional! Njëkohësisht u uroj shërim sa më të shpejtë studentëve të plagosur!”-përfundon mesazhi i kryetarit të shtetit.

MBERRIJNE NE SPITALIN USHTARAK 4 TË PLAGOSUR RËNDË
ORA-18:20- Një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë mbërriti në Spitalin Ushtarak, për të sjellë 4 studente të plagosura rëndë, në aksidentin tragjik të ndodhur sot. Në Spitalin Ushtarak, raportohet se ndodhen edhe ministrat e Shëndetësisë e Arsimit, përkatësisht Petrit Vasili e Myqerem Tafaj.
Ndërkohë që po transportohen edhe 5 të dëmtuar të tjerë.

RAMA DHURON GJAK PËR TË PLAGOSURIT NË SPITALIN USHTARAK‏
Ora: 19:10 - Rreth orës 18:00 në Spitalin Ushtarak në Tiranë ka mbërritur Kryetari i PS Edi Rama, i shoqëruar nga deputetët socialistë Gramoz Ruci, valentina Leskaj, Taulant Balla dhe Shega Ligori.
Kryesocialisti Rama i është drejtuar Qendrës së Dhurimit të Gjakut të këtë spital, ku ka dhuruar menjëherë gjak në ndihmë të të plagosurve të kësaj tragjedie të ndodhur në Himarë. Po ashtu, gjak kanë dhuruar edhe deputetët socialistë Taulant Balla dhe Shega Ligori.

RAMA: AKSIDENT TRAGJIK, SOLIDARITET KOMBËTAR
ORA-18:00- Edhe lideri i opozitës, Edi Rama ka shprehur solidaritetin me ngjarjen e rëndë, ndërsa ka ftuar personelet shëndetësore të bëjnë të pamundurën për t’ju ardhur në ndihmë studentëve të përfshirë në aksident.
“Në Himarë një tragjedi e tmerrshme ka mbajtur pezull frymën e mbarë kombit. Janë orë solidariteti kombëtar e përpjekjesh të gjithanshme për të shpëtuar çdo jetë njerëzore të përfshirë në këtë aksident tragjik. Jam i bindur se personeli i Spitalit Ushtarak i sprovuar në fatkeqësi me përmasa të pazakonshme dhe gjithë njerëzit e shërbimeve të tjera spitalore, policore, ushtarake, do të bëjnë çdo gjë që është në fuqinë e tyre për të shpëtuar jetët që ende mund të shpëtohen”, deklaron Rama.

BERISHA NGA CIKAGO: PIKELLIM PER NGJARJEN
ORA-17:55- Menjëherë pas aksidentit tragjik në Himarë, zyra për shtyp e Kryeministrisë bëri të ditur se “kryeministri Berisha u informua në Çikago për aksidentin me pasoja tragjike”.
Sipas Kryeministrisë, “Berisha është në kontakte të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse në Tiranë për operacionin e ndihmës emergjente ndaj të aksidentuarve, për të cilët kërkon të bëhet çdo gjë për të shpëtuar jetën e tyre”.
Kryeministri Berisha shpreh “dhimbjen, pikëllimin e tij më të thellë për viktimat dhe u shpreh ngushëllimet me të thella familjarëve të viktimave.”

NGA ELBASANI U NISËN DY AUTOBUSË ME 75 STUDENTË
Ora 17:30- Korespondenti i Elbasanit, Fatmir Popja, saktësoi se studentët i përkasin Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të degës Gjuhë-Letërsi. Ai shtoi se rreth mesditës studentët ishin nisur me 2 autobusë nga Elbasani për të kaluar 1 ditë pushimi në Sarandë.
Sipas tij, njëri prej autobusave, ai me targë El 2274 është rrëzuar në humnerë. Gjithsej numri i studentëve është 75, të ndarë në dy autobusë, ndërsa shoqëroheshin nga 3 pedagogë.
"Janë nisur dy autobusë me 75 studentë, do kalonin vetëm një natë në Sarandë, njëri me 40 studentë dhe tjetri me 35 studentë, shoqëruar nga 3 pedagogë".

POLICIA: 11 TE VDEKUR 22 TE PLAGOSUR
ORA-17:21- Rreth orës 16.15’ të ditës së sotme është marrë informacion se në aksin rrugor Vlorë-Himarë, në vendin e quajtur Qafa e Vishës, një autobus me targë El 2274 B, me drejtues shtetasin Pëllumb Çela, vjeç 55, me të cilin po udhëtonin disa studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” ka dalë nga rruga.
Menjëherë, drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të Repartit Delta Force dhe të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të menaxhuar situatën.
Duke vlerësuar ngjarjen e ndodhur, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur grupi i punës për menaxhimin e situatës.
Drejt vendngjarjes është nisur gjithashtu dhe Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ndërkohë për të transportuar të dëmtuarit drejt vendngjarjes janë dërguar helikopterë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.
Po ashtu janë nisur dhe forcat speciale RENEA, si dhe forcat speciale të Ministrisë së Mbrojtjes. Në vendngjarje janë dërguar dhe ambulancat e Vlorës, Himarës, Sarandës, si dhe janë krijuar grupe të posaçme me ekipe mjekësh, ndërkohë që ambientet spitalore janë vënë në gatishmëri të plotë.
Policia rrugore po punon për mbajtjen hapur të akseve rrugore për dhënien e ndihmës së shpejtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes nga strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunohet dhe me strukturat e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe me strukturat e shëndetësisë. Një ndihmë të madhe po japin dhe banorët e zonës.
Deri në këto momente janë nxjerrë nga automjeti të dëmtuarit dhe janë transportuar drejt ambienteve spitalore 33 studentë. Nga të dhënat paraprake rezultojnë 11 të vdekur dhe 22 të plagosur.
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të dëmtuarve nga kjo ngjarje dhe transportimin e tyre drejt ambienteve spitalore, si dhe për përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë.
Për këtë qëllim është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën kryesimin e Prokurorisë së Përgjithshme, në përbërje të të cilit janë ekspertë kriminalistë, të policisë rrugore, si dhe të Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë.

(LAJMI VIJON)
(ma.ar/er.nu/BalkanWeb)
Albani
Albani
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 761
Piket : 2571
Respekti : 103
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi