Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
TENSIONI NË MAQEDONI EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
TENSIONI NË MAQEDONI EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
TENSIONI NË MAQEDONI EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
TENSIONI NË MAQEDONI EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
TENSIONI NË MAQEDONI EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
TENSIONI NË MAQEDONI EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
TENSIONI NË MAQEDONI EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
TENSIONI NË MAQEDONI EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
TENSIONI NË MAQEDONI EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
TENSIONI NË MAQEDONI EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
TENSIONI NË MAQEDONI EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
TENSIONI NË MAQEDONI EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
TENSIONI NË MAQEDONI EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
TENSIONI NË MAQEDONI EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
TENSIONI NË MAQEDONI EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
TENSIONI NË MAQEDONI Vote_lcapTENSIONI NË MAQEDONI Voting_barTENSIONI NË MAQEDONI Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
TENSIONI NË MAQEDONI Vote_lcapTENSIONI NË MAQEDONI Voting_barTENSIONI NË MAQEDONI Vote_rcap 
Albani (761)
TENSIONI NË MAQEDONI Vote_lcapTENSIONI NË MAQEDONI Voting_barTENSIONI NË MAQEDONI Vote_rcap 
Muslimanja (601)
TENSIONI NË MAQEDONI Vote_lcapTENSIONI NË MAQEDONI Voting_barTENSIONI NË MAQEDONI Vote_rcap 
emine (509)
TENSIONI NË MAQEDONI Vote_lcapTENSIONI NË MAQEDONI Voting_barTENSIONI NË MAQEDONI Vote_rcap 
Era (387)
TENSIONI NË MAQEDONI Vote_lcapTENSIONI NË MAQEDONI Voting_barTENSIONI NË MAQEDONI Vote_rcap 
Redi (338)
TENSIONI NË MAQEDONI Vote_lcapTENSIONI NË MAQEDONI Voting_barTENSIONI NË MAQEDONI Vote_rcap 
Visiana (198)
TENSIONI NË MAQEDONI Vote_lcapTENSIONI NË MAQEDONI Voting_barTENSIONI NË MAQEDONI Vote_rcap 
iDa (175)
TENSIONI NË MAQEDONI Vote_lcapTENSIONI NË MAQEDONI Voting_barTENSIONI NË MAQEDONI Vote_rcap 
Esila (153)
TENSIONI NË MAQEDONI Vote_lcapTENSIONI NË MAQEDONI Voting_barTENSIONI NË MAQEDONI Vote_rcap 

Kush është në linjë
35 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 35 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

TENSIONI NË MAQEDONI Vote_lcap3%TENSIONI NË MAQEDONI Vote_rcap 3% [ 1 ]
TENSIONI NË MAQEDONI Vote_lcap14%TENSIONI NË MAQEDONI Vote_rcap 14% [ 5 ]
TENSIONI NË MAQEDONI Vote_lcap11%TENSIONI NË MAQEDONI Vote_rcap 11% [ 4 ]
TENSIONI NË MAQEDONI Vote_lcap58%TENSIONI NË MAQEDONI Vote_rcap 58% [ 21 ]
TENSIONI NË MAQEDONI Vote_lcap0%TENSIONI NË MAQEDONI Vote_rcap 0% [ 0 ]
TENSIONI NË MAQEDONI Vote_lcap14%TENSIONI NË MAQEDONI Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


TENSIONI NË MAQEDONI

Shko poshtë

TENSIONI NË MAQEDONI Empty TENSIONI NË MAQEDONI

Mesazh nga Albani Sun May 20, 2012 7:22 pm

TENSIONI NË MAQEDONI 7d61bdea-39c7-4dfb-8d6b-2b4905fe83d8-444x333
Nga:Dr. Erhan TÜRBEDAR
Pas vrasjes së 5 të rinjve me origjinë maqedonase në afërsi të qytetit Smilkovc të Maqedonisë në datën 12 prill 2012 është ndjerë sërish tensioni në marrëdhëniet ndëretnike dhe paqartësia në këtë vend. Vrasjen e 5-fishtë pa asnjë motiv maqedonasit e cilësojnë si një nga ngjarjet më të tmerrshme që kanë ndodhur në vend vitet e fundit. Kapjen dhe dënimin e autorëve të këtij krimi e kërkojnë edhe shqiptarët që jetojnë në këtë vend. Vetëm se ndërlidhja që i bën policia maqedonase veprës kriminale në fjalë me terrorizmin e kryer në emër të islamit, në përgjithësi është pranuar nga myslimanët e Maqedonisë si një fyerje që i është bërë fesë dhe besimit islam.

Në lidhje me vrasjen në Smilkovc policia maqedonase ndaloi 20 persona, nga të cilët 5 u akuzuan për kryerjen e krimit në mënyrë direkte apo indirekte. Për më tepër pretendohet se mes atyre që kanë kryer vrasjen ka edhe islamikë radikalë të cilët kanë luftuar në Afganistan dhe Pakistan.

Në fakt vrasja e 5-fishtë në Smilkovc ndërlidhet me ngjarjet e ndryshme që kanë ndodhur gjatë 15 muajve të fundit në Maqedoni dhe që kanë tensionuar marrëdhëniet ndëretnike në këtë vend. Tentativa në shkurt të 2011 për të ndërtuar një kishë në kalanë e Shkupit, një kala e vjetër që ka mbetur nga koha osmane, pranohet si hallka e parë e zinxhirit të ngjarjeve që sollën ritensionimin e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni.

Ofendimi që iu bë fesë islame në karnavalin e organizuar në fshatin Vevçani të Maqedonisë një vit pas kësaj ngjarjeje i tensionoi akoma edhe më shumë këto marrëdhënie. Ndërsa me vrasjen e dy shtetasve me origjinë shqiptare nga një polic maqedonas në 29 shkurt 2012 në qytetin e Gostivarit të Maqedonisë nisi edhe zinxhiri i ngjarjeve me bazë etnike në Maqedoni. Më e tmerrshmja e këtyre ngjarjeve ishte vrasja e 5-fishtë në Smilkovc.

Policia maqedonase akuzohet për mos mirëmenaxhim të krizës që shkaktoi në vend ngjarja në Smilkovc. Në vend të individualizimit të krimit, me anë të deklaratave në mënyrë të tërthortë ngjarja u ndërlidh me islamin. Si reagim ndaj këtyre deklaratave dhe zhvillimeve, javët e fundit myslimanët pas namazit të ditës së premte organizojnë në Shkup manifestime protestuese duke u munduar të japin mesazhin se “ata nuk janë terroristë”. Por ajo që ra në sy në këto protesta ishin edhe disa pankarta provokuese, ku shkruhej “Shqipëria e Madhe” dhe “Do të shihemi në mal” si dhe parulla të ngjashme. Përveç kësaj mes manifestuesve kishte edhe nga ata që mbanin në duar flamurin saudit dhe kishin veshur bluza, ku shkruhej “Islami do të sundojë botën”.

Në Maqedoni ekziston një koncept dhe traditë islame, e cila është mësuar nga osmanët dhe që praktikohet për qindra vite. Vetëm se 20 vitet e fundit, ashtu si në vendet e tjera të Ballkanit, Vahabizmi nisi të shfaqet edhe në Maqedoni. Madje vitet e fundit është raportuar që vahabistët kanë bastisur Bashkësinë Islame duke kërcënuar edhe drejtuesit e këtij institucioni. Mund të thuhet që lidhja që mundohet të vendoset ndërmjet vrasjes në Smilkovc dhe terrorizmit që bëhet në emër të islamit ka në shënjestër vahabistët në Maqedoni. Vetëm se ndërlidhja e islamit me terrorizmin në deklaratat zyrtare të autoriteteve maqedonase ka shqetësuar të gjithë myslimanët e Maqedonisë. Por vazhdimi protestave pas faljes së të premtes është një çështje që ndiqet me shqetësim, pasi ekziston mundësia që këto protesta të manipulohen nga personat keqdashës. Pasi vijnë paralajmërime që disa slogane negative që vihen re në këto manifestime përdoren në mënyrë të vetëdijshme për të provokuar qytetarët me origjinë maqedonase. Shtypi dhe media maqedonase mundohen që protestat që organizohen pas namazit të të premtes ti pasqyrojnë si një tregues i rritjes së islamit radikal në vend.

Po të shikojmë brendësinë e çështjes duket qartë që ngjarjet e 15 muajve të fundit në Maqedoni e kanë kapërcyer natyrën e një përplasjeje ndëretnike dhe kanë nisur të shfaqin një dimension fetar. Askush nuk duhet të bëjë përpjekje për ta treguar një fe e besim si kërcënim për shoqërinë maqedonase. Bërja e komenteve në formën që teoritë e përgjithshme të një besimi i orientojnë njerëzit drejt terrorit, jo vetëm që është një veprim i gabuar, por asnjë fe e besim nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi për shkak të disa akteve sporadike. Për këtë arsye autoritetet maqedonase duhet të fokusohen në individualizimin e vrasjes në Smiljkovci, krim që e ka veshur me dhimbje vendin, dhe duhet të parandalojë mundësinë e shkallëzimit edhe më shumë të këtij tensioni në vend. Paralelisht me këtë, pavarësisht se tubimi është një e drejtë demokratike, duhet pasur kujdes lidhur me manipulimet me protestat. Në këto manifestime protestuese duhet qëndruar larg përdorimit të sloganeve provokuese.
/trt/
Albani
Albani
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 761
Piket : 2571
Respekti : 103
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi