Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_lcapPukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Voting_barPukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_lcapPukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Voting_barPukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_rcap 
Albani (761)
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_lcapPukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Voting_barPukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_lcapPukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Voting_barPukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_rcap 
emine (509)
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_lcapPukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Voting_barPukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_rcap 
Era (387)
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_lcapPukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Voting_barPukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_rcap 
Redi (338)
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_lcapPukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Voting_barPukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_rcap 
Visiana (198)
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_lcapPukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Voting_barPukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_rcap 
iDa (175)
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_lcapPukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Voting_barPukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_rcap 
Esila (153)
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_lcapPukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Voting_barPukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_rcap 

Kush është në linjë
32 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 32 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_lcap3%Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_rcap 3% [ 1 ]
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_lcap14%Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_rcap 14% [ 5 ]
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_lcap11%Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_rcap 11% [ 4 ]
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_lcap58%Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_rcap 58% [ 21 ]
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_lcap0%Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_rcap 0% [ 0 ]
Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_lcap14%Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite

Shko poshtë

Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Empty Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite

Mesazh nga Admin Tue Jan 31, 2012 2:44 pm

Pukë, aktivitet në kujtim të hoxhallarëve në vite Seminar-puke-1
Myftinia Pukë zhvilloi seminarin me temë: “Islami dhe personalitetet islame në rrethin e Pukës.”

Në aktivitetin e zhvilluar me dt. 28 Janar, në ambientet e Hotel Turizmit Pukë, morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, të spektrit politik, fetarë e intelektualë, qytetarë e besimtarë të shumtë. Seminari u hap me leximin e një pjese nga Kurani të cilën e përcolli imami i Xhamisë së re Pukë, Milaim Qarri. Më pas anëtari i Këshillit të Myftinisë, Afrim Laçi bëri prezantimin e programit dhe foli për qëllimin e këtij organizimi.

Një kumtesë me vlera ishte ajo e prof. Xhemal Meçi, me temë: “Drejtuesit fetarë dhe arsimi në Pukë”.
Në fjalët e tij doli në pah kontributi i hoxhallarëve pukjanë dhe roli i tyre vendimtar në arsimimin dhe edukimin e shoqërisë. Sipas prof. Meçit, teologët myslimanë, duke qenë figura të përgatitura në aspektin fetar e kulturor, ishin të parët që dhanë një kontribut me vlerë jo vetëm në arsimimin dhe edukimin e brezave, por edhe në formimin e identitetit të tyre fetar e kombëtar.

Me interes u prit kumtesa e Myftiut të Pukës, Gëzim Kopani, i cili solli në vëmendje fakte historike të ilustruara me foto mbi veprimtarinë e personaliteteve islame të rrethit, që sipas tij nuk kursyen asgjë për fe e atdhe.

Ai u ndal edhe tek hoxhallarët pukjanë që kanë shërbyer në Shkodër, Vaspas, Shikaj e Malzi. Gjatë fjalës së tij në vazhdim Myftiu Kopani, theksoi se institucioni që ai drejton është duke punuar për të përgatitur një dokumentar mbi historikun e institucioneve islame të Pukës, si dhe kontributin e hoxhallarëve, vaizëve dhe myezinëve të cilët shërbyen në to, duke shpresuar që të gjitha të dhënat të përmblidhen në një botim të posaçëm.

Ndërsa Kryetari i Këshillit të Kishës Katolike Pukë, dr. Dodë Boçi ndër të tjera u shpreh: “Ndjehem i vlerësuar që jam pjesë e këtij aktiviteti dinjitoz dhe me vlera për të gjithë ne. Pavarësisht se shqiptarët janë mbrapa në raport me kulturën e ruajtjes së fakteve historike, vë re që këto janë ruajtur me kujdes të veçantë nga Myftinia e rrethit tonë. Me të vërtetë që janë vlera, dhe sigurisht që vetëm duke i treguar ato, ne do të arrijmë të ndërtojmë vlera për të ardhmen. Ndaj, shpreh edhe një herë vlerësimet e mia për këtë organizim duke uruar sa më shumë evenimente të kësaj natyre në të ardhmen.”

Një moment i veçantë ishte përshëndetja e familjarëve dhe të afërmve të këtyre figurave model. Me fjalë të zgjedhura e të përcjella me dashuri ata ndanë me të pranishmit copëza kujtimesh nga jeta e familjarëve të tyre, duke pasqyruar edhe njëherë dëshirën dhe vullnetin që ata kishin për të zgjeruar rrethin e së mirës dhe të moralshmes në shoqëri.

Seminari u mbyll me një koktej të organizuar për nder të pjesëmarrësve.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi