Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME Vote_lcapLAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME Voting_barLAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)

Albani (761)

Muslimanja (601)

emine (509)

Era (387)

Redi (338)

Visiana (198)

iDa (175)

Esila (153)

Kush është në linjë
46 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 46 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME Vote_lcap3%LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME Vote_rcap 3% [ 1 ]
LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME Vote_lcap14%LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME Vote_rcap 14% [ 5 ]
LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME Vote_lcap11%LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME Vote_rcap 11% [ 4 ]
LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME Vote_lcap58%LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME Vote_rcap 58% [ 21 ]
LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME Vote_lcap0%LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME Vote_rcap 0% [ 0 ]
LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME Vote_lcap14%LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36

LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME

Shko poshtë

LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME Empty LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME

Mesazh nga Albani Mon Jan 02, 2012 9:08 pm

Edhe pse tashmë kemi hyrë në javën e fundit të vitit dhe po i japim lamtumirën 2011-s, një vit ky shumë i vështirë thuajse për të gjithë botën, në Lindje të Mesme nuk ka ende qetësi.
LAMTUMIRË 2011, NJË TJETËR VIT I TRAZUAR PËR LINDJEN E MESME A87aa122-38c2-4348-9094-b6d541e66f8b-444x333
Viti 2011 për Sirinë, Palestinën dhe Irakun kishte rezervuar një agjendë të ngjeshur. Prandaj në analizën tonë të sotme do të marrim në shqyrtim këto tri vende.

Zhvillimet në Siri është tema e parë, për të cilën do të flasim sot. Në Siri, vendi më i trazuar i disa muajve të fundit në Lindje të Mesme, regjimi i Bashar Al-Asadit, i cili aktualisht po vuan trysninë e krijuar nga demonstratat brenda vendit dhe shoqëria ndërkombëtare, bëri një manovër të re. Ai pranoi propozimin, që Liga Arabe i kishte paraqitur më parë lidhur me dërgimin e vëzhguesve ndërkombëtarë për monitorimin e zhvillimeve në vend. Protokollin, që lejon hyrjen e vëzhguesve arabë në Siri, në emër të Damaskut zyrtar e nënshkroi në kryeqytetin Kajro të Egjiptit Zv/ministri i Punëve të Jashtme, Fajsal Miktat. Autoritetet siriane deklaruan se një nga arsyet më të rëndësishme, që qëndron pas firmës së hedhur mbi këtë protokoll, të cilit ata i rezistuan prej një kohe të gjatë, është këshilla në këtë drejtim e Rusisë. Por faktikisht motivi më i rëndësishëm për këtë lëvizje të udhëheqje së Asadit është vendimi i Ligës Arabe për sanksione ndaj Sirisë. Pas mbledhjes së realizuar gjatë javëve të kaluara, Liga Arabe bëri të ditur që, në rast se Siria nuk e pranon propozimin e paraqitur dhe regjimi i Asadit e vazhdon dhunën kundër opozitarëve, atëherë do të zbatojnë masa detyruese ekonomike. Mirëpo propozimi i pranuar nga Siria është më i butë nga ai, që u parashtrua në fillim nga Liga Arabe. Ndërkohë që fillimisht kjo organizatë nuk shfaqi asnjë lloj qasjeje për të hedhur hap prapa, kundërshtimet e bëra brenda Ligës Arabe për shkak të humbjeve ekonomike, që do të pësonin vende si Iraku, Jordania e Libani, padyshim dhe vet hapi prapa i Sirisë, bënë që Liga Arabe ta zbusë propozimin ndaj Damaskut.

Por, megjithëse Siria i hapi portat e saj për vëzhguesit arabë, aktualisht ky zhvillim nuk ka prodhuar ndonjë rezultat pozitiv, sepse ushtria siriane, për t’i përmbyllur operacionet e saj përpara se vëzhguesit të mbërrinin në vend, në disa qytete, në krye të së cilëve renditet Humusi, filloi të derdhë akoma më shumë gjak. Për më tepër, vetëm disa orë pasi vëzhguesit e Ligës Arabe kishin arritur në Damask, në kryeqytetin e Sirisë u realizua një sulm i madh. Ky sulm, ku mbetën të vrarë mbi 40 njerëz, rezulton të jetë një nga ngjarjet më të dhunshme, që është organizuar në Siri nga fillimi revoltave popullore e deri më tani. Sulmi mori në shënjestër ndërtesat zyrtare të kryeqytetit sirian, e megjithatë ende nuk dihet gjë mbi autorin e tij. Regjimi i Asadit përgjegjësinë e sulmit ia ngarkoi Al-Kaidës, ndërsa sipas opozitarëve, sulmin e ka realizuar vet udhëheqja e Damaskut. Opozitarët sirianë hodhën pretendimin se regjimi i Bashar Al-Asadit, duke treguar Al-Kaidën si përgjegjëse të ngjarjeve, kërkon ta orientojë vëmendjen në drejtime të tjera. Siç duket, për hir të objektivave politike, gjakderdhja në Siri do të vazhdojë të jetë e madhe.

Tema e dytë, që do trajtojmë në këtë analizë, ka të bëjë me zhvillimet në Palestinë dhe vizitën e realizuar në Turqi nga Kryetari i Shtetit palestinez, Mahmut Abas. Gjatë kësaj vizite pune 3-ditore në Turqi, Mahmut Abas së pari zhvilloi bisedime me Ministrin turk të Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu. Aksi i bisedimeve të liderit palestinez me kreun e diplomacisë turke konsistoi në fazën e arritur lidhur me aplikimin e Palestinës për pavarësi dhe situatën aktuale të përpjekjeve për pajtim ndërmjet Hamasit dhe Al-Fetahut. Pasi rikonfirmoi sërish mbështetjen e Turqisë lidhur me themelimin e Shtetit të Palestinës në bazë të kufijve të vitit 1967, Ahmet Davutollu u shpreh se pika e arritur në bashkëbisedimet Hamas – Al-Fetah është e kënaqshme. Ndërsa deklarata se Hamasi do të bëhet pjesë e Organizatës për Çlirimin e Palestinës, e cila u bë vetëm pak kohë pas vizitës në fjalë, mund të cilësohet si një zhvillim tepër i rëndësishëm në Çështjen Palestineze. Në Palestinë, një vend ku dicefalia (dykokësia) është kthyer prej shumë kohësh në një problem mjaft serioz, problemet ndërmjet 2 partive po përpiqen të zgjidhen edhe me ndërmjetësimin e Egjiptit. Fakti që Hamasi do të marrë pjesë në Organizatën për Çlirimin e Palestinës, mund të jetë një pikë kthese tepër e rëndësishme për procesin e pajtimit mes 2 forcave politike në fjalë. Ndërsa prova kryesore, që vërteton seriozitetin e këtij pajtimi, i cili në rend të ditës ka ardhur edhe më parë, është fakti që në Turqi do të vijë edhe Ismail Hanije, një nga liderët më me peshë të Hamasit. Kjo është edhe arsyeja përse pritet me kaq shumë interes dhe padurim vizita e Hanijes, i cili bëri të ditur që së afërmi do të realizojë kontakte në Turqi.

Kurse tema e tretë, që do të marrim në shqyrtim sot, është Iraku. Çështja e Irakut, për të cilën u bë kohë që s’kemi pasur mundësi të flasim në analizat tona, gjatë disa javëve të fundit qëndron vazhdimisht në krye të agjendës botërore. Kriza, që shpërtheu në këtë vend pas tërheqjes së ushtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tregon se Iraku nuk do të bjerë nga rendi i ditës edhe për mjaft kohë të gjatë. Ngjarja që shkaktoi krizën ishte lëshimi i një urdhërarresti ndaj Zv/presidentit të Irakut, Tarik Al-Hashimi, i cili u akuzua me mbështetje të akteve të terrorit dhe si përgjegjës i disa prej tyre. Ndërsa arratisja e Hashimit nga arrestimi dhe strehimi i tij pranë autoriteteve kurde në veri të Irakut, bënë që kriza të përshkallëzohet akoma më shumë. Kjo situatë tregon që ndërmjet arabëve suni dhe kurdëve ekziston një aleancë e rëndësishme kundër fuqisë në rritje të arabëve shii në këtë vend. Në Irak, ku reagimi kundër Kryeministrit Nuri Al-Maliki po rritet dita-ditës, skenari më i lakuar është formimi i një qeverie të re. Palët duhet të vendosin ekuilibrin politik, i cili aktualisht është tepër delikat, dhe të zgjidhin problemin politik pa hyrë në një tjetër vorbull dhune. Sepse, ashtu siç e demonstruan edhe sulmet e organizuara vetëm pak kohë pas fillimit të krizës së fundit, ngjarje të dhunshme këto që rezultuan me vdekjen e dhjetëra njerëzve dhe plagosjen e qindra të tjerëve, stabiliteti i Irakut është ende i varur në fije të perit. Kriza politike aktuale në Irak nuk duket akoma sikur ka mundësi të zgjidhet. Ndërsa moszgjidhja e krizës bën gjithnjë e më të fuqishme mundësinë që ky vend të shkojë sërish drejt një lufte civile.
Albani
Albani
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 761
Piket : 2571
Respekti : 103
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi