Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Si u krijua njeriu? EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Si u krijua njeriu? EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Si u krijua njeriu? EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Si u krijua njeriu? EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Si u krijua njeriu? EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Si u krijua njeriu? EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Si u krijua njeriu? EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Si u krijua njeriu? EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Si u krijua njeriu? EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Si u krijua njeriu? EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Si u krijua njeriu? EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Si u krijua njeriu? EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Si u krijua njeriu? EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Si u krijua njeriu? EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Si u krijua njeriu? EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Si u krijua njeriu? Vote_lcapSi u krijua njeriu? Voting_barSi u krijua njeriu? Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Si u krijua njeriu? Vote_lcapSi u krijua njeriu? Voting_barSi u krijua njeriu? Vote_rcap 
Albani (761)
Si u krijua njeriu? Vote_lcapSi u krijua njeriu? Voting_barSi u krijua njeriu? Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Si u krijua njeriu? Vote_lcapSi u krijua njeriu? Voting_barSi u krijua njeriu? Vote_rcap 
emine (509)
Si u krijua njeriu? Vote_lcapSi u krijua njeriu? Voting_barSi u krijua njeriu? Vote_rcap 
Era (387)
Si u krijua njeriu? Vote_lcapSi u krijua njeriu? Voting_barSi u krijua njeriu? Vote_rcap 
Redi (338)
Si u krijua njeriu? Vote_lcapSi u krijua njeriu? Voting_barSi u krijua njeriu? Vote_rcap 
Visiana (198)
Si u krijua njeriu? Vote_lcapSi u krijua njeriu? Voting_barSi u krijua njeriu? Vote_rcap 
iDa (175)
Si u krijua njeriu? Vote_lcapSi u krijua njeriu? Voting_barSi u krijua njeriu? Vote_rcap 
Esila (153)
Si u krijua njeriu? Vote_lcapSi u krijua njeriu? Voting_barSi u krijua njeriu? Vote_rcap 

Kush është në linjë
50 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 50 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Si u krijua njeriu? Vote_lcap3%Si u krijua njeriu? Vote_rcap 3% [ 1 ]
Si u krijua njeriu? Vote_lcap14%Si u krijua njeriu? Vote_rcap 14% [ 5 ]
Si u krijua njeriu? Vote_lcap11%Si u krijua njeriu? Vote_rcap 11% [ 4 ]
Si u krijua njeriu? Vote_lcap58%Si u krijua njeriu? Vote_rcap 58% [ 21 ]
Si u krijua njeriu? Vote_lcap0%Si u krijua njeriu? Vote_rcap 0% [ 0 ]
Si u krijua njeriu? Vote_lcap14%Si u krijua njeriu? Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Si u krijua njeriu?

Shko poshtë

Si u krijua njeriu? Empty Si u krijua njeriu?

Mesazh nga iDa Sat Dec 17, 2011 6:57 pm

E keni vrarë mendjen ndonjëherë se si është krijuar njeriu? Ndoshta ju mund të thoni: “Çdokush ka nënë dhe baba.” Por kjo përgjigje është e pamjaftueshme. Mbi të gjitha, ajo nuk shpjegon se si u krijua nëna dhe babai i parë, pra njeriu i parë. Ju patjetër duhet të keni dëgjuar disa histori për këtë temë në shkollë apo prej njerëzve përreth.
Si u krijua njeriu? Imagescae962ud_1294871470
Megjithatë, e vetmja përgjigje e saktë është se, Allahu është Ai, i Cili na ka krijuar. Mbi këtë temë do të ndalemi më hollësisht në kapitujt e ardhshëm. Tani për tani, një gjë duhet ta dimë të gjithë: njeriu i parë që u shfaq mbi tokë ishte pejgamberi Adem, paqja qoftë mbi të. Të gjithë njerëzit e tjerë e kanë prejardhjen nga ai.

Ademi, paqja qoftë mbi të, ishte si ne, një njeri që ecte, fliste, falej dhe adhuronte Allahun. Allahu, së pari e krijoi atë, pastaj edhe gruan e tij. Pastaj fëmijët e tyre u shpërndanë nëpër gjithë botën. Kurrë mos harroni se, kur Allahu krijon nuk ka nevojë për gjë tjetër veç një urdhri. Kur Ai dëshiron diçka, jep urdhrin: “Bëhu!” dhe ajo bëhet. Ai ka fuqi të mjaftueshme që të bëjë çdo gjë. Për shembull, Ai e krijoi Ademin nga balta. Kjo është shumë e lehtë për Allahun.

Megjithatë, kurrë mos harroni se, ka njerëz që e mohojnë Allahun. Këta njerëz japin përgjigje të tjera pyetjes si është krijuar njeriu. Ata nuk e kërkojnë të vërtetën.

Nëse një personazh nga një film vizatimor do të thoshte: “Unë u krijova atëherë kur boja u shpërnda në letër rastësisht. Bojërat, po ashtu, u përhapën rastësisht dhe formuan ngjyrat. Unë nuk kam nevojë për askënd që të më vizatojë dhe të më japë formë. Mund të lind vetvetiu, rastësisht.” Këtë sigurisht, nuk do ta besonit. Ju e dini se, konturet, ngjyrat dhe lëvizjet e përsosura në filmin vizatimor nuk mund të formohen me hedhjen e ngjyrës andej-këndej, pa destinacion të caktuar, sepse po të derdhim një shishe boje vetëm rrëmujë mund të bëhet; ajo kurrë nuk mund të formojë vizatim të bukur me forma të rregullta. Që të bëhet diçka me kuptim dhe me qëllim, dikush duhet ta mendojë, ta skicojë dhe ta vizatojë.

Për të kuptuar gjithë këtë, nuk ka nevojë që të shihni artistin dhe piktorin. Ju menjëherë e kuptoni se piktori i ka dhënë personazhit tiparet e tij, formën dhe ngjyrat, dhe aftësi për të folur, ecur apo kërcyer. Pas këtij shembulli, mendoni pak për këtë: Dikush që nuk e pranon se e ka krijuar Allahu, po thotë një gënjeshtër, sikurse personazhi i filmit vizatimor. Supozojmë se një njeri i tillë na flet ne. Të shohim se si përpiqet ai të na shpjegojë dhe si është krijuar ai dhe gjithë njerëzit e tjerë.

“Unë, nëna ime, babai, prindërit e tyre dhe stërgjyshërit e parë nga lashtësia erdhëm në këtë botë rastësisht. Rastësia na krijoi trupin tonë, sytë, veshët dhe të gjitha organet.” Fjalët e këtij njeriu që mohon se e ka krijuar Allahu, janë shumë të ngjashme me atë personazhin e filmit vizatimor. Ndryshimi i vetëm është se, personazhi është i krijuar nga format dhe ngjyrat në letër. Ai që i shqipton këto fjalë është njeri i përbërë nga qelizat. Por a përbën kjo ndonjë dallim?

A nuk është ky njeri, që i thotë këto fjalë, një organizëm shumë kompleks më i përsosur sesa personazhi i filmit vizatimor? A nuk ka më shumë organe?

Me fjalë të tjera, nëse është e pamundur që personazhi i filmit të vizatuar të krijohet rastësisht, atëherë është edhe më shumë e pamundur që ky njeri të krijohet rastësisht. Tani, le t’i bëjmë një pyetje këtij njeriu:

“Ti ke një trup të mrekullueshëm që funksionon në mënyrë të përsosur. Duart e tua mund të mbajnë objekte me delikatesë të madhe, më mirë sesa makinat më të zhvilluara. Mund të vraposh me këmbët e tua. Ke një shikim të përsosur, më të mprehtë se kamerat e cilësisë më të lartë. Në veshët e tu kurrë nuk ndien ushtimë. Asnjë aparat “hi-fi” i ndjeshëm nuk mund të prodhojë tingull më të qartë.

Shumë organe, për të cilat as nuk je i vetëdijshëm, punojnë së bashku për të të mbajtur gjallë. Për shembull, edhe pse nuk ke kontroll mbi punën e zemrës, veshkave apo mëlçisë, ato punojnë vazhdimisht në mënyrë të përkryer. Sot, me qindra shkencëtarë dhe inxhinierë punojnë zellshëm në mënyrë që të prodhojnë makina të ngjashme me këto organe. Sidoqoftë, përpjekjet e tyre janë të kota. Me fjalë të tjera, ti je një krijesë e përsosur, shembulli i së cilës nuk mund të fabrikohet nga njeriu. Si e shpjegon ti gjithë këtë?

Njeriu i cili e mohon se i ka krijuar Allahu të gjitha gjërat, sigurisht, që do të thoshte: -“Unë di gjithashtu se kemi trup të përkryer dhe organe të përsosura. Por, unë besoj në faktin se: atomet e pajeta dhe të pavetëdijshme bashkohen dhe formojnë organet dhe trupin tonë”.

Pa dyshim, do të vëresh se, këto fjalë janë të paarsyeshme dhe të çuditshme. Pa marrë parasysh moshën dhe profesionin, ai që i shpreh këto pohime sigurisht nuk mendon në mënyrë të arsyeshme dhe ka ide të gabuara. Për çudi, ne shpesh hasim njerëz që besojnë ende në gjëra të tilla joracionale. Edhe makina më e thjeshtë e ka projektuesin e vet, atëherë sistemi kompleks i njeriut nuk mund të ketë lindur rastësisht. Nuk ka dyshim se Allahu e krijoi njeriun e parë.

Allahu, gjithashtu, ka krijuar sistemet e brendshme të njeriut në mënyrë që të shumohet dhe të vijnë brezat e ardhshëm. Allahu siguroi njerëzimin se do të jetojë me ndihmën e një programi të vendosur në qelizë. Ne, gjithashtu, formësohemi falë këtij programi të krijuar nga Allahu, dhe vazhdojmë të rritemi sipas këtij programi. Nga ato që do të lexoni për këtë temë, në faqet në vazhdim do të keni mundësi që të kuptoni më mirë se Allahu, Krijuesi ynë, ka fuqi dhe mençuri të pamatë.
______
Marrë nga libri: ''Ta mësojmë Islamin'' i autorit Adnan Oktar
iDa
iDa

Numri i postimeve : 175
Piket : 567
Respekti : 100
Date e hyrjes : 10/06/2011
Mosha : 33
Vend ndodhja : Durres

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi