Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Historiku i Kurbanit EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Historiku i Kurbanit EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Historiku i Kurbanit EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Historiku i Kurbanit EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Historiku i Kurbanit EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Historiku i Kurbanit EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Historiku i Kurbanit EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Historiku i Kurbanit EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Historiku i Kurbanit EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Historiku i Kurbanit EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Historiku i Kurbanit EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Historiku i Kurbanit EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Historiku i Kurbanit EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Historiku i Kurbanit EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Historiku i Kurbanit EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Historiku i Kurbanit Vote_lcapHistoriku i Kurbanit Voting_barHistoriku i Kurbanit Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Historiku i Kurbanit Vote_lcapHistoriku i Kurbanit Voting_barHistoriku i Kurbanit Vote_rcap 
Albani (761)
Historiku i Kurbanit Vote_lcapHistoriku i Kurbanit Voting_barHistoriku i Kurbanit Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Historiku i Kurbanit Vote_lcapHistoriku i Kurbanit Voting_barHistoriku i Kurbanit Vote_rcap 
emine (509)
Historiku i Kurbanit Vote_lcapHistoriku i Kurbanit Voting_barHistoriku i Kurbanit Vote_rcap 
Era (387)
Historiku i Kurbanit Vote_lcapHistoriku i Kurbanit Voting_barHistoriku i Kurbanit Vote_rcap 
Redi (338)
Historiku i Kurbanit Vote_lcapHistoriku i Kurbanit Voting_barHistoriku i Kurbanit Vote_rcap 
Visiana (198)
Historiku i Kurbanit Vote_lcapHistoriku i Kurbanit Voting_barHistoriku i Kurbanit Vote_rcap 
iDa (175)
Historiku i Kurbanit Vote_lcapHistoriku i Kurbanit Voting_barHistoriku i Kurbanit Vote_rcap 
Esila (153)
Historiku i Kurbanit Vote_lcapHistoriku i Kurbanit Voting_barHistoriku i Kurbanit Vote_rcap 

Kush është në linjë
35 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 35 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Historiku i Kurbanit Vote_lcap3%Historiku i Kurbanit Vote_rcap 3% [ 1 ]
Historiku i Kurbanit Vote_lcap14%Historiku i Kurbanit Vote_rcap 14% [ 5 ]
Historiku i Kurbanit Vote_lcap11%Historiku i Kurbanit Vote_rcap 11% [ 4 ]
Historiku i Kurbanit Vote_lcap58%Historiku i Kurbanit Vote_rcap 58% [ 21 ]
Historiku i Kurbanit Vote_lcap0%Historiku i Kurbanit Vote_rcap 0% [ 0 ]
Historiku i Kurbanit Vote_lcap14%Historiku i Kurbanit Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Historiku i Kurbanit

Shko poshtë

Historiku i Kurbanit Empty Historiku i Kurbanit

Mesazh nga emine Thu Nov 10, 2011 10:54 pm

Që në fillim të jetës së tij në tokë, njeriu ndiente një falënderim ndaj një fuqie të lartë, si dhe nevojë që asaj fuqie t’i drejtohet për t’i kërkuar ndihmë dhe mbrojtje, ngushëllim dhe guxim, siguri dhe plotësim nevojash. Të drejtuarit e tillë shprehej përmes ceremonive dhe ritualeve të ndryshme, duke filluar nga lutjet e falënderimet e deri te flijimet në pasuri e ndonjëherë edhe në njerëz.

Ky fenomen ka ekzistuar duke adhuruar edhe diellin, hënën, yjet, zjarrin apo idhujt. Njeriu është orvatur që nëpërmjet tyre të fitojë simpatinë e Zotit, ose së paku të zbusë dhe t’i shmanget hidhërimit të tij. Këtë fakt na e bën të qartë edhe Kur’ani kur shpreh mendimin e idhujtarëve përsa i përket arsyes së adhurimit të idhujve: “Ne i adhurojmë ata vetëm që të na afrojnë sa më afër Zotit.” (Zumer, 3). Duke shpresuar simpatinë e Zotit, njeriu flijonte dhe shpresonte që në këtë mënyrë më së miri do të kënaqte dhe do t’i afrohej Atij.

Të flijuarit dhe ceremonitë e flijimit ndryshonin në popuj të ndryshëm dhe në periudha kohore të ndryshme. Megjithatë, ato kishin një segment të përbashkët, të cilën e ndeshim te të gjitha traditat; si tek ato që mbështesin shpalljen autentike edhe tek ato që kanë origjinë mistike e tipare pagane. Kurbani ka ekzistuar pothuajse në të gjitha fetë si shprehje adhurimi. Në Kur’an tregohet në këtë formë ekzistenca e kurbanit në të gjitha fetë: “Ne i caktuam çdo populli kurbanin.” (Haxh, 34).

Kurban në kuptimin gjuhësor do të thotë “të afrohesh, mjet që të afron me Zotin”. Ndërsa në literaturën islame ka kuptimin “të therësh një kafshë të përshtatshme sipas kushteve të caktuara me qëllim adhurimi”. Prerja e kurbanit është një institucion shumë i vjetër, zanafilla e të cilit lidhet me ngjarjen e bijve të Ademit, Kabilin dhe Habilin. Në Kur’an, në suren Maide, ajeti 27, Allahu (xh.sh.) urdhëron e thotë: “Lexoju o Muhamed atyre ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit (Habilit dhe Kabilit), kur të dy flijuan kurban, nga të cilët njerit iu pranua ndërsa tjetrit jo…”. Nga ky ajet Kur’anor shihet se, urtësia kryesore e kryerjes së këtij obligimi fetar është afrimi tek Allahu me vepra të mira.

Më pas ballafaqohemi me ngjarjen e profetit Ibrahim (a.s.), kur ai vendosi të flijojë djalin e tij Ismailin, duke iu bindur urdhrit të Zotit, që iu transmetua në ëndërr. Këtë episod Kur’ani e shpjegon si më poshtë: “Ibrahimi u lut: O Zot! Më jep një djalë të mbarë. Kështu, Ne e përgëzuam Ibrahimin me një djalë të mirë e të sjellshëm. Kur djali (Ismaili) filloi të angazhohej në jetë me të atin, Ibrahimi i tha: – O biri im! Pashë në ëndërr sikur po të bëja kurban. Çfarë mendon ti? Ismaili tha: – O babai im, vepro ashtu siç të urdhërohet e do të shohësh se, në dashtë Zoti, do të jem i durueshëm. E kur ata iu nënshtruan plotësisht urdhrit të Allahut dhe Ibrahimi e përmbysi të birin për ta bërë kurban, e thirrëm: – O Ibrahim! Ti e përmbushe ëndrrën. Ne kështu i shpërblejmë bamirësit. Në të vërtetë kjo ishte një sprovë e madhe dhe e qartë. Ne e shpaguam (Ismailin) me një kurban të madh” (Safat, 100-107). Kurani na tregon që Allahu në vend të djalit, nëpërmjet engjëllit Xhebrail i solli Ibrahimit (a.s.) një dash për kurban. Në këtë ngjarje tregohet qartë devotshmëria e profetit Ibrahim dhe bindja e patundshme e birit të tij Ismailit.

Duke u nisur nga ky parim edhe Profeti ynë i nderuar vazhdoi këtë traditë, duke mbjellur e kultivuar tek populli i tij ndjenjën e sakrificës dhe të flijimit për të vetmin qëllim të lartë e të shenjtë, afrimin tek Allahu. Urdhri i drejtpërdrejtë për therjen e kurbanit ymetit të Muhamedit (a.s.) i erdhi në Mekë me shpalljen e sures “Keuther” ku thuhet: “Ne, vërtet të dhamë ty shumë të mira. Prandaj falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd”.
emine
emine

Numri i postimeve : 509
Piket : 1948
Respekti : 100
Date e hyrjes : 25/04/2011
Vend ndodhja : Turqi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi