Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_lcapNjë sy më realist ndaj shëndetit në pension Voting_barNjë sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_lcapNjë sy më realist ndaj shëndetit në pension Voting_barNjë sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_rcap 
Albani (761)
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_lcapNjë sy më realist ndaj shëndetit në pension Voting_barNjë sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_lcapNjë sy më realist ndaj shëndetit në pension Voting_barNjë sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_rcap 
emine (509)
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_lcapNjë sy më realist ndaj shëndetit në pension Voting_barNjë sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_rcap 
Era (387)
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_lcapNjë sy më realist ndaj shëndetit në pension Voting_barNjë sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_rcap 
Redi (338)
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_lcapNjë sy më realist ndaj shëndetit në pension Voting_barNjë sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_rcap 
Visiana (198)
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_lcapNjë sy më realist ndaj shëndetit në pension Voting_barNjë sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_rcap 
iDa (175)
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_lcapNjë sy më realist ndaj shëndetit në pension Voting_barNjë sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_rcap 
Esila (153)
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_lcapNjë sy më realist ndaj shëndetit në pension Voting_barNjë sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_rcap 

Kush është në linjë
61 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 61 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_lcap3%Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_rcap 3% [ 1 ]
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_lcap14%Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_rcap 14% [ 5 ]
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_lcap11%Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_rcap 11% [ 4 ]
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_lcap58%Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_rcap 58% [ 21 ]
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_lcap0%Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_rcap 0% [ 0 ]
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_lcap14%Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Një sy më realist ndaj shëndetit në pension

Shko poshtë

Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Empty Një sy më realist ndaj shëndetit në pension

Mesazh nga sidorela Thu Oct 13, 2011 1:17 pm

Pensioni dhe sëmundjet

Shumica e amerikanëve mbi 50 vjeç planifikojnë të jenë më aktivë e më të shëndetshëm kur të dalin në pension. Por një anktetë tregon se ata duhet t'a shikojnë këtë çështje me një sy më realist.

Disa ekspertë thonë se personat tani në prag të pensionit janë jo vetëm të papërgatitur, por ushqejnë edhe iluzion të gabuar për shëndetin e tyre në pension. Vetëm 13 përqind e mbi 50 vjeçarëve, parashikojnë që shëndeti i tyre të bjerë kur të dalin në pension. Rreth 40 përqind e atyre që kanë dalë në pension thonë se shëndeti i tyre është keqësuar.
Një sy më realist ndaj shëndetit në pension Sy10
Anketa e kryer nga radioja publike kombëtare (NPR), fondacioni Robert Wood Johnson dhe shkolla e shëndetit publik në universitetin e Harvardit, tregon se më shumë se 70 përqind e personave në prag të pensionit shtojnë veprimtaritë dhe ushtrimet fizike; mbi 65 përqind ndryshojnë dietën; dhe mbi 80 përqind kujdesen më shumë rreth cilësisë së ushqimeve që hanë.

Vetëm 1 përqind parashikojnë t'i pakësojnë ushtrimet fizike kur të dalin në pension, ndërsa 33 përqind e atyre tashmë në pension thonë se kryejnë më pak ushtrime fizike.

Sipas anketës, gjithnjë e më shumë njerëz mbi 50 vjeç janë të vetëdijshëm se shpenzimet për një kujdes afatgjatë, si jetesa në shtëpi pleqsh, jetesa në familje me ndihmën e të tjerëve ose kujdesi në shtëpi, mund të shkaktojnë për 'ta vështirësi financiare. Shumica e personave në prag të pensionit shprehin shqetësim nëse do të jenë vallë në gjendje t'i përballojnë këto shpenzime.

Trajtim i ri më agresiv i kancerit të gjirit

Një studim i ri tregon se një qasje më agresive në trajtimin e kancerit të gjirit mund të jetë më efektive në uljen e rrezikut të rikthimit të kancerit.

Në vend që pacientja me kancer në gji të kalojë në kimoterapi dhe pastaj në trajtim me rreze, qasja e re kërkon që kimoterapia dhe rrezet t’i jepen pacientes njëkohësisht. Kjo terapi e dyfishtë njihet si kimorrezatim i sinkronizuar (synchronous chemoradiation).

Në një studim të paraqitur në konferencën ndërkombëtare të kancerit në Suedi, shkencëtarët thanë se dhënia e kimos dhe rrezeve njëkohësisht pakësoi 35 përqind rrezikun e rikthimit të kancerit në gji tek gratë në gradë fillestare të kësaj sëmundjeje.

Ekspertët britanikë thonë se ky trajtim i sinkronizuar kishte efekte të kufizuara anësore dhe nuk dëmtoi cilësinë e jetës së pacienteve.

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm tek femrat. Sipas autorëve të studimit, 425 mijë gra vdiqën nga kjo sëmundje vitin e kaluar dhe më shumë se 1.5 milionë raste të reja u diagnostikuan. Një prej mjekëve, bashkë-autor i studimit, tashmë është duke e përdor këtë terapi të dyfishtë tek pacientet e tij.

Analizë e re për gratë dhe goditjet në zemër

Një studim i ri nga shkencëtarë në universitetin e Nju Jorkut tregon faktin tronditës se deri në 100 mijë gra mund të kenë pësuar goditje në zemër dhe analizat aktuale nuk kishin arritur t’i zbulonin. Studimi ngre pyetjen “Pse?” dhe ofron disa këshilla.

Carolyn Brown është 64 vjeç dhe pas 3 goditjeve në zemrës ndjehet me fat që është gjallë. Mjekët nuk kishin mundur të zbulonin se me zemrën e saj diçka ishte gabim. Ata i kishin thënë se nuk kishte gjë, dhe ajo u kthye në shtëpi e bindur se ishte mirë me shëndet.

Para se të pësonte goditje në zemër, Karolina kishte shkuar në klinikë, duke u ankuar për dhimbje në gjoks e vështirësi në frymëmarrje. Mjekët i bënë një angiogram, analizë standarte, për të parë se mos kishte ndonjë arter të bllokuar. Por analiza nuk tregoi gjë. Mjekët i thanë se ajo ishte mirë dhe nuk kishte nevojë për trajtim.

Studimi ngre shqetësimin edhe për faktin se raste të tilla ndodhin veçanërisht tek gratë. Angiogrami është shumë i efektshëm për zbulimin e arterieve të bllokuar tek burrat. Por tek gratë, një goditje në zemër mund të ndodhë edhe kur pllagëzat grumbullohen përgjatë mureve të brendshme të arterit. Këto pllakëza mund të shkaktojnë një bllokim vdekjeprurës – por analiza me angiogram tek gratë nuk i sheh këto pllakëza dhe tregon se arteri është i hapur.

Por kur mjekët përdorën një tjetër analizë me ultratinguj intravaskular për të parë arteriet e Karolinës, ata zbuluan pllakëza kolesteroli që shkaktonin problemin. Analiza me ultratinguj intravaskular nuk aplikohet në të gjitha spitalet. Studimi këshillon që nëse gratë kanë simptoma paraprake të një goditjeje në zemër, ato duhet t’i kërkojnë mjekut sqarime para se të shkojnë në shtëpi pa marrë ndonjë trajtim.
sidorela
sidorela

Numri i postimeve : 18
Piket : 20
Respekti : 100
Date e hyrjes : 24/03/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Tirane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi