Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_lcapSISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Voting_barSISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_lcapSISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Voting_barSISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_rcap 
Albani (761)
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_lcapSISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Voting_barSISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_rcap 
Muslimanja (601)
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_lcapSISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Voting_barSISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_rcap 
emine (509)
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_lcapSISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Voting_barSISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_rcap 
Era (387)
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_lcapSISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Voting_barSISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_rcap 
Redi (338)
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_lcapSISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Voting_barSISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_rcap 
Visiana (198)
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_lcapSISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Voting_barSISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_rcap 
iDa (175)
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_lcapSISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Voting_barSISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_rcap 
Esila (153)
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_lcapSISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Voting_barSISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_rcap 

Kush është në linjë
47 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 47 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_lcap3%SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_rcap 3% [ 1 ]
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_lcap14%SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_rcap 14% [ 5 ]
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_lcap11%SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_rcap 11% [ 4 ]
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_lcap58%SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_rcap 58% [ 21 ]
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_lcap0%SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_rcap 0% [ 0 ]
SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_lcap14%SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI

Shko poshtë

SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI Empty SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM shkurt SSHI

Mesazh nga Shkruaj Sun Sep 04, 2011 11:42 am

Të gjitha shoqëritë njerëzore kane nevoje për një sistem, i cili përcakton masat, qe nuk duhet shkelur, dhe rregullat e përgjithshme, te cilave duhet përmbajtur gjate zhvillimit te jetës se tyre, ne mënyre qe kjo e fundit te zhvillohet ne qetësi dhe siguri.
Nëse shoqëria njerëzore do te jetonte sipas lirisë absolute, pa asnjë ligj, i cili do ta organizonte jetën e tyre, atëherë shoqëria njerëzore nuk do te kishte aspak dallim nga ajo e kafshëve.
E nëse çdo shoqëri ka ligj, atëherë patjetër se ky ligj duhet ta ketë bazën, me te cilën pajton shoqëria. Kjo për faktin ngase shendoshmeria e ligjit te shoqërisë apo jovaliditeti i tij është ne varësi te plote ma shëndoshmërinë apo joshëndoshmërinë e bazës, mbi te cilën është themeluar ky ligj.
Baza e SSHI
Baza e SSHI është kredoja islame, e cila refuzon çdo përpjekje për ndërtimin e shoqërisë ne baza racore, fisnore, etj, sepse te gjithë njerëzimi janë prej një njeriu, siç thotë Allahu:
"O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju". (Nisa, 1)
Ndërsa Muhammedi, alejhi selam ka thënë: "Te gjithë ju jeni nga Ademi ndërsa Ademi është prej dheut".
Islami po kështu refuzon qe ndarja te jete ne baza regjionale, ngase toka është e Allahut, dhe si te tille e ka krijuar për tere njerëzit; ajo është vendi i tyre, është atdheu i tyre i përbashkët, siç thotë Allahu: "Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat". (Rrahman, 10)
Rezultatet e marrjes së kredos islame bazë e SSHI
1. Lidhja ne baze te besimit. Islami te gjithë myslimanet i konsideron vëllezër ne fe. Thotë Allahu: " S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër". (Huxhurat, 10)
Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: "Muslimani është vëlla i muslimanit". Kjo nuk do te thotë se islami mohon edhe lidhjet tjera, si ajo e gjakut, vendit, etj, porse, lidhjen ne baze te besimit e konsideron si me te fortën.
2. Eliminimi i fanatizmit. Prezenca e lidhjes ne baze te besimit do te shpie ne ç'rrënjosjen e fanatizmit dhe ekstremitetit. Qëllimi me fanatizëm këtu është qe njeriu ta ndihmoje te afërmin, ne te mire dhe ne te keqe, d.t.th.: i drejte qe apo jo. Kjo domethënie e fanatizmit ishte sëmundje e periudhës paraislamike, e cila u shërua me ardhjen e Islamit, i cili vuri bazat e barazisë ne mes njerëzve. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam: "Nuk është prej nesh ai, qe fton ne fanatizëm dhe as ai, qe vdes ne fanatizëm".
3. Devotshmëria. Vetvetiu, me largimin e fanatizmit, lind devotshmëria, e cila është peshore e dallimit te njerëzve. Thotë Allahu: "O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë". (Huxhurat, 13)
Ndërsa Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: "Nuk ka vlere arabit ndaj joarabit, as joarabi ndaj arabit, sikurse qe nuk ka vlere i kuqi ndaj te ziut dhe as i ziu ndaj te kuqit, përveçse me devotshmëri".
Veçoritë e SSHI
1. Përkujdesja për virtytet e larta te moralit. Islami ka ndaluar te gjitha tiparet negative ndërsa ka urdhëruar për ato pozitive. Prej natyrës se këtij aspekti është edhe dashuria, mëshira dhe respekti i ndërsjellë ne mes individëve. Pejgamberi, alejhi selam duke përshkruar dashurinë dhe mëshirën ne mes besimtareve solli një shembull te bukur, e tha: "Shembulli i besimtarëve ne dashurinë, mëshirën dhe butësinë ndërmjet vete është sikurse shembulli i një trupi, qe nëse një gjymtyre e tij rënkon apo lëngon atëherë i tere trupi do te vuaje nga pagjumësia dhe ethet". (Muslimi)
Si rezultat i mëshirës vie edhe bashkëpunimi ne pune te mbara. Thotë Allahu: "Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë". (Maide, 2) Domethënia e bashkëpunimit nuk përkufizohet vetëm ne ndihmesën për te varfrit, por ajo shtrihet edhe me gjate, respektivisht ne ndalimin e se keqes dhe bllokimin e padrejtësisë.
2. Përmbajtja botëkuptimeve te drejtësisë. Islami urdhëroi për drejtësi ndërsa ndaloi padrejtësinë. Thotë Allahu: "bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë". (Maide, Cool
Thotë gjithashtu: " dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve". (Nisa, 58)
Në një vend tjetër thotë "Kur të flitni (të dëshmoni), duhet të jeni të drejtë edhe nëse është çështja për (kundër) të afërmit". (En'am, 152)
Nga ajetet fisnike kuptojmë se feja islame është fe e drejtësisë ne çdo gjë, ngase parandalimi i sykeqes d.t.th.: qe ne mesin e shoqërisë te përhapet drejtësia, qe pjesëtareve te vet do t'ua garantoj sigurinë dhe rehatinë.
Pejgamberi, alejhi selam, shkatërrimin e popujve te mëparshëm e pa pikërisht si shkak i padrejtësisë. Ne një hadith qëndron: "Vërtet ata, qe ishin para jush u shkatërruan për shkak se kur vidhte njeriu me pozite e linin ndërsa kur vidhte njeriu i dobët, atij ia ekzekutonin masat ndëshkuese. Pasha Atë, ne dorën e te Cilit është shpirti i Muhammedit, sikur Fatimeja, vajza e Muhamnmedit, (vajza ime), te vidhte, Muhammedi do t'ia priste dorën". (Nesaiu) Në versionin e Buhariut, ne vend "u shkatërruan..." qëndron "humbën...". Mu për këtë, shoqëria islame ne fillim te historisë se saj kishte zbatuar drejtësinë maksimalisht; atje padrejtësia, dhuna, nuk kishin vend, i varfëri dhe i pasuri ishin te njëjtë.
3. Interesimi për familjen. Familja është bazament i zhvillimit te shoqërisë; nëse ajo është e shëndoshë, atëherë edhe shoqëria është e tille, por, nëse ajo prishet, atëherë edhe shoqërinë e pret i njëjti fat. Se çfarë rëndësia i kushtoi islami familjes vërehet edhe ne dispozitat dhe ligjet e shumta te vena përkitazi me familjen. Prej tyre do te veçonim:
a. Martesa. Martesa është rruge e ligjshme e formimit te familjes. Islami ka nxitur për martese duke e cilësuar atë si mburoje. Thotë Pejgamberi, alejhi selam: "Kush ka mundësi prej jush për tu martuar le te martohet ngase martesa është më ulëse për shikim dhe më mbrojtëse e nderit, ndërsa kush nuk ka mundësi për martese le te agjërojë, sepse agjërimi është mburoje".
b. Procesi i martesës. Pika e pare e këtij procesi është fejesa, qe për synim ka njohjen ne mes mashkullit dhe femrës, qe te kenë mundësi te vendosin për martesë. Islami ka lejuar qe te fejuarit ta shohin njeri tjetrin por ka ndaluar qe ata te vetmohen pa prezencën e ndonjë anëtari te familjes se femrës. Kjo për arsye se fejesa është vetëm premtim për martese. Pika e dyte është: lidhja e kurorës, e cila përbëhet nga oferta, pranimi, pëlqimi i kujdestarit te femrës, prezenca e dëshmitarëve, dhe qe femra te mos jete e afërme e mashkullit.
c. Te drejtat e gruas: Se pari: E drejta e mehrit, dhuratës martesore. Preferohet qe mehri te jete i lehtë, ngase Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: "Mehri me i mire është me i lehti". Se dyti: Shpenzimi për gruan përderisa ajo nuk shkakton probleme. Nëse ajo shkakton probleme, atëherë burri nuk shpenzon për te gjate kësaj kohe, e nëse kthehet dhe e respekton burrin, atëherë burri e ka obligim te shpenzoje për te. Se treti: Trajtimi i saj i mire nga burri, ngase Allahu kështu urdhëron burrat: "Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi". (Bekare, 228)
d. Te drejtat e burrit. Se pari: Respektimi. Gruaja e ka obligim qe ta respektoje burrin e saj përderisa ai nuk e urdhëron për ne gjera te ndaluara. Ndërsa nëse ai e urdhëron për mëkate, atëherë ajo nuk duhet ta respektoje burrin ngase "Krijesa nuk respektohet kur ti behet mëkat Krijuesit". Se dyti: Te mos e tradhtoje burrin ne asgjë, dhe Se treti: ta ruaje nderin, pasurinë dhe fëmijët e burrit.
e. Poligamia. Burri ka te drejte te martoje me shume se një grua. Thotë Allahu: " atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni". (Nisa, 3) Qëllimi me drejtësi ne këtë ajet është drejtësi ne aspektin financiar. Dispozita e poligamisë fetarisht është: mubah (e lejuar). Si fenomen i nënshtrohet mundësisë se njeriut; nëse shef ne te dobi e praktikon e nëse jo, atëherë e braktise. Njeriu nuk i qaset poligamisë përveç nëse sheh ndonjë arsye ose nevoje për këtë, si: steriliteti i gruas, sëmundjet tjera te gruas, qe pengojnë zhvillimin e jetës martesore lirshëm, nderi i burrit, i cili marton ndonjë jetime, apo te veje, qe i ka kaluar shansi për martese, etj.
f. Shkurorëzimi. Eshtë e drejte e burrit qe ta shkurorëzoje gruan e tij, edhe pse si dukuri, shkurorëzimi është shume i urryer ne fenë tone. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam: "Gjeja e lejuar, por qe është me e urryera tek Allahu, është shkurorëzimi". Ne rastet, kur polemikat mes burrit dhe gruas janë te shpeshta, madje jeta martesore e humb domethënien e vet, islami ka miratuar disa masa mbrojtëse nga kjo dukuri, ne mënyre qe te vazhdoje jeta familjare. Këto masa janë:
i. Burri duhet ta duroje gruan dhe te mos ngutet e te vendos për shkurorëzim. Thotë Allahu: "Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni". (Nisa, 19)
ii. Nëse gruaja vazhdon me sjellje te pahijshme, atëherë burri e edukon nëpërmjet këshillës, mosfjetjes me te ne shtrat apo edhe rrahjes se pakte. Thotë Allahu: "E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi". (Nisa, 34)
iii. Nëse edhe kjo nuk bën dobi, atëherë te dy bashkëshortët duhet te thërrasin familjare te tyre, ne mënyrë qe ata te munden t'i eliminojnë disi këto mospajtime. Thotë Allahu: "Nëse i frikësoheni përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, All-llahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas). All-llahu është i dijëshëm, është njohës i mirë". (Nisa, 35)
iv. Nëse as kjo nuk bën pune, atëherë Islami përcaktoi shkurorëzimin, i cili duhet te jete sipas mënyrës vijuese:

* Ta shkurorëzojë kur te jete e pastër nga menstruacionet.
* Ta lëshojë me talak rexh'ijj (mundësi rikthimi), ne mënyrë qe nëse burri pendohet pe rate, qe ka bere atëherë te ketë mundësinë e kthimit te saj ne jetën bashkëshortore pa patur nevoje për kontrate te re, por duhet patur kujdes qe te mos kaloje periudha tri mujore e idetit (shkurorëzimit). Kjo është e drejte e burrit.
* Nëse kalon periudha tre mujore e lartpërmendur, dhe burri dëshiron qe prape te jetoje me te, atëherë ai duhet te martohet rishtazi me këtë grua, nëse kjo pranon, te beje kontrate te re dhe t'i jap mehër te ri.
* Nëse burri e përsërit shkurorëzimin ri here, atëherë ai me nuk ka te drejte ta martoje këtë grua përderisa ajo te mos jete martuar me dikë tjetër, te jete shkurorëzuar nga ai, ta ketë kaluar periudhën e idetit, e pastaj, nëse gruaja pajton, atëherë fillon procesi i martesës nga zeroja: kontrata, mehri dhe çdo gjë tjetër; sikur çdo martese e zakonshme.

g. Te drejtat e te vegjëlve ne familje. E drejta e pare e fëmiut është emri, kurbani, gjidhenia, shpenzimi për te. Nëse ndodhe qe gruaja dhe burri te ndahen, atëherë mbikëqyrja për fëmijët deri ne moshën 7-8 vjeçare i mbetet nenës, ndërsa me pas i merr babai dhe përkujdeset për ta.
h. Të drejtat e prindërve ndaj fëmijëve te tyre. Fëmijët e kane obligim përkujdesjen për prindërit e tyre. Ka thënë Allahu: "që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). 24. Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël"". (Isra, 23-24)
i. Solidarizimi ne mes anëtarëve te familjes. Anëtarët e familjes duhet te jetojnë ne dashuri, mëshirë dhe mirësjellje reciproke. Islami familjen e përkrahu me dispozita, te cilat ndihmojnë ne këtë solidarizim, dhe prej te cilave do te veçonim:
i. Te drejta te përcaktuara me ane te gjykatës, si: obligueshmeria e shpenzimit për gruan, fëmijët e vegjël, dhe te drejta, qe nuk obligohen me ane te gjykues, si: marrëdhëniet e mira ndërmjet anëtarëve te familjes.
ii. E drejta e trashëgimit, ku Islami ka përcaktuar detajisht çdo gjë .
iii. Përkujdesja për qenien dhe përkujdesja për pasurinë. Sa i përket përkujdesjen për qenien, ajo behet me përkujdesjen e prindërve dhe gjyshërve, për fëmijët e vegjël. Ndërsa përkujdesja për pasurinë behet ruajtja e saj nga shkatërrimi, sidomos nëse pronari është i vogël apo i çmendur. Kjo përkujdesje i obligohet babait, gjyshit dhe te tjerëve. Kjo përkujdesje mbetet për aq kohe sa mbetet shkaku i saj prezent (fëmijëria, çmenduria, etj).
4. Pozita e gruas ne shoqëri.
a. Pozita e gruas ne shoqëritë paraislame:
i. Arabet e periudhës paraislamike gruan e shikonin si diç te urryer; pikëlloheshin kur iu lindte vajze. Thotë Allahu: "Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij prishet dhe bëhet pot mllef". (Nahl, 58)
Jo vetëm kaq, ata edhe varrosnin te gjalla foshnjat e gjinisë femërore. Thotë Allahu: "8. Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla, 9. Për çfarë mëkati ato janë mbytur". (Tekvir, 8-9)
ii. Gruas nuk i njihej e drejta e trashëgimisë, ajo ishte e drejte e vetëm meshkujve.
iii. Shpeshherë ishte objekt padrejtësie; nëse i vdiste burri, i biri (i burrit) kishte te drejte ta martoje atë për vete, edhe nëse ajo nuk e donte këtë.
iv. Burri kishte te drejte ta lëshonte sa here te donte e tha kthente kur te donte.
v. Perëndimi mendonte se gruaja ishte kafshe e ndyte, e cila nuk ka shpirte dhe as përjetshmëri.
vi. Ne ligjin romak mbi martesën, burri ishte te drejte ta shiste gruan dhe t'ia konfiskonte pasurinë e saj.
vii. Nuk kishte norma edukative te përgjithshme për gruan. Ajo dilte me koke dhe gjoks te zbuluar si dhe përzihej me burra ne këtë gjendje.
b. Pozita e gruas ne shoqërinë islame:
i. Te drejtat e gruas:

* Gëzimi i te drejtës se jetës.
* Ajo është e denje për tu nderuar ngase ajo është motër e mashkullit dhe nene e tij. Pastaj nderimi i saj është me citat kur'anor, siç thotë Allahu: "Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam". (Isra, 70)
* Ajo ka te drejte te fitoje pasuri nëpërmjet rrugëve te ligjshme, prej te cilave është edhe trashëgimia. Thotë Allahu: "Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti)". (Nisa, 7) Ajo po ashtu ka te drejtën ekskluzive qe te veproje si te doje me purine e saj.
* Asaj i takon mehri (dhurata obliguar martesore) ngase Allahu thotë: "Grave jepuani dhuratën e kurorës së tyre (niqahin) më të mirë". (Nisa, 4)
* E drejta e përkujdesjes për fëmijët e saj te vegjël.
* E drejta e arsimimit me kusht qe t'iu përmbahet normave edukative islame.
* E drejta e interesimit për gjendjen e myslimaneve, si: mbajtja e takimeve me gra, mësimi i tyre, përhapja e moralit islam, ej. Thotë Allahu: "Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes, i urtë". (Tewbe, 71)

Ndërsa sa i përket te drejtës se votimit për zgjedhjen e presidentit te vendit apo anëtarëve te këshillit me te larte shtetëror, asaj nuk i lejohet për shkak se nuk kane prioritet ne këtë fushe.
ii. Obligimet e gruas:

* Sikurse mashkulli, edhe gruaja është e obliguar me detyrat fetare ne besim, adhurime (ibadete), marrëdhënie ndërmjet vete, përpeq qe ajo, për hire te natyrës se saj gjinore, është e veçuar nga mashkulli. Asaj nuk i obligohet dalja ne lufte, me përjashtim nëse ajo i shpreh dëshirën qe t'i ndihmoje luftëtarët myslimane për t'ua mjekuar plagët, përgatitur ushqimin, etj.
* Ajo shpërblehet për çdo vepër sikurse mashkulli. Thotë Allahu: "Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër". (Ali Imran, 195)
* Po ashtu thotë: "Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie". (Nisa, 124),

"Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre". (Nahl, 97), dhe
"Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe aty shpërblehen pa masë". (Gafir, 40)

* Gruaja duhet ta respektoje burrin e saj përveç nëse e urdhëron për vepra te këqija. Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: "Sikur ta urdhëroja ndokënd t'i beje sexhde dikujt, do ta urdhëroja gruan qe t'i beje sexhde burrit".
* Gruaja është e zonja e shtëpisë, dhe derisa është kështu, atëherë asaj i mbetet mbikëqyrja dhe kujdesi për atë qe sjell burri ne shtëpi. Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: "…gruaja është kujdestare ne shtëpinë e burrit dhe është përgjegjëse për atë, qe e ka ne përkujdesje".

iii. Funksioni apo roli i gruas. Funksioni me te cilin natyrshmërisht është veçuar faktori femër është amësia, edukimi i fëmijëve dhe zhvillimi i tyre sipas frymës edukative te pastër. Mu për këtë, Islami largoi prej saj obligimin e fitimit te pasurisë për mbajtjen e familjes duke ia obliguar këtë burrit.
iv. Normat edukative, te cilave iu përmbahet:

* Sikurse qe mashkullit nuk i lejohet te vetmohet me një femër te huaj, po ashtu as gruas nuk i lejohet vetmia me asnjë mashkull, me te cilin ka te drejte martese. Shkak i kësaj është mbyllja e vrimave te djallit, i cili njeriut ia hijeshon punët e këqija. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam: "Nuk ndodhe qe një mashkull te vetmohet me një femër e te mos jete djalli i treti i tyre".
* Mbulimi i bukurive te saj trupore, me përjashtim te fytyrës dhe duarve.
* Veshja e saj duhet te jete sipas normave fetare; ta mbuloje tere trupin përveç fytyrës dhe duarve, te mos jene te tejdukshme, te mos jene te ngushta dhe te mos jene te ngjashme me te burrave.
* Te ece sipas normave islame, e jo te rrapllisë me këpucë, etj.

5. Përgjegjësia e individit për mbarëvajtjen (përmirësimin) e shoqërisë. Muslimani e ka obligim ta ruaje shoqërinë e tij nga trazirat, morali i keq dhe kaosi aq sa ka mundësi.
a. Argumentet për përgjegjësinë e njeriut mbi përmirësimin e shoqërisë:
i. Thotë Allahu: "Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi". (Maide, 2)
ii. Po ashtu thotë Allahu: "Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) ". (A'raf, 56)
iii. Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: "Kush sheh prej jush ndonjë te keqe atëherë le ta largoje atë me dore, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhe, e nëse as kështu nuk mundet, atëherë me zemër, por kjo është dobësia me e madhe e besimit".
b. Arsyetimi për këtë përgjegjësi te njeriut:
i. Ngase njeriu ndikohet nga shoqëria apo rrethi, ne te cilin jeton. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam: "... Cdo fëmijë lind ne natyrshmërinë e pastër (islame) ndërsa prindërit e tij ose e bëjnë çifut, ose e bëjnë te krishtere ose e bëjnë zjarrëputist...".
Prindërit për femiun janë sikurse një shoqëri e vogël, te cilët ndikojnë në të; e shtyjnë për te mire nëse janë te mire (ne fenë islame) dhe e shtyjnë për te keq nëse janë te këqij.
ii. Nevoja për te patur një shoqëri te pastër, ngase muslimani e ka obligim qe ta realizoje qëllimin e krijimit te tij, i cili është adhurimi. Thotë Allahu: "Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë". (Dharijat, 56)
iii. Shpëtimi nga e keqja kolektive duke ditur se nëse përhapet e keqja ne një shoqëri, ndërsa askush nuk e pengon atë, atëherë dënimi do t'i kaploje te gjithë, te mirë e te këqij. Thotë Allahu: "Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët), dhe ta dini se All-llahu është ndëshkues i rreptë". (Enfal, 25)
Shkruaj
Shkruaj

Numri i postimeve : 124
Piket : 371
Respekti : 100
Date e hyrjes : 26/02/2011
Vend ndodhja : Tirane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi