Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Ushqimi dhe origjina e tyre EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Ushqimi dhe origjina e tyre EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Ushqimi dhe origjina e tyre EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Ushqimi dhe origjina e tyre EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Ushqimi dhe origjina e tyre EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Ushqimi dhe origjina e tyre EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Ushqimi dhe origjina e tyre EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Ushqimi dhe origjina e tyre EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Ushqimi dhe origjina e tyre EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Ushqimi dhe origjina e tyre EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Ushqimi dhe origjina e tyre EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Ushqimi dhe origjina e tyre EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Ushqimi dhe origjina e tyre EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Ushqimi dhe origjina e tyre EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Ushqimi dhe origjina e tyre EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Ushqimi dhe origjina e tyre Vote_lcapUshqimi dhe origjina e tyre Voting_barUshqimi dhe origjina e tyre Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Ushqimi dhe origjina e tyre Vote_lcapUshqimi dhe origjina e tyre Voting_barUshqimi dhe origjina e tyre Vote_rcap 
Albani (761)
Ushqimi dhe origjina e tyre Vote_lcapUshqimi dhe origjina e tyre Voting_barUshqimi dhe origjina e tyre Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Ushqimi dhe origjina e tyre Vote_lcapUshqimi dhe origjina e tyre Voting_barUshqimi dhe origjina e tyre Vote_rcap 
emine (509)
Ushqimi dhe origjina e tyre Vote_lcapUshqimi dhe origjina e tyre Voting_barUshqimi dhe origjina e tyre Vote_rcap 
Era (387)
Ushqimi dhe origjina e tyre Vote_lcapUshqimi dhe origjina e tyre Voting_barUshqimi dhe origjina e tyre Vote_rcap 
Redi (338)
Ushqimi dhe origjina e tyre Vote_lcapUshqimi dhe origjina e tyre Voting_barUshqimi dhe origjina e tyre Vote_rcap 
Visiana (198)
Ushqimi dhe origjina e tyre Vote_lcapUshqimi dhe origjina e tyre Voting_barUshqimi dhe origjina e tyre Vote_rcap 
iDa (175)
Ushqimi dhe origjina e tyre Vote_lcapUshqimi dhe origjina e tyre Voting_barUshqimi dhe origjina e tyre Vote_rcap 
Esila (153)
Ushqimi dhe origjina e tyre Vote_lcapUshqimi dhe origjina e tyre Voting_barUshqimi dhe origjina e tyre Vote_rcap 

Kush është në linjë
56 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 56 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Ushqimi dhe origjina e tyre Vote_lcap3%Ushqimi dhe origjina e tyre Vote_rcap 3% [ 1 ]
Ushqimi dhe origjina e tyre Vote_lcap14%Ushqimi dhe origjina e tyre Vote_rcap 14% [ 5 ]
Ushqimi dhe origjina e tyre Vote_lcap11%Ushqimi dhe origjina e tyre Vote_rcap 11% [ 4 ]
Ushqimi dhe origjina e tyre Vote_lcap58%Ushqimi dhe origjina e tyre Vote_rcap 58% [ 21 ]
Ushqimi dhe origjina e tyre Vote_lcap0%Ushqimi dhe origjina e tyre Vote_rcap 0% [ 0 ]
Ushqimi dhe origjina e tyre Vote_lcap14%Ushqimi dhe origjina e tyre Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Ushqimi dhe origjina e tyre

Shko poshtë

Ushqimi dhe origjina e tyre Empty Ushqimi dhe origjina e tyre

Mesazh nga Adelina Sat Sep 03, 2011 10:15 am

Ky është tregimi i një udhëtimi, nga frigoriferi im deri te kufijtë e tokës. Ndarja e një përvoje të domosdoshme se si të bëhemi qytetarë të mirë globalë, duke blerë ushqime të shëndetshme për organizmin tonë, jo të dëmshme për planetin dhe të prodhuara duke mos shfrytëzuar të varfrit në botë. Vendosa të bëj këtë udhëtim, për të zbuluar se cili është impakti mbi ambientin dhe se nga vjen ushqimi që ne konsumojmë. Sepse sot, ndoshta për herë të parë në historinë e njerëzimit, askush nuk e ka idenë se ku kultivohen ushqimet tona, aq më tepër se si trajtohen ato. Prodhimet ushqimore vendase janë të jashtëzakonshme, por gjithnjë e më shpesh ne bëjmë pazarin në supermarketet që furnizohen nga e gjithë bota. Kështu vendosa të udhëtoj për të gjetur rrënjët e ushqimit tim. E nisa udhëtimin nga fasulet e Kenias. Të bëjnë mirë për shëndetin, por shumë miq të mi më kanë këshilluar që të mos i blej për shkak të emetimeve karbonike të avionëve që i transportojnë në Europë. Por doja të dija më shumë dhe për këtë u nisa për në Kenia, ku takova Jacob Musyoki-n, që kultivonte fasule në një pjesë të madhe toke në lindje të Nairobit dhe i shiste në Homegrown, nga ku niseshin me avion drejt Europës. Jacob është vetëm njëri nga mijëra furnizuesit e Homegrown që nuk shfrytëzon bujqit: pronarët e vegjël të tokës, të pavarur paguhen mjaft mirë. Jacob fiton rreth 150 euro në muaj, gjashtë herë më shumë nga ajo që fitonte dikur. Ai nuk ka as makinë dhe as motor. Në shtëpi ka vetëm një televizor, me të cilin ndjek ndeshjet e futbollit anglez, ndërsa në kokë mban një kapele të Arsenalit. Ka mundësi t’i çojë fëmijët në shkollë dhe t’i blejë rroba elegante të shoqes. Dhe më e rëndësishmja, shtëpia e tij ka një dysheme të vërtetë. Familja e Jacob nuk ecën në baltë. Ai ndihet i realizuar dhe nuk është i vetmi. Ndaj kam një pyetje për ata që mendojnë se nuk duhen blerë fasulet që ai kultivon: për të reduktuar emetimet e gazrave karbonikë duhet vërtet t’i heqim punën këtyre fshatarëve? E di që është shumë urgjente çështja e përballjes me ndryshimet klimaterike dhe se transporti ajror i fasuleve deri në Angli emeton shumë dyoksid karboni në ajër. Por, sasia mesatare e gazrave karbonikë e një qytetari nga Kenia është thuajse 1/30 e asaj të një europiani. Ata nuk janë përgjegjës për ngrohjen globale, madje nuk është as Jacob. Jemi ne fajtorët e vërtetë. Na takon ne, ndotësve të mëdhenj, të bëjmë çdo përpjekje për të reduktuar emetimet e gazrave serë. Ndaj kam një propozim: nëse doni të reduktoni impaktin tuaj mbi ambientin, merrni autobusin për të shkuar në supermarket dhe hani më pak ushqime omgj. Bëni diçka që të jetë pozitive për ju, por që të mos dëmtojë të varfrit si Jacob. Mos më keqkuptoni. Unë e adhuroj ushqimin e kultivuar nga fshatrat; biologjik, të pa trajtuar me kimikate dhe të shitur në tregje të vegjël. Një ditë vendosa të ha një vakt të përgatitur vetëm me produkte lokale. Isha me pushime në Sussex, në bregun jugor të Anglisë, dhe shijova një gaforre që vinte nga Selsey (dhjetë kilometra larg meje), patate dhe domate të rritura në një fermë që mund ta shihja nga dritarja e dhomës, shoqëruar me sallatë nga një serrë jo shumë kilometra larg. Gjithçka e shoqëruar me mollë të mrekullueshme të një parku aty afër dhe birrë vendase. Megjithatë, në një botë të globalizuar, pavarësisht përpjekjeve të grupeve të pasionuara pas ushqimit biologjik, jemi konsumatorë globalë të ushqimit të prodhuar globalisht. Kam qenë edhe në Kilimanxharo, në Tanzani, ku kultivohen kokrrat e kafesë sime të preferuar, të markës “Cafe Direct”. Udhëtova me njeriun që i blinte për “Cafe Direkt”, John Waver. Një mëngjes, unë dhe John-i u gjendëm përballë një numri kultivuesish të varfër kafeje. Ju shpjegova mision tim për të gjetur burimet e ushqimit. John më tha se e blinte kafenë e tyre me një çmim më të lartë se ai i tregut. Kur njëri e pyeti se sa kushtonte kilja e tyre në dyqanet e Anglisë, John iu përgjigj 12 dollarë gjysmë kilogrami. Atëherë fshatari iu përgjigj: Ti e blen kafenë tonë për 1.46 dollarë dhe e shet për 12”. Këtë e quan tregti të ndershme? Një pyetje me vend. John u përpoq t’i shpjegonte kostot e transportit, ambalazhimit dhe gjithë përpjekjeve të tjera për tregtinë e kokrrave të kafesë. Fshatarët ishin aq të varfër sa nuk mund të dërgonin fëmijët në shkollë, madje disa ushqeheshin me vështirësi. Këtë pamje, sigurisht që nuk e shohim në markat e ushqimeve që ne blejmë. Ndaj do të vazhdoj ta blej kafenë time të preferuar që vjen nga Kilimanxharo, duke menduar se po u jap një ndihmë të vogël fshatarëve të Tanzanisë. Por, duhet të bëjmë më shumë, sidomos për tregtinë e ndershme. Shumë njerëz më pyesin nëse kam ndryshuar mënyrën e të blerit të gjërave që kur kam bërë këtë udhëtim. Të them të drejtën, jo shumë. Kam një arsye më shumë për të blerë ushqime të freskëta: është një avantazh për shëndetin dhe mund të bëjë diferencën për fshatarët dhe peshkatarët. Për pjesën më të madhe të ushqimeve të trajtuara, fitimet shkojnë për industritë që i trajtojnë dhe paketojnë ato. Ushqimi i freskët dëmton më pak ambientin, duke ulur konsumin e energjisë së shpenzuar për ambalazhin dhe trajtimin e tyre.

Tani ha më pak mish se më parë. Nuk jam vegjetarian, por mendoj se duhet të kthehemi në kohët kur mendonim se konsumi i tij ishte diçka luksoze. Mishi ka një impakt të madh mbi ambientin dhe planetin. Prodhimi i proteinave shtazore kërkon një shpenzim energjie dhe uji rreth tetë herë më të madh në krahasim me të njëjtat proteina të drithërave dhe perimeve. Por ndodhi një ndryshim befasues në jetën time. Doja të dija origjinën e karkalecave me salcë që ha të shtunave në mbrëmje. Ky kuriozitet më çoi në Bangladesh. Karkalecat rriteshin në deltën e Gangut. Aty njoha Amalin, që merrej me rritjen e tyre. I thashë se paguaja rreth 12 euro për një porcion karkalecash gjigantë në restorantet në Londër. Ai mbeti i shokuar. Të dy arritëm në përfundimin se nëse do të arrinte të fitonte një shifër të tillë, përfitimet mujore do t’i kalonin mijëra eurot. Por nëse fitimet e tij nuk shkonin më shumë se 300 euro, ku përfundonin paratë e tjera? Zbulova se ekzistonte një mafie vendase për karkalecat, një rrjet i madh ndërmjetësish që kontrollonin tregtinë lokale. Kontaktova me të paktën 7 grupe ndërmjetësish, rrugë ku kalonin produktet nga rezervuarët e Amalit, te stabilimenti i ambalazhimit të tyre. Nëse Amal tentonte të shkëputej prej tyre dhe të merrej vetë më gjithçka, rezervuari i tij do të shkatërrohej menjëherë. Më parë, dy njerëz të tjerë që kishin hetuar mbi mafien e karkalecave ishin vrarë. Vendosa të mos tregoja që isha gazetar. Pastaj më lindi pyetja se si kanë ardhur karkalecat deri në restorantin tim të preferuar indian? Furnizuesi më i madh në Europë është Iqbal Ahmed. Është presidenti i “Seamark”, një kompani me bazë në Mançester, në Angli. Të gjithë e thërrasin “zoti karkalec”. Ai administron një industri të madhe paketimi në Bangladesh. Shkova ta takoja dhe pyesja veten nëse do të angazhohej për të përmirësuar situatën në Bangladesh. Dikur, disa njerëz punon për një tregti të ndershme, të tillë si ai që lejonte punëtorët si Amal të siguronin të ardhura më të mira. Por “zoti karkaleci” më tregoi se e quante këtë një ide shumë të keqe. “Duhet të paguaj para. E çfarë do të marr si shpërblim?” – më tha. Vërtet tronditës, edhe për Amalin. Atëherë ç’të bëjmë? Këshilla ime është: më mirë është të blejmë ushqime të freskëta të sezonit dhe prodhime vendase. Por duhet të blejmë edhe ato që vijnë nga jashtë, sepse kjo i ndihmon njerëzit e vendeve të varfra për të pasur një jetë më të mirë, por më parë të sigurohemi se vijnë nga një tregti e ndershme.

Jim Updike, gazetar
/gazetajone/

Ushqimi dhe origjina e tyre Perime
Adelina
Adelina

Numri i postimeve : 24
Piket : 45
Respekti : 100
Date e hyrjes : 09/06/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : elbasan

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi