Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Shkoder, Iftar në shesh... EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Shkoder, Iftar në shesh... EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Shkoder, Iftar në shesh... EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Shkoder, Iftar në shesh... EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Shkoder, Iftar në shesh... EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Shkoder, Iftar në shesh... EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Shkoder, Iftar në shesh... EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Shkoder, Iftar në shesh... EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Shkoder, Iftar në shesh... EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Shkoder, Iftar në shesh... EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Shkoder, Iftar në shesh... EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Shkoder, Iftar në shesh... EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Shkoder, Iftar në shesh... EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Shkoder, Iftar në shesh... EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Shkoder, Iftar në shesh... EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Shkoder, Iftar në shesh... Vote_lcapShkoder, Iftar në shesh... Voting_barShkoder, Iftar në shesh... Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Shkoder, Iftar në shesh... Vote_lcapShkoder, Iftar në shesh... Voting_barShkoder, Iftar në shesh... Vote_rcap 
Albani (761)
Shkoder, Iftar në shesh... Vote_lcapShkoder, Iftar në shesh... Voting_barShkoder, Iftar në shesh... Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Shkoder, Iftar në shesh... Vote_lcapShkoder, Iftar në shesh... Voting_barShkoder, Iftar në shesh... Vote_rcap 
emine (509)
Shkoder, Iftar në shesh... Vote_lcapShkoder, Iftar në shesh... Voting_barShkoder, Iftar në shesh... Vote_rcap 
Era (387)
Shkoder, Iftar në shesh... Vote_lcapShkoder, Iftar në shesh... Voting_barShkoder, Iftar në shesh... Vote_rcap 
Redi (338)
Shkoder, Iftar në shesh... Vote_lcapShkoder, Iftar në shesh... Voting_barShkoder, Iftar në shesh... Vote_rcap 
Visiana (198)
Shkoder, Iftar në shesh... Vote_lcapShkoder, Iftar në shesh... Voting_barShkoder, Iftar në shesh... Vote_rcap 
iDa (175)
Shkoder, Iftar në shesh... Vote_lcapShkoder, Iftar në shesh... Voting_barShkoder, Iftar në shesh... Vote_rcap 
Esila (153)
Shkoder, Iftar në shesh... Vote_lcapShkoder, Iftar në shesh... Voting_barShkoder, Iftar në shesh... Vote_rcap 

Kush është në linjë
42 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 42 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Shkoder, Iftar në shesh... Vote_lcap3%Shkoder, Iftar në shesh... Vote_rcap 3% [ 1 ]
Shkoder, Iftar në shesh... Vote_lcap14%Shkoder, Iftar në shesh... Vote_rcap 14% [ 5 ]
Shkoder, Iftar në shesh... Vote_lcap11%Shkoder, Iftar në shesh... Vote_rcap 11% [ 4 ]
Shkoder, Iftar në shesh... Vote_lcap58%Shkoder, Iftar në shesh... Vote_rcap 58% [ 21 ]
Shkoder, Iftar në shesh... Vote_lcap0%Shkoder, Iftar në shesh... Vote_rcap 0% [ 0 ]
Shkoder, Iftar në shesh... Vote_lcap14%Shkoder, Iftar në shesh... Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Shkoder, Iftar në shesh...

Shko poshtë

Shkoder, Iftar në shesh... Empty Shkoder, Iftar në shesh...

Mesazh nga Shkruaj Sat Aug 13, 2011 5:34 pm

Viti i gjashtë. Në sheshin e Parrucës, aty bri xhamisë së lagjes së vjetër muslimane të Shkodrës, “Karvani i bereqetit” ishte instaluar, i gatshëm për të pritur ata mijëra agjërues, që do të kalonin një mbrëmje festive, me iftarin para duarve, të gëzuar me këtë mirësi dhe shfaqje të vëllazërisë dhe harmonisë islame.

Realisht, teksa afrohesha me vendin, ku ishin vendosur sofrat e iftarit, njerëzit, që tashmë kishin filluar të mbushnin sheshin, me fytyra të qeshura, përshëndeteshin me njëri-tjetrin. Një sofër e pazakontë, me sofrat e përditshme të një viti të tërë, ishte shtruar për nder të tyre. Sikur i thërriste të shkonin drejt saj, me agjërim dhe përulje para Zotit të gjithësisë. Gjithandej dëgjohej përshëndetja e banorëve të xhennetit, ndërkohë nga minaret e xhamisë, ajetet e sures “El-Kehf” mbushnin atmosferën me dritën e Fjalës hyjnore...

Iftari në sheshin e Shkodrës, tashmë është kthyer në një traditë, të cilën duhet ta ruajmë dhe ta perfeksionojmë, në shërbim të mesazheve të harmonisë dhe qetësisë sociale që përcjell ajo në realitetet ku jetojmë.

Po mendoja, teksa shihja ata mijëra besimtarë të shpërndarë në çdo cep të sheshit, sesa e rëndësishme dhe e domosdoshme është të shfrytëzohen mundësi dhe mënyra të ndryshme për ta bërë praktikimin e adhurimeve, një traditë qytetare, me të cilën dallohet shoqëria e jonë. Iftari i kësaj nate më kujtoi namazin e Kurban Bajramit të vitit të kaluar, aty, në sheshin bri xhamisë “Ebu Bekër”. M’u kujtua sesi, për herë të parë në Shkodër, një masë e madhe besimtarësh muslimanë, dilnin që në orët e para të mëngjesit për të falur sëbashku namazin e “Idul-Ad’hasë”, në sytë e melekëve të mëshirës, kamerave të shumta të instaluara përreth, syve të një qyteti të tërë... Ishte një dëshmi e fortë e një besimi që nuk mund të shuhet dhe as tjetërsohet, ndonëse thirrjet joshëse janë të shumta, nga çdo kahje...

Po mendoja, sesa e rëndësishme është të shfrytëzohen sheshet dhe vendtubimet e njerëzve, për të përcjellur nëpërmjet tyre botën e pasur të besimit, të përkthyer me atë që u pëlqen njerëzve dhe i bën të ndjehen më të lumtur e më rehat në jetën e tyre, me dashurinë e besimit dhe madhështinë e tij.

Ç’të keqe ka që në çdo ditë të këtij muaji, të lajmërohet nëpërmjet kanaleve televizive lokale, nisja e iftarit, direkt nga sheshi kryesor i qytetit, i shoqëruar me një urim të përditshëm dhe shpërndarjen e disa dhuratave simbolike për fëmijët dhe pjesëmarrësit në këtë urim?

Ç’të keqe ka që në çdo ditë prej ditëve të Ramazanit, në oborret e xhamive të organizohen konkurse fetare për edukimin dhe nxitjen e të rinjve në thellimin e dijeve dhe kulturës elementare islame në jetën e përditshme?

Ç’të keqe ka... Janë shumë. Ndoshta, këto reflektime që m’u sollën në orbitën e vështrimit në prag-iftarin e kësaj nate, ishin një thirrje dritësuese për të realizuar dhe bërë më shumë nga ç’bëjmë për ta mbajtur gjallë e të fortë frymën e shenjtë të këtij besimi e kësaj feje, që është kredo e kombit tonë dhe historisë së tij të gjatë.

Po mendoja, sesa mundësi të jep ky muaj për ta përhapur kudo frymën e tij, si një balsam për realitetet afetare shqiptare, që shpesh përpiqemi t’i fshehim, por që realisht janë aty, si të gdhendura nga vitet më të errëta të historisë sonë kombëtare, në përditshmërinë e njerëzve të këtij qyteti e këtij vendi...

Po afrohesha me vendin ku ishin vendosur sofrat e iftarit, teksa Kryetari i Bashkisë, Prefekti, vëllezërit turq, drejtuesit më të lartë lokalë dhe vendorë, përfaqësuesit e komuniteteve të tjera fetare, ishin tubuar sëbashku, në respekt të këtij iftari...

Po afrohesha me vendin ku ishin vendosur sofrat e harmonisë dhe u luta me zemër që All-llahu i Madhëruar ta ruajë këtë fé të pastër dhe ta forcojë besimin në Njësinë e Tij në zemrat e shqiptarëve, që më shumë se kurrë duken si gafilë në rrugëtimet hutaqe drejt historisë së tyre të panjohur dhe të papriturave të saj...

Tashmë, iftari në shesh ishte afruar dhe koha kishte nisur të numërohej së prapthi. Edhe pak, ezani i akshamit do të lajmëronte fillimin e festës së njeriut me Zotin e Tij, nën qiellin e mëshirës, faljes dhe udhëzimit të Tij hyjnor...

Iftar të mirë dhe agjërim të pranuar krejt ju vëllezër dhe motra!
/myftinia-shkoder.org/ Shkoder, Iftar në shesh... Iftari10
Shkruaj
Shkruaj

Numri i postimeve : 124
Piket : 371
Respekti : 100
Date e hyrjes : 26/02/2011
Vend ndodhja : Tirane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi