Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  Vote_lcapGjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  Voting_barGjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)

Albani (761)

Muslimanja (601)

emine (509)

Era (387)

Redi (338)

Visiana (198)

iDa (175)

Esila (153)

Kush është në linjë
55 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 55 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  Vote_lcap3%Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  Vote_rcap 3% [ 1 ]
Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  Vote_lcap14%Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  Vote_rcap 14% [ 5 ]
Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  Vote_lcap11%Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  Vote_rcap 11% [ 4 ]
Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  Vote_lcap58%Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  Vote_rcap 58% [ 21 ]
Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  Vote_lcap0%Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  Vote_rcap 0% [ 0 ]
Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  Vote_lcap14%Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36

Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)

2 posters

Shko poshtë

Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  Empty Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)

Mesazh nga Albani Mon Jul 11, 2011 7:01 pm

Vakumi i pushtetit që prej rënies së komunizmit ka lënë ende në fuqi ligjin tradicional të Kanunit.

S’e di dhe s’ka për ta ditur njeri sesi nisi. Fundja, mosmarrëveshja fillestare nuk ka më rëndësi tani që gjaku është derdhur. Por Ismeti (nuk është emri i tij real) është ende aty. Shpejti ai do mbushë 16 vjeç, gjë që është një problem. Duke u bërë një i rritur ai do marrë përsipër barrën e trashëgimisë familjare dhe përgjegjësitë për të. Ai duket i pashqetësuar ndërsa i afrohet derës së shkollës në një fshat pak kilometra larg Shkodrës, qytetit kryesor në veriperëndim të Shqipërisë. Por përpara se të nisë historinë e tij, ai distancohet pak nga shikimi i fëmijëve të tjerë. Ismeti mban kokën ulur dhe vështron poshtë teksa flet: “Unë nuk jam i sigurtë se ç’të them. Po fajësohem për diçka që nuk e kam bërë”, fillon ai. Problemet i vijnë për shkak të babait. Në korrik të vitit 2001, ky i fundit u përfshi në një mosmarrëveshje me dy vëllezër në një fshat fqinj, një histori konfuze për tokën, të cilën dyshohet se e ka shkelur babai i tij. Nuk ka pasur ndonjë mosmarrëveshje të mëparshme mes dy familjeve, por ofendimet e kërcënimet degjeneruan në dhunë. Pas vrasjes së dy vëllezërve, babai i Ismetit u fsheh në male për dy vjet. I gjykuar në mungesë, ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe më pas u arrestua. Drejtësia e shtetit e ka thënë fjalën e saj, por jo drejtësia private. Për dhjetë vitet e fundit familja e dy vëllezërve ka kërkuar hakmarrje.
Shqipëria, e cila shpreson t’i pranohet aplikimi i saj për anëtarësim në BE, ka bërë një ndarje radikale me të kaluarën e saj komuniste. Por gjakmarrja, një nga zakonet e rrënjosura më thellë, është ende shumë e gjallë, duke kërkuar hakmarrje sy për sy në një spirale të pafund pikëllimi. Vetëm një fyerje ose ndonjë shkele në moralin martesor mund të justifikojnë gjakmarrjen. Kodi i lashtë i Kanunit, i cili ka qeverisur jetën rurale në Shqipëri për pesë shekull, ende ka ndikim, sidomos në veriun malor. Ky sistem kompleks ligjesh zakonore dikur rregullonte çdo aspekt të jetës: trashëgiminë, tregtinë, martesën e krimet. “Kanuni ka mbijetuar për kaq shumë kohë sepse kjo është një mënyrë për ruajtjen e identitetit kulturor dhe ligjor,” thotë shkrimtari Besnik Mustafaj. Në kryeqytetin Tiranë, antropologu Nebi Bardhoshi e përshkruan si “një formë të opozitës ndaj çdo forme të ligjit shtetëror, jo vetëm ligjit otoman”. “Kanuni lidhet me fenë e gjakut, në të cilën gjakmarrja është vetëm një aspekt,” shton ai. “Ligji bazohet në dy shtylla kryesore” trajtim të drejtë mes njerëzve dhe reciprocitet”.
Sistemi nuk ofron gjë për shkallëzimet e pafundme. Në të kundërtën, që në fillim është lënë hapësirë për ndërmjetësim me anë të këshillit të të moshuarve. Disa anëtarëve të fisit mund tu jepet një premtim për siguri (besa). Por tradita është tharur tutje dhe ajo që ka mbetur është veëm ideja e hakmarrjes. “Pas vrasjes, thotë gjyshi i Ismetit, Kalteri, u ngjita tek shtëpia e dy vëllezërve dy herë. U thashë se nuk kishte asnjë problem mes nesh e familjes së tyre. U përpoqa të negocioja, por ata as nuk u ulën, ashtu siç e kërkon zakoni”. Kalteri na mirëpret në shtëpinë e familjes ku jeton me gruan e tij dhe Inën, nënën e Ismetit. Shtëpia është e vogël, por e mbajtur mirë. “Ismeti bëhet 16 vjeç në janar dhe i duhet të nisë shkollën e mesme në një fshat tjetër,” thotë Ina. “Nuk dua ta marr përsipër këtë rrezik. Duam ta dërgojmë jashtë vendit”.
Çdo gjë ka ndryshuar në Shqipëri që pas rënies së regjimit komunist. Krimi i organizuar ka krijuar fortesë dhe trafiku njerëzor ka lulëzuar falë dhe martesave me shkuesi, që kanë shkaktuar më shumë grindje familjare. Mbi të gjitha mosmarrëveshjet e shumta të dhunshme janë përqendruar në pronësinë e tokës. Pavarësisht nga përmasat relativisht të vogla të vendit, autoriteti i qeverisë është sfiduar rëndë. Në vitin 1998, kryengritja e llotarive, një konflikt në kufijtë e luftës civile shpërtheu pasi rënies së skemave të ndryshme piramidale financiare. Në kaosin që pasoi armët ranë në duart e njerëzve dhe një sistem i vjetër patriarkal u ringjall. Në mungesë të zbatimit të ligjit, familjet iu rikthyen Kanunit. Kodi Penal shqiptarët i referohet gjakmarrjes si një vrasje me paramendim, por gjykatat akoma nuk dihen se si të merren me këtë sistem paralel të drejtësisë. “Familjet ndjejnë se kanë të drejtë për të marrë gjak,” thotë Përparim Kulluri, prokuror në Shkodër. “Ne kemi parë raste kur të afërmit e viktimës kanë dhënë dëshmi për të pastruar të akuzuarin në mënyrë që ta vendosin vetë në vend drejtësinë”.
Në vitin 2006, Liliana Luani, një mësuese në qytet, ngriti një OJQ që të kujdesej për fëmijët që vuajnë nga pasojat e Kanunit. Me rritjen e numrit të atyre që lënë fshatin për të parë për punë në qytet, shumë të rinj i përkasin familjeve që janë në gjak. Luani di 120 raste në dhe rreth Shkodrës. Organizata e saj siguron mësim në mënyrë që fëmijët të mund të mësojnë në shtëpi. Teorikisht, sipas rregullave të Kanunit, fëmijët nuk mund të preken. “Por rregullat e vjetra janë zhdukur që pas rënies së komunizmit,” thotë Luani. “Konfliktet e vjetra janë rishfaqur, të reja kanë nisur, kryesisht të lidhura me të drejtën e pronës. Ka pasur një rast në Shkodër kur një burrë u përpoq të vriste një 3 vjeçar”. Sipas Komitetit Kombëtar të Pajtimit, rreth 1650 familje jetojnë të izoluara brenda shtëpive të tyre. “Shifra është rritur me nga 200 në vitin 2010 e 2009 për shkak se familjet janë rikthyer në Shqipëri pasi nuk kanë mundur të marrin azil në një vend perëndimor”, shprehet kryetari i Komitetit, Gjin Marku.
Është shumë e vështirë që të gjesh ndonjë statistikë të fortë për të vlerësuar shkallën e problemit. Në një raport në shkurt të vitit 2010, Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB thotë se numri i gjakmarrjeve ka rënë ndjeshëm në pesë vitet e fundit, por pranon se statistikat zyrtare nuk janë të plota. Komiteti thotë se në vitin 2010 ka pasur 95 të vdekur, 75 në vitin 2009 dhe 9870 që nga viti 1990. Kryeministri Sali Berisha i sheh gjërat ndryshe. I lindur në Tropojë, ai mendon se Kanuni ka meritat e tij. “Ai ka vepruar si një pengesë shumë e fuqishme duke imponuar një vetëkontroll të pabesueshëm. Ka shumë pak raste të gjakmarrjes, një provë se shteti ligjor mbizotëron,” thotë Berisha. “Kur erdha në pushtet në vitin 2005 kishte 1800 të burgosur, tani ka 5 mijë”. Të dhëna të tilla me siguri që janë mashtruese. OJQ-të, të ndihmuara nga të moshuarit e fshatrave, janë organet e vetme që po bëjnë përpjekje për të ndërmjetësuar mosmarrëveshjet. Pajtimi në mes të dy familjeve është një proces kompleks, në përputhje me rregulla të rrepta, që mund të zgjasë me vite. Sa më lart të shkosh në mal, aq më pas kthehesh në të shkuarën. Sa më shumë që të helmojë brezin e ardhshëm shpirti i gjakmarrjes, aq më shumë Kanuni humbet kuptimin e tij fillestar.
Albani
Albani
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 761
Piket : 2571
Respekti : 103
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)  Empty Re: Gjakmarrja, hija qe e ndjek ende Shqiperine nga e kaluara (The Guardian)

Mesazh nga ornela Mon Jul 11, 2011 7:29 pm

Se mos vetem ne shqiperi eshte kjo ne gjithe boten eshte
ornela
ornela

Numri i postimeve : 20
Piket : 28
Respekti : 100
Date e hyrjes : 09/05/2011
Mosha : 36
Vend ndodhja : Tirane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi