Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_lcapIslanda, toka e zjarrit dhe e akullit Voting_barIslanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_lcapIslanda, toka e zjarrit dhe e akullit Voting_barIslanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_rcap 
Albani (761)
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_lcapIslanda, toka e zjarrit dhe e akullit Voting_barIslanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_lcapIslanda, toka e zjarrit dhe e akullit Voting_barIslanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_rcap 
emine (509)
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_lcapIslanda, toka e zjarrit dhe e akullit Voting_barIslanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_rcap 
Era (387)
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_lcapIslanda, toka e zjarrit dhe e akullit Voting_barIslanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_rcap 
Redi (338)
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_lcapIslanda, toka e zjarrit dhe e akullit Voting_barIslanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_rcap 
Visiana (198)
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_lcapIslanda, toka e zjarrit dhe e akullit Voting_barIslanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_rcap 
iDa (175)
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_lcapIslanda, toka e zjarrit dhe e akullit Voting_barIslanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_rcap 
Esila (153)
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_lcapIslanda, toka e zjarrit dhe e akullit Voting_barIslanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_rcap 

Kush është në linjë
51 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 51 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_lcap3%Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_rcap 3% [ 1 ]
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_lcap14%Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_rcap 14% [ 5 ]
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_lcap11%Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_rcap 11% [ 4 ]
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_lcap58%Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_rcap 58% [ 21 ]
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_lcap0%Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_rcap 0% [ 0 ]
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_lcap14%Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit

Shko poshtë

Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit Empty Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit

Mesazh nga Elda Sat Jul 09, 2011 6:49 pm

Në Island, uji i nëndheshëm gjeotermik (i ngrohtë prej natyre) transportohet drejtpërdrejtë me tubacione nëpër shtëpi. Vendi shtrihet mbi Kreshtën Malore Mesatlantike, një thyerje tektonike në koren e Tokës , prej së cilës del vazhdimisht magmë e nxehtë dhe lavë. Nxehtësia e nëndheshme e vullkaneve përdoret për të prodhuar pjesën më të madhe të energjisë elektrike në Islandë.

FAKTE

Islanda

01. Vikingët ishin kolonët e parë që arritën atje nga Norvegjia, në shekullin IX.
02. Islanda ndodhet në Atlantikun e Veriut dhe është shteti në skajin më perëndimor të Evropës.
03. Ajo shtrihet pranë Rrethit të Arktikut por ka klimë më të butë, falë ujërave të ngrohta të Golfstrimit.
04. Fqinji më i afërt është Groenlanda, 287 km larg.
05. Shumica e islandezëve jetojnë në zonat bregdetare. Qendra e pabanuar e ishullit është e mbuluar me pllaja dhe me male shkëmborë.

Në vitin 985, Eriku i Kuq u largua nga Islanda për të pushtuar një koloni në Groenlandë. Në vitin 1002, djali i tij Leif Erikson (poshtë) zbarkoi në Amerikën e Veriut, në një vend që e quajti Vinland rreth 500 vjet më parë sa Kristofor Kolombi të shkelte atje.

Toka e zjarrit dhe e akullit

Në Islandë akullnajat mbulojnë më shumë se 11 për qind të sipërfaqes.
Akullnaja më e madhe Vatnajokula mbulon një sipërfaqe prej 8.100 km 2.
Në Islandë ndodhen mbi 100 vullkane dhe rreth 30 prej tyre janë aktive.
Në Islandë një vullkan shpërthen mesatarisht një herë në pesë vjet.

Vullkani më i famshëm i Islandës, Mount Hekla ka shpërthyer 18 herë në 1000 vjetët e fundit.

Pesë njohuri mbi gejzerët:

01 Gejzerët janë burime me ujëra të nxehta, që shpërthejnë si shatërvan në zona vullkanike.
02 Në Islandë ka rreth 200 gejzerë.
03 Gejzeri më i famshëm i Islandës , Strokuri hedh ujë çdo pesë minuta.
04 Në botë ka rreth 1000 gejzerë aktivë.
05 Më shumë se gjysma e tyre ndodhen në Parkun Kombëtar Jellouston në SHBA

Laguna Blu

Njerëzit lahen gjatë gjithë vitit në Lagunën Blu, madje edhe kur bie dëborë.

Temperatura e ujit është rreth 38 0C.

Kripa, mineralet dhe algat i japin ujit ngjyrën blu.

Thuhet se balta e bardhë që përvijon lagunën, bën mirë për disa sëmundje të lëkurës

Uji gjeotremal del nga vrima të thella të nëndheshme. Meqënëse përdoret për të prodhuar energji elektrike për një stacion elektrik aty pranë, uji ftohet përpara se të mbërrijë në lagunë.

EMRAT E ISLANDEZËVE

Në Islandë , pas emrit vjen emri i babait. Nëse një vajzë e ka emrin Gudrun dhe babi i saj quhet Magnus, atëhere emri i saj i plotë do të ishte Gudrun Magnusdottir (Gudruni , vajza e Magnusit, vëllai i saj do të quhej Olaf Magnusson (Olafi i biri i Magnusit).

Pesë gjëra që ndoshta nuk i dini për Islandën

Sporti kombëtar është glima, një lloj mundje vikinge që është praktikuar qysh në shekullin XII.

Gjuha ilsandishte e ka prejardhjen nga gjuha e sagave që rrëfejnë historitë e familjeve të kolonëve të parë islandezë.

Në Islandë botohen më shumë libra dhe revista për njeri se në çdo vend tjetër të botës.

Në numeratorin telefonik , njerëzit janë të renditur jo sipas mbiemrit por sipas emrit.

I themeluar më 930, Parlamenti i Islandës Althing është më i vjetri në botë.

Me numra

2 është numri i orëve me diell në një ditë dhjetori.
90 përqind e shtëpive në Islandë kanë ngrohje gjeotermike.
1.339 km gjatësia e rrugës 1, unaza e Islandës.
80.000 numri i kuajve poni në Islandë.
306.000 popullsia e Islandës.

Krijimi i një ishulli

Në vitin 1963 një shpërthim i fuqishëm në brigjet e Islandës ishte shenja e parë se nga deti po lindte një ishull i ri vullkanik. Ai mori emrin Surtsei, prej Surturit perëndisë skandinave të zjarrit dhe tani është 150 m i lartë.

Tormaturi është një bufe tradicionale e cila shtrohet gjatë festave të gjata dimërore në Islandë, ku shërbehet pastërma qengji, kokë deleje e pjekur, gjizë salsiçe, salmon i tymosur dhe mish peshkaqeni.

Pesë kafshë islandeze

Dhelpra e arktikut

I vetmi gjitar me prejardhje nga Islanda

Poni (kalushi) islandez

Këto kafshë të forta u sollën në Islandë nga vikingët.

Qen stani islandezë

Edhe ky u soll nga vikingët dhe përdoret edhe sot e kësaj dite për të ruajtur kopenë.

Shqiponja bishtbardhë e detit.

Shpendi grabitqar më i madh i Islandës

Pufini

Në Islandë gëlojnë miliona pufinë.
Elda
Elda

Numri i postimeve : 44
Piket : 78
Respekti : 100
Date e hyrjes : 28/02/2011
Mosha : 29
Vend ndodhja : shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi