Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_lcapAd Pikaria qytet apo stacion rrugor Voting_barAd Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_lcapAd Pikaria qytet apo stacion rrugor Voting_barAd Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_rcap 
Albani (761)
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_lcapAd Pikaria qytet apo stacion rrugor Voting_barAd Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_lcapAd Pikaria qytet apo stacion rrugor Voting_barAd Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_rcap 
emine (509)
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_lcapAd Pikaria qytet apo stacion rrugor Voting_barAd Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_rcap 
Era (387)
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_lcapAd Pikaria qytet apo stacion rrugor Voting_barAd Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_rcap 
Redi (338)
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_lcapAd Pikaria qytet apo stacion rrugor Voting_barAd Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_rcap 
Visiana (198)
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_lcapAd Pikaria qytet apo stacion rrugor Voting_barAd Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_rcap 
iDa (175)
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_lcapAd Pikaria qytet apo stacion rrugor Voting_barAd Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_rcap 
Esila (153)
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_lcapAd Pikaria qytet apo stacion rrugor Voting_barAd Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_rcap 

Kush është në linjë
54 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 54 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 65 më Thu Dec 28, 2023 5:47 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_lcap3%Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_rcap 3% [ 1 ]
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_lcap14%Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_rcap 14% [ 5 ]
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_lcap11%Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_rcap 11% [ 4 ]
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_lcap58%Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_rcap 58% [ 21 ]
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_lcap0%Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_rcap 0% [ 0 ]
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_lcap14%Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor

2 posters

Shko poshtë

Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Empty Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor

Mesazh nga Admin Sat Jul 02, 2011 12:25 am

Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor
Nga Xhemal Meçi

Ka më shumë se një shekull që është pranuar mendimi se Puka antike dhe Ad Pikaria janë i njejti stacion rrugor në udhën verilindore të Ilirisë Qëndrore, që fillonte në brigjet e Adriatikut me qytetet Lissus (Lezhë) e Skodra, drejt Lindjes, për Dardani, Danub, Maqedoni Veriore e më tej, dhe anasjelltas. Kështu, Hani (konsull austriak, albanolog i shquar i mesit të shekullit XIX), mendon se Puka dhe Ad Pikaria, gjatë sundimit romak, janë i njejti stacion rrugor në këtë udhë me rëndësi ballkanike. Në mbështetje të këtij mendimi qëndron pak a shumë edhe Nopça (gjeolog e palentoolog hungarez, albanolog i njohur i fillimit të shekullit XX).

Më vonë, edhe autorë vendas, duke i mbetur besnikë këtij mendimi fillestar, u mjaftuan me të dhënat e Hanit dhe Nopçës.
Mirëpo duke u mbështetur në burime më të gjera, del se, në këto studime, dy çeshtje nuk janë shpjeguar dhe argumentuar plotësisht:

E para, Ad Pikaria dhe Puka, vërtet janë e njejta qendër, duke u përputhur gjeografikisht dhe gjuhësisht?

E dyta, Ad Pikaria apo Puka antike, dëshmohet si qytet?

Le t'i drejtohemi çeshtjes së dytë. Për të parë nëse Ad Pikaria ka qenë qytet, duhet të mbështetemi në të dhënat e autorëve antikë. Kështu, në shek. II, gjeografi dhe astronomi i Aleksandrisë së Egjiptit, Klaud Ptolemeu, në Gjeografia, Libri II, shënon qytetin Ad Pikaria (Ad Picaria), Apicaria (apo Epicaria), sëbashku me qytetin Skodra (Shkodra), në vargun e 16 qyteteve të brendshme të Dalmatisë (Dalmatia, ndarje administrative romake). Sigurisht, Ptolemeu nuk e shënon rastësisht qytetin Ad Picaria, ashtu siç nuk mund të shënonte rastësisht qytetet e njohura para tij, si Lissus dhe Skodra. Prandaj, Ad Picaria në shek. II, afro 1800 vjet më parë bëhet i njohur si qytet në brendësi të vendit. Në vazhdim, në shek III-IV, në Tabulla Peutingeriana, në Itinerarët (harta të rrugëve antike), Ad Picaria shënohet fill pas qyteteve Skodre dhe Lissum, XXX milje në verilindje të Lezhës. Drejt Lindjes shënohen stacione të tjera rrugore, si Creueni (Kreveni, që mendohet të jetë Vaspasi), Gabues etj.. Me këtë fakt nuk mund të dilet në përfundimin se Ad Picaria në shek. II-IV ishte thjesht një stacion rrugor, sepse qëllimi i Itinerarëve ishte dhënia e rrugëve me qendrat stacionare nga kalonin, qofshin qytete apo qyteza kështjellë.
Mbas shek. VI, Ad Picaria nuk gjendet e dokumentuar. Ç'ndodhi me të? Shuflai (historian kroat, studiues i historisë mesjetare shqiptare), thotë se shumë qytete të Ilirisë u dogjën dhe u shkatërruan gjatë pushtimeve të fiseve barbare. Këtë fat pati, pra, edhe Ad Pikaria. Ndërsa Puka del e dokumentuar vetëm në veprat e Prokopit të Çezaresë (historian i madh bizantin i kohës së Perandorit Justinian).

Puka, (Pakue, Pukae), cilësohet si një prej ndërtesave të rindërtuara në shek. VI. Pra, Puka del si fortesë e rëndësishme, e rindërtuar. Si e rindërtuar, del se ka qenë e ndërtuar para shek. VI, kur ishte edhe Ad Pikaria. Që Puka ishte një qendër e banuar në shek. II-IV, e dëshmojnë edhe gjetjet arkeologjike të vitit 1985.

Po atëherë, pse nuk përmendet Puka në shek. II-IV si Ad Pkaria?. Sepse s'duhet të ketë qenë një qytet i njohur, por një qytezë-kështellë diku në afërsi të Ad Pikarias, si Shqeli i Këçirës etj., në funksion të këtij qyteti.

Ad Pikaria ka qenë një qytet antik, që e ka filluar jetën rreth 1800 vjet më parë, duke mbijetuar afro tre shekuj. Kurse Puka qe një qytezë-kështjellë, e cila u shkatërrua në një kohë me Ad Pikarian nga fiset barbare, por që u rindërtua përsëri në shek. VI në këtë brendësi vendi.

Në mungesë të Ad Pikarias, Puka mori një rëndësi të veçantë.Ku duhet kërkuar Ad Pikaria antike? Ad Pikaria antike duhet kërkuar ngjitur me Pezhvën.Hulumtimet e bëra në këto vite na çojnë në përfundimin se duhet kundërshtuar idea se Ad Pikaria dhe Puka përputhen gjeografikisht dhe gjërësisht, siç janë shprehur kohë më parë disa albanologë të huaj. Duke analizuar të dhënat e mundshme, do të bëhet më i sigurtë argumentimi i parashtruar.

Në shekujt II-IV, Ad Pikaria dhe Puka janë dy qendra banimi, që kanë mbijetuar njëkohësisht. Prandaj s'ka sesi i njejti vendbanim të ketë njëkohësisht dy emra të ndryshëm. Edhe krahasimet gjuhësore na çojnë në të njejtin përfundim. Le t'i shohim më konkretisht "faktet" se nga nisen Skoku e Majeri (albanologë të njohur), që mendojnë se e miri i Pukës është vazhdim i emrit Epikaria (Ad Picaria).Skoku, fillin ndërlidhës midis Epikaria-s dhe Pukës e gjen te emri Epikadus (emër burrash ilirë). Ndërsa Mejeri këtë fill e lidh me një burim tjetër: me kalimin e "i"-së te "Epicaria" në "u" tek "Pukë", me arsyetimin se ky kalim bëhet në përshtatje me natyrën buzore të bashtingëllores "p".

Por Çabej, për burimin e emrit të Pukës sjell shpjegim tjetër, i cili i kundërvihet Hanit, Skokut e Mejerit. Ai bazohet tek Frang Bardhi që, tre shekuj më parë e ka barazuar me burimin latin "Publicia Via" (Udhë Pukë) Pukë.

Duke marrë shkas nga faktet se Ad Pikaria dhe Puka nuk janë i njejti vendbanim, as gjeografikisht, as gjuhësisht, është hedhur idea e gabuar se Ad Pikaria duhet të ketë qenë Vigu i Kashnjetit Lezhë. Mirëpo emri "Vig" lidhet me burimin latin "Vicus" (që ka dhënë në shqipe "Vig"). Gjithashtu, Vigut nuk i përgjigjet largësia nga Lezha, prej nga ku rruga është shumë më e shkurtër se XXX milje. Po atëherë cili është burimi i vërtetë i emrit të qytetit Ad Pikaria dhe ku është vendndodhja e tij? Në fjalorin latin-shqip (Tiranë, 1966, faqe 382), fjala Pikaria shpjegohet në shqip si vend ku shkrihet "Pisa" (pezhvja). "Pra Ad Pikaria, apo Epikaria", - shpjegon historiani Injac Zamputi, - ka kuptimin "Te Pezhja", apo "Prej Pezhve". Kështu, Ad Pikaria (Te Pezhvja), duhet të jetë përkthim në latinisht i një vendbanimi ilir, ku popullsia e tij merret kryesisht me zejtarinë e "pezhves". (Pezhvja: lëndë rrëshinore prej pyjesh halorë, që, në periudhën antike e mesjetare kishte një përdorim të gjerë për nevoja lufte dhe mjete udhëtimi tokësor e detar).

Nevojat në rritje për pezhve gjatë periudhës romake, duhet të kenë bërë të mundur rritjen e Ad Pikaria-s nga një vendbanim i vogël zejtar në një qytet të kohës me punishte të shumta pezhveje. Shkatërrimi i këtij qyteti prej fisesh barbare në fillim të shek V, nuk do të thotë se u zhduk edhe si vendbanim i së njejtës zeje. Kjo dëshmohet me vetë vazhdimësinë e lagjes "Peshve" (Peshkve) në Pukë - Katund. Edhe në hapësirën gjeografike, Ad Pikaria në përgjithësi ka përputhje me lagjen e sotme të "Pezhves", sepse Itinerarët shënojnë XXX milje në lindje të Lezhës. (XXX milje janë baraz me 40 kilometër rrugë). Gjithashtu, gjurmët e traseve të rrugëve përfund Tërbunit dhe për breg të Gomsiqes, në Lindje të Këçirës, janë të lidhura me drejtimin e tyre Ad Pikaria (Pezhvë)-Lissus (Lezhë) dhe anasjelltas.Pezhvja është vendi më i përshtatshëm se ka përreth për burim halor, një nga pyjet e pafund halorë, që fillojnë në dyert e saj.

Si përfundim, mund të pohojmë se rrënjët e qytetit antik Ad Pikaria (Pezhvë), duhen kërkuar afro 5 kilometër në jug të qytetit të Pukës, diku në lagjen e Pezhvës së Poshtme. Megjithatë, fjala e fundit t'i mbetet arkeologjisë. Kërkimet e ardhshme arkeologjike do të jenë ato që do të hedhin më shumë dritë për zbulimin e të vërtetës rreth këtij qyteti të zhdukur antik.


Marrë nga gazeta "Atdheu".



Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor Empty Re: Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor

Mesazh nga Era Sat Jul 02, 2011 6:24 am

Interesante.
Era
Era
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 387
Piket : 5999
Respekti : 102
Date e hyrjes : 25/03/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Tirane

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi