Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_lcapKanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Voting_barKanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_lcapKanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Voting_barKanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_rcap 
Albani (761)
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_lcapKanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Voting_barKanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_lcapKanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Voting_barKanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_rcap 
emine (509)
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_lcapKanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Voting_barKanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_rcap 
Era (387)
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_lcapKanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Voting_barKanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_rcap 
Redi (338)
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_lcapKanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Voting_barKanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_rcap 
Visiana (198)
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_lcapKanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Voting_barKanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_rcap 
iDa (175)
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_lcapKanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Voting_barKanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_rcap 
Esila (153)
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_lcapKanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Voting_barKanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_rcap 

Kush është në linjë
62 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 62 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 65 më Thu Dec 28, 2023 5:47 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_lcap3%Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_rcap 3% [ 1 ]
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_lcap14%Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_rcap 14% [ 5 ]
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_lcap11%Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_rcap 11% [ 4 ]
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_lcap58%Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_rcap 58% [ 21 ]
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_lcap0%Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_rcap 0% [ 0 ]
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_lcap14%Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci

Shko poshtë

Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Empty Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci

Mesazh nga Admin Sat Jul 02, 2011 12:23 am

Nga Prof. Dr. Mark Tirta

Në lëmë të kërkimeve shkencore mund të vërehen, ndër të tjera, dy rrjedha të kundër¬ta: punë këmbëngulëse e pa zhurmë, në heshtje, ose ana tjetër: zhurmë pa punë: pa prodhuar, shkrime pa dritë, Këto të fundit janë një rrugë rrjedhëse e lehtë; ngritur në plagjiatura, në reklamë; shfrytëzim konjukturash e pozite drejtuese në hulumtime të kësaj natyre, Puna këmbëngulëse e përkushtuar, lëruar në heshtje e për një kohë të gjatë, mund të bëhet e njohur me shumë vonesë; por mbetet e pavdekëshme, ndërsa ajo tjetra për një farë kohe mund të fryhet shumë sa ze edhe dritën e diellit, po shuhet shpejt se është pa gjak të vetin, pa jetë, atë e asgjëson koha.
Studiuesi Xhemal Meçi i takon rrjedhës së punës këmbëngulëse, tërë frymëzim, në heshtje. Ka më tepër se një çerek shekulli që ky njert; dashurues i dt jes e i kulturës, i etur për të nxjerrë në dritë të fshehtat e shekujve, krahas punës së tij si arsimtar, merret në mënyrë intensive me kërkime shkencore në lëmë të etnologisë; të folklorit e të htstorisë në Malësitë e Veriut, Si eksplorator, gjurmues i etnokulturës në mjedtset fshatare të shoqë¬risë malësore, i ka të pakët shokët. Puna e tij në kërkime u ngjanë rrjedhave ujore të nëndheshme, që ashtu në heshtje, në mugëtirën e thellësive shkëmbore, u japin jetë gurra¬ve e krojeve të luginave e shpateve mes malesh e pyjesh.

Xhemal Meçi u lind në Kabash të Pukës më 1936; që nga viti 1954 e këtej banon në qytetin e Pukës, Ka mbaruar arsimin e lartë në specialitetin gjuhë shqipe, letërsi dhe histori. Gjithnjë ka kryer detyrën e arsimtarit në shkolla të rrethit të Pukës, Që kur ka mbaruar arsimin e lartë e këtej merret me hulumtime në lëmë të historisë; të etnologjisë e të folklorit kryesisht në Pukë, në Mirditë; në Malësi të Gjakovës, në Pult e në vise të tjera të malësive të Veriut; kështu po ijep dt jes albantstike punime me vlerë, Ka qenë për një kohë (1969-1975) kryetar i Këshillit Shkencor të Shoqatës Shkencore të Arsimtarëve të rrethit të Pukës ku u ka dhënë g;allëri jetës e veprimtarive shkencore e kulturore në këtë rreth, Është frymëzues e organizues i shumë veprimtarive të këtij lloji, Ka qenë ideator e organizues kryesor i botimit të përmbledhësit “Puka dhe Shkolla”, në disa vëllime, me kontributet hulumtuese të intelektualëve të atij rethi. Ka drejtuar dhe organizuar mbledhjen e materialeve burimore e të dokumentacionit të shkruar për traditat historike, atdhetare e të etnokulturës së krahinës së Pukës në masën rreth 1500 faqe, të sistemuara në 13 vëllime, të depozituara në Muzeun Historik dhe në Bibliotekën e Pukës, Punës së tij i përket edhe një pjesë e historisë së Pukës me rreth 180 faqe dorëshkrim, Nga ky njeri i kërkimeve shkencore Janë mbledhur g;atë viteve 1968-1983 4 vëllime me këngë popullo¬re: këngë htstorike, të punës, dasme, erotike e tjerë; rreth 600 faqe, Ka shkruar dhe puni¬me kushtuar rapsodit të Kabashit, Artistit të Merituar Prendush Gega.

Bashkë me to si shtesë ka mbledhë e sistemuar tërë këngët e krijuara e të kënduara nga ky rapsod, ashtu si edhe kujtime, anekdota e gazmore nga jeta e tij; të g;ttha këto të sistemuara në dy vëllime, rreth 400 faqe, të përgatitura për botim (punë U-vjeçare), Kërkimeve të ttj u përkasin edhe 12 vëllime me materiale të natyrës etnologjike e historiko-kulturore, gjurmuar, mbledhur, sistemuar e daktilografuar, punë eksplorimesh në Pukë; në Malësi të Gjakovës e në Mirditë; depozituar në Arkivin e Institutit të Kulturës Popullore në afro 1500 faqe, Mbi 2000 faqe të tjera i ka të pasistemuara, materiale të radhitura në disa fletore, Në kërkimet e !tj një vend të veçantë i ka kushtuar mbledhjes së të drejtës dokesore, kanune¬ve popullore, në malësitë e Pukës, të Mirditës, të Pultit, të Malësisë së Gjakovës, siste¬muar në 10 vëllime, në Arkivin e Institutit të Kulturës Popullore në Tiranë; rreth 1500 faqe, Mbështetur në kërkimet e ttj në terren dhe në hulumtimet në literaturë e në arkiva, ka shkruar një rradhë punimesh shkencore e i ka botuar në shtypin shkencor e kulturor, si në: “Kultura Popullore”, në “Etnografia Shqiptare”, në “Revista Shkencore”, në “Çështje të Folklorit shqiptar”, në “Puka dhe Shkolla”, në “Shkodra në shekuj”, në “Drita”, në “Rilindja” e kështu me radhë, Gjatë këtyre 30 vjetëve tëfundit ka marrë pjesë me kumte¬sa në 47 veprimtari shkencore, si: sesione shkencore, simpoziume, konferenca e kongrese (të profilit shkencor) ku ka dhënë kontributin e tij me shumë vlerë në shpalosjen në dritë të dijës, të vlerave më të mira të traditave etnokulturore të popullit tonë.
Veprimtaria kërkimore shkencore e këttj studiuesi është shumë e gjerë, Të duket si e pabesueshme që ky njeri t'i ketë bërë të tëra këto hulumtime, t'i ketë sistemuar e daktilo¬grafuar me duart e tija. Për më tepër, ky jetonte në Pukë; mes malësive, me punë në fshatra larg shtëpisë e në kushte jetese e të punës mjaft të vështira, veçse pranë popullit prej të cilit është ushqyer në këto kërkime,

Nga njerëz të politizuar të diktaturës ai pati edhe pengesa në punën e tij kërkimore¬shkencore, Biografia e tij me “cen” e ndoqi prapa kudo, Megjithëse ia dinin zotësitë e tij në fushën e hulumtimeve, nuk ia krtjuan kushtet e duhura për kërkime, Përkundrazi e transferuan 13 herë sa në një vend në një tjetër në fshatra e vende të vështira, Kur më 1981 Instituti i Kulturës Popullore e inkuadroi Xhemal Meçin në ekipin e hulumtimeve e të botimit të së drejtës popullore shqiptare në disa vëllime, drejtuesit partiakë të rrethit të Pukës e penguan duke u nisur nga “cenet” biografike, Po ky njeri mendjendritur në ato kushte të vështira e përmes sa e sa pengesash e vazhdoi punën, Vështirësitë nuk e mpo¬shtën, Dashuria për popullin, për Pukën e tij, për njerëzit, për Atdheun e bënë atë tëfuqi¬shëm, e kurorëzuan atë fitimtar në kërkimet shkencore,

Në interesat shkencore të këtij studiuesi një vend të veçantë, ndoshta nga më theme¬lorët, zunë kërkimet në fushë të etnologjisë juridtke shqiptare, pasqyruar në mbledhje të normave kanunore dhe, nga ana tjetër, në punime shkencore sintezë për aspekte të veçanta të kësaj së drejte popullore, në variantet e zbatuara në Malësitë e Veriut, si: Pukë, Mirditë e më tej. Vepra që i paraqitet dijes shqiptare nga ky autor është frut i një pune shumë vjeçare, duke filluar që nga viti 1968, në mbledhje, sistemim e kodifikim të normave dokësore të Kanunit “të Lekë Dukagjinit”, ashtu si është zbatuar në krahinën e Pukës,

Krahina e Pukës, ashtu si dhe Mirdita e Luma, bën pjesë në Dukagjinin mesjetar, pra dhe e drejta dokesore u përgjigjet traditave të kësaj treve, Po siç dihet, çdo krahinë krahas anëve të përbashkëta me krahina të tjera më të afërta a më të largëta, ka dhe elementë të veçantë në përkim me organizimin shoqëror tradicional krahinor të përgjithshëm, në përkim me popullsinë; në përkim me burimet ekonomtke, në përkim me konfiguracionin gjografik, natyror e klimatik, krahinë më e mbyllur a më e hapur ndaj ndikimeve të krahinave fqinje e sidomos të qendrave urbane, të qyteteve me një forcë rrezatuese më të fuqishme, Puka ndodhet në një arterje rrugore ndërballknike që shkonte nga Shkodra, në Pukë, në Prizren, në Tetovë, në Shkup e kështu deri në Selanik e Stamboll në antikitet e gjatë gjithë Mesjetës, Kjo rrugë e mirënjohur si mjet i fuqishëm komumkimi ekonomik e kulturor, doemos, në një mënyrë a në një tjetër ka ndikuar në formimin e evolucionin e veçanësive të saj. Rruga e ka bërë diçka krahinë të hapur, po terreni malor e tepër i përthyer, po kështu dhe kushtet histortke që e kanë vënë gjthnjë në pozita mbrojtëse, kanë kushtëzuar një mbyllje të dukshme të saj. Në këto rrethana janë ruajtur relikte e institucione të një kohe tepër të herëshme, në këtë mes dhe veçori arkaike e mirëfilltësore të së drejtës popullore shqiptare, me fizionomi tipike krahinore,

Libri Kanuni i “Lekë Dukagjinit”, Varianti i Pukës, i studiuesit Xhemal Meçi, punuar me kujdes e me seriozitet shkencor, na zbulon mjaft të panjohura për Pukën e na sqaron më tej veçori të së drejtës dokesore shqiptare në përgjithësi, Vepra na paraqet një tërësi normash të së drejtës popullore, për tërë aspektet e jetës e të organizimit shoqëror. Një hyrje e autorit sqaron mirë karakteristikat e krahinës së Pukës me dukuritë historike e etnokulturore të saj, si shtrat i vjetër i këtij varianti të së drejtës dokesore shqiptare. Praktikat e zbatimit të normave kanunore, të vëna si ilustrime në fund të librit, e pasu¬rojnë mjaft këtë të drejtë me ngjyrat e saj lokale, Dukuritë e ndryshme dokesore bëhen dhe më të qarta për lexuesin, për specialistin e veçantë të etnologjisë juridike shqiptare,

Mund t'i lind dikujt mendimi se, me që është botuar një herë Kanuni i “Lekë Dukagjinit” nga Shtjefen Gjeçov-Kryeziu; variantet e ndryshme, të mbledhura më vonë në trevën e Dukagjinit mesjetar nuk kanë vlerë të dukshme mirëfilltësore, Jo, përkundrazi, këto vepra e pasurojnë më tej dijen tonë në fushë të së drejtës popullore, Në rastin konkret, Varianti i Pukës mbledhur, sistemuar e kodifikuar nga Xhemal Meçi ka vlera të posaçme të një vështrimi krejt origjinal dhe ja pse:

1. Krahina e Pukës nuk ka qenë ndonjëherë qendër e një mbledhje shterruese të së drejtës dokësore me veçoritë e saj lokale, as nga Gjeçovi; as nga mbledhës të tjerë; ndonëse kjo nuk ka mbetur jashtë vemendjës së hulumtuesve të ndryshëm të kësaj së drejte popullore. Pra janë zbuluar jo pak elemente e praktika kanunore të panjohura më parë,

2. Në çdo krahinë ku janë bërë hulumtime ka dhe plot norma kanunore të pambledhu¬ra, ose të mbledhura në mënyrë të zbehtë; të mangët e të paqartë. Çdo mbledhje e re bie me vete dhe vlera të reja, të panjohura më parë, mbështetje për punë studiuese në rrafsh krahasues ndërkrahinor e mbarëkombëtar. Sa më shumë dëshmi në rrafsh të gjerë gjeografik aq më shumë vërtetësi në argumenta, në analiza e në deduksione do të kishte.
.
3. Shpesh herë nga mbledhës të ndryshëm të normave kanunore ka pasë pasaktësi, po dhe një bashkim mekanik të normave kanunore thjeshtë të traditës me ndikimet e ndry¬shme të ligjeve shtetërore a të kanon eve të religjioneve të ndryshme, si fe monoteiste, të organizuara. Kjo mbledhje i sqaron më mirë dhe më qartë gjërat e dyshimta e lajthitjet,

4. Meritën më të madhe e kanë ata që mblodhën e studiuan të parët këtë të drejtë popullore shqiptare, Nga kjo punë e madhe e bëre prej tyre u krijua një përvojë, por dhe metoda e punës hulumtuese ka ecur përpara, për t'u mbledhur, për t'u kuptuar e për t'u shpjeguar në një rrugë më bashkëkohore. Gjykimet e sotme nuk janë si një shekull më parë. Mandej këto norma kanunore vërehen në evolucion, në një këndvështrim të së sot¬mes, me tërë ndryshimet, humbjet e risimet që kanë pësuar. 5, Autori i kësaj vepre, si bir i denjë i krahinës së Pukës, e ka studiuar e njohur atë në imtësi në rrafsh historik e etnologjik, me dashurinë e vendlindjes së tij: si një identitet kulturor. Ka njohur psikologjinnë e virtytet e njerëzve të atij vendi, Si rrjedhojë, si askush tjetër, ka mundur të mbledhë një material të gjerë e të shumëanshëm për atë krahinë, Ka mundur të hyjë thellë në shpirtin e popullit, në doket e traditat e tij e t'i nxjerrë ato në dritën e dijes. Atë që ata njerëz e paraardhësit e tyre, të afërm e të largët, kanë krijuar, ruajtur e zhvilluar në shekuj me një prakticitet e mençuri të çuditëshme, ky studiues e mblodhi e ia dha dijes albanistike.
Të rejat që sjell kjo vepër në trajtimin e normave kanunore, ndryshe nga botimet e mëparshme, janë të shumta, po ne po Sjellim këtu disa prej tyre:

1, Familja në Variantin kanunor të Pukës është trajtuar gjërësisht, me tërë veçoritë lokale, me lidhjet farefisnore e njësitë etnologike më të vogla të kësaj krahine, Trajtohen farefisnitë në Pukë dhe nëndarjet e vëllazërtve, orgamzimi familjar me shtëpitë e mëdha e në zë dhe me shtëpitë e vogla, Janë pasuruar shumë nenet e ka dhe 15 nene shtesë në krahasim me Kanunin e “Lekë Dukagjinit” të Gjeçovit, Jepet rreshtimi i bajrakëve dhe i fiseve të Pukës sipas rëndësi¬së së tyre, përcaktuar me norma kanunore. Sipas traditës së Vjetër tre fiset e mëdha kanë qenë: i Kabashit, i Thaçit, i Berishës; Pastaj vine 5 fise të vegjël: i Qerretit, i Dushit, i Mgullës, i Këçirës, i Midhës. Fiset e tjera tshin të vogla e të shpërndara, Vërehet një shkallë gjerarqike tepër e përcaktuar në gruptmet farefisnore e pozitën e tyre në jetën shoqërore,

2, Një vend me rëndësi ka zënë kujdestaria për jetimët, duke u trajtuar shumë më gjërë se në shkrimet e mëparëshme: jetimi në familje, në kushrinj, te daja apo në fqinj; është përcaktuar në mënyrë krejt të re, ndryshe nga mbledhjet e mëparëshme, pozita e jeti¬mit në lidhje me pronën, në shtëpinë e babait të tij ku ka të drejtë trashëgimie, mbi tokë e truall, natyrisht, vetëm kur është djalë,

3, Me material të shumtën krejt të ri e të panjohur më parë është trajtuar miku, me detyrat e të drejtat e tij. Jepen 7 nene të reja për mikun e shoqit, për mikun në festë, në gosti, në dasmë; në mort. Janë trajtuar detyrat e mikut ndaj mikpritësit, të patrajtuara në variantet e botimeve të mëparëshme,

4, Kisha dhe xhamia në pozitën e tyre shoqërore në Pukë nuk kanë ndryshime, Ato kanë bashkëjetuar si institucione të jetës shpirtërore pa pasur dallime kanunore midis tyre,

5. Orgamzimi i fisit, i katundit, i bajrakut, i dheut, i mbarë krahinës, me pleq me krenë; me bajraktarë dhe zotni, pasqyruar gjërëstsht në këtë vepër, përbën një arritje me rëndësi në plotëst'min e “Kanunit të Lekë Dukagjinit” me 23 nene shtesë për karakterin lokal të kësaj së drejte dhe për vlerat e saj me rëndësi mbarëkombëtare, Jepet radha e baj¬raqeve, sipas normave të kanunit, në kuvend, në luftë; në ndeje,

6, Janë trajtuar gjerësisht, me nene të veçanta, marrëdhëniet e lidhjet fqinjësore, sipas grupimeve gjeografike, pa marrë parasysh lidhjet e gjakut, Pra njësia territoriale në orga¬nizimin si katund a bajrak merr këtu një vlerë të posaçme si shprehje e një zhvillimi sho¬qëror të jetës sedentare, si bashkësi fshatare të lira, në kundërshtim me mendimin e gabuar të orgamzimit primitiv të rendit fisnor endacak,

7, Nenet për marrëdhëniet ekonomtke janë një arritje tjetër e re në Variantin Kanunor të Pukës, Ato janë trajtuar gjerëstsht me 76 nene, ndryshe nga botimet e mëparëshme, të cilat këto dukuri i kanë paraqitur me mangësi, Këtu janë trajtuar udhët dhe shtigjet, bujti¬na e dugaja, ndarja e shtëptsë, shitblerja a dhënia e tokës me fitim e ndërrim (tramt), punëtori hua, me pagë ose dhe për borgj; dëmi dhe dëmet, 8, Mbrapshtinat kundër jetës me vrasjet e përdhunimet, si edhe gjakmarrjet, pajtimet e gjaqeve dhe masat kanunore të parandalimit të vrasjeve zënë një vend të rëndësishëm e me një trajtim të gjerë e me veçori lokale,

9, Janë dhënë mbi 90 praktika të zbatimit të normave kanunore që konkretizojnë kodifikimin e bërë nga autori, Për këtë ka marrë të dhëna nga më tepër se 200 persona, Këto kanë një rëndësi të paçmueshme në vlerësimin e veçorive të kësaj së drejte, elemente të panjohura nga mbledhësit e mëparëshëm,

10, Rreshtimi i pjesëve e i krerëve, i neneve, është bërë gati krejt i ri: i mbështetur në një metodikë klasifikuese shkencore bashkëkohore,

Vepra Varianti Kanunor i Pukës përbën një arritje të shënuar në shkencën e etnologji¬së juridike shqiptare, për materialin e gjerë që i jep në dorë lexuesit të thjeshtë e speciali¬stit studiues të dukurive të këtij lloji, për sistemimin e tij me kritere bashkëkohore, për sqarimet e interpretimet që autorzi jep në hyrje e në shënime të ndryshme,

Prof, Dr, Mark Tirta
Nga: /puka.shqiperia.com/
Kanuni i Lek Dukagjinit -Varianti i Pukes. Xhemal Meci Xhemal10
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi