Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_lcapMake up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Voting_barMake up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_lcapMake up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Voting_barMake up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_rcap 
Albani (761)
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_lcapMake up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Voting_barMake up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_lcapMake up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Voting_barMake up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_rcap 
emine (509)
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_lcapMake up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Voting_barMake up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_rcap 
Era (387)
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_lcapMake up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Voting_barMake up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_rcap 
Redi (338)
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_lcapMake up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Voting_barMake up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_rcap 
Visiana (198)
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_lcapMake up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Voting_barMake up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_rcap 
iDa (175)
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_lcapMake up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Voting_barMake up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_rcap 
Esila (153)
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_lcapMake up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Voting_barMake up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_rcap 

Kush është në linjë
49 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 49 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 65 më Thu Dec 28, 2023 5:47 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_lcap3%Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_rcap 3% [ 1 ]
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_lcap14%Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_rcap 14% [ 5 ]
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_lcap11%Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_rcap 11% [ 4 ]
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_lcap58%Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_rcap 58% [ 21 ]
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_lcap0%Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_rcap 0% [ 0 ]
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_lcap14%Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë

Shko poshtë

Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë Empty Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë

Mesazh nga Era Sun Jun 26, 2011 9:15 pm

Ngjyra të lehta dhe tualet i lehtë. Jo gjithmonë është e nevojshme për të theksuar tiparet. Ja disa nga gabimet e zakonshme që bëjnë femrat

Të kujdesesh për veten është kulturë. Por shpesh kjo dëshirë i tejkalon limitet. Rreth 80 për qind e femrave pranojnë se nuk dalin nga shtëpia pa bërë tualet, qoftë verë apo dimër, kohë me diell apo shi. Gjithsesi, sipas specialistëve të këtij sektori, që nuk është asnjëherë në krizë, femrat gabojnë shumë me mënyrën se si lyhen apo se si zgjedhin ngjyrat. Për ta jo gjithmonë është e nevojshme të përdorësh, buzëkuq, rimel, apo laps të zi. Për fat të mirë, gjatë viteve të fundit, femrat preferojnë më shumë makijazhin e lehtë dhe natyral, se sa të rëndin, edhe pse çdo vajzë e zgjedh sipas dëshirës makijazhin. Megjithatë, rreziku për t’u dukur më e madhe në moshë mbetet. Kur makijazhi është i rëndë dhe buzëkuqi i fortë, atëherë pamja është një katastrofë.

Nëse doni t’i bëni përshtypje intervistuesit, për një vend të ri pune dhe paraqiteni në takim me një makijazh shumë të rëndë dhe buzët e kuqe flakë, të jeni të bindur se do t’u bëni shumë përshtypje. Por ndoshta nuk do të ishte mirë kështu. Nuk kërkohen shumë gjëra për t’u dukur profesionalë: veshja me kombinim dhe një trukim i lehtë. Nëse çdo ditë bëni të njëjtin makijazh, nuk ka dyshim që do t’u mërziteni të gjithëve. Megjithatë nuk është ky problemi, por kur jeni 40 vjeçe dhe lyheni sikur të ishit 20. Në këtë moshë nuk keni më freskinë e dikurshme, qepallat e syve fillojnë të rrudhen, po ashtu edhe lëkura rreth buzëve e syve. Makijazhi është pak a shumë si gardëroba: me kalimin e viteve ka nevojë të ndryshohet, të ecë në një hap me kohën, si nga ngjyrat ashtu edhe format. Merrni kohën e nevojshme dhe kini durim: eksperimentoni, ndryshoni mënyrën e të lyerit. Nëse nuk dini, konsultohuni me një “makeup stylist”.

Pudra dhe lapsi i zi

Rrethi që krijojnë shpeshherë vajzat përreth syve, nuk është aspak i bukur për t’u parë. Mjafton t’i lyeni pak, në mënyrë që të mos dukeni sikur iu ka rrahur njeri. Sytë mund të lyhen rëndë vetëm kur shkohet nëpër festa. Me shumëllojshmërinë e fondotinave që gjenden në dyqanet kozmetike, nuk është e vështirë të gabosh, sidomos kur në dyqan ndriçimi nuk të ndihmon. Mos e lini veten të kushtëzoheni nga ajo që ju pëlqen, vetëm për faktin se ua errëson ngjyrën e lëkurës, ju jep shkëlqimin për të cilin keni nevojë: para se të dilni jashtë, bëni shumë prova, në mënyrë që të krijoni një ide se si dukeni në dritë.

Një fondotinë me ngjyrë të çelët, pak pudër (dikur përdorej shumë pluhuri i orizit) dhe të jeni të sigurta se do të dukeni si kufomë. Prandaj nuk duhet ta ekzagjeroni. Kur vini fondotinë, nuk është e nevojshme të përdorni edhe pudër.

Nuk ka dyshim që çdo vajze do t’i pëlqente të kishte qerpikë të gjatë dhe të kthyer, prandaj tendenca e fundit është vënia e qerpikëve fals. Të dashura vajza, nëse nuk doni të dukeni shëmtuar me qerpikë super të gjatë (mund t’i përdorni për ndonjë festë, apo për karnavale), mos i përdorni. Nëse e keni të vështirë të hiqni dorë nga dëshira juaj, atëherë përpiquni t’i lyeni me rimel në mënyrë që të zgjaten. Në treg gjenden qerpikë fals me gjatësi të ndryshme. Kini kujdes kur t’i vini, ndërsa për t’i hequr mund të përdorni pak qumësht.

Ruzhi në faqe

Një lëvizje e gabuar, një dorë e rëndë dhe të jeni të bindura se ia keni arritur qëllimit të bëheni si kloun. Faqet mund t’i lyeni duke aplikuar lehtësisht mbi to pak ruzh. Lëvizeni dorën me kujdes në drejtim të veshëve, për të pasur një pamje sa më natyrale. Nëse ndiqni me kujdes këto udhëzime, nuk ka dyshim që do t’ia arrini qëllimit. Mos krijoni iluzione, nëse në mes të dimrit ngjyra e lëkurës suaj është shumë e errët, të jeni të bindur se askush nuk do të mendojë që keni ardhur nga ndonjë plazh tropikal. Dhe kjo, jo për faktin se është dimër, por sepse sado të duket natyrale, ndryshimi është i dukshëm dhe këtë mund t’ua sigurojë vetëm solari.

Tonet e syve

Keni kaluar shumë kohë në zyrë? Mund të ndodhë. Me kalimin e orëve, pluhuri i përshtatet lëvizjes së qepallave. Por edhe kjo mund të rregullohet, mjafton të shiheni shpesh në pasqyrë. Për sa u përket vetullave, nëse e keni vetullën të rrallë, mund të përdorni laps për ta mbushur dhe për t’i dhënë një formë më të bukur. Kujdes mos e ekzagjeroni, sepse do të dukeni si ndonjë shtrigë. Më shumë se sa të shpenzoni para për një produkt të mirë, ushtrohuni deri sa të mësoni të përdorni lapsin.

Ndriçimi i buzëve

Një lyerje e lehtë e buzëve me shkëlqyes do t’jua zbukurojë pamjen. Katër të lyera njëra përmbi tjetrën do t’ju bëjnë të dukeni si kloun. Mos mendoni se sa më shumë shkëlqyes të vini mbi buzë, aq më të bukura bëheni. Të jeni të bindura se meshkujt nuk do ta merrnin mundimin t’ju puthnin me gjithë atë llaç mbi buzë.
Era
Era
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 387
Piket : 5999
Respekti : 102
Date e hyrjes : 25/03/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Tirane

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi