Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_lcapPerspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Voting_barPerspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_lcapPerspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Voting_barPerspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_rcap 
Albani (761)
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_lcapPerspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Voting_barPerspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_lcapPerspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Voting_barPerspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_rcap 
emine (509)
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_lcapPerspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Voting_barPerspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_rcap 
Era (387)
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_lcapPerspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Voting_barPerspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_rcap 
Redi (338)
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_lcapPerspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Voting_barPerspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_rcap 
Visiana (198)
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_lcapPerspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Voting_barPerspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_rcap 
iDa (175)
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_lcapPerspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Voting_barPerspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_rcap 
Esila (153)
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_lcapPerspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Voting_barPerspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_rcap 

Kush është në linjë
50 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 50 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_lcap3%Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_rcap 3% [ 1 ]
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_lcap14%Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_rcap 14% [ 5 ]
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_lcap11%Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_rcap 11% [ 4 ]
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_lcap58%Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_rcap 58% [ 21 ]
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_lcap0%Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_rcap 0% [ 0 ]
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_lcap14%Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën

Shko poshtë

Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  Empty Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën

Mesazh nga Admin Wed Jun 15, 2011 9:10 am

Nga data 8 deri më 10 qershor në Mynih u mbajt panairi më i madh në botë për shfrytëzimin e energjisë diellore. Rreth 70.000 mijë specialistë vizituan këtë panair

Ritmet e rritjes ekonomike janë gjigante, e ardhmja duket shumë premtuese. Impiantet e prodhimit të energjisë diellore që u instaluan në mbarë botën deri në fund të 2010-ës kanë një kapacitet prej 40 mijë megavat (MW). Gati gjysma e tyre u instaluan gjatë vitit të kaluar. Bumi do ta ndryshojë shumë sektorin e energjetikës. Deri më 2020, sipas të dhënave të organizatës «European Photovoltaic Industry Association» (EPIA)(Bashkimi evropian i industrisë fotovoltaike), 12 përqind e nevojës evropiane për rrymë elektrike do të furnizohet nga kolektorët diellorë. Deri në vitin 2030 ata mund të përbënin 9% të kërkesës botërore për rrymë

Energjia diellore zëvendëson atë atomike

Krahasim dhe sqarim: Aktualisht rreth dy mlionë impiante fotovoltaike prodhojnë rreth 40 miliardë kilovat-orë (kwh) në vit, aq sa ç' prodhojnë edhe pesë reaktorë bërthamorë. Bumi ka bërë që prodhimi i pilave diellore të zgjerohet. Sipas parashikimit të revistës së mirënjohur «Photon» mbas 2011-ës kapaciteti i prodhimeve të impianteve fotovoltaike do të arrijë në 67 000 MW. Pilat fotovolatike që do të vihen në dispozicion çdo vit në vende me shumë diell do të prodhojnë po aq energji sa ç'prodhojnë sot 15 centrale bërthamorë në vit.

Gjermania tregon si bëhet

Rolin kryesor në zhvillimin e energjisë diellore e ka marrë përsipër Evropa e para së gjithash Gjermania. Sipas të dhënave të EPIAS, më shumë se gjysma e moduleve fotovoltaike janë instaluar në Gjermani. Falë ligjit aktual, që u garanton prodhuesve me energji diellore çmime fikse për shitjen e rrymës, para së gjithash pilat diellore janë instaluar mbi çatitë e shtëpive private. Kostot e larta të investimit varen nga lloji i instalimit dhe mënyra e financimit, por më së voni mbas 16 vjetësh ato si rregull janë amortizuar. Më pas, pronarët e tyre mund të nxjerrin fitime të pastra nga rryma diellore.

Që tani tre përqind rrymë diellore në Gjermani

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Impiant kolektori diellor për energji elektrike në një stadium futbolli Rreth një milionë është aktualisht numri i prodhuesve të rrymës diellore në Gjermani. Që nga fundi i vitit 2011 afro 3 përqind e kërkesës për energji elektrike të këtij vendi të industrializuar do të mbulohet nga rryma diellore. Dhe, në se rritja do të ecë me të njëjtën shpejtësi si në vitin 2010, atëherë, sipas përllogaritjeve të Deutsche Welle-s, mbas vitit 2021, fuqia diellore do të mbulojë rreth 15 përqind të nevojës së Gjermanisë me energji, megjithëse vendi nuk shquhet për ditë me shumë shumë diell.

Kina udhëheq në prodhimin e moduleve

Ndërsa gjatë viteve më të fundit prodhimi i rrymës diellore në Evropë ka përparuar sidomos në Spanjë, Itali dhe Çeki, këtij trendi tani po i bashkohen edhe Franca e Belgjika. Jashtë kufijve të Evropës energjia e të ardhmes mbështetet sidomos në SHBA, Kinë, Japoni dhe Indi. Atë sasi të energjisë diellore që e prodhon sot Gjermania, sipas përllogaritjeve të EPIA-s, SHBA-ja do ta arrijë mbas tre vjetësh, Kina dhe Japonia mbas pesë vjetësh, ndërsa India mbas gati dhjetë vjetësh. Për nga sasia e prodhimit të moduleve vendin e parë e zë Kina. Gati gjysma e të gjitha pilave diellore që prodhohen në mbarë botën ndërkohë fabrikohen në Kinë.

Energjia diellore gjithnjë e më joshëse

Shumica e vendeve të tjera të botës e ndjekin zhvillimin e teknologjisë fotovoltaike me interesim, por edhe ngurrim. Përveç Australisë, Kanadasë dhe Koresë së Jugut, shumica e vendeve të tjera janë endje në pritje. Kostot e mëdha të investimit dhe çmimi ende i lartë i përfitimit të energjisë i bëjnë ato të vazhdojnë t'i rrinë larg kësaj teknologjie. Por, me rënien drastike të kostove, fuqia diellore po bëhet gjithnjë e më joshëse sidomos për vendet me shumë diell.


Rënie çmimesh në fotovoltaik

Inovacionet dhe rritja e prodhimit në masë bëjnë që kostot për impiantet diellore të bien në mënyrë të vazhdueshme. Janë përgjysmuar çmimet gjatë pesë viteve të fundit. Sipas një studimi të Instituti Fraunhofer për Sistemet e Energjisë Diellore ky zhvillim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në Gjermani, e cila është e varfër në diell, një kilovat-orë rrymë diellore e prodhuar nga një çati e thjeshtë shtëpie kushton sot 28 eurocent, ndërsa në se ajo prodhohet nga një park i madh diellor në Italinë e pasur në diell, atëherë ajo kushton vetëm 15 eurocent. Në vitin 2015 kostot e impianteve në çatitë e shtëpive gjermane do të bien në 20 eurocent, ndërsa në Itali deri në 10 eurocent për kilovat-orë, parashikon instituti Fraunhofer. Deri në vitin 2020 parashikohet një rënie e mëtejshme e kostos në 14, respektivisht 6 eurocent për kilovat-orë.

Energjia diellore shtëpiake më e lirë se rryma furnizuesve

Me rënien e çmimeve të energjisë diellore dhe rritjen e tarifave të rrymës shumë qytetarë do të kenë më shumë interes që ta prodhojnë vetë rrymën që u nevojitet. Rryma diellore e prodhuar në shtëpi do të bëhet më e lirë se ajo e furnizuesve. Ky zhvillim, i cili që tani ka filluar të vihet re në disa pjesë të Evropës, ka shkaktuar një tjetër bum. Sa për krahasim: Një kilovat-orë rrymë e prodhuar nga sipërmarrjet furnizuese në Itali kushton rreth 24 eurocent. Rryma diellore që prodhohet nga një çati shtëpie në Italinë e Jugut kushton vetëm 17 eurocent. Pra, kush investon këtu në rrymën e vet, kursen afro 20% vetëm nga rryma diellore. Meqë çmimet e impianteve sa vijnë e bien, ndërsa sipas përvojës rriten kostot e rrymës, gjithmonë e më shumë qytetarë po mendojnë të kalojnë në energji diellore.

Konkurencë ndaj qymyrit, naftës dhe energjisë atomike

Bumi i dytë i energjisë diellore po vjen si rezultat i parqeve solare. Në ato vende që kanë shumë diell, rryma diellore do të jetë më e lirë se ajo që vjen nga centralet e zakonshme energjetike. Rryma e fuqisë diellore do të bëhet një konkurrente serioze e rrymës së qymyrit, naftës, gazit apo atomit, pa marrë parasysh aspektin e mbrojtjes së klimës. Sipas përllogaritjeve të hulumtuesve të Institutit Fraunhofer, në vendet e pasura me diell ky zhvillim do të shihet më së voni nga viti 2020. Studiuesit thonë se atëherë rryma e prodhuar në parqet fotovoltaike me shumë diell do të kushtojë afro gjashtë eurocent, ndërsa rryma klasike e qymyrit, naftës dhe ajo atomike do të jetë një eurocent më e shtrenjtë.

Por pikërisht ato vende që kanë shumë diell e që kanë nevojë për centrale të reja rryme do ta shtrojnë që më herët pyetjen për teknologjinë e përshtatshme. Si rrjedhojë, për shumë vende në zhvillim ndërtimi i centraleve të vogla ose të mëdha diellorë do të përbëjë një opsion serioz për prodhimin e rrymës.




Centralet diellorë, përparësi për natën

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Fasada e ndërtesës me imipiant diellor Ndërsa prodhimi i energjisë diellore nga impiantet fotovoltaike dëshmon që tani se ato mund të mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të furnizimit me rrymë në disa vende, centralet e e energjisë diellore ende nuk kanë hyrë në biznesin e madh. Centralet e para të mëdha janë ndërtuar në jug të Spanjës, ndërsa në SHBA janë planifikuar dhe po ndërtohen 9 centrale me një kapacitet prej mbi 4000 MW. Edhe në Afrikën e Veriut po ndërtohen centralet e para të energjisë diellore. Koncernet energjetike gjermane shohin këtu para së gjithash të ardhmen e tyre. Me nismën Desertec ata planifikojnë të prodhojnë në Afrikën e Veriut energji diellore, të cilën me anë të përçuesve të vazhdueshëm do ta transportojnë pa humbje deri në Evropën e Veriut.

Epërsia e kësaj teknologjie është se nëpërmjet akumulatorëve diellorë këto centrale mund të prodhojnë gjatë natës aq rrymë sa ç'është e nevojshme. Sipas përllogaritjeve të shoqatës ambientaliste «Greenpeace» dhe Qendrës Gjermane për Udhëtime Ajrore dhe Kozmike (DLR), kostot për përfitimin e rrymës me këtë mënyrë do të jenë gjithmonë pak më të larta se ato të impianteve fotovoltaike. Studimet parashikojnë një zhvillim të mirë edhe në këtë drejtim. Por në krahasim me impiantet fotovoltaike, me më së shumti 25 000 MW në vitin 2020 ato do të mund të mbulojnë vetëm një të dhjetën e rrymës diellore që do të prodhohet në mbarë botën.

Autor: Gero Rueter/Anila Shuka

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi
Nga: dw-world.de
Perspektiva e shfrytëzimit të energjisë diellore në mbarë botën  06542610
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi