Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Qetësia, rezultat i besimit fetar  EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Qetësia, rezultat i besimit fetar  EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Qetësia, rezultat i besimit fetar  EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Qetësia, rezultat i besimit fetar  EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Qetësia, rezultat i besimit fetar  EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Qetësia, rezultat i besimit fetar  EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Qetësia, rezultat i besimit fetar  EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Qetësia, rezultat i besimit fetar  EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Qetësia, rezultat i besimit fetar  EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Qetësia, rezultat i besimit fetar  EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Qetësia, rezultat i besimit fetar  EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Qetësia, rezultat i besimit fetar  EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Qetësia, rezultat i besimit fetar  EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Qetësia, rezultat i besimit fetar  EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Qetësia, rezultat i besimit fetar  EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Qetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_lcapQetësia, rezultat i besimit fetar  Voting_barQetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Qetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_lcapQetësia, rezultat i besimit fetar  Voting_barQetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_rcap 
Albani (761)
Qetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_lcapQetësia, rezultat i besimit fetar  Voting_barQetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Qetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_lcapQetësia, rezultat i besimit fetar  Voting_barQetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_rcap 
emine (509)
Qetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_lcapQetësia, rezultat i besimit fetar  Voting_barQetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_rcap 
Era (387)
Qetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_lcapQetësia, rezultat i besimit fetar  Voting_barQetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_rcap 
Redi (338)
Qetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_lcapQetësia, rezultat i besimit fetar  Voting_barQetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_rcap 
Visiana (198)
Qetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_lcapQetësia, rezultat i besimit fetar  Voting_barQetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_rcap 
iDa (175)
Qetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_lcapQetësia, rezultat i besimit fetar  Voting_barQetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_rcap 
Esila (153)
Qetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_lcapQetësia, rezultat i besimit fetar  Voting_barQetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_rcap 

Kush është në linjë
57 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 57 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Qetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_lcap3%Qetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_rcap 3% [ 1 ]
Qetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_lcap14%Qetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_rcap 14% [ 5 ]
Qetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_lcap11%Qetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_rcap 11% [ 4 ]
Qetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_lcap58%Qetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_rcap 58% [ 21 ]
Qetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_lcap0%Qetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_rcap 0% [ 0 ]
Qetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_lcap14%Qetësia, rezultat i besimit fetar  Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Qetësia, rezultat i besimit fetar

2 posters

Shko poshtë

Qetësia, rezultat i besimit fetar  Empty Qetësia, rezultat i besimit fetar

Mesazh nga Muslimanja Tue Jun 14, 2011 9:48 pm

Qetësia si nevoja kryesore e njeriut luan rol të rëndësishëm në shëndetin shpirtëror të njeriut dhe të shoqërisë. Ndjenja e sigurisë dhe qetësisë konsiderohet si njëra prej veçorive kryesore të njeriut të shëndoshë, sepse vetëm nën hijen e kësaj qetësie ai mund të shënojë progres dhe zhvillim.

Sot, sëmundjet shpirtërore janë ndër sëmundjet mëtë përhapura të epokës moderne në mënyrë që ekspertët theksojnë se 80 % e sëmundjeve fizike fillojnë si pasojë e presioneve shpirtërore dhe psiqike. Njeriu ndoshta sot më shumë se kurrë mendon për mënyrën se si të fitojë qetësinë. Përpjekjet dhe aktivitetet e njeriut në sfera të ndryshme vazhdimisht janë të fokusuara në atë se çfarë duhet bërë që stresi dhe shqetësimi të largohen nga jeta dhe të zëvendësohen me qetësi dhe rehati. Me anë të teknologjisë dhe shkencës njeriu ka arritur që të zgjidhë shumë probleme dhe halle të jetës dhe në njëfarë mënyre të fitojë një lloj qetësie materiale, mirëpo shkenca dhe teknologjia nuk kanë mundur të sigurojnë qetësinë shpirtërore dhe psiqike të njeriut. Kjo për faktin se faktorët materialë nuk mund tu përgjigjen nevojave shpirtërore dhe psikologjike të njeriut dhe për këtë arsye njeriu vazhdimisht është në kërkim të një strehe ku do të mund të gjejë qetësi shpirtërore dhe psiqike.

Duket se çështja e arritjes së qetësisë shpirtërore është aq e rëndësishme, saqë mund të themi se edhe qëllimi i besimit dhe bindjeve fetare është arritja e këtij objektivi. Si rrjedhim, mund të thuhet që qetësia zë një vend të posaçëm dhe shumë të lartë në fenë Islame. Kjopër faktin që fjala “iman” buron nga fjala “emn” që do të thotë qetësia shpirtërore dhe çlirim nga çdo frikë, stres dhe shqetësim. Kjo çështje tregon qartë se besimi apo imani ka lidhje të ngushtë me garantimin e qetësisë shpirtërore dhe psiqike të njeriut. Tani duhet tëshikojmë se çfarë rrugësh ekzistojnë për të larguar retë e errëta të shqetësimit nga qielli i jetës së njeriut dhe ato të zëvendësohen me aromën e qetësisë dhe rehatisë.

Kur’ani famëlartë si libri i fundit qiellor është një kopje unike e cila me ndryshime shumë konstruktive dhe pozitive në personalitetin e njeriut, atij i fal qetësi dhe siguri. Zoti Fuqiplotë, Kur’anin famëlartë e përmend si libër shërues për zemrat e sëmura. Ky libër Hyjnor, kujtimin e Zotit Një dhe të Vetëm e cilëson si mënyrën më të mirë për të arritur qetësinëe vërtetë. Në suren Rad, ajeti 28, lexojmë: “... pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen ”.

Ky ajet, All-llahun Fuqiplotë e prezanton si një vendmbështetje të sigurtë në dorën e të Cilit është çdo gjë. Nuk ka dyshim se besimi në një fuqi më të lartë se fuqitë materiale dhe natyrore dhe lidhjet me atë fuqi, ndryshojnë pikëpamjen e njeriut ndaj botës dhe gjithësisë. Nëse njeriu e kupton se duke u mbështetur në fuqinë e pafund Hyjnore ka fituar një mbështetje të pakontestueshme, asnjëherë nuk hutohet dhe nuk dorëzohet përballë ngjarjeve të hidhura dhe të vështira të jetës. Komentatori i madh i Kur’anit, Al’lameh Tabatabai, qetësinë psiqike e cilëson si shenjë të njeriut të urtë, të ditur dhe shenjë të besimit të shkallës së lartë. Mbi këtë bazë, qetësia është një fenomen që depërton vetëm në zemrat e pastra dhe të devotshme dhe që vazhdimisht forcon besimin dhe devotshmërinë në ato zemra. Tabatabai thekson se njeriu beson në bazë të ndërgjegjes, logjikës dhe duke pasur parasysh të mirat dhe të këqiat. Kjo gjendje zgjat deri në kohën kur dëshirat e epshit të mos krijojnë ndonjë pengesë, sepse më të kundërtën njeriu e humb qetësinë që posedon. Për këtë arsye, pengesat e qetësisë apo burimi i shqetësimit dhe stresit duhen kërkuar tek dëshirat e njeriut. Këto dëshira njeriun e largojnë nga rruga e drejtë dhe ekuilibri duke bërë qëtë shkel edhe kufijtë dhe limitet Hyjnore. Kur’ani, njerëzit i fton në një rrugëtë moderuar dhe atë e cilëson si rrugën më të afërt me devotshmërinë. Për këtë, për të mbrojtur qetësinë dhe për të parandaluar shqetësimin, duhet të druhemi nga mëkatet. Zoti Fuqiplotë, në ajetin 45 të sures Teube, mëkatin e ka cilësuar si shkak për krijimin e shqetësimit dhe dyshimit tek njeriu.

Niveli i qetësisë shpirtërore të çdo njeriu varet nga besimi i tij. Njeriu vetëm nën hijen e besimit në Zot mund të çlirohet nga çdo robëri tjetër dhe sa më i fortëtë jetë besimi i tij, aq më tepër i shtohet edhe qetësia psiqike. Personat që kanë besim më të dobët, kanë edhe qetësi më të dobët shpirtërore. Besimi në Zot njeriut i fal shpresë dhe fuqi, sepse ai e ndjen se është mbështetur në një fuqi të sigurtë dhe të pafund. Ky është një realitet të cilin sot e kanë pranuar edhe psikologë dhe mendimtarë perëndimorë. Psikologu i njohur amerikan Uilliam Xhejms, thotë: “ Sado që koha po kalon, e kuptoj që pa Zotin nuk jam i aftë ta kaloj jetën”. Ndërsa në një vend tjetër ai thotë: “ Besimi është forca që njeriut i fal jetë, kurse mungesa e tij është me kuptimin e dështimit dhe shkatërrimit”. Ashtu siç theksuam edhe më lartë, njeriu për të fituar qetësi psiqike dhe për tu çliruar nga stresi dhe presioni, siguron mjete të ndryshme materiale, mirëpo sado që të përpiqet, sërish nuk arrin ta fitojë atë qetësi të dëshiruar. Mirësitë materiale i ngjajnëmirazhit dhe të nxehtit përvëlues në shkretëtirë, kur njeriu nga etja e madhe i duket se diku larg shikon ujë, por kur afrohet e kupton se sytë e kanë gënjyer. I ndjeri Al’lameh Tabatabai, në lidhje me këtë thotë: “ Ai i cili e harroi Zotin dhe hoqi dorë nga kujtimi i Tij, nuk ka rrugëdalje tjetër përpos që të mbështet në këtë botë dhe atë ta cilësojë si dashurinë dhe mbështetjen e vetme. Si rezultat, fillon përpjekjet për të siguruar një jetë më të mirë materiale. Nga ana tjetër, kushtet materiale, qofshin tëmira apo të këqija, nuk mund tu përgjigjen nevojave shpirtërore dhe psiqike të njeriut. Për këtë arsye, njeriu nuk kënaqet me atë që ka fituar dhe vazhdon përpjekjet për të fituar më shumë. Kjo dëshirë nuk përfundon kurrë. Si rrjedhim, një njeri i këtillë vazhdimisht është në stres dhe presion”.

Lidhja e njeriut me Zotin, rrit aftësinë dhe potencialin psiqik të njeriut për të duruar problemet dhe vështirësitë. Për këtë arsye, njeriu me besim të fortë, as frikësohet nga ndonjë gjë e as që shqetësohet nga ndonjë fatkeqësi. Kur’ani famëlartë këtë e cilëson veti të miqve të Zotit, të cilët gjithçka tjetër përveç Zotit e shikojnë të vogël dhe të paqëndrueshme. Padyshim, një njeri qëështë i njohur mirë me oqeanin, një pikë uji nuk i duket asgjë apo ai që e shikon diellin, nuk mahnitet me dritën e një qiriu. Nuk ka dyshim që ndryshon edhe niveli i ndikimit tek njerëzit nga lidhja me Zotin dhe kujtimin e Tij. Uilliam Xhejms, në lidhje me këtë thotë: “ Njerëzit dallojnë nga aspekti i ndikimit të ndjenjës së një mbikqyrësi të brendshëm. Për disa njerëz, kjo ndjenjëështë më e fuqishme se të tjerat, ata që janë të këtillë, kanë edhe besim të fortë. Mirëpo, unë mendoj se edhe ata të cilët e mohojnë ekzistencën e mbikqyrësit në brendinë e tyre, ata e mashtrojnë veten, sepse edhe ata deri në një masë janë fetarë”.

Ndoshta është e mundur që kujdesi i tepruar ndaj çështjeve materiale dhe ditore njeriun ta pengojë nga nevoja për Krijuesin, mirëpo kjo ndjenjë ekziston brenda çdo njeriu. Në momente të vështira dhe në presione, kur njeriu nuk shpreson në askënd, atëherë i kthehet Zotit. Në lidhje me këtë, Kur’ani famëlartë, në suren Ankebut ajetin 65, thotë: “ Kur hipin ata në anije (u këputet lidhja me tokën, dhe frikësohen) i luten sinqerisht All-llahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njejtit lusin idhuj!”.

Këtu, anija është simbol i këputjes së lidhjeve të njeriut nga çdo mjet material. Në raste të këtilla, njeriu si duket i kthehet ndërgjegjes së vet Hyjnore duke shtrirë dorën e nevojës drejt qiellit, kurse pas zgjidhjes së problemit, ai sërish bëhet mosmirënjohës.

Mendimtari iranian, Morteza Mottahari, në lidhje me lutjen dhe kujtimin e Zotit, thotë: “ Njeriu, duke kujtuar Zotin arrin të vërtetën që e ka krijuar atë dhe veten e sheh si nevojtar të fuqisë së Tij. Kujtimi i Zotit në të vërtetëështë një rrugë nga Krijuesi drejt krijesës dhe kjo është njëra prej nevojave themelore shpirtërore të njeriut. Kurse moskujdesi ndaj kësaj çështje, sjell destabilitet në shpirtin e njeriut”.

Ndërsa dr. Aleksis Karl, në librin me temë “ Njeriu, krijesë e panjohur”, shkruan: “ Njeriu në momentin e lutjes, energjinë e tij të kufizuar e lidh me një burim të pakufizuar energjie. Ne gjatë lutjeve, veten e lidhim me një fuqi e cila është e shtrirë në të gjithë botën”.

Nuk ka dyshim që qetësia në thellësi të oqeanit nuk prishet asnjëherë nga dallgët që krijohen në sipërfaqe të tij. Personi qëështë i mbështetur në të vërtetat e mëdha shpirtërore nuk shqetësohet nga ndryshimi dhe vështirësitë e jetës. Kjo për faktin se personi i cili rezultatin e përpjekjeve të tij ia dorëzon Zotit dhe Atë e cilëson si mbështetje dhe mbikëqyrës të jetës dhe veprave të tij, asnjëherë nuk humb shpresën në mëshirën Hyjnore dhe nën hijen e besimit në Zot, zgjedh mënyrën më të përshtatshme për të sfiduar problemet dhe presionet psiqike.

Muslimanja
Muslimanja
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 601
Piket : 1929
Respekti : 9
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 45
Vend ndodhja : Tirane

http://islami-puke.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qetësia, rezultat i besimit fetar  Empty Re: Qetësia, rezultat i besimit fetar

Mesazh nga Era Wed Jun 15, 2011 9:19 am

Ne shumicen e rasteve kjo eshte e vertete. Njeriu ka nevoj te qetsohet, ka nevoj qe dikuj tia hap zemren e kete e ben besimi tek krijuesi.
Era
Era
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 387
Piket : 5999
Respekti : 102
Date e hyrjes : 25/03/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Tirane

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi