Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_lcapLibër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Voting_barLibër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_lcapLibër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Voting_barLibër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_rcap 
Albani (761)
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_lcapLibër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Voting_barLibër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_lcapLibër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Voting_barLibër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_rcap 
emine (509)
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_lcapLibër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Voting_barLibër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_rcap 
Era (387)
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_lcapLibër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Voting_barLibër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_rcap 
Redi (338)
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_lcapLibër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Voting_barLibër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_rcap 
Visiana (198)
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_lcapLibër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Voting_barLibër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_rcap 
iDa (175)
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_lcapLibër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Voting_barLibër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_rcap 
Esila (153)
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_lcapLibër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Voting_barLibër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_rcap 

Kush është në linjë
42 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 42 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_lcap3%Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_rcap 3% [ 1 ]
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_lcap14%Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_rcap 14% [ 5 ]
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_lcap11%Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_rcap 11% [ 4 ]
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_lcap58%Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_rcap 58% [ 21 ]
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_lcap0%Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_rcap 0% [ 0 ]
Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_lcap14%Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët

Shko poshtë

Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Empty Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët

Mesazh nga Admin Wed Jun 08, 2011 1:54 pm

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, respektivisht Shtëpia botuese “Dituria Islame”, këto ditë nxori në qarkullim përmbledhjen me kumtesa të sesionit shkencor “Mevludi tek shqiptarët” të mbajtur më 22 prill 2009 në Prishtinë.

Mevludet janë veprat më të përhapura në letërsinë islame dhe kjo është plotësisht e kuptueshme, ngase kemi të bëjmë me përkushtimin që poetët ia bënë Profetit Muhamedit a.s.

Format e krijimtarisë kushtuar Profetit Muhamed a.s. në letërsinë islame janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga poezia, kasideja e deri tek veprat e posaçme që te ne njihen si mevlude, pa përmendur këtu veprat biografike që i janë kushtuar Muhamedit a.s.

Mevludi është ode heroike me elemente të poemës që i kushtohet jetës së Muhamedit a.s. Në të përshkruhet jeta e tij duke filluar që nga lindja e deri në vdekje.

Sa i përket fillimit të mevludit në Botën Islame dihet se si manifestim ai zë fillim në shekullin X në Egjipt gjatë kohës së sundimit të Fatiminjve.

Ndërkaq në Perandorinë Osmane, mevludi merr një formë dhe trajtë tjetër, sidomos me Mevludin e Sulejman Çelebiut në shekullin XV, apo saktësisht më 1409.

Mirëpo, se kur ka filluar të këndohet mevludi te shqiptarët nuk kemi të dhënë që ta saktësojmë këtë fakt, sidomos nuk është enjohur nëse është organizuar manifestimi i mevludit në trojet tona nga popullata shqiptare që e kishte pranuar fenë islame para se autorët tanë të shkruanin mevlude në shqip.

Mevludi i parë si krijimtari artistike letrare te shqiptarët, për aq sa dihet, i shkruar ndër shqiptarë i takon shekullit XVIII, d.m.th. nga periudha e ndritur e Rilindjes Kombëtare, dhe është shkruar nga rilindësi ynë i shquar Hasan Zyko Kamberi.

Duhet theksuar se deri sot njihen mbi 20 mevlude të shkruara nga personalitete të njohura në fusha të ndryshme të fesë dhe të letërsisë, të cilët, me mjeshtërinë e tyre dhe në mënyrë artistike e shembullore thurën lavde e konsiderata, si për askënd tjetër, për të Dërguarin e Zotit, Muhamedin a.s. Ndër më të njohurit janë: Hasan Zyko Kamberi, Ismail Flloqi, Hafiz Ali Ulqinaku, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu, Tahir efendi Popova etj.

Në këtë përmbledhje janë përfshirë 26 kontribute të studiuesve të fushave të ndryshme nga të gjitha trojet shqiptare, e që kanë trajtuar mevludin në aspektet të ndryshme, duke filluar nga aspekti historik, pastaj ai fetar, letrar, gjuhësor, kulturor e social.

Po, ashtu një trajtesë të veçantë në këtë përmbledhje i është kushtuar edhe mënyrës së manifestimit të Mevludit në Kosovës dhe në viset e tjera shqiptare.

Rëndësia e këtij libri të botuar është se për herë të parë studiues e specialistë të fushave të ndryshme i qasen Mevludit, qoftë si krijimtari letrare qoftë si manifestim fetar e popullor.

Përveç kumtesave, në këtë përmbledhe janë dhënë edhe dy albume, një me faksimile të ballinave të mevludve të botuara në gjuhën shqipe, madje disa jënë dhënë autograf, si dhe një album me foto nga sesioni shkencor, gjë që ja shton vlerën kësaj përmbledhje.

Megjithëse në këtë përmbledhje janë dhënë 26 kontribute nga autorë dhe studiues të ndryshëm, ato janë paraqitur në një tërësi dhe të kompletuara në një vëllim të përgatitur në mënyrë shumë solide nga redaksia e këtij botimi. / Ramadan Shkodra /

Libër i ri - Mevludi tek shqiptarët  Kopert10
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi