Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Ceshte twitteri? EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Ceshte twitteri? EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Ceshte twitteri? EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Ceshte twitteri? EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Ceshte twitteri? EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Ceshte twitteri? EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Ceshte twitteri? EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Ceshte twitteri? EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Ceshte twitteri? EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Ceshte twitteri? EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Ceshte twitteri? EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Ceshte twitteri? EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Ceshte twitteri? EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Ceshte twitteri? EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Ceshte twitteri? EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Ceshte twitteri? Vote_lcapCeshte twitteri? Voting_barCeshte twitteri? Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Ceshte twitteri? Vote_lcapCeshte twitteri? Voting_barCeshte twitteri? Vote_rcap 
Albani (761)
Ceshte twitteri? Vote_lcapCeshte twitteri? Voting_barCeshte twitteri? Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Ceshte twitteri? Vote_lcapCeshte twitteri? Voting_barCeshte twitteri? Vote_rcap 
emine (509)
Ceshte twitteri? Vote_lcapCeshte twitteri? Voting_barCeshte twitteri? Vote_rcap 
Era (387)
Ceshte twitteri? Vote_lcapCeshte twitteri? Voting_barCeshte twitteri? Vote_rcap 
Redi (338)
Ceshte twitteri? Vote_lcapCeshte twitteri? Voting_barCeshte twitteri? Vote_rcap 
Visiana (198)
Ceshte twitteri? Vote_lcapCeshte twitteri? Voting_barCeshte twitteri? Vote_rcap 
iDa (175)
Ceshte twitteri? Vote_lcapCeshte twitteri? Voting_barCeshte twitteri? Vote_rcap 
Esila (153)
Ceshte twitteri? Vote_lcapCeshte twitteri? Voting_barCeshte twitteri? Vote_rcap 

Kush është në linjë
43 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 43 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Ceshte twitteri? Vote_lcap3%Ceshte twitteri? Vote_rcap 3% [ 1 ]
Ceshte twitteri? Vote_lcap14%Ceshte twitteri? Vote_rcap 14% [ 5 ]
Ceshte twitteri? Vote_lcap11%Ceshte twitteri? Vote_rcap 11% [ 4 ]
Ceshte twitteri? Vote_lcap58%Ceshte twitteri? Vote_rcap 58% [ 21 ]
Ceshte twitteri? Vote_lcap0%Ceshte twitteri? Vote_rcap 0% [ 0 ]
Ceshte twitteri? Vote_lcap14%Ceshte twitteri? Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Ceshte twitteri?

Shko poshtë

Ceshte twitteri? Empty Ceshte twitteri?

Mesazh nga Princi_I_Zemrave Sun Jun 05, 2011 6:12 pm

Twitter,si po perceptohet nga plubiku i gjere....

Ende pa u zbehur euforia rreth rrjetit social Facebook, opinioni publik, të paktën në Amerikën Veriore, po përballet me një risi të re: Twitter. Gjatë javëve të shkuara, Twitter ka qenë kudo: në faqet e gazetave mainstream, në reklama televizive, në site kompanish (Follow us on twitter!) e gjetkë. Oprah, Shaquille O'Neal (i cili shkruan vetë, ndryshe nga...), Britney, etj. janë vetëm disa nga VIP-at që kanë filluar t'a përdorin.
Për ata që punojnë në fushën e Internetit, si unë, Twitter nuk është diçka e re. Shërbimi ka disa vjet që ekziston, dhe mes dizajnerave dhe programuesve të faqeve web ai ka pasur një popullaritet të admirueshëm prej të paktën 1 viti. Mirëpo gjatë një ose dy muajve të fundit (jo më shumë), Twitter ka patur një bum të papritur trafiku, jashtë rretheve të teknikëve dhe inxhinierëve të internetit.
Twitter është një shërbim i ngjashëm me sistemin e "status update" që ofron Facebook. Anëtarët e faqes dërgojnë mesazhe të shkurtra, me maksimumi 140 shkronja, dhe mund te ndjekin mesazhet e njëri-tjetrit. Ndryshe nga Facebook, në Twitter një anëtar nuk ka miq. Përkundrazi, anëtarët mund të ndjekin (follow) përdoruesë të tjerë, dhe anasjellas, mesazhet e këtij anëtari mund të ndiqen nga të tjerë. Pra, ndryshe nga Facebook, marrëdhëniet mes anëtarëve të Twitter nuk kanë detyrueshmërinë e aprovimit të dyanshëm që ndodh mes miqve në Facebook. Si rrjedhim, në Twitter një përdorues mund të ndjekë mesazhet e fiks aq personave sa dëshiron të ndjekë, pa u futur në situata reciproke miqësish.
Shpjegimi më i qartë që unë kam lexuar është ky nga Paul Saffo, një "futurist" i Silicon valley-t: "Twitter inverton nocionin e groupt. Në vend që të krijosh grupin që ti do të krijosh, në Twitter ti thjesht dërgon një mesazh dhe grupi vetë-mblidhet." (Burimi:NYT.)
Dhe ndryshe nga Facebook, Twitter është thjesht një platformë mesazhesh të shkurtra. Nuk ka evenimente, nuk ka ftesa, nuk ka aplikime, nuk ka shitje-blerje miqsh, nuk ka foto-albume. Kjo çudit shumë njerëz që habiten nga suksesi i një platforme që në dukje është e varfër. Më tej, shumë vetë e kritikojnë shërbimin, duke argumentuar se nuk mund të thuhet asgjë me vlerë në 140 karaktere. Një interviste e ditëve të fundit nga Maureen Dowd e New York Times me një nga krijuesit e Twitter (Biz Stone) është një shembull perfekt i kësaj linje kritikuese. Një nga pyetjet e Dowd nue intervistë ishte pak a shumë kjo:
Unë do pranoja më lehtë të më lidhnin në turrën e druve në shkretëtirën e Kalaharit, të më mbulojnë me mjaltë e të lejojnë grenxat të më hanë sytë sesa të bëhesha anëtare e Twitter. A mund të më thuash gjë ti mua që të ndryshoj mendje?
Dhe Biz Stone përgjigjet: "Kur t'a gjesh veten në atë pozicion, do të të duhet Twitter. Që të dërgosh mesazhin 'Ndihmë'."
Dhe në fakt, Twitter është bërë i famshëm pikërisht nga rastet në të cilat është përdorur me sukses nga njerëz që kanë pasur nevojë për ndihmë. (Një artikull si shembull.)
Përtej marketingut dhe rasteve të emergjencave njerëzore apo natyrore, Twitter është thjesht një metodë për të mbajtur lidhje. Eshtë një mënyrë për të shkëmbyer mesazhe të parëndësishme me njerëzit që duam të mbajmë afër. Eshtë në fund të fundit një mënyrë për të mos humbur lidhjet me njëri-tjetrin, paçka se ajo që thuhet brenda 140 shkronjave të një mesazhi nuk është doemos një mendim i thellë.
Me fjalë të tjera, është e vërtetë që shumica e mesazheve në Twitter janë të tipit: "Sot hëngra një sanduiç për drekë." Por s'të detyron njeri t'i lexosh, apo të ndjekësh ata që i shkruajnë.

botuar ne nje te perditeshme Italiane(coriera dela sera d.21.04.2009)

Princi_I_Zemrave

Numri i postimeve : 15
Piket : 44
Respekti : 100
Date e hyrjes : 27/02/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi