Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_lcap10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Voting_bar10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_lcap10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Voting_bar10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_rcap 
Albani (761)
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_lcap10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Voting_bar10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_rcap 
Muslimanja (601)
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_lcap10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Voting_bar10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_rcap 
emine (509)
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_lcap10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Voting_bar10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_rcap 
Era (387)
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_lcap10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Voting_bar10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_rcap 
Redi (338)
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_lcap10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Voting_bar10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_rcap 
Visiana (198)
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_lcap10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Voting_bar10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_rcap 
iDa (175)
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_lcap10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Voting_bar10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_rcap 
Esila (153)
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_lcap10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Voting_bar10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_rcap 

Kush është në linjë
44 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 44 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_lcap3%10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_rcap 3% [ 1 ]
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_lcap14%10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_rcap 14% [ 5 ]
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_lcap11%10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_rcap 11% [ 4 ]
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_lcap58%10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_rcap 58% [ 21 ]
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_lcap0%10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_rcap 0% [ 0 ]
10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_lcap14%10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte

Shko poshtë

10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte   Empty 10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte

Mesazh nga Jetmiri Wed Jun 01, 2011 10:35 pm

1-Sa janë të dëmshme instalimi i lojërave të mëdhaja në PC, për ato lojëra mbi 2 CD ose DVD, që kërkojnë grafike te fuqishme!?

Instalimi i lojërave nuk sjell dëm te kompjuteri për aq kohë sa ke vend të mjaftueshëm në hard disk. Lojrat e sotme mund të zënë pa frikë 2-3 GB, prandaj para se të instaloni lojrat ose programet që kërkojnë shumë vend, kontrolloni më parë hard diskun për të parë nëse keni vend të lirë. Bëni llogaritë që në kompjuter të ketë të paktën 700Mb vend bosh gjatë gjithë kohës. Kjo hapësirë kërkohet për procese të brëndshme të sistemit operativ (windows, linux, etj) si edhe për mirëmbajtjen e diskut (defragmentimi, kopjimet, etj). Pra, nqs keni vend të mjaftueshëm në kompjuter, instalimi i lojrave nuk sjell dëm.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që të instaloni 500 lojra apo të luani 8 orë rresht pa ndërprerje. Mbani në kompjuter vetëm lojrat që luani më shpesh. Ato që nuk i luani, është mirë ti hiqni.

Problemi i vetëm që mund të sjellin lojrat, është nëse i luani ato për orë të gjata. Lojrat kërkojnë shumë punë nga kompjuteri dhe aktivizojnë pothuajse të gjitha pjesët e tij. Nxehtësia e krijuar prej procesori, CD-romi, kartës grafike, kartës së zërit, dhe shumë pjesëve të tjera, mund të rrisë temperaturën e kompjuterit dhe shkakton dëme në pjesët e tij. Prandaj, këshillohet që çdo 3-4 orë të bëni një pushim 20-30 minuta dhe t'i lini kompjuterit kohë të ftohet. Duhet treguar kujdes më i madh në verë që temperaturat janë më të larta. Kompjuteri duhet mbajtur në vend të hapur ku mund të ketë hapësirë për të qarkulluar ajrin.

Pasi keni luajtur lojrat, kompjuteri mund të duket pak më i ngadaltë sepse disa pjesë e të lojrave vazhdojnë të jenë aktive, edhe pasi i mbyllni ato. Nqs vini re një ngadalësim të tillë, mjafton të rifilloni (restart) windows nga e para për të liruar memorjen (kujtesën) e shkurtër të kompjuterit.

2-A është e dëmshme add/reemove e programeve të ndryshme në PC qofshin të vogla ato edhe 1 MB?

Kjo pyetje lidhet me pyetjen e mëparshme. Për aq kohë sa ju keni vend të mjaftueshëm në hard disk, mund të instaloni programe pa asnjë problem. E keqja është se një pjesë e programeve aktivizohen automatikisht kur hapet windowsi dhe kjo e ngadalëson kompjuterin.

Gjithashtu disa programe mundojnë të bëjnë reklama apo të zihen me programe të tjera për të qënë sa më aktivë në kompjuter dhe kjo është e bezdisshme. P.Sh. Nqs keni në kompjuter Windows Media Player për të dëgjuar muzikë, dhe instaloni Real Player ose Winamp, atëherë kur ju të klikoni mbi një MP3 ose të fusni një CD me muzikë në kompjuter, nuk do luhet më me Windows Media Player por me programet e rinj. Prandaj këshillohet që të mos mbani më shumë se një program për të njëjtin funksion. Zgjidhni atë që u pëlqen më shumë dhe hiqini të tjerët.
Bëjeni praktikë të pastroni kompjuteri çdo 2-3 muaj nga programet që nuk përdorni.


3-A është e dëmshme prania e aparateve që funksionojnë me vale satelitore afër monitorit, si mobili, apo aparatet digjitale dhe gjërat të tjera, si teli shtëpisë me vale që punon...

Është mirë që të mos ketë aparate me energji elektrike, statike, magnetike pranë kompjuterit pasi këto mund të dëmtojnë kompjuterët, mund të shkaktojnë zhurmë në altoparlantët, mund të shkaktojnë dridhje të figurës, mund të dëmtojnë informacionin në disketat flopi, etj. Prandaj sa më pak aparatura, aq më mirë.

4-Është me mirë që gjithmonë monitori të qëndroje STAND BY apo të fiket pasi fiket njësia qendrore?

Monitorët janë ndërtuar për të konsumuar sa më pak energji dhe nuk dëmtohen nëse qëndrojnë hapur. Është në dorën tuaj nëse i mbani hapur apo jo. Në kompjuterin tim monitori qëndron gjithnjë hapur.

5-Sa ndikon energjia elektrike e dobët në hardwerin apo softwerin e PC?

Energjia e dobët ndikon vetëm mbi hardwerin dhe hardweri ndikon mbi softwerin. Të treja janë pjesë e të njëjtit sistem zinxhir. Të gjitha pjesët që kanë lidhje me kompjuterin duhet të lidhen në prizat e posaçme që stabilizojnë rrymën elektrike dhe mbrojnë kompjuterin nga luhatjet.

6-A është më mirë që: shembull: 3 ore të ndizet/fiket PC 3-4 herë sipas nevojës apo me pozitive është që brenda këtyre 3 orëve të rri ndezur nonstop.?

Ashtu si monitorët, edhe kompjuterat janë ndërtuar që të konsumojnë pak energji prandaj nqs keni ndërmend të ktheheni në kompjuter pas 3-4 orësh, është mirë ta mbani hapur. Hapjet e mbylljet e shpeshta, shkaktojnë bymim dhe tkurrje të vogla të pjesëve dhe mund të jenë të dëmshme. Kompjuteri im mbyllet vetëm gjatë natës jo për të kursyer energji por thjesht për të mos dëgjuar zhurmën e ventilatorëve. Është më shumë çështje preference sesa për "shëndetin" e kompjuterit.

Nqs. zgjidhni që ta mbani hapur, mbyllini të gjitha programet e hapur, shkëputeni nga interneti për çështje sigurie, dhe lëreni të pushojë (të marrë një dremkë) duke zgjedhur Start > TurnOff/Shutdown > Stand By.

7-A ndikon prania e antiviruse të forta në mirëmbajtjen e softwerit më mirë apo kjo s'ka rendësi, prsh programi Ad-Aware SE Personal edition, çka është konkretisht antivirus apo diçka tjetër, se disa prona mund ta përshkruajnë ndryshe, por disa e instalojnë për të mirën e PC-së?

Antivirusët janë si vaksinat që bëjnë njerëzit. Po nuk bëre vaksinën mund të marrësh një virus dhe të sëmuresh, ndërsa duke patur vaksinën, trupi formon mbrojtje kundër virusit. Antivirusët e kompjuterit janë të ngjashëm. Programi antivirus kontrollon memorien dhe skedarët e kompjuterit dhe është i aftë të kuptojnë nëse janë viruse apo jo. Çdo virus lë gjurmë të veçanta në kompjuter dhe kompania që ka prodhuar programin e antivirusit i studion këto gjurmë dhe mëson programin si t'i kapë dhe t'i luftojë ata.

Viruset janë të formave të ndryshme, disa për të prishur kompjuterin, disa për të vjedhur informacion, disa për të sulmuar internetin, disa për të dërguar email, disa për të spiunuar, disa për të reklamuar, etj. Viruse të rinj dalin përditë, prandaj lind nevoja që dhe antivirusi të azhurnohet shpesh. Nqs e përdorni shpesh kompjuterin, sidomos në internet, është mirë të freskohet çdo 2-3 javë. Shumica e programeve antivirusë, janë programuar që të azhurnohen automatikisht ndërsa për të tjerët duhet të kujtoheni t'i azhurnoni manualisht nga faqja e kompanisë.

Programet reklamuese (Adware), spiunë (spyware), etj, nuk konsiderohen virusë sepse nuk kanë aftësinë për t'u përhapur por gjithsesi janë të bezdisshëm dhe ngadalësojnë kompjuterin. Shumica e antivirusëve nuk mbrojnë nga këto programe, prandaj kanë dalë programe të tjera si Adaware, Spybot, etj që i luftojnë këto. Adaware ka një listë të madhe të programeve që bëjnë reklama, ose spiunojnë, dhe është i aftë ti gjejë dhe të heqë shumicën e tyre (jo të gjitha) nga kompjuteri. Për më shumë mbi këto programe mund të lexosh këtë temë këtu.

8-Si mund të çrrënjosim një program tërësisht nga softweri pasi të bëjmë remove, çka duhet të bëjmë që asnjë copëz e atij programi të mos mbese në windowsin tonë?

Nuk ka mënyrë për të hequr programe plotësisht dhe po të dojë programi, e gjen gjithnjë një vend për të lënë gjurmë. Programet me provë 30-ditore shfrytëzojnë pikërisht këtë mundësi duke ruajtur copa të vogla në kompjuter që u tregojnë atyre se sa ditë e ke përdorur programin. Nëse do ishe i aftë të gjeje se ku rruhej ky informacion, atëherë do mund ta instaloje programin nga e para çdo 30-ditë por ata nuk e lejojnë këtë gjë. Programet mund të fshihen në dosjet dhe skedarët e shumtë të kompjuterit ose mund të shkruhen në regjistër. Ka mënyra për të kërkuar për këto copëza por nuk ja vlen mundimi.

Programin mund ta hiqni nga menuja Start > Programs > Emri i programit/kompanisë ose tek Start > Settings > Control Panel > Add/Remove Programs. Pas instalimit mund të fshini edhe dosjen C:\Program Files\Emri i Programit\ nqs programi nuk e ka fshirë vetë.

9-Temperatura ku duhet të jetë PC pra ambienti, duhet te jete konstante apo kjo nuk është me rendësi shumë për një PC?

Problemi i kompjuterëve është nxehtësia sepse pjesët janë milimetrike dhe shumë delikate. Prandaj, sa më ftohtë, aq më mirë për kompjuterët. Ashtu siç përmenda edhe më lart, duhet treguar më shumë kujdes gjatë verës. Nqs ju po djersini duke ndenjur në vend është shumë nxehtë për të hapur kompjuterin.

Lojërat, videot, filmat, këngët, programet 3D etj kërkojnë shumë fuqi nga kompjuteri dhe është mirë që të mos luhen për orë të gjata. Një pushim 15-minutësh është i mjaftueshëm çdo 3-4 orë.

10-Sa ndikon një defragmentim 1 mujor i C: apo nje DISC CLEANUP para çdo fikje të PC apo një ERROR CHECKING ne opcioni TOOLS ne PROPERTIES te C: ?

Çdo muaj është mirë që të ndiqen këto hapa për mirëmbajtjen e kompjuterit:

- Pastrimi i hard diskut
Hapni My Computer, klikoni me butonin e djathtë mbi diskun dhe zgjidhni Properties (ose Vetitë). Klikoni butonin Disk Cleanup për të zbrazur koshin, skedarët e përkohshëm të internetit dhe skedarë të tjerë që nuk duhen.

- Bashkimi dhe organizimi i skedarëve
Tek e njëjta dritare si më lart, zgjidhni tabelën tools dhe klikoni butonin Defragment Now. Kjo do organizojë skedarët e hard diskut që të hapen sa më shpejt. Kjo këshillohet për ata persona që kopjojnë ose lëvizin skedarë të mëdhenj në kompjuter (psh. këngët, lojrat, videot, CD).

- Kontrolli për gabimet e hard diskut
Edhe kjo zakonisht bëhet vetvetiu por s'ka gjë të keqe sikur ta bëni edhe vetë. Ndiqni të njëjtat hapa si më lart por shtypni butonin Check Now.

- Azhurnimi i Windows (Windows Update)
Mund të bëhet vetvetiu ose nga Start > Windows Update ose në faqen http://www.windowsupdate.com

- Azhurnimi dhe kontrolli (Scan) i plotë i antivirusit

- Azhurnimi dhe kontrolli i plotë me programet si Ad-aware, Spybot, etj. Mjafton njëi prej tyre. Do këshilloja Ad-Aware dhe Microsoft Antispyware.

- Azhurnimi i programeve të tjera, sidomos atyre që kanë lidhje me mbrojtjen e kompjuterit në rrjet.

Nqs programet nuk kanë opsion për azhurnim, vizitoni faqet e kompanive përkatëse për të parë nëse ka dalë ndonjë version i ri i programeve.

Disa nga hapat më lart bëhen vetë dhe disa të tjera janë të nevojshme vetëm për ata që i përdorin kompjuterat shumë. Azhurnimin e Windows dhe të Antivirusit e këshilloj të paktën 1 herë në muaj për të gjithë që kane lidhje me internetin.

Ky shkrim eshte mare nga: 10 gjera per mirembatje dhe nje kopmjuter sa me te shpejte - Forum Familjar http://www.forumfamiljar.com/mesime-teknologjije/10-gjera-per-mirembatje-dhe-nje-kopmjuter-sa
Jetmiri
Jetmiri
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 149
Piket : 10848
Respekti : 17
Date e hyrjes : 24/01/2011
Mosha : 33
Vend ndodhja : Tirane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi