Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_lcapBiri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Voting_barBiri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_lcapBiri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Voting_barBiri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_rcap 
Albani (761)
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_lcapBiri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Voting_barBiri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_lcapBiri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Voting_barBiri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_rcap 
emine (509)
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_lcapBiri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Voting_barBiri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_rcap 
Era (387)
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_lcapBiri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Voting_barBiri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_rcap 
Redi (338)
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_lcapBiri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Voting_barBiri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_rcap 
Visiana (198)
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_lcapBiri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Voting_barBiri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_rcap 
iDa (175)
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_lcapBiri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Voting_barBiri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_rcap 
Esila (153)
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_lcapBiri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Voting_barBiri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_rcap 

Kush është në linjë
51 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 51 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_lcap3%Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_rcap 3% [ 1 ]
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_lcap14%Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_rcap 14% [ 5 ]
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_lcap11%Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_rcap 11% [ 4 ]
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_lcap58%Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_rcap 58% [ 21 ]
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_lcap0%Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_rcap 0% [ 0 ]
Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_lcap14%Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI

Shko poshtë

Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Empty Biri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI

Mesazh nga Admin Sun May 29, 2011 9:58 pm

Ese me përkushtim e dashuri për librin "Biri i Kryeziut, Allaman Dervishi".

A nipse nuk kisha dëgjuar atypari për heroin e këtij libri Allaman Dervishi, i vënë në rend të parë në librin e autorit Sefer Pasha, rasti që është mbret siç thotë latini, ma bëri të mundur ta lexoj pa Hlastër (fre). Kjo më detyroi që gjithë këtë rrëfenjë të rrjedhshme ta përpijë me të shpejtë për të parë se ç'kumte të mëtejshme ka deri në skaj. Librin elegant për Dëshmorin e Atdheut Allaman Dervishi, i cili është vrarë nga hienat e krimit në krye të detyrës, në mbrojtje të rendit në Shqipëri, e lexova përmbledhtazi si lutje të mëngjesit e në realitetin tonë mendor, mes veti lobova kushtimisht me shpirt e energji për t'i zbritur kryefilli të keqes në rrënjë. Edhe pse shkojmë drejt perëndimit terri nga sytë ka tash do kohë që s'po na hiqet.

Shumëçka lexova në këtë rrafsh monografie ashiqare për Allaman Dervishin me vuri në mendime e në imagjinatën time u ç' mitizuan heronjtë vigan. Duke e observuar jetën e këtij personazhi pa ndonjë pasqyrë bibliografie, qetësisht u binda se në këtë botë lë emër të madh dhe një njëri i thjeshtë i Policisë së Shtetit si Allamani nga Kryeziu i Pukës, me mesatari në jetë, pa grada e pa pushtet. Në ballinën e parë të luftërave nga motmoti kanë qenë të pabujshmit si trimi nga Kryeziu i sharruar me katër plumba mbas mesit të natës në një nyjëtim të udhëve për kah futen drejt zemrës së Tiranës të gjithë kosovarët, të cilët zbresin nga trolli i tyre.





Pa askurrfarë dyshimi, ritregimi i jetës së Allaman Dervishit me një art të epërm rrok gjegjësisht me mendjeakullsi vegimtari tana këto histori të pathëna të familjes epike të Allaman Dervishit, që me një tunaqea ka pritur e ka përcjellë në Kryezi trima, që nga Bajram Curri, Azem Galica, Avni Rustemi, Hasan Prishtina e deri tek udhëtari më i zakonshëm, i cili i është avitur e ka kërkuar bukë e udhë për të dal nga mjegullat e kohës. Sikur të mos kishte ndodhur vrasja barbare e policit të shtetit Allaman Dervishi s'do të shkruheshin për njëmend me epizëm të brishtë shumë ngjarje të panjohura të dragonjve të Kabashit e të Kryeziut nga ku i kanë gjenealogjitë e tyre dhe shumë fise, të cilat edhe sot rrezatoj në energji pozitive në Gjakovë, Prizren e Prishtinë. Me prejardhje nga Kryeziu i Pukës është shkencëtari, shkrimtari dhe arkeologu i shquar Shtjefën Gjeçovi, i vrarë në Zymë të Gjakovës nga serbomëdhenj të.

Që në faqet e para të ajkës së librit do shenja më çuan në Qafën e Prushit e në malin e Pashtrikut nga ku duket fytyra e Kunorës së Dardhës, ku është rritur Allaman Dervishi, e ku autori i librit e ka shndërruar Kunorën ekzaktësisht në Olimp. Me ndjesi të admirueshme e ka ngjitur personazhin në Kunorën - Olimp, e nëpërmjet imazhit të tij Allaman Dervishi rrezaton dritë e mirësi siç ndodh me profetët. Në libër është administruar pash më pash jeta e Allaman Dervishit, janë zbuluar visaret e jetës së tij, e cila gjersa u shua ka kaluar nëpër kreshta tallazesh. Në peizazhin tragjik të kësaj jete tronditëse e të shkurtër, lexuesi gjen një shum ore të dhënash, që nga lindja e Allamanit në një stan bjeshke,

hapat që hodhi ne Jete e rrItjen e tij me nikoqirllëk nga babai dhe nga nëna. Jeta e Allaman Dervishit del në dritë e prushtë. Etapat e jetës janë të pastra e të pacënuara. Me një përshkrim mjeshtëror Allaman Dervishi del në shkallën më sipërore si bir i një malësori tradicional. Në enën e shpirtit të tij gurgullojnë këngët, bëmat, baladat, gojëdhënat, legjendat, mitet, proverbat, fjalët e urta e shfaqet eposi i veriut.

Lexuesi edhe pa qenë në shtëpinë e Allaman Dervishit në Kryezi nuk e ka të vështirë që me fillin e imagjinatës t' i ngjitet të përpjetëzave për tek Ara e Epërme, ku ka lindur heroi i këtij libri dhe ku yjëzojnë mbi kuqishtën e qershive konstelacioni i yjeve të Arushës së Madhe. Autori i kësaj monografie si nishantar nëpërmjet figurës së Allaman Dervishit përcjell mesazhet më të tejme siç është lufta e këtij personazhi, i cili në atë pozicion që pati në Policinë e Shtetit luftoi me qartësi diamanti kundër shumëfytyrësive e poshtërsive me të cilat ai u ndesh që të nesërmen kur filloi detyrën. Allaman Dervishi ka një paraqitje tipike. Përshkruhen me një lirizëm të thellë epik e magjepsës udhëtimet e mendjes së zellshme, e cila çdo ditë bënte 16 kilometra udhë nga Kryeziu e deri në Fushë - Arrëz për të përfunduar shkollën e mesme. Megjithëse jeta nuk i afroi Allaman Dervishit ngjyra të trëndafilta, siç del në shumë kapituj të librit, boshti shpirtëror i tij ishte ndeshja ballazi me vështirësitë e jetës. Çelës i sigurt në frontin e luftës qe sistemi i të menduarit nëpërmjet sakri~cës. Në harkun kohor të 34 vjetëve, të cilat i jetoi Allaman Dervishi, ai ka punuar me skurpulozitet në të gjitha frontet gjersa bëri aktin më suprem. Dha jetën në fushëbetejën e sigurimit të rendit dhe sigurisë publike.


Deshmori Allaman Dervishi


Në letërsi ka një shumëllojshmëri zhanresh. E tillë është dhe monografia. Pa dashur t'i bëj avokatin veprës në fjalë dhe as elozhet kjo monografi me gjuhën komplekse funksionale, me mjetet shprehëse e shndërron veprën në nje roman shumëdimensional, e nga ky pikëvështrim Allaman Dervishi riportretizohet kso dore në tablo të epike të Kryeziut, nxjerr në pah identitetin e tij si nxënës i mirë, rapsod, punëtor pyjesh, pasionant i malit, lodron me prushin e humorit, adhuron artin e qebesa shkëlqen në Policinë e Shtetit, ku i krijohet një mundësi e art, e bash në kulmin e kulmeve pasi ka krijuar një imazh autentik barbarët lisin e Kryeziut e rrëwjnë për tokë me plumba më 24 maj të vitit 2004. Vrasësit hapën në trupin e Allamanit katër vrima të zeza, gjë që se kanë bërë as ata djajtë e kanuneve më të rrepta.

Edhe në pikëpamje të strukturës vepra shënon një arritje. Kulminacioni arrin në fragmentet e ditarit, ku është qëmtuar mbi jetën e Allaman Dervishit, e nga ky kah çdo njeri i cili disponon kulturë mbushet me ndjesi të admirueshme. Rrekëzat e ditarit janë me të vërtetë të mahnitshme. I gjithë mozaiku rrotull personazhit Allaman Dervishi, që në thelb është embrion i artit, rrezaton dritë në të gjitha format e në të gjitha ngjyrat. Nuk ka tepri. Është brenda kornizës së odës në Kryezi. Polici i rendit' me të vogël përshkruhet me penelata të fuqishme e me pendë mjeshtri. Allaman Dervishi jetoi vetëm 34 vjet. E bën shoshë me plumba, kur lisi i Kryeziut kishte çelur plotësisht. Ai nuk i gëzoi frutat e blerimit të madh. Kur do të vijë në Tiranë, do t'i bëj do homazhe varrit të tij në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Sauk të Tiranës.

Në disa linja ,skalitet karakteri i papërngjashëm e me pasione i Allaman Dervishit, bëhet autopsia e rendit publik, gjurmët e individualitetit të policit të natës, i gjendur në udhë për të mirën e njeriut. Nyja që e mban të lidhur pemën e këtij libri është masa e ngarkesës, fati i policit të trotuarit, i pahiperbolizuar, i cili kundërqëndron e i kundërpërgjigjet hajnisë së natës e të ditës, siç qe ngjarja e 24 majit të vitit 2004, ku hajnisht u veprua mbi Allaman Dervishin dhe kolegun e tij besëplotë Resmi Hasanpapa, që mjerisht paska mbetur i gjymtuar si në baladat e qëmotshme.

Në faqet e librit përligjet personaliteti i policit të frontit. Pas vdekjes panorama e këtij njeriu që dha jetën në mbrojtje të rendit publik, për brezat në strukturat e Policisë së Shtetit do të merret si pikë referimi e do të shërbejë si dëshmi, se rendi në Shqipëri është vendosur me jetë njerëzish të guximshëm dhe udhët e vendit janë vaditur me gjakun e vesën e mirësisë së tyre.

Edhe akti i faljes së gjakut prej familjarëve me tradita të moçme të Allaman Dervishit në Kryezi përcjell qartësisht në ditët tona mesazhin e paqes, që të mos thellohet rrëpira e gremina. Temperaturat e ndjenjave të egra të ulen e brezat të mos vuajnë më nga trazimet tragjike. As të mos vriten, të ngujohen, të mbeten analfabetë e pre e instinkteve të liga, dramatizimi tronditës i të cilave vijon me përmasa tragjike në mjaft ambiente gjeografike të vendit. Në këtë monografi Allaman Dervishi shfaqet si personazh unik. Pikat më të forta të tij janë ndershmëria, ekonomizimi i fjalëve që shpre~te e që me humor çarmatoste kundërshtarët. Vetit e karakterit shpalosen në mjaft faqe të librit.

Përshkrimi i karakterit të Allaman Dervishit është bërë pa trukime e kozmetikë. Jeta e tij rrjedh në libër si ujëvarat e kaltra të lumit të Kryeziut, plot muzikalitet edhe kur jeta e befason me pengesa, edhe kur nuk fiton të drejtën e studimit, edhe kur detyrohet të punojë thjesht si një sharrëtar në industrinë e drurit, edhe kur në Policinë e Shtetit përplaset me shkelësit e ligjit, bile dhe anjëherë kur katër plumba me turrielën e mprehtë ia nxjerrin gjakun, jo në katër çezma siç thotë autori i librit, por në tetë çezma. Portreti i Allaman Dervishit del i plotë. Ai s'ka pasur jetë luksi. Përkundrazi jeta e tij ka qenë një cingërimë dimri. Qe farë nga lisi i Kryeziut, prandaj u rezistoi dallgëve të jetës. çuçurimat, intrigat e pabesitë i përballonte me muskulaturën e shpirtit e me gurrën e humorit, të pikturuara me mjeshtëri nga plugu i penës së zejtarit të kësaj vepre brilante, ku gjen në brendësi të saj filozofinë, tregimin, rrëfenjat, këngët, baladat e vijueshmërisht humorin.

Libri "Biri i Kryeziut, Allaman Dervishi" është një kurorë dafine për këtë trim të Policisë së Shtetit, i pastër si kristali, pa kulte, i pakanunizuar, me shpirt të ëmbël e të limosur. Në epokën e dixhitalizimit të sendeve dhe fenomeneve libra si ky për Allaman Dervishin, asesi nuk mund të anashkalohen. Janë shprehimisht të pazëvendësueshëm për vet kahjen dhe larushinë e jetës që sjellin, e cila në ditët tona ka ngjyrime të thekshme biblike. Kur më ra libri në dorë për të bërë një ese të thjeshtë, fabula m'u duk e vogël e s'po mujtesha, por bash sa kalova nga faqja e tridhjetë përpara meje po shfaqej me shpejtësi profetike një lis vigan. Unë ndihesha i privilegjuar që meditoja nën hijen e tij. As vet nuk e kuptoj përse fati i mbrapshtë e kishte shenjuar, që pikërisht në kërthizë të jetës 34 vjeç, hajnitë me kosën e plumbave, engjëllin e Kryeziut e vithisën nga qielli ku lodronte në humnerëBiri i Kryeziut ALLAMAN DERVISHI Allama10
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi