Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër Vote_lcapNë përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër Voting_barNë përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)

Albani (761)

Muslimanja (601)

emine (509)

Era (387)

Redi (338)

Visiana (198)

iDa (175)

Esila (153)

Kush është në linjë
40 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 40 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 65 më Thu Dec 28, 2023 5:47 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër Vote_lcap3%Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër Vote_rcap 3% [ 1 ]
Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër Vote_lcap14%Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër Vote_rcap 14% [ 5 ]
Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër Vote_lcap11%Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër Vote_rcap 11% [ 4 ]
Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër Vote_lcap58%Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër Vote_rcap 58% [ 21 ]
Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër Vote_lcap0%Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër Vote_rcap 0% [ 0 ]
Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër Vote_lcap14%Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36

Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër

Shko poshtë

Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër Empty Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër

Mesazh nga Albani Mon Mar 20, 2017 9:21 am

Në përvjetorin e një dite harmonie të pashembullt në Shkodër Shkoder-mars-97-300x160
nga Dr. Genti Kruja

Mars 1997… Shqipërinë e ka pllakosur murtaja e kamatës dhe pasojat e saj. Një prej ngjarjeve më interesante, në të cilën jam edhe vetë një dëshmitar okular, ka ndodhur pikërisht në ditët e trazirave të marsit të vitit 1997 në qytetin e Shkodrës.

Me 13 mars ashtu si edhe në mbarë Shqipërinë, edhe në Shkodër, ku deri më atë ditë mbizotëronte qetësia, një grup qytetarësh u mblodhën para bashkisë për të kërkuar armë nga shteti për të bërë të mundur mbrojtjen e qytetit nga sulmet e mundshme vandale dhe plaçkitëse, sipas gjasave dhe fjalëve që ishin hapur në qytet. Pas heshtjes zyrtare të pushtetit, një grup njerëzish sulmuan depot e armëve dhe tashmë edhe Shkodra iu bashkua qyteteve ku nuk dëgjohej më cicërima e zogjve, por vetëm krisja e armëve të të gjitha kalibrave. Si në asnjë qytet tjetër në çdo rrugë dhe rrugicë, qytetarët e Shkodrës ndërtuan barrikada prej gurësh dhe sendeve të tjera të forta, për të ruajtur qytetin nga një sulm imagjinar, që thashethemet shkonin deri aty sa thonin që është afruar ushtria serbo-malazeze, “rebelët” e jugut, malësorët, etj.

Atë natë jepet alarmi i rremë i helmimit të ujit, tamam si në një rrethim të vërtetë dhe që lajmi të mbërrijë sa më parë tek banorët përdoren altoparlantët e xhamisë së Fushë Çelës në Piacë.

Të nesërmen me 14, ditë e premte, në të cilën falet xhumaja, xhamia edhe pse në një ditë të rrezikshme është mbushur me besimtarë të ardhur nga të gjitha xhamitë e qytetit, të cilët pasi kanë kapërcyer barrikadat, kanë mbërritur për t’u falur në xhaminë më të madhe, për arsye se sipas një lajmi të hapur rrufe, një letër anonime jepte alarmin se xhamia do të hidhej në erë atë natë. Në të njëjtën ditë edhe për Kishën e Madhe të Shkodrës, të ndërtuar në vitin 1857, kishte shkuar lajmi se ajo do të hidhej në erë. Në kohën që kishte filluar falja e xhumasë në Xhaminë e Madhe, hyn në xhami përfaqësuesi i kishës katolike, i cili pret brenda xhamisë deri në fund të faljes dhe pas mbarimit të ritit, e pret myftiu (i atëhershëm) i Shkodrës (i ndjeri) H. Faik Hoxha, të cilët së bashku shkojnë në zyrën e Myftinisë Shkodër, ku bisedojnë dhe hedhin alternativat e mundshme, për t’i bërë ballë sfidës së prishjes së dialogut dhe dhunës së mundshme, që mund të shkaktohej nëse mund të ndodhte diçka e tmerrshme, siç mund të ishte hedhja në erë e faltoreve myslimane dhe katolike. Njëra prej alternativave të hedhura ishte ajo që pala katolike me priftin në krye të bënte roje në xhami gjatë natës, kurse pala myslimane me myftiun në krye të bënte roje në kishë, që nëse vinte ndonjë grup vandal, që kryente një veprim të tillë në emër të fesë, të gjente parinë e vet në objektin e kultit të palës tjetër. Por në fund u vendos që, meqenëse persona që mund të ndërmerrnin akte të tilla, s’mund të kishin lidhje kurrë me asnjë fe dhe ata për të kryer një aksion të tillë mund të hidhnin në erë edhe vetë prijësin e fesë, që mund t’i përkisnin, u vendos që besimtarët e secilës fe, të ruanin objektin e vet të kultit. Kështu atë natë u blinduan xhamia dhe kisha gati për llogore.

Megjithatë lajmi rezultoi i rremë dhe asgjë nuk ndodhi. Një zjarr për shkaqe që nuk dihen ra në kishën prej druri të një komuniteti të vogël ortodoks, që jeton në Shkodër, por absolutisht nuk u përdor si provokim. Më interesantja ndodhi kur kryetari i bashkisë Bahri Boriçi, së bashku më krerët e tre komuniteteve fetare në qytet, atij mysliman, katolik dhe ortodoks, të veshur këto tre me petkun e tyre fetar, me megafon në dorë, i bënin thirrje qytetarëve të Shkodrës rrugë më rrugë, rrugicë më rrugicë, për gjakftohtësi e maturi, duke mos rënë pre e provokime të ndryshme, për prishjen e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare në qytetin e Shkodrës.

Ja ky është shembull unikal, ndoshta edhe në botë, dhe jo vetëm në Shqipëri dhe rajon, ku shteti i pafuqishëm në rend dhe mbrojtje, pushteti vendor, kërkon ndihmën e komuniteteve fetare për të ndikuar tek qytetarët në ruajtjen e qetësisë dhe të bashkëjetesës për mbarëvajtjen e jetës normale në metropolin e veriut të Shqipërisë.

Në Shkodër festat fetare janë festë për gjithë qytetin, atmosfera e të cilave mbizotëron kudo. Thuajse pa përjashtim, artistë, turistë e shkencëtarë të huaj kanë konfirmuar harmoninë e shkëlqyer ndërfetare në Shkodër. Kjo dëshmohet me shënimet e udhëtimeve, me relacione, me fragmente të tëra librash. Të huajt lavdërojnë me fjalë superlative dhe mahniten para kësaj harmonie. Dhe meritë për këtë kuptohet kanë udhëheqësit fetarë, të cilët i edukuan brezat dhe besimtarët e vet me këtë frymë, e cila sot na vjen si një vlerë e shtuar në kulturën tonë të pluhurosur nga ndikimet e ndryshme që kanë ardhur pas ’90./http://zaninalte.al/
Albani
Albani
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 761
Piket : 2571
Respekti : 103
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi