Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) Vote_lcapPërhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) Voting_barPërhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)

Albani (761)

Muslimanja (601)

emine (509)

Era (387)

Redi (338)

Visiana (198)

iDa (175)

Esila (153)

Kush është në linjë
44 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 44 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 65 më Thu Dec 28, 2023 5:47 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) Vote_lcap3%Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) Vote_rcap 3% [ 1 ]
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) Vote_lcap14%Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) Vote_rcap 14% [ 5 ]
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) Vote_lcap11%Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) Vote_rcap 11% [ 4 ]
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) Vote_lcap58%Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) Vote_rcap 58% [ 21 ]
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) Vote_lcap0%Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) Vote_rcap 0% [ 0 ]
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) Vote_lcap14%Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36

Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990)

Shko poshtë

Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) Empty Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990)

Mesazh nga Forum Kulturor Tue Feb 14, 2017 11:57 am

Nga: Gezim Kopani

                             Abstrakt  

"Përhapja e fesë islame në rrethin e Pukës pas vitit 1523. Familjet fisnike të bajrakut të Kabashit bëhen mysliman duke u ndjekur nga Puka, Rrapja, Kryeziu etj. Familja e njohur pukjane "Dizdarë" përqafojnë besimin mysliman duke dhënë kontribut të drejtëpërdrejtë në përhapjen e fesë islame në rrethin e Pukës. Pas shek. XVII në fshatin Kabash feja islame u hap me shpejtësi të madhe. Sipas të dhënave, i pari që pranoi fenë islame në fshatin Kabash ishte Hadër Leka. Nopça shkruan se; Kabashi ka qenë i pari fis i Shqiperisë së Veriut që kaloi në Muhamedanizem. Pas vitit 1900 Kazaja e Pukës numeronte mbi 700 mysliman."

Simbas dokumentave osmane të shek.XVI dhe të historisë sonë princi Progon Dukagjini me 1502 hyri në bisedime me qeveritaret osmane në Shkodër, ku u arrit marrëveshja. Progonit i njihej sundimi mbi Zadrimë. Pas vdekjes së tij, Zadrima do të ishte autonome, hasë e Sulltanit. Progoni do të njihte vaselitetin e Sulltanit. [1]

Më 1523 pasardhësi i tij u bë mysliman. Nga Sulltani mori graden e pashait, duke u shpallur Mustafa Pasha. Nën shembullin e tij, familje fisnike të Kabashit, Pukës, të Pal Mziut e Boçë Mziut, pinjollë të tyre, përqafuan islamizmin dhe e përhapen në varësi të tyre e në popullin e thjeshtë me të cilet kishin lidhje fisnore e shoqërore. [2]
Dihet historikisht se në shek.XVI u formuan sanxhaqe më në krye sanxhakbeun me qellim që ta kontrollonin më mirë situaten politike në Shqipëri, Pukë, Iballe e Spasi u shpall  "Nahi" [3] të sanxhakut të Dukagjinit [4] me qender në Peje. Në krye të ketyre krahinave sundonin "zotni", aga vendas. Agët e Pukës, Kryeziut e të Iballes e quajnë veten prej Kabashi.
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) 315641_10150367206363304_1950037355_n
Defteret apo regjistrat osmane të shek.XVI janë një pasqyre e gjendjes së popullatës së regjistruar më 1523,1571e 1591, ku shënohen edhe simbas besimit që kanë. Në regjistrimet e para nuk shënohen familje myslimane. Megjithatë, me 1571 "timarli" [5] del një fare Sulejmani, i biri i Ilhanit.
Ilhani ishte rojtare në keshtjellen e Dukagjinit (Pukë), ndërsa Sulejman Ilhani kishte për shfrytezim (timare) Komanin e Dobranin. [6]
Pas 20 vjetes, 1591, na jepen dy breza emrat e Dizdarëve të Pukës. Konkretish emri i Ali Mustafe Dizdari e Mustafe Dizdari. Këto funksione në administraten osmane nuk janë në radhen e fshatrave të Qytezës së Re të Dukagjinit.
Sipas regjistrimit të vitit 1591 në nahijen e Pukës kishte 23 fshatra që kishin 355 zjarre (shtepi), 11 familje kishin hyre në islam, ishin bërë myslimane. Prej këtyre 11 familjeve, tri ishin prej Qerretit të Eper, dy në Qerretin e Poshtem, një në Koman dy në Shenkolle (Delmace), një në Shinpal (Kabash), dy në Rrape, si dhe dy familje me nga një beqar. Por duhet të kemi parasysh faktin së këto të dhëna faktojne vetem ato familje të krishtera e myslimane me toke në ngarkim mbi bazen e së cilës u janë vënë detyrimet.

Në Kabash më 1637 kishte tri familje agajsh, gjithsej nga 24 familje. Nga këto 12 të besimit mysliman. Në fillim të shekullit XVII besimi mysliman kishte ecur shumë më shpejt se në fund të shekullit të XVI.[7]
Kryesorja në dokumentat osmane, si edhe të relatoreve të shek.XVII është fakti se familjet që hynin në besimin e ri mysliman nuk detyroheshin. Nuk del gjekundi perdorimi i dhunës. Kjo duket sidomos në ato familje, ku bashkëjetonin të krishtere e myslimanë pa asnjë problem. Në lidhje me këtë ja se si e shpjegon Frang Bardhi [8]: "Agai (Dizdari i kështjelles së Dukagjinit) ka tre vellezen të krishtere të martuem dhe një turk, që asht bamë ma vonë. Gruaja e age asht një e krishtere e urtë dhe e mirë."[9]

Për rreth 40 vjet, fundin e shek.XVI dhe fillimin e shek.XVII pati një kalim të shumte nga besimi i krishterë në atë mysliman. Kjo faktohet nga relacionet e Ipeshkvit F.Bardhi që shkruan: "Ky i mbrapshti (Magaroli), shqiptar prej qytetit të Prizrenit, sanxhakbeu i Dukagjinit, pasi ndërtoi qytetezen [10], shumë të krishtere i bani aso kohe turq, disa për friken disa me dhurata e disa për tituj. Sidomos në Pukë bani me shumë, kështu aga i siperthanun meqenëse mori premtimin se do ta banin age të asaj qytetëzeje, katolik (fisnik) tue qenë, u ba turk (mysliman) aso kohe." [11]

Sipas traditës së përhapjes së besimit mysliman në Kabash, kemi që myslimani i parë të këtë qenë Hadër Leka [12]. Për arsye se u ba mysliman, edhe për arsye të revoltes se vëllaut Koka, Hadër Leka u largua për në Kosovë. Teksa po udhtonte për në Kosovë, vëllezërit i zun pritë Hadër Lekes pikërisht teksa po kalonte Uren e Vezirit mbi Dri. Ata shtin mbi te, dhe Hadri ra i vdekur. Fisi i Kabashit e priti keq këtë vrasje. U mblodh kuvendi dhe u la fajtor Kokën duke argumentuar: "Nuk virtet vëllai pse ndrron fenë."
Ndersa Nopça shkruan: "Kabashi ka qenë i pari fis i Shqipërisë së Veriut që kaloi në Muhamedanizem." Përhapjen e besimit mysliman në rrethin  e Pukës e faktojnë edhe varrezat mbi 300  vjeçare. Kemi varreza të vjetra në fshatin Kabash,Grykë Hadroj, Rryp (Rrape), Kryezi, Flet.[13]
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990) Xhamia+e+fshatit+Kabash.+Viti+1960
Gjatë shek.XVI dhe pse vitit 1900  Bajraku i Pukës numeronte 700 mysliman. Ne kazanë e Pukës - e quajtur edhe Dukagjin bëjnë pjesë kater fise: Kabashi, Dukagjini, Thaçi e Mali i Zi. Në vitin 1900 kemi 6.300 banore mysliman dhe 10.000 katolik. Mirëpo pas një viti kemi shifra krejt të tjera, të cilat e përmbysin këtë situate. Pra, më 1901 kemi 6.130 banorë mysliman dhe 4.300 katolik [14]. Fisi i Kabashit ndahet në dy bajraqe a). Puka, b). Kabashi (Qelza). Bajraku i Pukës në vitin 1900 kishte 940 banorë mysliman dhe po aq katolik, pra 50% me 50%, ndërsa në vitin 1916 shifra e banorëve mysliman u rrit me 52%.[15]. Po ashtu edhe Kabashi ka qënë një fis i përzier në mënyrë të barabarte. [16]
Në vitin 1923 Myftinia e rrethit Pukë përfaqsohet zyrtarisht me një delegatë që mori pjesë në Kongresin e 24 shkurtit të vitit 1923. Puka perfaqsohej nga Xhemal Naipi.[17]
Pasqyra mbi gjendjen e popullsisë myslimane në fillim të viteteve 1990 në qytetin e Pukës është 70% mysliman.[18] Fshati kishte 40% myslimane. Konkretisht dy qytet kishin 6077 banorë, fshati kishte 44209 banorë. Nga kjo kemi: Qytetit kishte 2734 mysliman ndërsa fshati kishte 17604 mysliman.[19]

Shenim: Ky material është publikuar për herë të parë në revisten shkencore të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë "Zani i Nalt, nr.7, viti 2014"

[1] Prof.Xhemal Meçi "Kabashi që në lashtësi 2"
[2] Prof.Xhemal Meçi "Kabashi që në lashtësi 2"
[3] Nahi: Zonë, rreth.
[4] Dukagjin: Qyteza e Pukës.
[5] Tirmali: Pronë në fshrytezim, të dhëna me dekret.
[6] Dobra: Fshat krahas Komanit.
[7] Prof.Xhemal Meçi "Kabashi që në lashtesi 2", fq.93
[8] Frang Bardhi: Lindi në Kallmet të Zadrimes më 1606. Më von u bë prift. Në vitin 1653 ai u emërua Ipeshkv i Dioqezës së Sapës.
[9] Xhemal Meçi "Kabashi që në lashtësi 2", fq.94
[10] Rindërtimi i qytezës u bë më 1608.
[11] Xhemal Meçi "Kabashi që në lashtësi 2", fq.95.
[12] Vëllai i katër i vëllezerve të fisit.
[13] Shënimet e Gëzim Kopani, viti 2006.
[14] Baldaci, Studime, fq.100,101. Po aty.
[15] Seiner, fq.109, Po aty.
[16] Ali Basha, "Nëpër gjurmet e Islamit", fq.504,505.
[17] Ali Basha, "Islami në Shqipëri gjatë shekujve" fq.127
[18] Perfshihen dy qytetet.
[19] Ali Basha, "Islami në Shqipëri gjatë  shekujve" fq.216

Marr nga: https://gezimkopani.blogspot.com/
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi