Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_lcapEbu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Voting_barEbu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_lcapEbu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Voting_barEbu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_rcap 
Albani (761)
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_lcapEbu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Voting_barEbu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_lcapEbu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Voting_barEbu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_rcap 
emine (509)
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_lcapEbu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Voting_barEbu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_rcap 
Era (387)
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_lcapEbu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Voting_barEbu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_rcap 
Redi (338)
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_lcapEbu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Voting_barEbu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_rcap 
Visiana (198)
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_lcapEbu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Voting_barEbu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_rcap 
iDa (175)
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_lcapEbu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Voting_barEbu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_rcap 
Esila (153)
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_lcapEbu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Voting_barEbu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_rcap 

Kush është në linjë
47 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 47 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 65 më Thu Dec 28, 2023 5:47 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_lcap3%Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_rcap 3% [ 1 ]
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_lcap14%Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_rcap 14% [ 5 ]
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_lcap11%Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_rcap 11% [ 4 ]
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_lcap58%Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_rcap 58% [ 21 ]
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_lcap0%Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_rcap 0% [ 0 ]
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_lcap14%Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar

Shko poshtë

Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Empty Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar

Mesazh nga Forum Kulturor Tue Feb 14, 2017 11:49 am

nga Elton Karaj*

Themeluesi i medhhebit Hanefi, Imami i Madh Ebu Hanife, është kritikuar nga shumë persona për metodologjinë në deduktimin e vlerësimeve juridiko-fetare. Tema më e debatueshme është ajo e analogjisë (kijasit), një metodë, e cila për herë të parë është zbatuar në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme nga Ebu Hanife. Kijasi, pavarësisht se më pas u kthye në argumentin e katërt në metodologjinë e Jurisprudencës Islame, në krye u nënkuptua më tepër si përdorim i arsyes duke neglizhuar tekstet fetare. Si pasojë, Ebu Hanife u paragjykua dhe u kritikua rëndë. Kritikuesit e tij pretendonin se me përdorimin e analogjisë, ai po braktiste Traditën Profetike dhe po gjykonte me mendimin e tij individual (ra’j) bazuar në arsyetimin personal dhe jo në tekstet fetare.

Këtyre paragjykimeve nuk i kanë shpëtuar as pasuesit e tij, të cilët vazhdimisht kanë ndjerë nevojën të qartësojnë besimtarët në lidhje me mendimin juridik të shkollës hanefitë. Këtë ka bërë edhe autori i veprës el-Hajrât el-Hisân, Ibn Haxher el-Hejtemi, i cili në një kapitull trajton bazat mbi të cilat është ngritur shkolla hanefite. Në vijim do të lexoni disa citime nga kapitulli në fjalë i kësaj vepre, të cilat janë vendosur në thonjëza, si dhe disa informacione qartësuese. Qëllimi këtij shkrimi është që, duke trajtuar kritikat ndaj medhhebit, të vërë në dukje bazat kryesore të tij.

“Shpeshherë në tekstet fetare Ebu Hanife dhe nxënësit e tij janë quajtur ‘përfaqësues të mendimit individual’. Në fakt dijetarët me këtë fjalë nuk nënkuptojnë zhvlerësim. Nuk duan të thonë as që hanefitë i japin prioritet arsyes në krahasim me Traditën Profetike dhe thëniet e sahabëve, sepse kjo nuk qëndron. Këtë mendim e mbështesin edhe fjalët e Ebu Hanifes, të cilat mund të përmblidhen kështu: ‘Në krye ne marrim për bazë Kur’anin; nëse nuk gjejmë përgjigje aty, atëherë i drejtohemi Traditës Profetike (Sunetit); nëse nuk gjejmë as aty përgjigje, atëherë shohim ç’kanë thënë sahabët. Nëse sahabët kanë shprehur mendime të ndryshme, atëherë përzgjedhim mendimin që është më afër me Kur’anin dhe Traditën Profetike, duke mos e tejkaluar këtë kornizë. Por, nëse nuk gjendet asnjë vlerësim prej sahabëve, atëherë nuk marrim për bazë një mendim të tabiinëve, por bëjmë ixhtihad[1], porsi kanë vepruar tabiinët (brezi pas sahabëve).’” Kjo, për shkak se vetë Ebu Hanife është bashkëkohor me tabiinët dhe transmetohet që është takuar me rreth 30 sahabë. Të njëjtën metodikë e ka transmetuar edhe Abdullah b. el-Mubarek.

Ndërkohë, Fudajl b. Ijâd shprehet kështu për Ebu Hanifen: “Nëse në lidhje me një çështje të caktuar gjendej një hadith autentik, atëherë Ebu Hanife e ndiqte atë. E njëjta gjë është e vlefshme në rast se i transmetohej një thënie e sahabëve ose e tabiinëve. Në raste të tjera bënte analogji”.

Nga transmetimet prej vetë Ebu Hanifes dallohet qartë, që në lidhje me metodikën e tij juridiko-fetare kishte shumë paragjykime, për të cilat ai ishte në dijeni dhe habitej. Këtë habi e shprehte kështu herë pas here: “Shumë çudi që njerëzit thonë se unë gjykoj në fe sipas mendimit tim individual. Unë nuk gjykoj, përveçse me transmetime”. Dhe shton: “Nëse rreth një teme të caktuar është shprehur Kur’ani, Tradita Profetike ose gjendet konsensus mes sahabëve, askush nuk ka të drejtë të gjykojë në fe sipas mendimit të tij individual. Nëse sahabët kanë shprehur mendime të ndryshme, atëherë ne përzgjedhim njërin prej këtyre mendimeve dhe nuk ngrihemi të bëjmë vlerësime personale. Për çfarë mbetet jashtë trinomit Kur’an-Sunet-Sahabe, bën ixhtihad kush njeh mendimet e ndryshme dhe njeh mirë analogjinë”.

Kurse në lidhje me zbatimin e analogjisë në Jurisprudencën Islame, el-Muzeniu, nxënësi i parë i Imam Shafiiut, transmeton kështu nga mësuesi i tij rreth Ebu Hanifes: “Të gjithë njerëzit janë fëmijë të Ebu Hanifes në zbatimin e metodës së analogjisë”. Për këtë arsye, el-Muzeniu e vlerësonte shumë teorinë hanefite rreth analogjisë dhe i tërhiqte vazhdimisht vëmendjen nxënësve të tij. Kjo bëri edhe që nipi i tij, et-Tahauî, të kthehej në ndjekës të medhhebit Hanefi, fakt të cilin vetë et-Tahaui e rrëfen.

Hasan b. es-Salih gjithashtu na prezanton një këndvështrim tjetër në lidhje me mendimin e metodikës juridike të Imamit të Madh: “Ebu Hanife ishte një njohës shumë i mirë i vlerësimeve shfuqizuese dhe të shfuqizuarave, njohës i haditheve të banorëve të Kufes, respektues dhe ndjekës rigoroz i praktikave të popullit në përgjithësi, si dhe mbrojtës i informacioneve që kishin mbërritur në shoqërinë ku jetonte”.

Me shumë mundësi, kritikat ndaj Ebu Hanifes rreth analogjisë, nuk kanë ndodhur se ishte imami i vetëm që integroi këtë metodë argumentimi në metodologjinë e tij, por për faktin se Ebu Hanife kishte rënë në sy për një zbatim të përsosur të kësaj metodike. Njerëzit e kishin disi të vështirë t’i jepnin kuptim një burimi tjetër përveç Kur’anit dhe Traditës Profetike. Kështu që, në momentin që dëgjonin një bazë “të re” në deduktimin e vlerësimeve juridiko-fetare, me instiktin mbrojtës, reagonin negativisht.

Ja një dialog që shpjegon këtë keqkuptim: Një person tha rreth Ebu Hanifes: ‘Braktiseni këtë farë analogjie. I pari që vuri në punë arsyen ishte Iblisi’. Kur Ebu Hanife dëgjoi këto fjalë ndjeu nevojën të jepte një përgjigje të tillë: ‘Je shprehur gabim për metodën time në Jurisprudencën Islame. Nuk është e njëjta gjë ajo që bëjmë ne, me ç’ka bëri Iblisi. Siç na është rrëfyer në Kur’an, Iblisi, duke përdorur arsyen e tij me një analogji të pasaktë refuzoi urdhrin e Allahut dhe doli jashtë besimit. Kurse analogjia jonë, është bindje ndaj urdhrave të Allahut. Sepse ne e testojmë atë me Librin e Zotit, Traditën Profetike dhe thëniet e sahabëve e të tabiinëve të nderuar, që janë prijësit tanë në dije. Ne jemi ithtarë besnikë të këtyre transmetimeve. Si është e mundur që të jemi në të njëjtin nivel me Iblisin?’ Pas këtij shpjegimi, personi në fjalë pendohet dhe i kërkon falje Ebu Hanifes.”

Kuvendet e Ebu Hanifes ishin me të vërtetë platforma ku rriheshin mendimet e ndryshme dhe gjithkush ishte i lirë të argumentonte mendimin e tij. Kjo liri ka bërë që mendimi Hanefi të përparojë pa njohur kufizime. Gjithashtu, çdokush kishte të drejtën të ndiqte mendimin që e vlerësonte si më të saktin. Ebu Hanife herë pas here shprehej kështu: “Ky është mendimi ynë dhe nuk ia imponojmë askujt. Nuk detyrojmë askënd që ta ndjekë atë. Përkundrazi, kush ka një mendim më të saktë se i yni, të vijë të na e rrëfejë dhe ne do e pranojmë”.

Madje Ibn Hazm shkon edhe më tej duke e vlerësuar kështu Imamin e Madh: “Të gjithë ndjekësit e Imam Ebu Hanifes bashkohen në mendimin, se kur Ebu Hanifes i transmetohej qoftë edhe një hadith i dobët, ai i jepte prioritet, përkundrejt mendimit individual”.

Nga të gjitha këto mesazhe, nënkuptohet fare qartë se sa strikt ishte Ebu Hanife në argumentimin e çështjeve me anë të Kur’anit, Traditës Profetike dhe thënieve të sahabëve dhe që ky trinom përbënte bazën e medhhebit të tij. Por në të njëjtën kohë, dallojmë se ai analogjinë funksionale e kishte kthyer në një dinamikë të veçantë të mendimit të tij juridik. “Funksionale” do të thotë që me zbatimin e kësaj analogjie, nuk binte ndesh me parimet e tjera. Këto janë edhe katër bazat e metodologjisë së jurisprudencës islame në përgjithësi dhe të asaj hanefite në veçanti.

Burimi

Ibn Haxher el-Hejtemi, Shihabuddin, el-Hajrat el-hisan fi menakib el-Imam el-A’dham Ebi Hanife en-Nu’man, Dar el-huda ue er-rashad, Botimi I, Damask, 2008, f. 77-79.

*Elton Karaj, doktorant në Shkencat Islame, anëtar i Këshillit të Teologëve.
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi