identifikimi

Harrova fjalkalimin

Postuesit Kryesore
Admin (1312)
 
Forumi Vizitor (874)
 
Albani (703)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (332)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


Ezani: Thirrja unifikuese që i drejtohet mbarë globit

Shko poshtë

Ezani: Thirrja unifikuese që i drejtohet mbarë globit

Mesazh nga Albani prej Thu Dec 22, 2016 10:05 am

“La ilahe illa Allah Muhameden Resul ullah”, ky është njësimi i Allahut të Lartësuar dhe deklarimi i profetësisë së Muhamedit a.s. Këto fjalë kumbojnë në të gjithë globin dhe tingëllojnë në mënyrë mahnitëse. Atë kanë fatin ta dëgjojnë kudo pasi është tashmë një fakt i vendosur në mbarë botën. Nëse i hidhni një sy hartës së botës, në anën e saj më lindore ndodhet Indonezia, një vend musliman.

Indonezia formohet nga një grumbull ishujsh si Java, Sumatra, Borneo dhe të tjerë që janë të mirënjohur. Është vendi me popullsi myslimane më të madhe, rreth 180 milion banorë. Sapo dielli lind në lindje të ishullit Sulauesi, rreth orës 5:30 të mëngjesit, me orën lokale, nis ezani i sabahut. Me mijëra muezinë në Indonezinë Lindore proklamojnë deklaratën e teuhidit, njësimin e Allahut të Madhërishëm, të Gjithëpushtetshëm dhe të Gjithëdijshëm dhe vërtetimin e profetësisë universale të profetit Muhamed a.s.

Procesi vazhdon duke avancuar drejt ishujve perëndimor të Indonezisë. Diferenca kohorë mes ishujve lindorë nga ata perëndimor të Indonezisë është një orë e gjysmë. Pra, një orë e gjysmë pasi janë thirrur ezanet në ishujt e Sulauesit, ai thirret në Xhakarta dhe Java. Më pas vijon Sumatra dhe sapo procesi i thirrjes së ezanit ka mbaruar në Indonezi, ai ka nisur në Malajzi, Burma dhe një orë pas Xhakartës arrin në Daka, në kryeqytetin e Bangladeshit. Sapo ezani është thirrur në Bangladesh, ai është përhapur në Indinë Perëndimore, nga Kalkuta në Laknou.

Më pas përparon drejt Bombeit dhe tashmë në të gjithë Indinë oshtin thirrja e lavdishme. Diferenca kohore mes Silakotit dhe Karaçit, që ndodhen në Pakistan është 40 minuta. Brenda kësaj kohe thirrja e ezanit dëgjohet në mbarë Pakistanin. Para se të përfundojë në Pakistan, ajo nis në Muskat, në Afganistan. Mes Muskatit dhe Bagdadit ka një diferencë prej një ore dhe brenda kësaj kohe ezani i sabahut thirret në Jemen, Emiratet Arabe, Kuvajt dhe Irak. Mes Bagdadit dhe Aleksandrisë në Egjipt ka një orë diferencë dhe gjatë këtij harku kohor ezani oshtin në Siri, Jordani, Arabi Saudite, Somali dhe Sudan.

Aleksandria dhe Stambolli ndodhen në të njëjtën gjatësi gjeografike. Diferenca mes Turkisë Lindore dhe asaj Perëndimore është një orë e gjysmë dhe brenda kësaj kohe i gjithë vendi pushtohet nga thirrja që i fton për faljen e mëngjesit. Më pas ezani thërritet në Tripoli, Algjer, Tuniz, Rabat dhe Marakesh. Procesi i thirrjes së ezanit kalon paqësisht gjithë kontinentin afrikan. Kështu pra thirrja e pohimit të njëshmërisë së Allahut dhe profetësisë së Muhamedit a.s që ka nisur në ishujt lindor të Indonezisë arrin brigjet lindore të Oqeanit Atlantik pas nëntë orësh.

Para se ezani të arrijë brigjet e Atlantikut, në brigjet lindore të Indonezisë ka nisur thirrja e ezanit të drekës. Para se ezani i drekës së arrijë në Daka, në Indonezi nis ezani i zemrës, ikindisë. Pa arritur ende në Xhakartë ezani i ikindisë, në Sulaues ka nisur ezani i akshamit. E kur ezani i akshamit arrin në Sumatra, në skajin më lindor të ishujve të Sulauesit ka nisur të thërritet ezani i mbrëmjes, jacisë.

Koha kalon e teksa muezinët e Indonezisë thërrasin ezanin e sabahut, muezinët e Afrikës thërrasin ezanin e jacisë. Nëse i kushtojmë vëmendje dhe meditojmë mbi këtë fenomen, arrijmë në një përfundim të mahnitshëm. Me me qindra mijëra muezinë përreth globit vazhdimisht proklamojnë njëshmërinë e Allahut të Madhërueshëm dhe pohojnë profetësinë e profetit tonë fisnik, Muhamedit a.s. Me lejen e Allahut thirrja universale e ezanit do të vazhdojë deri Ditën e Gjykimit.

Marrë nga “Riyadh ul Jannah”

Forumi Vizitor
ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ
(`*•.¸(`*•.¸¸.•*´)¸.•*´ )
«´ •.* I LOVE ALLAH *•´¨`»
(¸.•*´(¸.•*´`*•.¸)`*•.¸ )
ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ
avatar
Albani

Numri i postimeve : 703
Piket : 2418
Respekti : 100
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

http://www.universalb.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi