Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_lcapKryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Voting_barKryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_lcapKryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Voting_barKryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_rcap 
Albani (761)
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_lcapKryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Voting_barKryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_lcapKryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Voting_barKryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_rcap 
emine (509)
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_lcapKryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Voting_barKryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_rcap 
Era (387)
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_lcapKryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Voting_barKryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_rcap 
Redi (338)
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_lcapKryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Voting_barKryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_rcap 
Visiana (198)
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_lcapKryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Voting_barKryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_rcap 
iDa (175)
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_lcapKryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Voting_barKryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_rcap 
Esila (153)
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_lcapKryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Voting_barKryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_rcap 

Kush është në linjë
36 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 36 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 65 më Thu Dec 28, 2023 5:47 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_lcap3%Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_rcap 3% [ 1 ]
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_lcap14%Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_rcap 14% [ 5 ]
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_lcap11%Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_rcap 11% [ 4 ]
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_lcap58%Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_rcap 58% [ 21 ]
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_lcap0%Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_rcap 0% [ 0 ]
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_lcap14%Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman

Shko poshtë

Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Empty Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman

Mesazh nga Forum Kulturor Sat Mar 19, 2016 7:39 pm

Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Sinan-pasha-770x470
nga Mufid Yuksel

Në periudhën e Fatih Sulltan Mehmetit II, kryeministri i parë shqiptar u caktua vlonjati Gedik Ahmet Pasha. Ahmet Pasha, i cili doli në plan të parë me dobitë që solli në fushatat e Akojunllu dhe Karaman, si dhe në betejën e Otllukbeli, ra në sy me arritje të tilla, si bashkimi i Krimesë me Osmanët, aneksimin e bregdetit shqiptar në tokat osmane dhe, më në fund, sundimin e Kanalit të Otrantos në thembër të çizmes italiane.

Pas Gedik Ahmet Pashës, në ekipin e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm (Ligjvënësit) shohim si Vezir të Madh/Kryeministër përsëri një vlonjat, Ajas Pashën, i cili u ul në postin kryeministror më 942 H/1535-36 me Dekret Perandorak. Vdiq më 26 Safer 946/13 – Korrik 1539. Varrin e ka në Ejup Sulltan, në anë të majtë të portës hyrëse, nga ana e Haliçit ose Bririt të Artë.

Pas Ajas Pashës, si zëvendës i tij, u caktua përsëri një shqiptar, Lutfi Pasha nga Shkodra. Çiraku me gradën Aga në Oborrin Mbretëror, Lutfi Pasha, pati arritur më parë funksionet e nëpunësisë (çuhadarllëk) dhe korrierit (myteferrika). Pati marrë përsipër, me radhë, detyrat e kryegjellëtarit (çashnigirbashë) dhe beut të flamurit (mirallaj).

I ngjitur në postin e sanxhakbeut, Lutfi Pasha, pati kryer funksionet e sanxhakbeut të Kastamonu-së, Ajdinit dhe Janinës. Më pas qe emëruar në funksionet e sanxhakbeut të Karamanit, Damaskut (Sirisë) dhe Rumelisë. Në vitin 936 H/1529-30, Sulltan Sulejmani e martoi Lutfi Pashën me të motrën Shah Sulltan. Në vitin 946 H, Lutfi Pasha u bë kryeministër në vend të Ajas Pashës. Ndërsa ishte në pension, në çifligun e tij në Dimetoka, meqë kishte arsim medreseje, shkroi më se 20 vepra në arabisht dhe osmanisht.

Ai mori famë me veprat në osmanisht “Historia e Dinastisë Osmane” (Tevarih-i Al-i Osmani) dhe “Kryeministrologji” (Asafname), të dyja të botuara.

Në gjysmën e dytë të shekullit XVI, në postin e kryeministrit u ngjitën shqiptarët Ferhat Pasha dhe ngadhënjyesi i Jemenit, Koxha Sinan Pasha.

Në shekullin XVI, shqiptarët u bënë kasta më e fuqishme e administratës ose burokracisë së Portës së Lartë. Edhe guvernatorët dhe qeveritarët e tjerë të vilajeteve dhe qendrave administrative, si Halepi, Damasku, Egjipti, Budini, Morea, etj., ishin shqiptarë. Mes tyre, më i shquari pati qenë bejlerbeu (valiu) i Budinit (Hungari) dhe Damaskut (Siri), Mustafa Pashë Plaku.

I dalë nga Shkolla e Pallatit Perandorak “Enderun-i Humajun”, Mustafa Pashë Plaku u bë bej i Janinës. Pastaj u bë bej i Rodosit dhe më 926 H (1520), Kapiten i Marinës.

Pasi u martua me një zonjë haremi me emrin “Shah Huban”, u ngjit në postin e vezirit. Pas kësaj, u bë bejlerbej i Budinit.

Në vitin që u bë edhe bejlerbej i Damaskut (Sirisë) më 939 H (1531/2), u largua nga detyra. Pastaj shkoi në Egjipt, ku kaloi pleqërinë i tërhequr në vetmi. Më në fund, në vitin 940 H (1533/4) u kthye në Stamboll, vit në të cilin vdiq.

Varrin e ka në varrezën e Ejup Sulltanit. Ai ka lënë një xhami dhe medrese në Gelibollu. I biri, Ahmet Bej, ka vdekur si bej i Estergonit. Kurse xhamia e Mustafa Pashë Plakut, që ndodhet në Serez të Greqisë, sot është në gjendje të rrënuar dhe me minare të shembur.

Disa nga shqiptarët që kanë mbajtur postin kryeministror në shtetin osman:

Gedik Ahmet Pasha
Ajas Pasha
Lutfi Pasha
Kara Ahmet Pasha
Ahmed Pasha (dhëndri i Rustem Pashës)
Ferhat Pasha.
Koxha Sinan Pasha.
Yemishçi Hasan Pasha.
Hasan Pashë Ohri.
Mere Hysen Pasha.
Jassi Mehmed Pashë Tabani.
Kara Mustafa Pashë Qemaneliu.
Kara Murat Pasha.
Ahmet Pashë Trahanalliu.
Mehmet Pashë Qypryliu.
Fazil Ahmet Pashë Qyprylizadeliu.
Mustafa Pashë Qyprylizadeliu.
Arabaxhi Ali Pashë Ohri.
Amxhazade Hysen Pasha.
Dalltaban Mustafa Pasha.
Numan Pashë Qyprylizadeliu.
Damat Hasan Pashë Toska nga Moreja.
Haxhi Halil Pasha.
Ivaz Mehmet Pasha.
Ivazzade Halil Pasha.
Arnavut Haxhi Memish Pasha.
Dervish Mehmet Pasha.
Mustafa Naili Pasha.
Mehmet Ferit Pashë Vlora.
Sait Halim Pasha nga Kavalla.

Veçanërisht shekujt XVII-XVIII, ishin periudhat kur administratorët vezirë me nëpunësit shqiptarë të Pallatit Osman ishin të pandarë nga njëri-tjetri. Në qendrat, si Budin, More, Janinë, Varnë, Halep, Damask, Humus, Ruha, Kajro, Jeruzalem, Bejrut, Jemen, Erzurum, Dijarbakër, Trablusgarp, etj., kryesonin përgjithësisht guvernatorët dhe administratorët shqiptarë. Krahas kësaj, në shekullin XVII, personalitete si Mustafa Koçi, i cili mori famë me Traktatin, që ia ofroi Sulltan Muratit IV, dolën në plan të parë me veprat e tyre. Në shekullin XVIII, numri i vezirëve shqiptarë në Pallat u shtua aq shumë sa debatet e vezirëve në Kubbealltë Divani Humajun (Këshilli Kryeministror Perandorak në Portën e Lartë), në vend të osmanishtes, zhvilloheshin në shqip. Me fjalë të tjera, mbledhjet e Këshillit të Lartë të Shtetit bëheshin në gjuhën shqipe. Madje, shpeshherë, shqipja merrte përparësi ndaj turqishtes si gjuhë komunikimi në Pallatin Perandorak.

Personalitetet shqiptare dalin në plan të parë jo vetëm në hierarkinë administrative kryeministrore dhe guvernatoriale, por edhe në atë shkencore-intelektuale. Ndër ta shquhet Shejhul Islami Ivazzade Ibrahim Efendi, ndër bijtë e Kryeministrit Ivaz Haxhi Mehmet Pasha, i mbiquajtur “Dy herë ngadhënjyesi i Beogradit”.
(zaninalt.al)
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi