identifikimi

Harrova fjalkalimin

Postuesit Kryesore
Admin (1312)
 
Forumi Vizitor (874)
 
Albani (703)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (332)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


John Kerry: Shqiptarët duan drejtësi, reformat janë në drejtimin e duhur

Shko poshtë

John Kerry: Shqiptarët duan drejtësi, reformat janë në drejtimin e duhur

Mesazh nga Albani prej Sun Feb 14, 2016 8:48 pm

Sekretari i Shtetit, John Kerry tha se ardhja në Shqipëri ishte një kënaqësi e veçantë. Gjatë fjalës së tij, ai tha se vendi është në rrugën e duhur të reformave, veçanërisht atyre që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit, korrupsionit dhe forcimit të ligjit dhe shtetit ligjor. Kerry tha se SHBA është këtu në krahun tuaj, por në fund vetëm shqiptarët mund të miratojnë ligjet e duhura dhe të këmbëngulin për zbatimin e tyre.

“Faleminderit zoti Kryeministër është me të vërtetë kënaqësi që jam këtu. Ju kam takuar kam admiruar veshjen tuaj, vlerësoj krijueshmërinë tuaj. Jam vlerësues për të gjithë mikpritjen e ngrohtë dhe të sinqertë në Tiranë sot. Presidenti Obama, unë dhe populli amerikan jemi shumë mirënjohjes për udhëheqjen që ju ofroni, që jo vetëm të kujdeseni për interesin e Shqipërisë, por që të rrokni një set të gjerë vlerash që na përcaktojnë të gjithë ne. Kjo është rrënja e një miqësie të madhe. Ndodhem këtu sepse jemi miq dhe dëshiroj ta theksoj këtë gjë, ne jemi aleatë dhe kemi interesa të përbashkëta. Kemi përshkruar një rrugë të veçantë në marrëdhëniet tona diplomatike.

Ne përkujtojmë 25-vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike pas një muaji. Sikurse ambasadori Lu, më ka treguar që marrëdhëniet tonë janë me të vërtetë të shëndetshme dhe mjaft të ngrohta. Kam dëgjuar mendimet e Kryeministrit dhe mendoj se ka hapur mundësi që SHBA dhe Shqipëria të punojnë më ngushtësisht me njëra-tjetrën. Shqipëria i ka kuptuar sfidat dhe progresi juaj ka qenë ndihmues në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Shqipëria ka qenë e gatshme për të qëndruar në kundërshtimin e DAESH, ajo po qëndron bashkë me ne në Irak, në Afganistan dhe në luftën afatgjatë për të theksuar rëndësinë e tolerancës për të mënjanuar ekstremet e dhunshme. Shqipëria nuk është thjesht një mike dhe që ka treguar në kaq shumë mënyra dashurinë e veçantë për SHBA, por është anëtarë e NATO-s, dhe jemi mirënjohës për partneritetin në këtë aleancë.
Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm patëm mundësi të shqyrtonim përparimin e bërë nga Shqipëria. Shqipëria duhet të jetë e kënaqur, është duke lëvizur në drejtimin e duhur, ju jeni në rrugën e duhur. Në emër të presidentit Obama ne jemi me ju në këtë transformim, por në fund vetëm shqiptarët mund të miratojnë ligjet e duhura. Këtë e di nga përvoja vetjake. Qeveria është e angazhuar për të ndjekur një rrugë drejt mundësive më të mira për popullin shqiptar.

Shqipëria është duke lëvizur në drejtimin e duhur dhe jam besimplotë që ndërgjegjësimi është përqafuar sa i përket legjislacionit për luftën kundër korrupsionit. Më ka bërë përshtypje hartimi i dekriminalizimit. Jam i inkurajuar nga paketa e reformës në drejtësi dhe dëshiroj të theksoj që kjo është diçka që politika po punon fort që të realizohet. Kjo kërkon mbështetjen e çdo shqiptari. SHBA është këtu në krahun tuaj, por në fund vetëm shqiptarët mund të miratojnë ligjet e duhura dhe të këmbëngulin për zbatimin e tyre”, deklaroi Kerry.

14 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)

Forumi Vizitor
ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ
(`*•.¸(`*•.¸¸.•*´)¸.•*´ )
«´ •.* I LOVE ALLAH *•´¨`»
(¸.•*´(¸.•*´`*•.¸)`*•.¸ )
ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ
avatar
Albani

Numri i postimeve : 703
Piket : 2418
Respekti : 100
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

http://www.universalb.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi